Kristi i pakënaqur me çmimin nga Big Brother: “10 mijë euro i harxhoj për një orë në klub striptizmi…

Krist Aliaj duket se është i pakënaqur me shumën që morën finalistët. Ish-banori i BBV fitoi 10 mijë euro si finalist, por i ftuar sot në “Ëake up” u shpreh se një shumë e tillë harxhohet shumë shpejt. Për sakrificën që ka bërë, sipas Kristit kaq para janë pak. Madje me të qeshura tha se

ato para i harxhon për një orë në një klub striptizmi.

Nuk fituan asnjë bashki/ Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së vulës

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike si kryetar i komanduar. Vendimin e ka bërë të njohur vetë Alibeaj në një dalje për mediat. Ai tha se shifrat tregojnë që PD arriti të mbijetojë, por duhet të shohë përpara. “Dua t’i shpreh konsideratën të gjithë demokratëve që vendosën fatin e partisë para pazarave të ngushta. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes si duhet punë e bërë në terren. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërinë kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues i grupit parlamentar.

Partia duhet të riorganizohet në ,mënyrë kapilare. partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluar berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencialit për 2025”, tha Alibeaj.

Tronditet Elbasani, 58-vjeçari vret kunatën me sëpatë….

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Kusarth të Elbasanit. 58-vjeçari Refik Tashi ka vrarë me sëpatë kunatën e tij, shtetasen Alma Qevani. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se Tashi ka qenë gjendje të dehur kur ka kryer këtë krim. Pas ngjarjes, Refiku ka dalë rrugëve të qytetit me duart e lara në gjak dhe me sëpatë në dorë duke vrapuar. Kur është arrestuar nga policia ai ka deklaruar se e ka vrarë Almën pasi ajo e kishte sharë.

Mes të dyve mësohet se ka patur një debat verbal i cili ka agravuar deri sa, 58-vjeçari ka marrë sëpatën dhe ka goditur disa herë kunatën e tij. Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda, ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Refik Tashi pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur.

Njoftimi i policisë:    
Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sindi Manushi ,vajza nga Elbasani zgjidhet kryebashkiake në Itali…

Quhet Sindi Manushi. Është vajzë shqiptare me origjinë nga Elbasani. Ajo u zgjodh kryebashkiake në një qytet të Italisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, për të cilat e 31-vjeçarja shqiptare ka dhënë edhe një intervistë. Ajo do të jetë kryebashkiake e Pieve di Cadore, në zonën Belluno, Itali, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. E reja shqiptare u zgjodh në krye të Bashkisë duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Në rrëfimin e saj ajo ka treguar që ka emigruar në Itali me familjen e saj në moshën 9-vjeçare dhe para se të hynte në zgjedhje punonte si avokate. Ajo ka thënë gjithashtu se kurrë nuk e mohon origjinën e saj shqiptare.

Pyetje: Sindi Manushi, një fitore historike për të dhe listën e saj. Si ndiheni?

Manushi: Ishte një shqetësim të dielën, kur njerëzit nuk shkonin të votonin: ne nuk flinim dhe më pas gjërat shkuan më mirë të hënën, veçanërisht falë të moshuarve dhe arritëm kuorumin prej 48.31%.

Pyetje: Mund të na tregoni historinë tuaj? Ju jeni në Itali që në moshën 9-vjeçare. Ndihesh italiane?

Manushi: Jam krenare për origjinën time shqiptare, por kam një kohë të gjatë në Itali dhe ndihem me të gjitha një qytetare italian. Unë kam jetuar gjithmonë në Pieve di Cadore, përveç një paranteze universitare në Trento, për të përfunduar studimet për drejtësi.

Pyetje: Si ishte mjedisi në Itali?

Manushi: Fillimisht e vështirë, pati një periudhë hutimi. Vijmë nga një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe mbi të gjitha nga një qytet industrial, Elbasani. Lëvizja nga Elbasani në Pieve ishte një tronditje dhe mund ta imagjinoni pse. E mbaj mend shumë mirë jetën e parë, për mua ishte një risi absolute.

Pyetje: Cilat ishin vështirësitë më të mëdha?

Manushi: Përshtatja me zakonet e Pieve, gjuha italiane. Edhe nese në Shqipëri transmetohen kanalet italiane. Që fëmijë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas lajmeve dhe politikës, jam rritur edhe me Carrà-n dhe Sanremon.

Pyetje: Si u pritët fillimisht nga komuniteti?

Manushi: Ne e kemi zbritur disi mosbesimin. Banorët e Pieve janë malësorë, të tillë janë, duhet të kuptojnë kush je, çfarë bën, duhet të të kornizojnë dhe të kuptojnë. Ne e studiuam pak, pastaj gjithçka shkoi tatëpjetë. Aq sa nuk do të ndalem së falenderuari fqinjët, të cilët më ndihmuan mua dhe vëllain tim Dgersi në detyrat e shtëpisë.

Pyetje: Kështu që në fund Pieve ju përshëndeti.

Manushi: Kur e kuptuan se ishim njerëz të ndershëm, na pritën dhe na trajtuan shumë mirë.

Pyetje: Marrëdhëniet me prindërit?

Manushi: Kanë punuar dy-tre punë për të na mbështetur, i falënderoj. Punonim gjatë gjithë kohës, përveshnim mëngët.

Pyetje: E prisnit që një ditë të bëheshit kryetare bashkie?

Manushi: Nuk ishte në perspektivë. Unë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas politikës, si një interes i pastër për çështjet publike. Por jo, nuk ishte në plane. Më pas para disa muajsh lindi kjo ide dhe lindi “Pieve futuro”.

Pyetje: Si do të përpiqeni që të ndryshojë Pieve?

Manushi: Unë shoh një Pieve shumë të përgjumur dhe një strukturë sociale të prekur nga pandemia. Kemi humbur disi sensin e komunitetit dhe kultivohen më shumë individualizmat, për fat të keq një prirje kombëtare. Pieve ka spikatur gjithmonë si një qendër grumbullimi, dua që ajo të bëhet sërish një.

Manushi: Jo unë, por i gjithë grupi im. Nuk kemi bërë premtime të mëdha. Ne duam të jemi një urë komunikimi mes Bashkisë dhe qytetarisë. Administrata ime do të bazohet në dialog.

Pyetje: A do të vazhdojë të ushtrojë profesionin e saj si juriste?

Manushi: Unë bëj të drejtën e korporatës, civile. Po, nuk do të heq dorë nga profesioni im. Me siguri do të ketë një periudhë përshtatjeje dhe do të më duhet të kuptoj në aspektin kohor se sa do të marrë për qytetarët e mi. Sigurisht që prioriteti im do të jetë tek ata.

Pyetje: A keni qenë ndonjëherë viktimë e racizmit? Në prag të votimit, dikush grisi një nga posterët elektoral…

Manushi: Më thanë jam shqiptare, jam grua, jam shumë e re. Ka pasur disa episode të pakëndshme, por në përgjithësi dua të nënvizoj gjithçka që më ka dhënë Pieve di Cadore, që është shumë. “Pieve futuro” ka lindur për të bashkuar, jo për të ndarë.

Pyetje: A mund ta përkufizojmë Pieve di Cadore si një lloj laboratori politik?

Manushi: Unë do të thosha po. Shpresoj se mund të funksionojë, ndoshta mund të përsëritet në një shkallë më të madhe, por ndërkohë le të bëjmë hapin e parë, që është shumë i rëndësishëm.

Inter prek finalen/ ‘Dehen’ mediat italiane: “Duaje…Interstanbul…

13 vite pritje për të shijuar një tjetër finale të madhe. Inter rikthehet në majën e Evropës, rikthehet të përjetojë emocionet e finales së Champions League, për më tepër kjo është një finale me shijë të veçantë pasi likuiduan rivalët e përjetshëm, Milanin. Euroderbi nuk kishte shumë histori, i dominuar totalisht nga zikaltërit, me djemtë e Inzaghi-t që kalojnë më tej pas suksesit të pastër 3-0 në dy përballjet direkte.

Amala”, duaje, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. “Inter në delir”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport

‘S’është më ai Berisha që kam njohur’/ Bamir Topi:”Reagimi i akullt, shenjë e keqe…

Ish-presidenti Bamir Topi shprehet i keqardhur që situata në kampin blu ka rënë në këto nivele. Situatën pas rezultateve të 14 Majit, ai tha se e sheh shumë të zymtë situatën. Sipas tij, aktorët politikë nuk po reflektojnë në lidhje me humbjen, e këtë e lexon si një rezultat që edhe opozitës nuk i intereson më.Gjithçka ishte e paralajmëruar, por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën,

sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu. Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale.

Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar. Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

E therën me thikë/ Flet e përlotur drejtoresha e shkollës për nxenësin 15-vjeçar :”Ishte shembullor…

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë ditën e sotme në Gramsh pas një sherri me katër adoleshentë të tjerë, ndërsa mbeti i plagosur edhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa e prekur nga ngjarja u shpreh se viktima, Fatjon Bici, ishte një nxënës shembullor dhe nuk shkaktonte probleme.

“Ishte një nxënës shembullor. Jam shumë e prekur nga ngjarja. Adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik”, tha ajo ndër të tjera.

‘Shoferi i kamionçinës bllokoi trafikun, zbriti dhe…’. Luizi tregon çmendurinë e fansit…

Luiz Ejlli i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar për përjetimet e tij pasi doli nga “Big Brother” dhe se me çfarë u përball.Ai është shprehur se ka qenë shumë i zënë dhe me plot angazhime, ku nuk ka pasur mundësi të kalojë kohë as me të ëmën. Gjithashtu ai shprehet se është një njeri shumë i dashur me njerëzit sepse falë mbështetjes së tyre ka arritur këtu ku është, por për shkak të lodhjes dhe kohës së kufizuar, nuk është i disponueshëm për të gjithë.

Përsa i përket gjestit më të bukur njerëzor që ka parë pasi doli nga “Big Brother”, ai shprehet se është emocionuar nga një fans që kishte bërë tatuazh fytyrën e tij. Luizi tregon se ishte me makinë tek Harry Fultz dhe një shofer i një kamionçine me bobla gazi, zbret nga makina dhe i tregon tatuazhin që kishte bërë.

Ai i thotë Luizit se është i çmendur pas tij së bashku me familjen. Kjo gjë e ka emocionuar Luizin, ku tregon se në ato momente u bë trafik i madh dhe të gjithë po zbrisnin nga makina për ta përshëndetur. Më pas ka ardhur policia e kanë shoqëruar deri në Zog të Zi dhe më pas kanë bërë foto.

‘Nuk u fut për të fituar, por…/Gazetari i njohur zbardh skenarin e Roland Bejkos….

Gazetari Lutfi Dervishi tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidati i PD zyrtare, Roland Bejko nuk u fut në garë për të fituar Tiranën. Dervishi u shpreh se Bejko u fut në garë për të testuar PD zyrtare dhe për të provuar sa votë anti-Berishë ka në Tiranë.

Bejko nuk është futur në garë për të fituar. Nuk e ka besuar, e njoh, nuk është njëri që fluturon. Këta kanë qenë para zgjedhjes që nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje mbyllet kjo shtëpia që kanë. Ai ka marrë një vendim, por jo me idenë që do bëhet kryetar bashkie.

S’e ka pasur aspiratë, ka dalë nga një mbledhje që del njëri kandidat, jo dil ti, dal unë. Është futur për të testuar PD zyrtare dhe për të provuar sa votë anti Berishë ka në Tiranë. Këto zgjedhje treguar se PD zyrtare nuk ekziston në kuptimin e strukturës dhe shtirjes”, tha Dervishi.