Performancë shpërthyese/ Albina dhe Familja shkëlqejnë në finalen e Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi kanë perfomuar të dhjetët në radhë në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2023” me këngën “Duje”. Motivet shqiptare në veshje dhe ngjyrat kuqezi “pushtuan” skenën e Eurovision 2023 në Liverpool Arena, ndërsa vokali mahnitës i Albinës drithëroi publikun në sallë dhe jo vetëm duke i dhuruar një krijim muzikor me traditë të zhanërit baladë me motive nga Ballkani.

Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar. Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës, që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës. 37 vende shkuan në Liverpool për një nga shout më të mëdhenj të muzikës në botë. Motoja e këtij viti është “United by music dhe skena simbolizon një përqafim.

Aksident i frikshëm në Kosovë/ Autobusi me nxënës përplaset me kamionin, 30 të plagosur….

Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vragoli. Sipas policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion e një makinë me targa vendore.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë nga policia e Kosovës. Radio Europa e Lirë raporton se në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Ata nuk kanë dhënë shumë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

‘Kohë për të shijuar veten’/Grida Duma shfaqet si kurrë më parë me motorr(Video)

Grida Duma i ka suprizuar të gjithë këtë fundjavë me postimin e fundit, pasi është shfaqur ne një mënyrë krej tjetër nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Grida ka hequr petkun e politikanes, moderatores, zonjës së angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe të aktivistes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut… Këtë fundjavë Grida Duma ka zgjedhur të udhëtojë nëpër Shqipëri, por jo me makinë, por me motorr.

“Ka disa ditë që janë për veten, për të shijuar gjërat e vogla më fantastike të jetës”, thotë Grida në mesazhin e saj.

E rëndë në Greqi/ Shkoi për ti ushqyer…dy të pastrehët rrahin për vdekje 52-vjeçarin…

Një 52-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Selanik, pasi u vra nga dy të pastrehë, të cilët tentoi t’i ushqente. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit. Dyshohet se tre personat kanë pasur një debat të ashpër dhe dy prej tyre kanë goditur 52-vjeçarin, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Dy autorët, të dy vëllezër të moshave 40 dhe 42 vjeç janë arrestuar, teksa trupi i pajetë është dërguar në qendrën e morgut, për autopsinë

Ndihmoi një 15-vjeçare të shkonte ilegalisht në Maqedoni, arrestohet 50-vjeçari nga Pogradeci…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. R., 50 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se më datë 03.05.2023, së bashku me shtetasin J. K. (i arrestuar), ka ndihmuar kundrejt pagesës,

një shtetase të mitur, që të kalonte ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

Çmendet 48-vjeçari nga Pogradeci, dhunon policin pasi ndërhyri në sherrin me fqinjin…

U arrestua në flagrancë shtetasi M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë, një punonjës policie, në momentin e ndërhyrjes për të neutralizuar një konflikt midis këtij shtetasi dhe fqinjit të tij.

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M. B., 35 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 52-vjeçari, pa pëlqimin e tij, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë;

E. F., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një 48-vjeçareje, pa pëlqimin e saj, dhe se për motive të dobëta, e ka kanosur atë, me fjalë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Çmenduri, djali grabit babanë/ I Vjedh kasafortën me 27 mijë euro, paund dhe flori…

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Kasaforta”. Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro). Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Eurostat: “Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë…

Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Në vitin 2021, Shqipëria kishte 202 të burgosur për 100 mijë banorë, e dyta në rajon pas Malit të Zi (214.7). Nivelin më të ulët e ka Serbia me 166 të burgosur për 100 mijë banorë. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut janë të vitit 2017, kur treguesi ishte 122, ndërsa Kosova në vitin 2020 kishte 143 persona të mbyllur brenda për 100 mijë banorë.

Në Shqipëri, rekordi u arrit në 2018-n, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 217.3 të burgosur për 100 mijë banorë.

Europa

Në Europë, rekordin e mban Turqia, që ka në burgje 323 persona për 100 mijë banorë. Në vitin 2021, kishte 475 038 të burgosur në BE, shifër ekuivalente me 106 të burgosur për 100 000 njerëz. Shkalla e të burgosurve u rrit, pas një rënie në vitin 2020 (104 të burgosur për 100 000 njerëz), por mbeti shifra e dytë më e ulët, që nga fillimi i shekullit.

Normat më të larta të të burgosurve për 100 000 persona në vitin 2021, ishin në Hungari dhe Poloni (191 secila), ndjekur nga Sllovakia (185). Normat më të ulëta ishin në Finlandë (51), Slloveni (54) dhe Holandë (65).

Në 14 nga 26 vendet e BE-së që ofruan të dhënat e tyre, shkalla e të burgosurve u rrit në krahasim me vitin 2020. Tetë vende të BE-së kishin burgje të mbipopulluara në vitin 2021. Në vitin 2021, 8 vende të BE-së kishin qeli të mbipopulluara në burgjet e tyre, ndërsa 17 vende kishin kapacitet shtesë. Shkalla e popullimit të burgjeve, është numri i të burgosurve në raport me kapacitetin zyrtar (kapacitetin e projektuar) të burgjeve, shumëzuar me 100.

Mbipopullimi ndodh kur shkalla e zënies kalon 100, gjë që tregon se ka më shumë të burgosur, se sa struktura ishte parashikuar të mbante. Normat e popullimit u vunë re në Qipro (146), Rumani (116), Francë (114), Greqi dhe Itali (108 secila), Suedi (102), Kroaci dhe Danimarkë (të dyja 101). Normat më të ulëta të popullimit të burgjeve u regjistruan në Maltë (65), Estoni dhe Letoni (66 secila). Në 14 nga 25 vendet e BE-së, që ofruan të dhëna në vitin 2021, shkalla e popullimit të burgjeve u rrit në krahasim me vitin 2020, kur rënia u bë e mundur nga masat e lidhura me COVID-19. / Eurostat

Këmbimi valutor, 13 maj 2023….

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 101.7 lekë dhe do të shitet me 102.8 lekë. Monedha evropiane euro do te blihet me 110.7 lekë dhe do të shitet me 111.4 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet me 112.9 lekë dhe do të shitet me 114 lekë,

ndërsa paundi britanik do blihet me 126.4 lekë dhe do shitet me 127.5 lekë.

Turma derdhej në dy arteriet kryesore: ‘Njëra drejt Bankës dhe tjetra për nga kinema “Morava”…

Tifozët vinin edhe nga Arrëza, Dardha, Selca, Strelca, Lozhani…
NE FËMIJËT E SHIHNIM NDESHJEN NGA PRAPA TELAVE
Biletat u shtrenjuan shumë, nuk ishte e lehtë ta blije

Rrëfyer nga i madhi Todo Vaso, vijon nesër Nga prapa telave me gjemba që rrethonin fushën, kundronim me sy lëvizjet e rojeve që lëviznin poshtë e lartë për të ndaluar njerëzit që hynin nga telat. Ndodhte të kapnin ndonjë fëmijë…
Guximtarët pasi kishin kaluar telat me gjemba, duke u zvarritur poshtë telave, vraponin për të hyrë në murin me njerëz që rrethonte fushën e futbollit. Kush u shpëtonte rojeve, zhdukej në turmën e njerëzve. Rojet nxitonin për nga vendi ku kishte hyrë “shkelësi i kufirit”,

por njerëzit e kishin përpirë mes tyre dhe e maskonin menjëherë, duke mbyllur dhe shtegun që mos i lejonin rrugë rojeve.

Fëmijët çanin për tutje e përfundonin larg shtegut nga kishin hyrë. Kur ishte kohë e mirë shtriheshin përpara këmbëve të të rriturve, në lëndinën para pistës së vrapimit të atletikës.
Në grupin e fëmijve që rrinin prapa telave isha dhe unë. Isha i drojtur, thuajse isha i fundit që kapërceja “kufirin”. Ndërsa kur erdhi dita të luaja futboll gjithkush mund të shihte një fëmijë tjetër, një djalosh, kurajoz, me temperament të zjarrtë e të guximshëm.

Në të vërtetë, moskalimi i kufirit nuk më vinte nga ndonjë ndjenjë frike, mos haja ndonjë shpullë apo ndonjë shkelm në prapanicë. Jo, më dukej gabim i rëndë hyrja pa leje në fushën e futbollit. Rregullat i mendoja si tabu. Në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës, bashkë me shumë moshatarë të tjerë shkonim për nga terreni thuajse duke vrapuar. Frymën e mbanim përpara telave rrethues të fushës. Ndeshjet e futbollit na thithnin si magnet. Ditët e ndeshjeve i prisnim me ankth. Loja e futbollit na dukej si një lodër e mbinatyrshme. Transformoheshim. Lojtarët na dukeshin sikur u përkisnin qenive jashtëtokësore.

Pasimet, trillimet, krosimet dhe veçanërisht gjuajtjet që herë-herë përfundonin në portë më dukeshin një mrekulli.

Kur të rriturit i zbukuronin me fjalët e tyre lojërat e lojtarëve, bëmat e tyre më çonin në kufijtë e një legjende. Fishkëllimën e parë të bilbilit të “Referit”, siç e quanim ne korçarët gjyqtarin në atë kohë, shuante atë zallamahi tunduese. Rojet e telave i afroheshin murit me njerëz, ngriheshin në majë të gishtave që të shikonin lojën. Ky ishte çasti i pritur: fillonte kalimi i territorit. Nga telat deri te muri i njerëzve duhej të kaloje 10-15 metra. Më të shumtit e rojeve bënin sikur nuk shikonin, ndaj kalamajtë, një nga një, në gjithë gjatësinë e telave, mbas një zvarritjeje, tureshin për nga turma. Kishte raste që këtë marifet ta bënte edhe ndonjë i rritur.

Kjo histori u mbyll në vitin 1959, kur stadiumi i ri hapi dyertë. Por kangjellat prej hekuri të satdiumit u dëmtuan pas vitit 1991. Në kufirin e telave, (kangjellave), filluan të dukeshin figura të rriturish. Bileta 10-lekëshe hyri në muze. Biletat u bënë të shtrenjta. Të papunët nuk pinin dot një kafe. Bileta për në stadium ishte një luks për shumicën e njerëzve. Në çastin kur loja ishte duke përfunduar nga porta dilnin të parët njerëzit nevojtarë.

Pas pak vërshonte turma që në disa sekonda bënte për nga qyteti.

Në atë kohë qyteti shtrihej tërësisht në juglindje të terrenit. Kalimtarët e rastit befas gjendeshin përballë ose bëheshin njësh me turmën. Pamje befasuese, disi e çuditshme, përsëritej çdo dy javë, kur në fushën e futbollit kishte ndeshje zyrtare. Njerëzit që ngatërroheshin, nxitonin mos i pengonte turma. Me ta shikoje të ardhurit me biçikleta, karroca apo kafshë. Pas tyre, turma derdhej në dy arteriet kryesore: njëra drejt Bankës së Shtetit dhe tjetra për nga kinema “Morava”, sot “Mileniumi” dhe tej për nga Luftëtari Kombëtar, dhe më tej, matanë lumit të Korçës që u mbulua dhe u bë muze.

Kjo pamje do të ishte e plotë, nëse do të paraqesnim edhe turmën që merrte për nga perëndimi.

Tifozët e asaj ane bënin për nga bostanet dhe arat e qytetit. Banorët e fshatarve të fushës, Çifligut, Bulgarecit, Turanit, Voskopit, Dvoranit, Drenovës, Boboshticës, Malavecit, Drenovës, Plasës, Pojanit, Zvezdës etj, ngisnin shpejt që mos i zinte nata në udhë.
Ata që do të mund t’i lexojnë këto kujtime, veçanërisht të moshës së dytë dhe të tretë do të prekeshin, nëse nuk do të gjenin edhe veten në këto rreshta. Ata që bënin 5-6 orë rrugë në këmbë. Më të përkushtueshmit vinin nga Arrëza, Dardha, Selca, Strelca, Sheqerasi, Lozhani, Podgorija etj.

Në fushën e lojës nuk dukeshin më K. Marjani, M. Plluska, K. Sherko, Dimço, S. Tego dhe S. Koça. Kur fillova të njihja për herë të parë futbollistët e rritur korçarë m’i tregonin me gisht: “Numëri 2 është T. Veriga, ai në portë është M.Kita…”. Dhe një nga një që të gjithë: R.Shollën, Milen, Andrean, G. Stratin, V. Prodani. Më pas Shëllirën, K. Koçën, Z. Çerën, E. Dvoranin, G. Loron, M. Kolën etj. Shikonim Lijan (Çobanin) që merrte mbi shpinë P.Milen kur fitonin, veçanërisht kundër Partizanit dhe Dinamos. Nuk ishte vetëm Lija, flitej për Koci Kristafin, sponsorin e parë, doktor “Çërvishëkën”, doctor Taqo Sofronin, Danen e trikotazhit etj.

E cilësuar si tifozja më seksi e kupës së botës/ Ivana Knoll i ve flakën edhe Formula 1(Foto)

Tifozja simbol, jo vetëm e përfaqësueses kroate në Botërorin “Katar 2022”, Ivan Knoll, vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet ne rrjetin social “Instagram”. Ajo ndodhet në Majami teksa është ndjekur garat për Çmimin e madh të Formula 1. Krotja ka postuar foto me një veshje provokuese, teksa ka mahnitur të gjithë të pranishmit.

Deri tani Ivana, numëron 3.4 milionë ndjekës në Instagram.

“Elbasan Arena” opsion i dytë/ Ja ku do të luhet finalja e kupës së Greqisë, AEK-PAOK…

Finalja e Kupës së Greqisë mes AEK dhe PAOK do zhvillohet në stadiumin e Volos në Greqi. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Greke të Futbollit. Pas shumë diskutimesh dhe tre shtetesh që i hapën dyert Greqisë, stadiumi i Panthelikos do presë duelin e 24 majit në 20:00. Federata greke i ka lënë mundësinë të hapur “Elbasan Arena”, që nëse ndodh diçka e paparashikuar dhe finalja nuk mund të luhet në Volos, dueli do spostohet në Elbasan, me Shqipërinë që është mundësia e dytë.

Prej ditësh Federata greke ishte në diskutime me disa shtete për një stadium, teksa frika për akte të dhunshme është ende prezente. Policia helene nuk e kishte marrë përsipër një duel të tillë, ndërsa tani kryebashkiaku i Volos i ka hapur rrugë duelit që do zhvillohet pa tifozë.

Nga secili klub do shpërndahen nga 400 ftesa për zyrtarët ose tifozët që nuk janë problematikë, me shkallët që do jenë të zbrazura për këtë ndeshje. Kujtojmë se edhe policia në Qipro nuk e mori përsipër këtë duel, ndërsa prej ditësh Federata Shqiptare e Futbollit kishte dhënë “ok” që dueli të luhej në “Elbasan Arena”.

Tanimë gjithçka ka marrë përgjigje, me ndeshjen që do luhet në Greqi. Gjithsesi spostimi i duelit në Elbasan ende është mundësi, nëse situata me huliganët në ditët para ndeshjes nuk është e qetë. Veç Shqipërisë, edhe Rumania dhe Polonia kishin dhënë dakordësinë për të pritur ndeshjen.

Kiara tha se do të bëhet nënë/ Luizi : “Le të bëhet, kush e ndalon….

Luiz Ejlli i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” u pyet për deklaratën e Kiara Titos e cila shprehu dëshirën për tu bërë nënë. Luizi tha me nota humori që edhe ai do të bëhet kryeministër. –Planet me Kiarën, shtatzënia. Kiara ka thënë s’dua emision dua të bëhem nënë, çfarë mendimi ke ti, çfarë do bësh ti?

Luizi: Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë…

–Pse i ndatë detyrat, ti do shkosh karrierën ajo familjen? Do bëni fëmijë?

Luizi: Burrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë.

S’ke pasur nerva fare?

Luizi: Jo nerva, po akoma se kam kuptuar sa e madhe është jashtë. Unë kam mendu se do isha si Iliri, do dilja, do bëja një xhiro me Sabianin. Nuk ishte kështu