Sonte finalja e madhe e ‘BBV2’, Sara Hoxha konfirmon edhe BBV3(Video)

Sonte është finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother Vip dhe të gjithë janë po aq të emocionuar, por edhe të mërzitur se këtij edicioni tashmë i erdhi fundi. Sara Hoxha me një postim në Instagramin e saj përveç se ka folur për këtë sezon ka dhënë edhe lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit se shumë shpejt do të kemi edhe Big Brother Vip 3.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Këtë vit Big Brother Vip vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv në YouTube nga Top Albania Radio.

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Adi Pojana që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Albana Ruçi dhe Ksenja Shoshaj, kjo natë nuk duhet humbur.

Transmetimi fillon që në orën 20:00. Top Channel

Goditi me grushte 29-vjeçarin /Policia shpall në kërkim të riun nga Maliqi…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Y., 30 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 29-vjeçar, në qytetin e Maliqit.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., 45 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas kërkon të qendrojë me forcë, në banesën e një 55-vjeçari, në fshatin Buçimas, Pogradec, edhe pse i ka përfunduar kontrata e qirasë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Doli nga rruga në Pogradec-Tushemisht/ Policia arreston 43-vjeçarin: “Drejtonte makinën i dehur…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, 43-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Gjykata e Lartë në Greqi me dorë të hekurt kundër zaptimit të plazheve nga privatët: ‘Të kryhen arrestime ku është e nevojshme’!

Gjykata e Lartë u ka dërguar një memo prokurorëve të Greqisë duke dhënë alarmin për “gjendjen e vështirë” të brigjeve të vendit dhe duke u kërkuar atyre që të godasin, në masën maksimale të ligjit, shkeljet ku kërcënohet karakteri publik i plazheve. Ligji nuk njeh plazhe ‘private’! Memorandumi i Gjykatës së Lartë theksoi, duke shtuar se çdo përpjekje për të bllokuar aksesin e publikut – e cila mbrohet nga Kushtetuta greke –

është jo vetëm e paligjshme, por “imorale” dhe duhet trajtuar rreptësisht, me urdhra prishjeje dhe arrestime aty ku kjo bëhet e nevojshme.

Nënshkruar nga zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, përgjegjës për mbikëqyrjen mbi çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe tokën publike, Panagiotis Panagiotopoulos, memorandumi theksoi në veçanti shkeljet nga hotelet e mëdha ose baret e plazhit që pretendojnë “pronësi” të zonave të mëdha të bregdetit.

“Me vendosmërinë tonë prokuroriale, ne duhet t’i bëjmë të qartë të gjithëve, edhe duke iu drejtuar sanksioneve dhe duke zbatuar fuqinë e plotë të ligjit, se qëllimi kryesor i pronës publike është që publiku të ketë akses të lirë dhe të papenguar në të”, tha zv.prokurori

I dha fund lidhjes/ E reja shqiptare vritet nga ish-partneri në Itali(Foto)

Danjela Neza është 28-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga i dashuri i asaj. Foton e ka postuar i ati i të ndjerës, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shkruar për ngjarjen e rëndë. “Të dashur miq, shokë e dashamirës sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza 28 vjeçe. Bija ime shpirti yt qoftë i xhenetit. Duke qenë se ndodhet në Itali, nuk e dimë sa mund të vonojë dhe si rrjedhojë nuk mund t’ju lëmë një datë varrimi”, shkruan babai i 28-vjeçares.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës në Savona. Ajo u qëllua me një plumb në kokë nga i dashuri i saj, një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea. Autori u vetëdorëzua në polici menjëherë pas krimit. Ishte pikërisht ai që njoftoi policinë dhe pranoi krimin.

Ai i tha policisë se ngjarja ndodhi pas një debati me të dashurën e tij shqiptare, e cila kërkoi t’i jepte fund lidhjes. Sipas tij, të dy u grindën. Ai tha se 28-vjeçarja e ofendoi për origjinën e tij afrikane. Autori humbi qetësinë dhe e qëlloi me armë.

Kjo është 28-vjeçarja shqiptare që u vra nga ish-partneri në Itali

Bëhuni gati / Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane…

Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin. Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.