Krist Aliaj i jep përgjigjen përfundimtare Kejsit/ Deklarata e tij do iu habisë….

Krist Aliaj ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Shqipëria Live”, ku është shprehur se muajin e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka pritur që të jetë finalisti i dytë ose edhe fitues. I pyetur se kë ka takuar të parin pasi doli nga BB VIP, Kristi tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa nga familjarët, ai tregoi se ka takuar mamanë e tij.

Ish-banori u pyet gjithashtu edhe në lidhje me Keisi Medinin, me të cilin krijoi një lidhje në shtëpi, aty edhe ku u ndanë. “Me Keisin nuk do ketë asgjë, po e mbyll njëherë e mirë”, tha shkurt Kristi.

Ndërkohë kujtojmë se Keisi pas daljes nga shtëpia e BB VIP është shprehur se do shohë se si do shkojë raporti me Kristin.

Nëse ai më shkruan i pari do flasim”, ka thënë Keisi. Por mesa duket Kristi e ka mbyllur përgjithmonë këtë histori me Keisin.

Goditi me thikë dashnorin e gruas,vajzën e bashkëshorten/ Rrëfehet Shqiptari: “Pranuan se ishin në një lidhje…

Një tragjedi u raportua në një familje shqiptare në Itali. 45-vjeçari Taulant Malaj vrau vajzën e tij me thikë dhe 51-vjeçarin italian. Gjithashtu ai ka plagosur gruan me të cilën ishte në proces divorci. Mes kësaj tragjedie i vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar, pasi ishte fshehur pas divanit. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë ishte xhelozia, ndërsa autori i kësaj masakre ka thënë përpara hetuesve italianë se gruaja e tij kishte pranuar se kishte një lidhje me shtetasin italian Massimo De Santis.

Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kërkoi falje për këtë lidhje jashtëmartesore, por unë doja të ndahesha”, ka deklaruar ai. Sipas tij, ditët e fundit kanë pasur debate në familje pikërisht për tradhtinë e dyshuar. Gjithashtu para hetuesve tha se pasi masakroi Massimon, u rikthye në banesën e tij dhe filloi të godiste me thikë gruan e më pas vajzën, që tentoi të mbronte nënën e saj.

Në atë moment i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi që ishte përballë vajzës dhe filloi ta godiste me thikë”, thanë avokatët.

45-vjeçari ka kontrolluar telefonin e saj dhe ka zbuluar se po shkëmbente mesazhe me fqinjin e tyre, Massimo. Pas krimit 45-vjeçari nga Selenica kishte filmuar dhe një video me trupat e shtrirë dhe gruan e tij të larë në gjak që e pyeste se çfarë po bën. Pikërisht nga videoja e tij ka dalë dhe një version i ri i fakteve, ku vetë Taulanti i kishte thënë gruas se po e linte gjallë që ajo të vuante për humbjen e fëmijëve.

Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj dhe ndaj ishte goditur nga i ati me thikë duke ndërruar jetë. Por në video Taulanti kishte shtuar: “Do të të vras edhe djalin”, duke treguar qëllimet e tij. Ne ato momente e kishte humbur plotësisht kontrollin. Fatmirësisht, djali shpëtoi nga fshehja pas divanit, por ngjarja i ka lënë një traumë të madhe.

Vrasja e 51-vjeçarit italian

Massimo De Santis, 51 vjeç, pronari i një bari në Torremaggiore, Foggia ishte i pari që u vra nga 45-vjeçari shqiptar. Taulant Malaj dyshonte se De Santis ishte i dashuri i gruas së tij. Italiani banonte në të njëjtin pallat me autorin dhe viktimat. Mbrëmjen e 6 majit, ai sapo kishte mbyllur barin e tij dhe u kthye në banesë. Taulant Malaj e ka sulmuar në shkallët e pallatit duke e goditur disa herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka vrarë vajzën 16-vjeçare dhe plagosur gruan e tij.

39-vjeçarja sipas mjekëve është ende në gjendje shoku dhe nën efektin e qetësuesve. Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Ajo ishte e martuar prej 17 vitesh me Taulantin.

Ky eshte 5-vjeçari qe u fsheh pas divanit .
I shpëtoi babait që theri me thikë familjen

Mungoi në ceremoninë e celebrimit/ Luizi thyen heshtjen për nënën dhe tregon shkakun(Video)

Pas fitores së ”Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli ka nisur ëndrrën e lënë në sirtar, atë të koncerteve. Por në natën finale të së shtunës, ku ai dhe Kiara kurorëzuan dashurinë në një celebrim madhështor në tarracën e Bashkisë së Tiranës, u vu re mungesa e nënës së tij. Ai ka folur për herë të parë dhe në mbrëmjen e djeshme në Aftër Party-n e organizuar nga produksioni, Luizi ka treguar se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes, është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur nënën sëmurë.

Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente. Luizi po ashtu u shpreh i gatshëm për të qenë pjesë e BBV, edicionin e ardhshëm të këtij formati, kësaj here si pjesë e produksionit. Në rrjete sociale ku analizohet çdo detaj, jeta e Luizit edhe pas daljes nga shtëpia e BB edhe pas 4 muajve qëndrim, vijon që të jetë e njëjtë. Kudo që ai është, filmohet dhe komentohet në masë.

Burri i vrau vajzën që u hodh për ta mbrojtur/ 52-vjeçarja italiane i shkruan letër shqiptares: “Fati ynë i njëjtë, jeto për djalin…

Letra e një gruaje të mbijetuar për një grua tjetër. Kësaj radhe protagoniste është një 39-vjeçare shqiptare, e cila një ditë më parë i mbijetoi tërbimit të burrit të saj, me të cilin ishte në proces divorci, por vajza e saj që u hodh për ta mbrojtur u vra me thikë nga i ati, ashtu si një shtetas italian, me të cilin ai dyshonte se kishte lidhje gruaja. Pas tragjedisë së Torremaggiore, Foggia, 52-vjeçarja nga Tortolì Paola Piras, e cila dy vjet më parë humbi djalin e saj, që u vra për ta mbrojtur nga partneri i saj i dhunshëm, vendosi t’i shkruajë 39-vjeçares shqiptare që pati të njëjtin fat tragjik.

Tefta, ashtu si Paola, u mbrojt nga tërbimi vrastar i të shoqit nga vajza e saj 16-vjeçare, e cila u vra së bashku me gjoja të dashurin e saj. “E dashur Tefta, nuk të njoh, por disi fati- fati i keq – na bën dy njerëz të afërt”, shkruan ajo në letrën e saj.

Kam kaluar në errësirën tënde”

“E di që të gjithë e kalojnë dhimbjen në mënyrën e vet, por duhet të më besoni nëse ju them se mendoj se e di atë që po ndjeni”, shton Paola Piras në letrën e hapur dërguar “Il Corriere della Sera.

“E di – vazhdon ajo – sepse kalova në të njëjtën errësirë si ju. Më 11 maj, dy vjet më parë djali im Mirko u përpoq të më mbronte nga njeriu i dhunshëm, të cilin për fat të keq e kisha dashur dhe që më pas e kisha lënë dhe e denoncova, kur historia u bë burg për mua. Atë 11 maj u shfaq në agim i armatosur me hakmarrjen e tij dhe filloi të më godiste me thikë: një, dy, tre, 18 herë.

Mirko si vajza jote Gessica. Dy fëmijë të humbur për të na mbrojtur nga burra aq sa të fortë në dhunë, aq me mungesë kurajoje për të duruar një lamtumirë – shkruan ajo përsëri.

– Kam menduar shumë herë, për këtë lloj burrash. Nuk jeni në gjendje të përballoni braktisjen? A mendoni se nuk mund të jetoni më pa gruan që ju la? Nëse e gjithë kjo bëhet kaq shkatërruese për ju, vrisni veten. Kthejeni të keqen brenda vetes ose kërkoni ndihmë për të shpëtuar prej saj”.

Askush mos të guxojë të thotë se ishte faji yt”

“Dhe pastaj shpresoj që askush, nga jashtë, të mos guxojë të thotë se ishte faji yt, sepse kjo të dhemb, helmon mendimet, të vendos në të njëjtin nivel me vrasësin. Një keqdashje”.

“Më mua e bënë disa herë, -pranon ajo. -Faji im tha dikush, sepse pas ndarjes nuk kam qenë vetëm nënë dhe shenjtore, por jam futur në një histori të gabuar, me një burrë të dhunshëm, për më shumë pakistanez”.

“Jeto për djalin tjetër”

“E dashur Tefta, lexova që ke një fëmijë tjetër. Ndoshta e ke menduar tashmë se të jetosh nuk ka më kuptim, një nënë që mbijeton para një fëmije ekziston, por nuk jeton. Por ia detyrohesh atij, fëmijës tënde. Ti ia ke borxh atij dhe vetes. Mbaje sa me afër te mundesh dhe ruaj kujtimet e vajzës tende sikur te ishin gurë të çmuar. Ushqeji ato! Mbaji të ndezura. Kjo është e vetmja mënyrë ta kesh akoma aty me ty”, përfundon ajo.

Kërcënimi me jetë/ Tea Trifoni denoncon Kiarën në polici…

Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri. “Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision. Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje. “Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”-deklaroi Kiara.

Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”

Kështu ka lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje. Ndërsa e pyetur se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës ish-banorja tha: ‘Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!’

E rëndë/ Bie nga ballkoni gruaja, niset me urgjencë…

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 12 në Durrës në afërsi të stacionit të trenit. Një 60-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit. Gruaja është marrë me shpejtësi dhe është dërguar në urgjencë, ndërsa mësohet se ajo është në rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar policia që po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Pritet që në orët në vijim të ketë informacion për gjendjen e 60-vjeçares.

“Jess jeton brenda nesh”/ Mbahet 1 minutë heshtje në shkollën e 16-vjeçares…

Një tragjedi e vërtetë ishte ajo që ndodhi brenda familjes Malaj në Itali. Taulant Malaj, kryefamiljari, vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika Malajn, një shtetas italian si dhe la të plagosur gruan e tij. Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. 45 vjeçari u fut në pallat, në shkallët e të cilit ka vrarë Massimo De Santis, dhe më pas në banesë ka tentuar që ti marrë jetën bashkëshortes së tij, Tefta Malaj.

Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, teksa Tefta Malaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë. Pas ngjarjes Carmine Collina, drejtuese e institutit ku Xhesika ndiqte studimet, thotë se: “Vajza ishte shumë e përqendruar, e sjellshme dhe e butë. Ajo ishte një studente që ndiqte rregullisht mësimin, e cila kurrë nuk kishte probleme me integrimin. Ne do të qëndrojmë rreth shokëve të saj të klasës në mënyrë që tju lehtësojmë atyre dhimbjen për ngjarjen e rëndë”.

Sot do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha klasat, raportojnë mediat italiane. “Ne do të mirëpresim shokët e klasës së Gessica-s dhe do të punojmë me psikologen e shkollës për të kaluar këtë moment të vështirë”, shton Collina.

Shqiptari që punonte si bukëpjekës është konfliktuar me bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me italianin De Santis. Pamjet e masakrës së Torremaggiore, Taulant Malaj i ka bërë video viktimave dhe ka treguar arsyen se pse i ka vrarë dhe pamjet i ka shpërndarë fillimisht në Whatsapp.

‘Jena mbretër’/Luizi me Noizy takohen më në fund dhe “djegin” skenën…

Mbrëmë u zhvillua After Party i “Big Brother VIP”, ku përpos ish-banorëve, opinionistëve dhe produksionit, ishin të ftuar dhe shumë personazhe të njohur të ekranit. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet se Luizi është takuar me Noizyn. Jo vetëm pak. Dyshja përqafohen të buzëqeshur me njëri-tjetrin. Më pas të dy janë ngjitur në skenë dhe kanë dhuruar emocione të mëdha për fansat.

Më pas Noizy skenën ia la Luizit, i cili këndoi këngën e dedikuar Kiarës, ndërsa pranë tij ishte dhe vetë moderatorja.

‘Kudo bashkë’/ Luizi ngjit Kiarën në skenë dhe i bën super dedikim(Video)

Luizi fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” e tashmë që është jashtë shtëpisë së famshme ai po shijon frytet e tij. Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur Noizy. Luizi ka kënduar para qindra fansash, duke ngjitur në skenë dhe Kiarën. Ai i ka dedikuar bashkëshortes këngën e shkruar posaçërisht për të…..

Publiku ka kënduar njëzëri me këngëtarin duke u krijuar një atmosferë shumë magjike, siç mund ta shikoni më poshtë:

Këmbimi valutor, 8 maj 2023…

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 100.3 lekë dhe shitet me 101.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro sot blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 111.5 lekë. Franga zvicerane sot blihet m e 112.3 lekë dhe shitet me 113.2 lekë,

ndërsa paundi britanik blihet me 126.4 lekë dhe shitet me 127.5 lekë.

‘E dua burrin si Luizi’/ RTSH shkarkon nga puna spikeren pas deklaratës së bujshme: “Shkeli etikën…

Nga Emirjada Muço:
“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha , madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania. Ajo cka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik.

Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre. Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë. Punësimet pa asnjë kriter

Vjedhjet me tendera e karburante Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera!

Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni ” Fjalës së lirë” , pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh. p.s Rrugëtimi im vazhdon , mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën.