Aktorja Korçare Zamira Kita feston 60 vjetorin e lindjes

Ditë e veçantë sot për Zamira Kitën.
Aktorja korçare shume e dashur për publikun shqiptar Zamira Kita feston ditëlindjen.
Me urimet e shumta për aktoren e shumë roleve dhe drejtoreshën e Teatrit të Korçës bashkohet dhe KorcaBlog.com
Edhe 100 vite festofsh në skenë Zamira Kita!

Zamira ka lindur më 1 prill të 1963 dhe ka studiuar në gjimnazin Themistokli Gërmenji, në të cilin luajti në disa shfaqje si amatore. Më pas ajo ka vazhduar studimet e larta si aktore në Institutin e lartë të Arteve. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë.


Sot ne moshen 60 vjeçare Zamira numëron me dhjetra filma ku ka luajtur ndërsa është një nga aktoret më të preferuara për shfaqjet e saj në teatër. Ajo mban prej vitesh postin e drejtoreshës së Teatrit të Korçës dhe është nënë e një vajze 20-vjeçare të quajtur Enira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: