Përfundon numërimi elektronik/ PS, fiton Elbasanin, Kamzën dhe Vorën…

Fitore dërrmuese e PS në 3 bashkitë e para, ndersa marrin Elbasanin, Kamzën dhe Vorën .Përkatësisht, në Elbasan, kandidati socialist Gledjan Llatja, ka fituar me 55.03% të votave, ndërsa Luçiano Boçi i Bashkë Fitojmë arriti të merrte vetëm 44.97%. Në terma konkretë, Llatja ka arritur të marrë 24 mijë e 823 vota dhe Boçi, 20 mijë e 286 vota.

Në Bashkinë Kamëz, Rakip Suli i socialistëve ka arritur të marrë një shumicë absolute me 60.65% të votave, përkthyer në 23 mijë e 657 vota.

Ne Bashkinë Vorë ,Blerim Rustem Shera ka marrë 8125 vota, konkretisht 74.28% . Ndërsa Indrit Hoxha nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 2813 ose 25.72%. Tashmë pritet të zyrtarizohen dhe Këshillat Bashkiakë të këtyre bashkive. Simpatizantët e PS kanë nisur festimet pas daljes së rezultateve.

PS, fiton Elbasanin, Kamzën dhe Vorën…

Zgjedhjet lokale, ja qytetet që kanë pjesëmarrjen më të lartë në votime…

Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime. Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%.

Qarku Korçë :      
Pjesmarja per Bashkine Korçë 30.76%.   Pogradec – 36.50%
Kolonjë – 38.23%
Maliq – 41.38%
Devoll – 48.19%
Pustec – 50.19%

(Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara)

Sonila Meço: “Ja si fshihet ngjyra nga gishti i votuesve në 5 sekonda(Video)

Procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë, ka shënuar problematika të shumta, ku përveç vështirësive me pajisjet e identifikimit elektronik, dhe ndërprerjen e energjisë eletrike, probleme ka edhe me bojën e vendosur në gisht, e cila fshihet lehtësisht. Kjo bojë fshihet shpejt nga gishti i votuesve, gjë e cila lejon një person të votojë disa herë më lehtë. Nisur nga ky fakt reagime kanë ardhur nga gazetarë dhe analistë të cilët e kanë demostruar edhe me një video.

“Pak më parë kolegia Ambrozia Meta pyeti drejtpërdrejtë kryekomisionerin Celibashi nëse mund të bëhet një provë live me bojën identifikuese të votimit, me atë vetë, ose ndonjë punonjës administrate. Sepse në masë po dëshmohet fshirje e saj lehtësisht. Kryekomisioneri nuk kish votuar vetë, nuk pranoi asnjë nga punonjësit e administratës të ofrohej për provën në ngarkesë.

Të sapo kthyer nga votimi, unë dhe im shoq, ndërsa dëgjonim Ambrozian të këmbëngulte bëmë provën në vetë të parë. Rezultati duket qartë.

Kjo mësymje me çdo lloj forme, nga taktikat e dobëta tek kërcënimet serioze, nga dekurajimi për votime tek problemet serioze të identifikimit biometrik e kanë shndërruar procesin zgjedhor në një tribalizëm të frikshëm vendesh të harruara civilizimi. Po a nuk mundeshim t’i ngjanim Kosovës në zgjedhje? Shqiptarë more jemi, një gjak e një gen…nuk jemi pra të gjithë fajtorë. Vetëm në një rast, nëse i lejojmë të sillen me ne si “vrasës me liçensë zgjedhjesh”, si moskund. Atëherë i përkasim “Moskundit”,-shkruan Sonila Meço krahas videos.

Voton kandidatja e opozitës Ledina Alolli: “Zgjedhja juaj për të ardhmen e Korçës…
nuk e ndal makineria e pushtetit…

Dita e sotme është dita e të drejtës dhe e përgjegjësive: E drejta për të zgjedhur me votë të lirë të ardhmen dhe përgjegjësitë për të ruajtur shenjtërinë e kësaj vote, pa ushtruar presion, pa iu trembur vullnetit të votuesve! Qytetarë të Korçës, votoni sipas vullnetit tuaj të lirë, makineria e pushtetit dhe presionit nuk hyn dot te dhoma e fshehtë,

te zgjedhja juaj për të ardhmen percjell mesazhin kanditja e opozitës per Bashkine Korçë Ledina Alolli.

Voton kandidatja e opozitës Ledina Alolli: “Zgjedhja juaj për të ardhmen e Korçës…nuk e ndal makineria e pushtetit…

“Kiara ime”/ Luizi i bën dedikimin e veçantë nga Gjakova(Video)

Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi është tepër i angazhuar me koncerte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Kosovë. Ditën e djeshme këngëtari ishte i pranishëm në një koncert në Gjakovë, ku ka performuar disa nga këngët e tij. Mes tyre ishte dhe kënga e realizuar brenda shtëpisë së BBVIP, si dedikim për Kiarën, tashmë bashkëshorten e tij.

Në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, ndërsa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.

Zgjedhjet vendore 2023/ Ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 14:00 (Grafiku)

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.

Ndersa deri në orën 14:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 26.64 %. Më herët Komisioni Qendor i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 13:00 pjesëmarrja ishte 23.2%. Kreu i KQZ-së gjithashtu firmosi urdhërin për vijimin e procesit me identifikim manual, për shkak të problemeve me pajisjet PEI të identifikimit elektronik.

Incidenti në Zvezdë/ Spaho: “Dy gorilla më dolën përpara dhe më ndaluan…

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka folur pas incidentit të ndodhur në Zvezdë të Maliqit. Spaho u shpreh se është përpjekur të kontaktojë me përfaqësuesit e tij, kur dy persona i kanë dalë të cilët e kanë penguar dhe e kanë shtyrë. Spaho tha se është drejtuar në komisariatin e policisë për të bërë denoncim në lidhje me presionet dhe intimidimet që po i bëhen qytetarëve nga socialistët.

Shkova në shkollë kërkova që të kontaktoj me përfaqësuesit e mi. Dy gorilla më dolën përpara dhe nuk më lejonin të komunikoja me përfaqësuesit e mi. I largova. Dola jashtë, njoftova policinë. Të gjithë të largohen 200 metra larg qendrës së votimit. Erdhi i ashtuquajturi deputet me nga një bandë nga mbrapa ku nuk ka fjalë pa bërtitur, sharë dhe intimiduar.

Mora një nga mbështetësit e mi dhe e largova. Prita sa erdhi policia, vendosa rregullin dhe tani do shkoj në komisariat që të bëj denoncimin.

Unë kam ndjekur në zonën e Maliqit dhe kam konstatuar që ka pasur probleme komisionerësh. Ka pasur aparatura për identifikimin e personit që nuk kanë punuar. Madje në një zonë ka filluar identifikim manual sepse aparatura nuk punon. Ka përdorur presionin, intimidimin, lëshimin e bandave për të trembur votuesit që të mos vijnë të votojnë. Tani po shkoj në komisariatin e Policisë Maliq për të bërë denoncimin”, tha Spaho.

Ndalohet polici në Drenovë/ Tentoi të fuste një karikator pistolete në burgun ku po votohej….

Një punonjës i policisë në burgun e Drenovës është ndaluar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka tentuar të fusë armë brenda qelive. Mësohet se polici Etjon Gjata në IEVP Drenovë, ka tentuar që të fusë karikatorin me fishekë në ambientet e brendshme të burgut. Gjata është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka patur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në qelitë e burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjate paradites, teksa raportohet se punonjësi i policisë i ndaluar, ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.

Ky është fshati që injoron zgjedhjet dhe kandidatët për herë të dytë (Bojkot total)

Fshati Grabovë në bashkinë e Gramshit, nuk kanë dalë ditën e sotme në votime në shenjë proteste për mungesën e investimeve kryesisht në infrastrukturë. Gjatë ditës së sotme, kur po zhvillohen zgjedhjet vendore në mbarë vendin, banorët në këtë fshat kanë zgjedhur ta bojkotojnë këtë proces.

Edhe në vitin 2021, ata nuk kanë votuar për të njëjtën arsye. Pavarësisht thirrjeve që janë duke bërë politikanët si nga mazhoranca dhe opozita, duket se banorët e Grabovës, janë të vendosur në qëllimin e tyre për të mos marrë pjesë në proces.

‘Kiara po të shfrytëzon sepse je i famshëm’/ Përgjigja e Luizit lë pa fjalë Olta Gixharin…

Post “Big Brother VIP 2” përballi banorët e programit më të ndjekur në Shqipëri, ku nuk munguan as debatet midis tyre. Në debatin e fortë u përfshinë Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Olta Gixhari, të cilët nuk kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit. Olta akuzoi Kiarën se po shfrytëzon Luizin prej famës. Por përgjigja e Luizit ka qenë e papritur për Oltën, duke i thënë që s’e ka problem.

Gixhari e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe.

Luizi: Unë po e shfrytëzoj Kiarën sepse dua të krijoj një familje.

Olta: Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo e kulluara meqë tha që është kaq e mirë.

Luizi: Kiara po më shfrytëzon mua dhe nuk e kam problem fare.

Kiara: Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti.

Olta: Burrë e grua nuk të bëjnë interes por nevoja. Ti je materialiste.

I prenë rrugën dhe e grushtuan/ Erion Isai: “Më vjen keq për Kolonjën që do dalë në Google…

Mesnatën e djeshme është regjistruar një incident në Kolonjë, aty ku kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai, është goditur me grusht në fytyrë nga një simpatizant i Partisë Demokratike, Esmerald Kacolli, pasi Xhemal Kalo, i kishte bllokuar rrugën ish-aktorit të humorit. Autori është arrestuar, ndërkohë që Kalo është proceduar në gjendje të lirë.

Pas ngjarjes, paraditen e sotme Isai foli për mediat me një fasho të vendosur në pjesën e hundës. Ai deklaron se i vjen keq që kur Kolonja do të kërkohet në Google, lexuesve do t’i dalë edhe ky incident.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kolonjës që të dalin dhe të votojnë të që duan dhe të shprehin vullnetin e tyre. Më vjen turp që kjo vëmendje nuk vjen si një kohë normale për zgjedhjet por për një ngjarje që i ka ikur edhe koha edhe stili edhe moda mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi i ‘Kanan Tafilit’ me historia bllokimi rruge dhe me absurditete që nuk i kanë hije askujt. Më vjen keq që kur të kërkohet në Google për Kolonjën do të dalë kjo ngjarje e turpshme”, ka thënë ai.

Denoncon gazetarja: “Boja në gisht pas votimit fshihet lehtësisht me një letër të lagët…

Si shumë qytetarë edhe gazetarja e njohur Erla Mëhilli ka shkuar dhe ka hedhur votën e saj në Tiranë, në qendrën e votimit, Akademia e Arteve. Gazetarja ka bërë një denoncim, ku tregon se gishti ku lihet shenja për të treguar se ke votuar një herë, mund të fshihet lehtësisht me një letër të lagur. Kjo tregon se një shenjë e procesit ka dëshuar, por që normalisht nuk është aq e lehtë që një person të rikthehet dhe të hedhë votën për herë të dytë.

Të njëjtin denoncim e ka bërë edhe Kryetari në Partia Demokratike Dega Durrës, Joni Myshketa.

Punonjës të administratës po intimidojnë votuesit”/ Ledina Alolli denoncon presionet në Korçë: ‘Qëndroni larg procesit!

Kandidatja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Korçë, Ledina Alolli në një deklaratë për mediat tha se administrata po ushtron presion ndaj qytetarëve në procesin zgjedhor që po mbahet sot në Shqipëri në rang vendi. I bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi, nuk është ky momenti”, theksoi Alolli.

“Është ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Korçës, lidhur me të ardhmen e këtij qyteti dhe kësaj bashkie. Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kam informacione se punonjës të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit, por i bëj thirrje që të qëndrojnë larg këtij procesi nuk është ky momenti. Ka pasur probleme me votimin elektronik, por thirrja ime është që të qëndrojnë larg njerëzve në këtë proces”, tha ajo.

Probleme me pajisjet elektronike të identifikimit, KQZ merr vendimin, procesi do të vijojë manualisht…

Plot 3.4 milionë dollarë janë marrë nga buxheti i shtetit për këto pajisje, të cilat në 531 qendra votimi sot janë jashtë funksionit…KQZ ka vendosur që në ato qendra votimi ku ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, duke bllokuar kështu procesin, gjithçka do të vijojë manualisht. Ky ka qenë urdhri i firmosur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi firmos.

Deri më tani kemi raportuar problematika të tilla në disa qytete, ku në shumë qendra nuk ka nisur ende votimi.