Flet djali i Fredi Belerit: “Babai im është si shkëmb, bëmë histori në Himarë…

Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku është shprehur se babanë e tij e ka takuar vetëm një ditë më parë për 5 minuta dhe se komunikimi me të është i vështirë. “Komunikimi me të është shumë i vështirë. Kisha një telefonatë me të ditën që u arrestua dhe dje e pashë për herë të parë për 5 minuta. Psikologjikisht është shkëmb, e njoftova për lajmet e mira dhe u gëzua sepse është një mund i shumë kohëve dhe mori meritën. Ka disa probleme shëndetësore, por nuk dua të flas më shumë.“, ka thënë ai.

Ai ka cilësuar burgosjen e babait të tij të padrejtë, ndërsa ka thënë se kërkon ndihmën e Greqisë dhe Europës për mos ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Himarë, pasi sipas tij ky është plani i qeverisë shqiptare.


“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim”, theksoi ai dhe shtoi se “avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë kundër babait tim”.

Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar”, nënvizoi djali i tij Fredi Belleri dhe përfundoi. duke thënë se “nëse zgjedhjet do të ishin të lira fitorja do të ishte shumë më e madhe”, tha djali i Fredi Belerit.

“Ajo që ndodhi në Himarë do mbetet në histori, një grusht njerëzish që arritëm të fitojmë”, u shpreh i biri i kandidatit fitues të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: