Nga Erseka në Pogradec policia vendos në pranga skifterat e vjedhjeve…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi i ka vjedhur shtetasit Dh. B., në automjetin e tij, 450 euro, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit J. T., 45 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe S. D., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik 45-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa 19-vjeçarit iu gjet një përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: