Ç’farë po ndodh? Shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos(Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot. Mediat italianebëjnë me dije se ka qenë një makinë që mbante bombola oksigjeni ajo që ka shpërthyer, duke shkaktuar më pas “efektin domino”. Nga shpërthimi i fuqishëm, disa automjete janë përfshirë në flakë, dhe një shtëllungë e madhe me tym të zi ka mbuluar qiellin e zonës.

Të paktën pesë makina dhe katër motoçikleta janë djegur, raportojnë mediat atje, me zjarrin që u përhap drejt apartamenteve në rrugë dhe një farmacie. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në zonën Porta Romana të qytetit, e cila është rrethuar nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: