Luizi rrëfen idenë e lumturisë perfekte: “Dëshira ime të kem 5 fëmijë. Një shtëpi normale dhe…

Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë surprizuar mbrëmë nga Vëllai i Madh me një darkë. Përmes një zarfi të bardhë ku komunikohej lajmi i mirë për banorët, Vëllai i Madh shtoi se ata do zhvillojnë një lojë me pyetje dhe përgjigje, në mënyrë që darka të jetë sa më argëtuese për to. Duke qenë se një lojë e tillë është bërë edhe më parë, banorët e pritën shumë mirë. Pas leximit të zarfit, banorët dolën në oborr për shijuan darkën e shijshme.

Sa i përket idesë për lumturinë perfekte, Luizi tha se ka dëshirë të ketë 5 fëmijë, një shtëpi normale dhe se do të ketë një profesion që e ka qejf, që është muzika. Ai nuk la pa përmendur Kiarën, duke thënë se lumturia për të është që Kiarën ta shohë në ekran, duke moderuar. Edhe Efi tha se ajo do të donte të kishte një punë që do e dëshironte shumë, të ishte e pavarur ekonomikisht dhe të krijojë një familje të bukur, të ketë fëmijë dhe të jetë e dashuruar….

Kishte veshur fanellën e PAOK-ut/ Shqiptari dhunon dhe bën për spital 16-vjeçarin në Selanik

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi akuzohet se ka rrahur një 16-vjeçar grek i cili kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut. Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shkelma dhe grushta pasi kishte veshur një fanellë me logon e skuadrës kundërshtare.

Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur. Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët

Ilda Bejleri kritikon vajzat “VIP” të Tiranës :”Nuk iu njihen të dashurit….

Gazetarja Ilda Bejleri ka kritikuar vajzat e njohura të Tiranës, se nuk iu dihen të dashurit. Ajo iu referua veçanërisht Efit të Big Brother. Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, çështje kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality shoë. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo, motrën, nënën, kunatin” – tha Ilda.

Intersant është fakti se kritika vjen nga një personazh publik, që nuk i njihet për vete i dashuri, edhe pse ka një fëmijë me të….

Fjoralba Ponari ‘shpërthen’ kundër Kiara Titos: ‘Dashuria nuk mjafton…

Për Kiara Titon “dashuria mjafton”, por me këtë deklaratë moderatorja Fjoralba Ponari nuk është aspak dakord.Fjoralba mendon që “dashuria nuk mjafton”, kur nuk ka respekt, kur ka dhunë, kur nuk ka besim. “Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin.

Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cenohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës!” shkruan Fjoralba në InstaStory. Një deklaratë e tillë u bë dje nga Kiara Tito në “Fun Club”, e cila tha se përtej sjelljeve të gabuara që ka bërë Luizi përkundrejt saj, “dashuria i mjafton”.

“Shpresoj mos ta braktisë në altar”/ Gazetari habit me deklaratën për martesën zyrtare Kiara-Luiz….

Gjatë një lidhjeje me “Skype”, gazetari Flavio Qarri ka komentuar edhe dasmën zyrtare që pritet të ndodhë natën e finales së Big Brother, mes Luizit dhe Kiarës. Ai tha se kjo s’duhet të ndodhte tani, sepse prova e qëndrimit në BB është shumë e vështirë. “E di që ngjan keq, por unë më shumë shoh çift Efin dhe Luizin, sesa Kiarën dhe Luizin. Besoj se çdo person pas një experience të tillë i duhet të mbledhë veten.

Shpresoj mos të ndodhë skena e Julia Roberts, ta braktisë në altar”, tha Flavio Qarri.

1000 euro bileta e finales/ Eduart Grishaj: “Ata që e blejnë janë fatlumë, do hanë e do pinë…

Krahas shikueshmërisë rekord, këtë sezon të Big Brother VIP ka ecur edhe marketingu. Çdo situatë është shfrytëzuar në mënyrë direkte për përfitime monetare, ku duket se shqiptarët nuk janë kursyer. Finalja e “Big Brother VIP” është pak ditë larg, po për ta ndjekur nga afër duhet të rezervoni një biletë, aspak modeste.

Çmimet arrijnë deri në 1 mijë euro dhe këtë e konfirmoi edhe regjisroi i BBV, Eduart Grishaj i cili i quajti fatlumë ata që do ta kenë këtë biletë. “Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjizori.

Emigrantja Shqiptare e përlotur me Suedinë: “Jetesë e shtrenjtë, klimë e zymtë, 8 muaj natë…(Video)

Për shumë shqiptarë, emigrimi është një formë proteste. Një shprehje e revoltës për mundësitë e mohuara në vendlindje, për ndjesinë e padrejtësisë, pabarazinë ekstreme të një pjese të vogël të shoqërisë, krahasuar me masën, për pasigurinë, për mungesën e arsimit cilësor, shëndetësor etj. Është edhe shprehje e mosbesimit tek klasa politike, te vendimmarrja e saj, konflikti që ajo përcjell në shoqëri, gjuha e vrazhdë, pasurimi i saj dhe i një pakice mediokre dhe parazite që i rri pranë, etj.

Arsyet janë të shumta dhe të kuptueshme. Largimi është kthyer tashmë thuajse në një psikozë kolektive. Por duhet thënë edhe ana tjetër e medaljes: Askund nuk është fushë me lule, dhe çdo vend ka problemet e tij. Në këtë video amatore që qarkullon në rrjete sociale, një e re shqiptare e cila ka emigruar në Suedinë e largët, pyetet çfarë nuk i pëlqen nga vendi ku ka vendosur të ngrejë jetën e saj.

Përgjigja vjen nga një këndvështrimi që ne zakonisht e kemi lënë në hije.

Video ndërpritet një moment sepse të resë i vijnë edhe lotët. Taksat, jetesa e shtrenjtë, pamundësia për të kaluar kohën e lirë si në vendin nga erdhi, zakonet e ndryshme, rregullat e ndryshme, klima e zymtë, janë disa nga problemet që ajo përmend. Për më shumë ndiqeni videon…

‘Premtojnë rritje rrogash dhe i fusin tallavanë’/ Zenelaj i revoltuar: “14 vite kam jetuar në baltë, para një jave erdhën më shtruan rrugën

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, i revoltuar ka komentuar premtimet dhe mënyrën që politikanët po ndjekin në këtë fushatë elektorale. Ai u shpreh se fushata ka degraduar në vetëm dy fjali, premtime për ritje pagash si dhe tallava, duke lënë anash hallet e vërteta të popullit dhe duke i fyer qytetarët. Gjithashtu aktori tha se rruga e lagjes së tij prej 14 vitesh ishte në gjendje katastrofike, ndërkohë u desh fushata që ajo të ndërtohej vetëm brenda 24 orëve.

Pjesë nga biseda:     
Genti: E kanë nisur me tramvajë me trena, me helikopterë, me aeroporte etj dhe sot fushata ka degraduar në pikën ku thuhet vetëm dy fjali: Vini re!Vini re! Rritje rrogash me 30%. Titi fut tallavanë, Pra s’ka më, fushatë elektorale fare. Nëse më parë mund të premtojë  tramvaj….por jepet me projekt, me shifra…, sot ka vetëm dy fjali: Rritje rroge me 30% dhe fut tallavanë.

Donaldi: Po nuk e di sa qëndron kjo që thua ti Gent, sepse populli është i kënaqur duaktroket

Genti: Unë e kuptoj por është pak fyese ta trajtosh popullin si popull tallavaje. 14 vite që jeton të rruga ‘Ndre Mjeda’, 14 vite që më futet balta në shtëpi. Pra kush e njeh rrugën e di si është rruga Ndre Mjeda, Parku i Autobusave është një tmerr i madh. Dhe kam 14 vite që jetoj aty dhe papritur zgjohem një ditë të bukur në mëngjes dhe shikoj që lagjja ime ishte shtruar me asfalt brenda 24 orëve. Para një jave.

Dhe gjëja që më acaron më shumë është kjo, që unë kam 14 vite që jetoj në mes të baltës dhe ti më lë 14 vite të jetoj në mes të baltës për një rrugë që e bën për 24 orë. Pra ti ke 14 vite që më merr taksat kot dhe ti pretendon se unë me këtë të të jap votën, por gjallë në botë s’ta jap. Ajo që ndërtohet për 24 orë do prishet për 24 ditë.

‘Projekti gati!’ /4 vjet me pare projektohej stadiumi i Fierit, ja pamjet mahnitëse në 3d(Video)

Një tjetër stadium modern pritet që t’i shtohej vendit tonë….4-vjet me pare ne qershor 2019 ishte vetë Armand Duka që zbarkoi në këtë qytet, teksa zhvilloi edhe një takim me kryebashkiakun Armando Subashi. E megjithatë, ky i fundit ka nxituar për të zbuluar projektin me anë të një videoje në postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

E keni parë projektin e stadiumit të ri të Apolonisë? Tashmë, gjithçka është dakordësuar. Një bashkëfinancim i FSHF-së, qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Fier, për një stadium të parametrave ndërkombëtarë. Projekti gati!”, shkruante numri një i bashkisë 4 vjet me pare. Pamjet ishin mbresëlënëse, e megjithatë mbeten “mister” detajet e këtij investimi… Atehere nuk bëhet i ditur kapacitetit dhe kostoja e tij, por nga pamjet duket qartë se do të jetë një stadium me të gjitha tribunat të mbuluara por gjithçka ka ngelur vetem ne 3d… mendoni qe stadiumi i Korçes do kete te njejtin fat ?

Tërbuni bie nga Kategoria, Apeli nuk ndryshon vendimin: “Drejtoheni në CAS

Klubi futbollistik i Tërbunit është përjashtuar zyrtarisht nga Kategoria e Parë pas sherrit me arbitrat në ndeshjen kundër Turbinës .Komisioni i Apelit të Disiplinës ka lënë në fuqi vendimin e marrë pak javë më parë nga Komisioni i Disiplinës, duke lënë kështu si të vetmen mundësi për klubin e njohur atë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Njoftimi:       
Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët. Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt: Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.

Aksident i frikshëm në Pogradec-Lin/ Kamioni del nga rruga dhe bllokon qarkullimin…

Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat. Drejtuesi i kamionit deklaron se e humbi kontrollin duke ecur me një shpejtësi normale. Në një çast sistemi i drejtimit të tij u devijua pa kuptuar dhe shoferi e gjeti veten të përplasur në pak sekonda, pa pasur mundësi të kontrollonte mjetin. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prania e vajit në rrugë. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar herë pas here se në aksin Elbasan – Librazhd, Librazhd-Pogradec, apo edhe Pogradec – Korçë, ndiqet një skemë e frikshme nga serviset e zonës.

Ata hedhin vaj në rrugë për të simuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës. Në disa raste këto tentativa kriminale kanë çuar në aksidente fatal, siç ishte ai i disa muajve më parë kur një çift nga Devolli përfundoi në lumin Shkumbin. Dyshimet edhe atëherë ishin për prani të vajit në rrugë por që deri më sot asnjë subjekt servisi nuk është dënuar si shkaktar…

Luizi bën deklaratën e papritur: “Kam dashur të largohem nga Big Brother, ja si e binda veten të qëndroj…

Teksa finalja afron, konkurrentët shkëmbejnë pyetje me njëri-tjetrin lidhur me eksperiencën dhe rrugëtimin brenda shtëpisë. I pyetur nga Efi se nëse kishte menduar ndonjëherë të dilte nga shtëpia, Luizi ka folur pa doreza. Luiz Ejlli ka zbuluar se ka dashur që të largohet nga “Big Brother VIP” rreth dy herë.

Luizi fillimisht tha “1 herë”, por pastaj shtoi dhe një moment tjetër e cila ishte kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito. “Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha ai.

Derbi Milan-Inter në Champions/ Shiten të gjitha biletat e gjysmëfinales së parë…

Gjysmëfinalja e Champions League mes Milanit dhe Interit ka vendosur rekorde ende pa zbritur në fushë. Një javë para duelit, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 74 mijë bileta janë shitur tashmë, me tifozët që presin me padurim të shikojnë nga afër idhujt e tyre. Shkallët e stadiumit mitik “San Siro” do të jenë të mbushura plot, teksa kuqezinjtë kanë arkëtuar 10 milionë euro vetëm nga biletat. Shifra të çmendura që do të tejkalojnë atë të duelit mes Milanit dhe Tottenham, ku një biletë mesatarisht u shit për 122 euro.

Derbi i Madoninës do të jetë edhe ndeshja e futbollit me fitimet më të larta ndonjëherë në Itali. Milan ka vendosur që çmimet të variojnë nga 69 në 419 euro në sektorin e abonimeve vjetore, teksa për ultrasit, biletat do të kushtojnë nga 104 deri në 459 euro. 10 milionë eurot e siguruara nga biletat do të jenë një vlerë e shtuar për arkat e klubit Kuqezi, i cili do të ketë përfitime të majme që mungonin prej vitit 2006.

Por ky rekord që do të thyhet sigurisht në gjysmëfinalen e dytë. Inter ka vendosur që biletat të kushtojnë akoma dhe më shtrenjtë. Sezoni 2022-2023 do të mbahet mend gjatë nga dy tifozeritë që kthehen në këtë fazë të Champions League pas shumë vitesh mungesë. Inter nuk luante në gjysmëfinale prej sezonit 2009-2010 kur më pas arriti të triumfojë në tripletën e famshme, teksa Milan nuk shijon këtë ecuri në arenën Europiane që prej 16 vitesh.

“Uji është tkurrur me 3 kilometra…/Ekspertët ngrejnë alarmin: “Prespa po “avullon”….

Ndryshimet klimatike, pompimi i pakontrolluar dhe ndotja po e vënë në rrezik Liqenin e Prespës dikur të paprekur, thonë ekspertët. Liqeni që shtrihet në kufijtë e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, po tkurret me shpejtësi, çka po rrezikon gjithmonë e më shumë kafshët dhe mjedisin përreth tij. Pakësimi i reshjeve ka çuar në një tërheqje të vazhdueshme të ujit, i cili në disa vende është tkurrur deri në tre kilometra.

“Më parë kishte shumë më tepër bore. që mund të arrinte një metër ose një metër e gjysmë. Këto vitet e fundit sakaq, reshjet e dëborës pothuajse nuk ekzistojnë më”, është shprehur eksperti Goran Stojanovski.

“Ndryshimet e vëna re në nivelin e liqenit, lidhen me ndryshimet klimatike. Temperaturat e larta kanë rritur po kështu avullimin, teksa reshjet e përvitshme janë reduktuar. Nisur nga vendndodhja e liqenit, zgjidhja e vetme është një aksion i përbashkët i vendeve të përfshira”, u shpreh Spase Shumka nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Një studim i cituar nga NASA tregon se në periudhën e viteve 1984-2020, liqeni ka shtatë për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij. Gati 2000 lloje peshqish, zogjsh dhe gjitarësh varen nga ujërat e tij për ushqim. Degradimi i mëtejshëm i Prespës mund të jetë katastrofik për ekosistemin lokal, por edhe për liqenin fqinj të Ohrit që shtrihet 10 kilometra në perëndim. Për shkak se Prespa shtrihet në një terren më të lartë, Ohri mbështetet tek ujërat e saj nëntokësorë për të ruajtur nivelet e tij.

Nënë e 3 fëmijëve,humb pa lënë gjurmë/ Familja kërkon ndihmë: “U nis për tek okulisti…

Mimoza Arapi, 30 vjeçe, nga Berati ka humbur kontaktet me familjen e saj dje më datë 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit. Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë, ndërsa kishte veshur rroba të zeza ndërsa kishte të veshur dhe një jelek, po të ngjyrës së zezë.

Momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më. Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Nr. familjes +355 69 424 3810