Këngëtarja e njohur flet për ndarjen nga Amos Zaharia: ‘Familja ime e priste, unë po bija në depresion…

E ftuan në “S’e luan Topi” këngëtarja Gigliola Haveriku, ka folur në lidhje me ish-dashurin e saj, Amos Zaharia, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë. Ajo tregoi se ndarjen me Amos, e përjetoi shumë keq. Këngëtarja rrëfeu se kaloi në një gjendje depresioni dhe se humbi shumë peshë pas ndarjes.

Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspask e lehtë”, tregoi këngëtarja.

Ajo tregoi se momentalisht është shumë mirë dhe se është në një lidhje me një person i cili nuk është një figurë publike në media.

U irritua nga të qarat e foshnjës/ Shqiptari bën për spital gruan në Selanik, 30-vjeçarja: “Mos e dënoni…

Një 34-vjeçar është dënuar me 12 muaj burg nga Gjykata e Selanikut pasi ka rrahur bashkëshorten e tij. 34-vjeçari shqiptar ishte irrituar nga të qarat e fëmijës së tyre. Sipas asaj që u bë e ditur gjatë seancës, gjithçka ka ndodhur të martën mbrëma, 25 prill, kur i akuzuari është kthyer nga puna në shtëpi dhe ka pasur një debat të ashpër me gruan e tij, për çështje që kanë të bëjnë me fëmijën e tyre të madh.

Në një moment, gruaja u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet, por fëmija i tyre katër muajsh filloi të qante dhe 34-vjeçari nuk dinte çfarë të bënte për ta pushuar. Ai tha se u irritua që gruaja e tij po vonohej të dilte nga banja për tu kujdesur për fëmijën dhe për këtë arsye e goditi.

Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe më ka goditur me shqelma pas shpine”, “Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, nuk besoj se do ta bëjë përsëri sepse biseduam dhe më kërkoi falje. Jemi të martuar prej 5.5 vitesh dhe besoj se nuk do ta bëjë më sepse më do mua dhe fëmijët. Ishte një ditë e keqe. Nuk e di si ndodhi” tha në gjykatë gruaja me origjinë shqiptare.

Viktima ka pësuar lëndime fizike me të nxira në fytyrë, por 34- vjeçari ka mohuar se e ka goditur në kokë. E kapa kur doli nga tualeti dhe e shkelmova. Sinqerisht nuk e godita me dorë në fytyrë. Ishte hera e parë dhe më vjen keq. Nuk doja ta godisja seriozisht. Jemi shumë të afërt si familje. Nga mëngjesi në mbrëmje vrapoj”, pohoi ai, duke përsëritur se ka rrahur gruan e tij sepse foshnja e tyre ka qarë.

Luizi rrëfehet për veten e tij: ‘Jeta m’i dha të gjitha e pastaj më rrëzoi…

Në një bisedë të zhvilluar afër pishinës me Nitën, Luizi i ka treguar këngëtares se ka pasur një jetë me plot ulje-ngritje. Ai i tha se jeta ia dha të gjitha, dhe ia mori të gjitha, e tani është në kohën e ringritjes. Ai foli edhe në lidhje me Kiarën, dhe se tani do të krijojë një familje me të.

Mu jeta m’i dha të tana. M’i dha në një moshë të re, që nuk ditta me i shfrytëzu, s’disha ça kam, s’disha ça mund të arrij. Dhe po kjo jetë më rrëzoi, tani qëllimi im është me u rigrit. Se prandaj rrëzohemi në jetë, për me msu me u ringrit, po s’u ringrite…nëse do e arrij e di që do të jetë një gjë shumë e mirë. Se më kujtohet vetja ku kam qenë mirë, gabimet që kam bo, njerëzve që më kanë shfrytëzu, e sot në këtë moshë nuk mund të ndodhë më.

Tani s’ka shans, plus që të thashë, tani jam në një fazë që çdo gjë e mendoj dyfish, për veten dhe për Kiarën. Se du me kriju familje me të, nuk du me mendu vetëm për veten, me vu dorën pas qafe edhe me nejt me u shtri. Prit se kam detyrime, jo se më detyron kush, por janë detyrime njerëzore, që i bëj me dashni, kështu që janë përgjegjësi, më duhet me i mendu dyfish”, u shpreh Luizi.

E bujshme/ Olta Gixhari braktis Spanjën për ekranin shqiptar, ja ku do e shohim…

Olta Gixharin do e shohim me disa projekte së shpejti. Pas daljes nga Big Brother VIP, aktorja ka qenë duke punuar për rikthimin në ekran e që do të jetë në Top Channel. Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani, por do të jetë ‘Top Channel’ që do t’i zbulojë i pari”, tha Olta në Wake up pak ditë më parë. “Disa janë në bashkëpunim me ‘Top’-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…”, u shpreh aktorja.

Fill pas kësaj deklarate, ajo është shfaqur në xhirime që po realizohen. Nuk dihet nëse aktores simpatike i është premtuar një minutazh i saji, apo do të jetë pjesë e formateve që janë në ‘Top Media’, por ajo që dihet me siguri është që ka nisur puna për të parë sërish Olta Gixharin në ekran

Plas keq grushti/ I riu nga Bilishti bën për spital 38-vjeçarin ,policia e arreston….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. K., 30 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 38-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

E rëndë në Greqi/ Gjendet i pajetë 41-vjeçari shqiptar, detajet e para…

Një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Heralikon, Greqi. Mediat greke shkruajnë se 41-vjeçari është gjetur nga kalimtarët në një arë. Ndërkohë autoritetet kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së shqiptarit.

Do të jetë autopsia ajo e cila do të tregojë qartazi se çfarë ka ndodhur me bashkatdhetarin tonë në Greqi.

‘Te sytë e Kiarës shoh atë’ / Luizi flet për historinë e tij me Megin: “Hoqa dorë nga muzika për ta ndjekur në Paris, por u zhgënjeva…

Këngëtari Luiz Ejlli ka folur në lidhje me jetën e tij personale jashtë Big Brother, dhe momentet e vështira që i kaluar në lidhje me të shkuaren… Luizi në një bisedë me Nitën, tha se para hyrjes në BB kishte humbur gjithçka dhe se kishte vendosur të largohej nga vendi, pasi nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës. Po ashtu ai ka folur dhe për historinë e tij me Megi Topallin, ku tha se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur këtë të fundit në Paris.

“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhembi në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.

Po ashtu këngëtari ka treguar për herë të parë se qëndrimi i tij në BB ditët e para ka qenë i vështirë pasi konkurrentët nuk e mbështetën.

“Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga tregu krejt, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri. Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferomi”, tha ai.

Shoferit të autobusit me nxënës i bie të fikët, 13-vjeçari merr në dorë timonin dhe parandalon tragjedinë(Video)

Ngjarje e pazakontë në Miçigan të SHBA.Autobusi me nxënës për pak sa nuk pëson aksident, pasi shoferi në një moment nuk u ndje mirë dhe i ra të fikët. Incidenti ndodhi në qytetin Warren, në veri të Detroitit, kur studentët po ktheheshin në shtëpi. Ka qenë 13-vjeçari Dillon Reeves, veprimi heroik i të cilit shpëtoi mrekullisht shokët e tij duke shmangur përplasjen e autobusit.

Vogëlushi Reeves ishte duke hipur në autobusin e shkollës me rreth 60 nga shokët e tij të klasës kur kuptoi se shoferi kishte humbur ndjenjat. Ai u hodh nga vendi i tij, hodhi çantën e shpinës dhe vrapoi përpara ndërsa autobusi ishte në lëvizje,” tha Robert Livernois, mbikëqyrësi i shkollave të shtetit të Miçiganit, në një konferencë për shtyp të enjten.

Në një video nga kamera e shkollës, 13-vjeçari nxiton dhe merr timonin, shkel frenat dhe ndalon automjetin. Ai dëgjohet duke u bërtitur shokëve të klasës për të thirrur menjëherë ndihmë….

Instagrami i Luizit “përplas” Kiarën me familjarët e tij/ Kunati bën thirrje e papritur: “Mos e ndiqni adresën e re…

Instagrami i Luizit ka përplasur Kiarën me familjarët e këngëtarit. Pak orë pasi moderatorja hapi një profil të ri në emër të partnerit të saj, kunati i Luizit, Sokol Tahiri ka publikuar një thirrje për fansat e tij që të mos i bëjnë follow. Ai ka publikuar një video ku Luizi flet me Fotininë dhe ajo e pyet nëse do ia lërë instagramin e tij Kiarën. Luizi thotë se faqen e tij do ia lënë në menaxhimin personave që merren me atë punë dhe jo Kiarës.

“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.

Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, thotë ai.

Nga ana tjetër miqtë e këngëtarit kanë publikuar një video ku duket Luizi pak ditë më parë në BBV dhe thotë që instagramin e tij do e menaxhojë Kiara.

Plane për fundjavën ? Ja ç’farë pritet të ndodhe me motin…

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit. Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 1-17°C

Ne zonat e ulëta 4-25°C

Në zonat bregdetare 9-25°C

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 4-19°C

Në zonat e ulëta 5-23°C

Në zonat bregdetare 10-23°C

Kejsi Tola rrëfen raportin me Flori Mumajesin: “Ne na ka lidhur…

E ftuar në ‘Më lër të flas’ ishte këngëtarja Kejsi Tola, e cila njihet si një nga artistet me këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Së fundmi, ajo ka publikuar albumin e saj të ri titulluar “Luminous”, i cili përmban pesë këngë të shkruara në gjuhën angleze. Por, pse u shkëput për një kohë kaq të gjatë Kejsi nga tregu muzikor dhe televizioni?

Ka qenë një zgjedhja ime sepse kam patur shumë ftesa për të folur për këtë shkëputje, por kam qenë duke punuar për këtë projekt. Arsyeja pse morën kaq kohë projektet është sepse janë punuar të gjitha jashtë Shqipërisë. Ka qenë procesi pak më i vështirë”.

Në media është përfolur shumë për një lidhje dashurie mes saj dhe producentit Flori Mumajesi, por si qëndron e vërteta?

“Me këtë projekt kam folur me Florin dhe më përpara. Ndoshta ka qenë i zënë me punë, nuk ka qenë në Shqipëri ditën e eventit, sepse edhe u shty shumë. Nuk më uroi. Kemi një raport shumë të mirë, e kam thënë gjithmonë mendoj se Flori është një nga njerëzit që ka bërë historinë e muzikës shqiptare. Ne na ka lidhur muzika, kemi kimi shumë të mirë dhe uroj që të kemi një projekt tjetër në të ardhmen”.

Si ish-pjesëmarrëse në Eurovision, si e komenton rrugëtimin e Luizit me këngën e tij vite më parë?

“Luizi ka qenë përpara meje në Eurovision. Mendoj që është një këngë shumë e mirë. Kohët kur kam shkuar unë, Luizi kanë qenë pak të vështira dhe pjesëmarrjet edhe menaxhimi. Unë mendoj që secili nga ne është munduar të bëjë më të mirën e vet në Eurovision me mundësitë që ka patur”.

Kejsi gjithashtu dha mendimin e saj për performancën e Ronelës në Eurovision.

“Ronela, unë mendoj që ndodh një gjë me ne shqiptarët, ne më mirë themi fjalët e këqija përpara, nuk mundohemi të jemi pozitiv. Ronela ka qenë një nga më të komentuarat dhe ajo është munduar që të bëjë më të mirën. Kënga e Ronelës është prapë një këngë që fansat e duan shumë”.

A është Kejsi në një lidhje dashurie?

“Nuk kam të dashur. Kam qenë pak e zënë me albumin këto kohë”.

Çfarë pritet në natën finale të Big Brother? Gazetari: “Efi mund t’ia “rrëmbejë” çmimin Luizit…

Edhe një javë na ndan nga finalja e Big Brother Vip dhe shpalljen e fituesit të këtij edicioni të dytë, ku mesa duket mbështetjen më të madhe deri më tani e ka Luiz Ejlli. Lidhur me finalistët, gazetari Gerald Qerimi tha për ‘Shqipëria Live’ se pavarësisht mbështetjes në rrjetet sociale për Luizin, duhet që të ketë dhe vota, pasi një konkurrente e fortë përballë tij është dhe Efi.

Sakaq shtoi se në natën e finales, pritet që Luizi të tregojë anën e tij njerëzore dhe histori personal pasi nuk mund të vazhdojë më me sherre ndaj konkurrentëve. Edhe një javë na ndan nga finalja e Big Brother Vip dhe shpalljen e fituesit të këtij edicioni të dytë, ku mesa duket mbështetjen më të madhe deri më tani e ka Luiz Ejlli.

Lidhur me finalistët, gazetari Gerald Qerimi tha për ‘Shqipëria Live’ se pavarësisht mbështetjes në rrjetet sociale për Luizin, duhet që të ketë dhe vota, pasi një konkurrente e fortë përballë tij është dhe Efi.Sakaq shtoi se në natën e finales, pritet që Luizi të tregojë anën e tij njerëzore dhe histori personal pasi nuk mund të vazhdojë më me sherre ndaj konkurrentëve.

Ku ishin më përpara?/ Mamaqi ‘shpërthen’ ndaj banorëve të BBV: “Fama u mbaron në momentin që mbaron spektakli…

Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ka folur edhe për fenomenin Big Brother VIP. Ermali u shpreh se këta personazhe marrin famë nga ky reality show, jehona vazhdon për pak, por më pas mbaron.

“Ka një afat shumë të shkurtër skadence pasi mbaron BB, pa paragjykuar apo fyer asnjë, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël, jehona vazhdon disa kohë dhe kjo është. Kur më thonë disa njerëz që “uau, bravo, shihe sa i mirë, njëshi, dyshi”, unë i pyes: “Ore përpara se të fillonte Big Brother ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër?”, tha Ermali.