Vrenozi flet për situatën pas zgjedhjeve: “Demokratët ngelën me slims të hapur ata të bashkisë hapen b…ësh

Ilir Vrenozi është një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale, pasi çdo gjë e shpreh hapur dhe pa dorashka e më së shumti komenton zhvillimet politike në vend. Së fundmi Vrenozi ka publikuar nje video ku interpreton situatën ekonomike ku ndodhen Demokratët pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pas disfatës 10- vjeçare të opozitës….

Na keni lënë rrugve që nga 2013, ikni të gjithë…Demokratët ngelën me cigare të hapura diskutojnë 5 lekëshin ndërsa ata të Bashkisë hapen b…ësh thotë mes të tjerash Ilir Vrenozi….

Kur i dhatë votën Fredit e menduat…se në Greqi të ndryshojnë emrin që të të japin nënshtetësinë?

Nga Silvana Begaj:         
Për votuesit e Fredi Belerit!  
Dëgjova se po këndohej greqisht nga gëzimi për fitoren e Fred Grekut!  
Nuk e di cilën këngë ekzaktësisht, por më lejoni t´ju jap ndonjë sugjerim. Ushtria greke motivohet duke kënduar një tekst ku thotë se zorrët e shqiptarëve do ti bëjë lidhëse këpucësh. Komandantët grekë këndojnë: Maleve pa bukë e ujë, do të pimë gjak shqiptari dhe turku. Mendojini se ndoshta do ju duhen në repertor për këngët e fitores!

Po vetë Fredi me mikrofon në dorë që përshëndet greqisht në trojet shqiptare është në dijeni se policia greke torturon dhe vret shqiptarë dhe as nuk denjon të japi informacion për fatin e tyre? Numrin e të vrarëve nga policia dhe ushtria greke për kalim kufiri e ka Kryebashkiaku i zgjedhur?  
Cdo bëjë me mandatin?
Do gjejë trupat e humbur të shqiptarëve dhe shumë minorenëve në malet midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Kur i dhatë votën Fredit e menduat se në Greqi të ndryshojnë emrin që të të japin nënshtetësinë? Emri është i lidhur me fatin dhe askush ska të drejtë të ta ndryshojë.

Emri i shqiptarëve është krenari sepse kemi një histori më të lashtë se vetë lashtësia. Kur zgjodhët emrin e tij pse nuk iu zgjua ndjenja kombëtare dhe ta zhgarravisnit vetëm duke kujtuar rradhët e gjata që ka në kufi sepse sportelet greke i hapin dhe i mbyllin kur të duan dhe bëjnë ctë duan. Ta grisin pashaportën në fytyrë dhe pa iu dridhur qerpiku. Dhe këtë e bënë dhe punonjësi më i thjeshtë.

Pse dreqin nuk iu kujtua në asnjë moment se emigrantët shqiptarë edhe pse me vite në tokat helene sorollaten për dokumenta edhe pse bëjnë punët më të rënda të vendit? A sju vjen keq për fëmijët që diskriminohen nëpër shkolla vetëm se janë shqiptarë?

Ju që e zgjodhët duhet të dini se Fredi do ta meritonte patjetër votën tuaj nëse do ti kërkonte shtetit grek trojet që na kanë vjedhur dhe jo ti dhurojë dhe atë pak që na ka mbetur! Po lexoj mediat dhe institucionet qeveritare greke që janë indinjuar dhe fyer pse është arrestuar Fredi i tyre! Ambasada greke ishte në ankth dhe afër tij gjatë seancës gjyqësore se mos preken të drejtat e heroit të tyre në territorin tonë.

Ironike apo jo?

Taksirat e kanë po përpara se të merren me vogëlsira si këto, mirë do jetë të kthejnë përgjigje shqiptarëve:
Pse nuk na kërkuat falje për Ilia Karelin dhe shumë Ilia të tjerë të torturuar, të vrarë dhe që mbahen edhe sot padrejtsisht burgjeve greke?

Mos kini merak!
Fredin nuk ua torturon njëri.
Më lejoni dhe tju informoj se është akuzuar për një akuzë qesharake: Atë të blerjes së votave. Hajdut pulash thonë nga anët tona! Akuzë e lehtë! Por ju keni të drejtë që shqetësoheni! Një shqiptarë në tokat tuaja që bënë thirrje të tilla për Shqipërinë ju e shfarosni pa gjyq. Kush guxon të valëvisë në tokat tuaja flamurin më të bukur në botë dhe ju e duartrokisni?

Por, unë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve i bëj thirrje institucioneve shqiptare: Dënoni Fredin! Jo për blerje votash se tregoheni të padrejtë. Për këtë duhet të dënoni pothuajse gjithë politikën shqiptare. Dënoheni në emër të tradhëtisë kombëtare dhe mësojini në burg se Himara është Shqipëri dhe Shqipërinë tonë se prek dot as shkja dhe as grek i zi.
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Merr flakë makina në Qafë-Thanë, shpëtojnë mrekullisht tre gra dhe një fëmijë

Një makinë është shkrumbuar pasi mori flakë këtë të martë në Qafë-Thanë. Shkëndijat nisën pas një defekti në motor, por nga flakët mjeti u shkrumbua plotësisht. Brenda në makinë ndodheshin 3 gra dhe 1 fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti

dhe kanë shpëtuar.

Rrahu gruan, vihet në pranga 41-vjeçari nga Sinica e Devollit…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,

për veprime të mëtejshme njofton policia e Korçës.

Nuk i qëndroi postbllokut/ Policia arreston 30-vjeçarin nga Korça: “Iu gjet thikë dhe…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin po qarkullonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe më pas ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur në rrugë një armë të ftohtë (thikë) që e mbante me vete.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. T. u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me thikën.

Korçë/ Drejt fundit numërimi për Këshillin Bashkiak, kryeson PS me 23 mandate…

Vijon procesi i numërimit për Këshillin Bashkiak në Bashkinë Korçë. Deri tani janë numëruar 157 kuti nga 158 në total dhe në avantazh është Partia Socialiste me 23 këshilltarë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 9, PD 2, PAASH 2, PR 1, PSD 1, NTH 1, L.PETRI 1 dhe AAK 1 këshilltar .

Hera e parë që në Këshillin Bashkiak të Korçës do te kemi një përfaqësues nga Shoqëria Civile, kandidatin e pavarur Lazjon Petri.

Bie në humnerë ‘Benzi’ në Librazhd/ Plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë…

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Librazhd, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kthesa e ‘Labidarit’ në Librazhd. Në automjet mësohet se udhëtonin 3 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur. Mesohet se personi i lënduar më rëndë, është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka dëmtime në kokë.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Rreshje shiu në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për ditën e sotme…

Moti vijon me reshje shiu thuajse thuajse në të gjithë territorin. Temperaturat minimale do të luhaten 8-16 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 16 -21°C ne veri , 21 -24°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Nga dita e martë deri ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Java mbyllet me ditën e premte ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por edhe vranësira kalimtare në pjesën e dytë të ditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale.

Emigracioni dhe shpopullimi/ Rregjistrohet pjesmarja më e ulët e pas viteve ’90 në votimet 2023….

Zgjedhjet vendore të 2023 u shoqëruan me një “paradoks”. Numri i personave që kishin të drejtë vote arriti në 3.65 milionë persona, që është niveli më i lartë historik. Por, në kontrast me këtë shifër, numri i atyre që realisht votuan është më i ulëti i pas viteve 90 (me përjashtim të 2019-ës kur zgjedhjet në pjesën më të madhe u bojkotuan). Sipas të dhënave ende jo përfundimtare të KQZ-së (që çuditërisht akoma nuk janë përfundimtare, ndonëse kutitë kanë kohë që janë mbyllur),

pjesëmarrja në votime është rreth 37%, më e ulëta e pas viteve ’90 (me përjashtim të 2019-s). Si rrjedhojë janë vetëm rreth 1.3 milionë votues, nga 1.61 milionë në zgjedhjet lokale të 2015-s dhe 1.66 milionë në zgjedhjet e përgjithshme 2021. Numri i zgjedhësve i pas viteve ’90 po ndikohet nga dy faktorë. I pari është rritja e brezit të viteve ’90, që për momentin po jep efekt pozitiv, pasi gjithnjë e më shumë të lindur të viteve ’90 kanë të drejtë vote (teorikisht, pasi një pjesë e tyre mund të mos jenë në Shqipëri).

I dyti është niveli i lartë i emigracionit që ka reduktuar ndjeshëm popullsinë banuese në Shqipëri,

por ka dhënë ndikim të dukshëm dhe në plakjen e popullsisë, e reflektuar në numrin e ulët të lindjeve të reja (norma e norma e lindshmërisë për çdo grua në moshë riprodhimi ka rënë në 1.3, poshtë nivelit të zëvendsueshmërisë, nga mbi 3 që ishte në fillim të viteve ’90), sipas INSTAT.

Në 1990-n, vetëm 62% e popullsisë kishte mbushur moshën për të votuar, sot ka arritur në 80% .Deri në vitet 2000, ndonëse popullsia banuese në vend ishte më e lartë sesa sot, numri i votuesve ishte i ulët, për shkak të moshës së re të saj. Sipas të dhënave të divizionit për popullsinë të Kombeve të Bashkuara, nga 3.3 milionë banorë që ishin të regjistruar në vend në vitin 1990, rreth 38% e tyre, ose 1.26 milionë banorë ishin nën 18 vjeç, pra që nuk kishin të drejtë vite.

Por, për shkak të emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, si reflektim si i emigrimit

ashtu dhe ndryshimit të stilit të jetesës, pesha e popullsisë nën 18 vjeç erdhi në rënie të vazhdueshme. Psh në vitin 2000, rreth 35% e popullsisë banuese ishte nën 18 vjeç, ndërsa në vitin 2021 zbriti në mënyrë drastike në 20%. Kjo do të thotë që nga 2.85 milionë banorë që deklarohen që janë në vend, vetëm 574 mijë ishin nën 18 vjeç në 2021-n, ose gjysma e atyre të vitit 1990.

Në të kundërt, gjatë dekadave të fundit për shkak të plakjes graduale të popullsisë është rritur pesha e personave që janë mbi 18 vjeç, në moshë votimi. Në vitin 1990, kishte të drejtë vote 62% e popullsisë banuese në vend, ose 2 milionë persona. Në vitin 2021 (kur është e dhëna e fundit e disponueshme), popullsia banuese mbi 18 vjeç ishte 2.2 milionë banorë, ose 80% e totalit. Ndërkohë, rritja e diferencës mes popullsisë që ka të drejtë vote dhe atyre që votojnë realisht është një tregues indirekt i shtimit të emigracionit. Siç tregon dhe grafiku “

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore” numri i personave me të drejtë vote në raport me votuesit realë ka një korrelacion negativ, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në moshë votuese janë jashtë vendit.Diferenca është theksuar ndjeshëm në 2023, me 2.4 milionë persona mes numrit të personave që kanë të drejtë vote dhe atyre që votuan realisht, nga 1.4-1.7 milionë, që ishte në periudhën 2000-2015, duke treguar thellim të emigracionit, në raport me 8 vite më parë.

Bashkia Korçë vetëm 32 % pjesmarje

E ardhmja më e zymtë
Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Ndërsa Shqipëria sot po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100). Dhe më këtë tendencë, teksa efekti i të lindurve në vitet ’90 do të përfundojë, popullsia po plaket, lindjet po bien dhe emigracioni po shtohet, në të ardhmen nuk do të jetë e largët dita që do të ketë më “shumë kandidatë partiakë” sesa votues! /Monitor/

Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu: “Sa më shpejt, aq më mirë. Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte

Gazetari Mustafa Nano kërkon lirimin e Fredi Belerit nga burgu. Sipas tij, gjyqtari që do ta bënte këtë gjë, do të kryente një akt patriotik, por dhe një veprim inteligjent dhe diplomatik “Duhet të dalë një gjyqtar ta ndreqë lajthimin e bërë nga prokurorët: ta nxjerrë Belerin nga burgu. Sa më shpejt, aq më mirë. E di, fjala e institucioneve do duhej të kishte gjithnjë epërsi mbi “trillet” e zgjedhësve, por të mbrosh me forcë këtë parim në Shqipëri është pesë me hiç (po shohim se edhe në SHBA mjafton mbështetja elektorale për t’i dhënë dikujt imunitet: shikoni se ç’ndodh me Trumpin).

Prandaj, i nderuar gjyqtar i çështjes, preje këtë “nyje gordiane”, pa e zgjatur dhe pa iu nënshtruar histerive medemek patriotike. Patriot do jesh ti, e jo ata që gjetën arsye për t’i vënë prangat një kandidati jo qeveritar tri ditë para zgjedhjeve. Patriot do jesh ti, e jo ata që, me veprimin e tyre, u bënë shkak që Himara të binte në duart e një njeriu si Beleri.

E nuk do kryesh me këtë veç një veprim patriotik. Do kryesh edhe një veprim inteligjent diplomatik. Po ndërgjegjja profesionale? – do thotë ndokush. Përgjigja ime është: vërtet besoni se prokurori i ka vënë prangat Belerit mbi bazën e ndërgjegjjes profesionale? Unë nuk besoj. Po të kishim prokurorë të tillë, do të kishim të arrestuar me dhjetra kryebashkiakë të zgjedhur.

Ka zëra që po lusin krejt tjetër gjë, me fjalë të tjera po lusin që të dalë një gjyqtar që ta dënojë njëherë e mirë Belerin; ose ta mbajë edhe pak në pranga në mënyrë që Rama, si kryeministër, të ketë një justifikim “kushtetues” për ta shkarkuar shpejt e shpejt kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës.

E ka Rama në plan një gjë të tillë? Duhet shpresuar që jo. Në mos, do të ishte një double doën që do të ngrinte pikëpyetje serioze të natyrës politike e legale këtu brenda (nuk ka të ngopur ky njeri? Dëshiron t’u marrë kundërshtarëve edhe një nga pak trofetë e fituara?), por edhe do të çonte në zgrip marrëdhëniet me fqinjët tanë, që s’e kanë për gjë të ndezin fitilin e sherrit për çdo horr që del këtyre anëve për t’i fryrë zjarrit të përçarjes e armiqësisë me shqiptarët”, shprehet ai.

Zgjedhjet/ Adriatik Lapaj: “Të mos guxojë njeri t’ia hedhë fajin popullit…

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama forcoi dhe më shumë pushtetin e tij, duke marrë thuajse të gjitha bashkitë dhe opozita humbi disa prej bastioneve të saj, vjen një reagim nga aktivisti Adriatik Lapaj. Ky i fundit në një reagim në ‘Facebook’ ka deklaruar se askush nuk duhet që t’ia hedh fajin popullit për humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale. Lapaj ka risjellë një postim të publikuar në vitin 2022 se me këtë sjellje të opozitës, Rama ka për të marrë të paktën 55 mandate.

Reagimi i Plotë:

Të mos guxojë njeri t’i hedhë fajin popullit! Kjo që ndodhi ishte e qartë për këdo donte të shikonte. Nuk ka të verbër më të madh se ai që nuk do të shikojë. Në 30 Nëntor 2022 kam shkruar si më poshtë: P.s atë çast kur nata është më e zezë, nis të agojë dielli i ri.