Korça me 5 dogana kishte karakter industrial, tregetar. Sot edhe Materniteti kthehet ne hotel…

Nga Albens Tabaku:    
“Zhvillimet “me politika mediokre te njeanshme gjithnje jane deshtim dhe me iniciativa “personale”,pa studime serioze me institute,eksperte ,katedra shkencore.
Qe ne fillim kur ende dukej si risi zhvillimi i Korces vetem dhe kryesisht,si qytet turistik me dukej jo normal .
Korca edhe para komunizimit,edhe gjate komunizmit edhe te pakten 10 vite pas renies se komunizmit ,kishte karakter industrial,tregetar ,bujqesor me fushat pjellore dhe fshatrat punetore qe krijonin nje zinxhir ekonomik relativisht te qendrueshem per zonen .

Fabrika e Birres qe ne 1929,Manifakturat e perpunimit te produkteve bujqesore ,Fabrika e Alkoolit,Centralet elektrike,transporti drejt Greqise me kompani automobilash,madje edhe transporti ajror .
Kujtoj ketu shqerine gjermane”Adria Aero Lloyd” me fluturimet me avione me helike Korce Tirane,Korce -Shkoder,Korce-Vlore,e kthim qe ne 1925. Me pas shoqeria italiane “Ala Littoria”S.A futi linjat e Korce,Tirane,Rome dhe Korce Selanik.


Pazari ishte qender e zejeve dhe e punimeve qe i nevojiteshin zones etj etj,

Me shkollat e shumta qe nga Liceu Francez qe ishte Lice Kombetar,2 gjimnaze te medha te hapura nga Mirash Ivanaj ,ministri i arsimit te Zogut,Shkolla qytetse mashkullore ,ku mesohej kontabilitet,finance,tregeti,mercologji dhe Shkolla Qytetese Femerore ku mesohej pune artizanale,rrobaqepsi,kulinari,etj
Korca e Komunizmit ishte qyteti dhe Rrethi ndoshta me i zhvilluar ne Republike ja merrte edhe Tiranes per nga larmia e industrise pervecse Tirane kishte numur me te madh dhe te vetemen industri te rende uzina e autotraktoreve.

Fillojme me industrine e rende Uzina mekanike,Uzina Metalike,Fonderia,Fabrika e Qelqit,Fabrika e Tullave dhe Fajanca,Termocentrali,Uzina e Kuzhinetave,Uzina e Instrumentave qe ishte nr.1 ne Republike me disa reparte qe ishin gati uzina me vehte .Industria e Lehte ku futej qe nga Ish Fabrika e Konservimit (perpunimi i gjithe produkteve bunqesore,ku ishte fabrika recelit,fabrika e vajit,fabrika e cokokremit,e prodhimit te turshive,e fabrika e veres,konjakut) ,ish punishtja e perpunimit te mishit,ish Zdrukthtaria.

Per te folur pastaj ish Kombinati i Trikotazhit teper cilesor i cili funksionoi pjeserisht deri ne vitet 2000 por u prish per tu ndertuar Pallate(ja vune syrin ish Ministra Korcare nuk po ze emra per ta prishur) ,Ndermarrja e Qilimave(Leshpunuesja),edhe kjo funksionoi
edhe pas 90 e privatizuar pjerserisht u prish edhe kjo per pallate. Fabrika e Lekur- Kepuces ,u prish u ndertuan Pallate.E vetmja qe mbijetoi dhe Funksionon sot me sukses ish NPV -ja(Ndermarrja e Prodhimit te Veshjeve) qe verteton ato qe po them.
I sh ndermarrja gjeologjike me dhjetra Miniera
u prishen.

Ish ndermarrja e Silikatit.
Mos permend bujqesine qe ka qene historikisht e zhvilluar

Prandaj dhenia e drejtimit Korces si qytet vetem e vetem e kryesisht turistik,pa asnje alterantive tjeter,pa shfrytezuar potencialin historikisht te qytetit me ato qe ka dhe natyrshem ne produktin kombetar (pike kyce kufitare rreth me 5 dogana ,nyje strategjike lidhese si asnje qark tjeter ne Shqiper,ku duhej te qe fokusuar ne transportin e te gjitha formave ,magazinimin dhe shperndarjen e mallrave.
Bujqesine me potenciale te pakrahasueshme fushen e Korces dhe Devollit dhe nje fshataresi teper punetore.
Industrine e perpunimit te bujqesise dhe shfrytezimin e krahut te kualifikuar te punes qe tashme iku e nuk perterihet dot kurre (tornitore,mekanike,frezatore,axhustatore) dhe stabilimenteve qe ishin ende gjysem ne kembe.

U tha per nje fabrike kabllosh elektrike ,te nje kompanie automobilish,para nja 5 viteve te shfrytezonte ato sa me siper.Iku u la ne harrese.

Lakrori ,rakia,kernackat,festa e Birres jane gjera te konsumuara tashme dhe fragmentare qe nuk japin zhvillim te qendrueshem e afat gjate.
Turistet vendas tashme e konsumuan Korcen ,por ikja e popullsise kudo ne Shqiperi e kthen ate turizem te paperfillshem ne ekonomine rajonale. Korca nuk perfiton as sezonalisht nga turizmi si Durresi,Vlora qe e kane te pakten tre muaj ne vit te qendrueshem.(edhe ato nuk mjaftojne por gjithesesi jane me mire se Korca)

Arrin marrezia deri atje sa edhe Materniteti kthehet ne hotel?! Madje filloi ne kulmin e Pandemise kur mendohej se duheshin shtreter e spitale per vete faktin e nje situate te paprecedent,te pandidhur kurre me pare.-

Te pakten te qe zgjeruar Poliambulanca ,por ka mbetur po ajo e 50 viteve .
Njetrajtesimi i ekonomise vetem me turizem qofte ne Korce aq me keq ,por edhe ne Shqiperi e ben te pamundur zhvillimin e qendrueshem e progresiv. Turizmi ndikohet nga shume faktore nuk shlyen shpejt investimin teper te kushtueshem qe kerkon. Pa permendur tejngopjen e Korces me hotele,bujtina,njetrajtesi fjetore anembane . Ishte nje vizion idiot,medioker dhe i perkohshem….

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: