‘Juglindja shkretohet’ /Ohri ‘bum’ me turistë nga vendet fqinje dhe Europa…

Në Ditën 1 Majit, mysafirët nga fqinjësia dhe nga vendi e pushtuan Ohrin, ndërsa atmosfera i ngjante mesit të verës. Kishte edhe turistë nga Evropa Perëndimore. “Ohri është shumë i bukur. Është gjithmonë kënaqësi të vish në Ohër. Gjithçka është e pastër, gjithçka është e bukur, gjithçka është e rregulluar. Çmimet varen nga kush- si. Kush ka para, për të gjithmonë është mirë. Ata që nuk kanë para ankohen”.

Kjo është hera jonë e parë në Ohër. Ne na pëlqen gjithçka, malet, qyteti, liqeni, gjithçka është e bukur. Por, ne nuk do të bëjmë not, sepse është ende ftohtë. Ne do të qëndrojmë për pesë ditë. Ne do të udhëtojmë nëpër Evropë. Nga këtu do të shkojmë në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani”.

“Është shumë bukur. Vendi është i bukur. Njerëzit që jetojnë këtu janë shumë të sjellshëm. Unë kam qenë në Ohër për një muaj dhe do të doja të shpërngulem këtu. Shikoni pamjen që ai ka, është diçka e mahnitshme”.

Punëtorët turistikë thonë se interesi në Ohër po rritet.

“Interesi është rritur dhe shpresoj që kjo verë të jetë më e suksesshme se vera e kaluar, por kjo varet nga shumë faktorë”, tha Vlado Sukloski-punëtor turistik.

Pushimet e para të majit janë një pikë referimi për çfarë lloj sezoni turistik mund të pritet. Me hotele dhe apartamente private të mbushura këto ditë, rreth 70% e sektorit të turizmit shpreson për një verë të mirë. /Alsat.mk

E rëndë/ Burri godet gruan me sëpatë, dërgohet me urgjencë në trauma…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e sotme në Vorë, Tiranë. Mësohet se në fshatin Breg Shkozë, 72-vjeçari Qazim Budlla pas një konflikti të çastit ka goditur me sëpatë pas koke bashkëshorten e tij 69-vjeçare, Vasilika Budlla.

Kjo e fundit është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mes çiftit të të moshuarve kishte vazhdimisht zënka dhe 72-vjeçari i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes.

Luizi për Edi Ramën: ‘Na mori malli me e pa’ ….është shumë tip, shumë karizmatik…

Banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Edi Rama. Këngëtari ka thënë teksa bisedonte me banorët se do të donte një video-call me kryeministrin, ndërsa e ka cilësuar një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.

“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli.

“Do vuajnë të zitë e ullirit”/ Rama për xhagajdurët e bizneseve: “Do t’i shkoj te dera e fabrikës, do t’i bëj leckë dhe…

Me kritika të shumta u drejtua kryeministri Edi Rama ndaj disa prej pronarëve të fasonerive në Korçë, për të cilët tha se kishte një mesazh pasi po shfrytëzojnë gratë me paga nën kufirin minimal të përcaktuar. Ai tha se të gjithë ata punëdhënës që shfrytëzojnë punonjëset me paga minimale do të kenë pasoja të rënda siç edhe ligji e përcakton. Ne kemi vendosur pagën 40 mijë lekë dhe të gjitha ato vajzat dhe gratë që punojnë në ato industri me material porositësi pagën e re do ta kenë 40 mijë lekë. Me këtë rast kam një mesazh, sot e kam pa emër.

Herës tjetër kur të vij në Korçë pas fushatës, nëse ky mesazhi im nuk do të dëgjohet do ta kenë me emra. Ata emra do vuajnë të zitë e ullirit. Bëhet fjalë për 2-3 individë që janë pronarë dhe sipërmarrës në industrinë me material porositësi dhe që nuk u japin atë që u takon grave që punojnë aty.

Ne i dimë kush janë, ne e dimë çfarë bëjnë ata, dhe po i çoj një mesazh që të rregullojnë marrëdhëniet me gratë punëtore që kanë atje, 40 mijë lekshi jo vetëm që nuk duhet të diskutohet, por duhet të jepet në kohë, me bankë dhe duhet të jepet pa i shkuar më mendja atyre se mund ti shkojnë nga prapa duke it hënë mi jep mbrapsht cash sepse mua nuk më del. Bëjnë mirë të marrin avokatë nëse janë analfabet dhe nuk dine të lexojnë ligjin, ta lexojnë ligjin se çfarë pasojash kanë.

Ky mesazh vlen për të gjithë xhagajdurët që mendojnë se ekonomia shqiptare duhet të ketë forcë konkurruese krahun e lirë të punës. Ka marrë fund ajo kohë. Qeveria që unë drejtoj do të vendoset me të gjitha fuqitë në krah të punonjësve të këtij vendi. Sipërmarrësve ju them se jua kemi bërë të gjitha yzmetin, jua njohim të gjitha kontributet, ju vemë në piedestal, por atyre sipërmarrësve që nuk do të kuptojnë që kemi hyrë në një luftë në Evrope për krahun e punës, për kapitalin njerëz dhe ata që s’do kuptojnë që ne nuk mund të lëmë njerëzit të ikin sepse ata nuk duan tu japin hakun, ne do ti godasim pa asgjë mëshirë, do ti bëjmë shembull do i vënë nëpër rrugë dhe tabela dhe do ti them turp turp turp”, tha Rama.

Rama në Korçë: “Sot do të shkoj të fle tek ish-materniteti. Vetëm nga bujtinat janë krijuar 3 mijë vende pune

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Korçë. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se ata nuk krahasohen me të tjerët, por janë në garë me kohën për ta bërë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan. Sot janë 160 bujtina të bukura. Vetëm nga bujtinat janë krijuar 3 mijë vende pune. Korca ishte si një grua e bukur e lënë rrugëve, e pakrehur dhe e rreckosur, e padukshme në hiret e veta. Sot Korça është një zonjë.

Korca duhet të kujdeset që të ketë të ardhme dhe për këtë ne po punojmë shumë me projekte. Ne duam të bëjmë një qendër të re për zhvillimin e bujqëisë. Sot unë do të shkoj të fle tek ish-materniteti, nuk kam probleme gjinekologjike, por godina është kthyer një qendër e mikpritjes. Kjo do të ketë një infrastrukturë në shërbim të të rinjve.

Nesër do e fillojmë ditën me konkursin kombëtar për stadiumin e ri të Korçës. Në stadium duhet të shkojnë edhe gratë, vajzat, familjet. Stadiumi do të ketë një zonë rreth e rrotull ku do të jetohet ditën dhe natën, do të jetë dhe një qendër e madhe muzikore. Ne nuk jemi në garë fare me atë të tjerët. Ne jemi në garë me kohën për ta bërë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Në turizmin e dimrit, Korça ka të gjithë potencialin dhe aftësinë që t’i tërheqë të tjerët me forcën e shembullit. Ne jemi në garë me kohën për të rritur fuqishëm të ardhurat e njerëzve tanë. Jemi në një kthesë historike të ekonomisë

Rama: “Korça është i vetmi vend me dy kryetarë, një këtu dhe një në Tiranë….

Këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Korçë, ku ndër të tjera tha se qeveria po punon për një projekt me qeverinë e Azerbajxhanit për ndërtimin e sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje në të gjitha shtëpitë. Ai deklaroi se është i vetmi qytet që ka dy kryetarë bashkie, njërin në Korçë dhe tjetrin në Tiranë.…

Korca është i vetmi vend me dy kryetarë, njjë këtu dhe një në qeveri në Tiranë. Këtu duhet të flasim se ca do të bëjmë më tutje. Në dekadën e fundit ka patur zhvillimin më të madh ekonomik pas Tiranës. Kur unë kam ardhur këtu kishte vetëm një hotel, rrugët nuk kishin ndriçim, kalldrëmet copë-copë, as nuk mund të kthejë sytë nga pazari se ishte një vend i frikshëm. Sot janë 160 bujtina të bukura.

Vetëm nga bujtinat janë krijuar 3 mijë vende pune. Korca ishte si një grua e bukur e lënë rrugëve, e pakrehur dhe e rreckosur, e padukshme në hiret e veta. Sot Korça është një zonjë. Korca duhet të kujdeset që të ketë të ardhme dhe për këtë ne po punojmë shumë me projekte. Ne nuk jemi në garë fare me ata të tjerët. Ne jemi në garë me kohën që të bëjmë Shqipërinë europiane.

Rama thirrje grave: “Në 14 Maj mbyllni në shtëpi burrat me mendjen mbrapsht…

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit Ilir Xhakolli. Rama tha se mandatin e ardhshëm qeveria do i dedikohet Pogradecit më tepër sesa Korçës, pasi sipas tij ka potencial të madh dhe të pazbuluar. Atyre iu pëlqen erësira, iu pëlqen pisllëku, nuk e kanë problem fare. U pëlqejnë ndërtimet pa leje. U pëlqejnë ndërtimet e shëmtuara. Ndërkohë për ne është shumë e qartë. Duhet të luftojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan në vitin 2030”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste i drejtoi një thirrje grave të qytetit, duke nënkuptuar se burrat të cilët do votojnë kundërshtarin politik, duhet t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve.

Mandati do të jetë i Korçës, jo i Pogradecit. Korça do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Unë do ju kërkoja më shumë në 14 maj. Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitontet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj”, tha Rama.

Sherr mes shqiptarëve në Selanik, plagosen babë e bir….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku pas një sherri mes 4 personave, kanë mbetur të plagosur dy shqiptarë. Sipas mediave greke, dy të plagosurit janë babë e bir dhe janë plagosur po nga shqiptarë. Policia ka lokalizuar makinën me të cilën janë arratisur shqiptarë dhe i ka shoqëruar në spital, ndërsa dy të lënduarit ndodhen në spital.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kreshnik Spahiu: “Më 15 maj nuk ikën as Rama, as Berisha, as Meta, por ikën populli….

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se një ditë pas zgjedhjeve, më 15 maj populli do të zhgënjehet përsëri. Për të Rama, Berisha dhe Meta do të jenë përsëri aty, ndërsa qytetarët do të ngelen pa shpresë për një të ardhme më të mirë politike.

Më 15 maj nuk do të largohet as Edi Rama, as Ilir Meta, as Sali Berisha. Më 15 maj ata të tre do të jenë sërish aty. Më 15 maj nuk do të ikë asnjëri prej tyre, më 15 maj do të ikni ju. Do të ikin qytetarët, do vazhdojnë të ikin drejt Rinasit për të braktisur Shqipërinë. Unë ndjej keqardhje që përsëri 15 maji do të jetë një zhgënjim, përsëri nuk do të ketë shpresë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e qyteteve të tyre apo në të ardhmen politike të Shqipërisë”,-tha në një intervistë për ”Euronews Albania”.

Bateria e IPhone-it tuaj bie shpejt? Apple ju sugjeron të fshini këtë aplikacion…

Bateria e Iphone-it tuaj shuhet shpejt dhe ju detyroheni të shkoni kudo me karikues me vete? Ju acaroheni dhe s’keni si e hiqni qafe një telefon që padyshim ju ka kushtuar shtrenjtë. Apple sugjeron për të gjithë përdoruesit e Iphone që thjesht u duhet të fshijnë një aplikacion të vetëm.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se Snapchat e çon baterinë në 0 në kohë rekord. Të gjithë mund t’i doni filtrat, por Alvin Wei, bashkëthemeluesi dhe CMO i SEOAnt, paralajmëron se ky aplikacion është një nga shkarkimet më të mëdha të baterive që mund të keni në iPhone.

“Më shumë sesa energjia që harxhon për të ngarkuar videot, Snapchat gjithashtu dëshiron vazhdimisht të dijë vendndodhjen tuaj dhe duke bërë këtë konsumon më shumë energji baterie,” thotë Wei.

Fshirja e Snapchat ofron një mënyrë të shpejtë dhe efektive për të rifituar fuqinë e vlefshme të baterisë. Sipas ekspertëve, fshirja e Facebook po ashtu mund t’ju kursejë deri në 20% të jetëgjatësisë së baterisë dhe fshirja e Instagramit mund t’ju kursejë deri në 25%.

Ledina Çelo “mahnit” fansat me vallëzimin provokues(Video)

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo është duke shijuar disa ditë pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka zgjedhur Dubain, si një nga destinacionet më luksoze dhe të frekuentuara në lindjen e mesme. Ledina publikoi një video, ku shfaqej në ballkonin e hotelit teksa bënte një vallëzim provokues, ndërsa mbante veshur një body që i nxirrte në pah linjat tepër tërheqëse.

Në videon e publikuar nga këngëtarja nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta, por as kriktikat nga ndjekësit.

Procedohet 34-vjeçari nga Bilishti/ U kap duke transportuar dru zjarri dhe…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së prerjes së paligjshme të pyjeve, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 34 vjeç, banues në Bilisht. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se me një automjet që qarkullonte në afërsi të qytetit të Bilishtit, po transportoheshin dru të prera në mënyrë të paligjshme, kanë ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të automjetit tip furgon u gjetën 10 m³ dru të prera në mënyrë të paligjshme. Furgoni, së bashku me drutë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme njofton policia .

‘Zeshkane moj’ ,Maestro publikon këngën e re(Video)

Ish-banori i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka publikuar në Youtube këngën e tij më të re, me titullin “Zeshkane moj”, një këngë me nota të muzikës popullore shqiptare. Me hyrjen e tij në Big Brother Vip, artisti, Armaldo Kllogjeri u bë më i njohur për publikun shqiptar.

Humor, batutat dhe debatet me Luizin dhe banorë të tjerë e bënë atë një nga banorët më të preferuar për publikun.

Nga dasma te takimi me komshiet/ Luizi tregon ç’do të bëjë pasi të dalë nga shtëpia : “Do iki direkt te varri i babait…

Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia. Këtë herë ishte Luizi që rrëfeu me detaje se cfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Luizi tha se sapo të dalë do takojë Kiarën me të cilë do kalojë natën e parë pas daljes.

Më pas do takojë dy gra në lagjen e tij, të cilat para shumë muajsh, i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues. Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër ku do të vizitojë varrin e të atit. Më pas do takojë mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashku do të vijnë në Tiranë.

Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë. E padyshim këngëtari nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik, tregoi se do të shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.