I riu Korçar vritet brutalisht nga një grup arabësh në Suedi, familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin…

Lauren Spaho nga Korça është masakruar mbi 25 herë me thikë nga disa persona me kombësi arabe në Suedi, pasi ka ndërhyrë për të ndarë bashkëmoshatarët e tij gjatë një sherri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një diskoje, në 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë. I riu kishte shkuar në Suedi 7 muaj më parë, ku edhe punonte në ndërtim.

Lauren Spaho ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe. Brenda ambienteve të diskos ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë. Bëhet me dije se pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar shqiptarin duke e goditur mbi 25 herë me thikë. Goditjet kanë qenë fatale për të riun nga Korça.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome, dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa “arrest me burg” për 5 prej tyre. Në burg aktualisht ndodhen tre persona për këtë ngjarje të rëndë.

Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë. Por familja e të ndjerit e ka të pamundur për marrjen e trupit.

Ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga masakra, familja e 20-vjeçarit po has vështirësi për marrjen e trupit të djalit të tyre, dhe sjelljen në Shqipëri. Familja e të riut pretendon se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë, që të marrin trupin e djalit të tyre. Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar, kanë thënë në një komunikim për “News24”. Familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar. Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore, dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

Familja Spaho ka krijuar edhe një llogari në GoFundMe ku kërkon ndihmën e kujto që mundet për të kontribuuar në shpenzimet e funeralit të të riut. LINKU KU MUND TË NDIHMONI FAMILJARËT E LAUREN SPAHO

Anulohet gara e Formula 1 në Itali, pas vërshimeve vdekjeprurëse në Emilia-Romanja

Nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, të cilët kanë vërshuar rajonin italian Emilia-Romanja, kanë thënë zyrtarët. Rreth 10.000 njerëz janë evakuuar, dhe disa është dashur të shpëtohen nga kulmet e shtëpive, me helikopterë. Autoritetet kanë thënë se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, dhe kanë vërshuar 23 qyteza. Kryetari i Ravennas, Michele de Pascale, ka thënë se qyteti tani është “i tjetërsuar”.

Gara e planifikuar këtë fundjavë, Formula 1 Grand Prix, në Emilia-Romanja, është anuluar. Në diskutimet e së mërkurës, në mes të autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që ngjarja nuk mund të mbahet. Sasi edhe më e madhe e shiut, pritet të bjerë edhe në ditët në vijim. “Kjo mund të ketë qenë nata më e rëndë në historinë e Romanjas”, ka thënë Pascale, për transmetuesin publik italian, RAI.

Kryetari i qytezës së afërt, Forli, Luca Zattini, ka thënë se qyteti është “gjunjëzuar, i shkatërruar dhe në dhimbje”. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka organizuar një takim me ekipin e krizave dhe më pas i ka falënderuar ekipet e shpëtimit, që e kanë rrezikuar jetën për t’iu ndihmuar viktimave.

I ofrohen 20 mijë euro për një set fotografik me Efin dhe Oltën, Kiara refuzon…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka rënë pre e telefonatës kurth në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio. Ajo ka marrë një telefonatë ku i kërkohet të bashkëpunojë për një revistë me Efin dhe me Olta Gixharin. Moderatorja përgjigjet prerë me “Jo”. Po ndërsa i thonë se pagesa prej është 20 mijë euro, Kiara thotë se do e diskutojë me menaxherin.

E njëjta ofertë iu komunikua Kiarës edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre. Më pas Kiarës i zbulohet se e gjitha ishte një lojë. Moderatorja e priti me shumë sportivitet.

Mihallaq Andrea vjen me koncert recital ,në 20 Maj në Korçë…

Produksioni i shumëpritur i një prej figurave më të dashura të Korçës.
Artisti i cili gjithë jetën i’a kushtoi krejtësisht muzikës korçare e vecanërisht serenatave, për t’u bërë më pas me zërin e tij të ëmbël, melodioz dhe krejtësisht të vecantë, pjesë e pandarë e serenatave në Korçë.
Krijimet e tij u bënë hite dhe këndoheshin kudo, ashtu si sot.
Ai sjell për ju këngët hite , në një version të ri , bashke me” All in Band” dhe shume instrumentistë e vokalistë për një natë të paharruar.

🗓Dt. 2️⃣0️⃣ Maj
🕖Ora 1️⃣9️⃣0️⃣0️⃣
Teatri A.Z.Çajupi

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec/ “Benz”-i përplaset me kamionin, 2 të plagosur….

Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Pogradec, në Qafë Plloçë. Një mjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes, të lënduar kanë mbetur dy persona nga mjeti “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas të dhënave mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Tentoi të vriste fqinjin duke e goditur me automjet dhe me levë, pranga 34-vjeçarit në Kapshticë…

Tentoi të vriste fqinjin e tij Hamit Mehmetaj, duke e goditur me automjet dhe me levë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, vihet në pranga 34-vjeçari, Gentian Myrtaj. Ky shtetas u kap në Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dëmtuar me sende të forta, nga fqinji i tij, pas një konflikti ndërmjet tyre, kanë organizuar punën për kapjen e autorit,

si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, u kap dhe u ndalua në këtë pikë të kalimit kufitar, në tentativë për të dalë nga vendi ynë, shtetasi Gentian Myrtaj, 34 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, Gentian Myrtaj ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin Hamit Mehmetaj 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur nga shtetasi Gentian Myrtaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Zvicra heq vizat për Kosovën…

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është pjesë e Zonës Schengen. Në prill, Bashkimi Evropian vendosi që shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet anëtare të bllokut, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Këshilli Federal tha përmes një njoftimi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat për heqjen e vizave, në kuptim të sigurisë, kontrolleve kufitare dhe të menaxhimit të migracionit. Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në Zvicër vetëm me pasaportë biometrike dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë. Kjo kohëzgjatje vlen edhe për qëndrimin në 27 shtetet e BE-së.

Këshilli Federal i Zvicrës bëri të ditur se nëse shtetasit e Kosovës duan të punojnë në këtë shtet, ata duhet të pajisjen me vizë pune. Sipas njoftimit, shtetasit kosovarë mund të punojnë në Zvicër vetëm nëse janë profesionistë të kualifikuar apo nëse nuk ka punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës. Zvicra njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë shtet ka një diasporë të madhe kosovare./REL/

Fatos Nano vjen në Tiranë/ Ja si duket sot ish-kryeministri…

Hipotezat për rikthimin e tij në politikë duket se nuk do rreshtin asnjëherë, e për më tepër në periudhë zgjedhjesh si kjo që po lemë pas. Po flasim për Fatos Nanos i cili pre vitesh është larguar nga politika e gjithashtu edhe nga daljet televizive. Për herë të fundit foto të ish-kryetarit të Partisë Socialiste qarkulluan në festën e 70-vjetorit të tij të lindjes.

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano prej vitesh jetojnë jashtë shtetit, ndonëse Shqipëria mbetet destinacioni i tyre kryesor. Kështu duket sot Fatos Nano, i cili ka pozuar kra një ndër kuzhinjerëve të njohur të Tiranës.

Emrat/ Kush janë 41 anëtarët e Këshillit Bashkiak Korçë….

Partia Socialiste ka fituar shumicën edhe në Këshillin Bashkiak të Korçës me plot 23 mandate. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 9 mandate, PD e vulës 2 mandate, Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate, Nisma Thurje 1 mandat, Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat, Partia Republikane 1 mandat, PSD 1 mandat dhe Lazjon Petri Kandidat i pavarur 1 mandat.

EMRAT e 41 anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak në Korçë:

Partia Socialiste 23 mandate
– Ada Përmeti
– Erjon Nexhipi
– Ana Verushi
– Petrika Tollkuçi
– Anxhela Taho
– Pandi Bello
– Edlira Mitre
– Emiljano Muharem
– Alma Burda
– Erjon Kurti
– Majlinda Like
– Llambert Malaveci
– Valmira Nano
– Kostika Zguri
– Majlinda Duni
– Altin Habib
– Paola Kodra
– Julian Mema
– Ornela Alikaj
– Erjols Haxhillari
– Gurije Dedelli
– Joan Deli
– Marsela Ciro Marin

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 9 mandate
– Devis Osman
– Suela Dinellari
– Irvin Bode
– Ismeralda Seidolli
– Fidel Kreka
– Jorida Romaçka
– Lorenc Nako
– Alketa Zheku
– Thoma Marku

Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate
– Erald Fejzulla
– Dorina Qyteza

Partia Demokratike 2 mandate
– Elvin Bregu
– Laureta Alidinaj

Partia Republikane 1 mandat
– Kristiano Koçibelli

Nisma Thurje 1 mandat
– Klajdi Pllaha

Partia Socialdemokrate 1 mandat
– Julian Kodra

Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat
– Skënder Dinellari

Kandidat i pavarur 1 Mandat
– Lazjon Petri

Modelja shqiptare që “çmendi” italianët flet për mashkullin ideal: “Kam kërkesa, por nga shtatori do e mendoj…

Modelja e njohur Jori Delli ka folur për disa detaje nga jeta e saj. Ish-banorja e këtij edicioni të “BBV” sqaroi disa thashetheme që janë bërë së fundmi me të. Ndër të tjera ajo foli në “ Top Albania Radio ”në lidhje me marrëdhënien që ka me reperin e njohur, Noizy, si dhe ka zbuluar nëse ka qenë e lidhur me Luiz Ejllin, para se futeshin në BBV.

E pyetur se cili është mashkulli ideal, ish-banorja e BB VIP u përgjigj: “Më pëlqejnë meshkujt ezmer, bjondët nuk më pëlqejnë fare, as sy bojqiellët. Baby Face nuk më pëlqejnë gjithashtu. Kam kërkesa, komente, mesazhe por nuk dua fare të fokusohem tek kjo gjë. Mbase nga shtatori e mendoj.(qesh).

Sa dola nga “BBV” e thashë që nuk dua të krijoj lidhje, kam pak kohë që jam ndarë, dua të rri vetëm dhe me shoqërinë time.

Rudina Hajdari mesazh Sali Berishës: “Reflekto thellë, a duhet të vazhdosh më në këtë rrugë apo jo?

Nga Rudina Hajdari:            
Rezultatet e zgjedhjeve vendore ishin një goditje shumë e fortë për opozitën në tërësi. Por ama ishin akoma një goditje më e fortë për Partinë Demokratike. Unë mendoj se ne jemi ardhur në këtë pikë si rrjedhojë e shumë faktorëve. Si fillim mendoj se dëmi i opozitës ka filluar qysh kur u mor vendimi për të bojkotuar parlamentin, më pas zgjedhjet lokale, duke i dhënë kështu Edi Ramës çdo pushtet në dorë. E duke e lënë atë për të kontrolluar të gjitha pushtetet.

Mungesa e opozitës në Kuvend për vite me radhë, mungesa e opozitarizmit, krijoi një mungesë besimi dhe respekti të të gjithë qytetarëve në vend. Mungesa e përfaqësimit të tyre, aksioneve të mëdha përballë një pushteti arrogant dhe të korruptuar.

Mungesa e opozitës më pas në garën për zgjedhjet lokale, edhe në zonat ku PS nuk do të fitonte dot kurrë. Nuk do të kishin ndonjëherë shans të kalonte në anën e tyre duke lënë opozitën edhe në ato vende pa asnjë lloj përfaqësimi. Përçarja më pas, rikthimi i lidershipit të vjetër. Mungesa e figurave të reja në lidershipin e PD. Mungesa e një vizioni të mirëfilltë, bashkë me çdo faktor që përmenda më sipër, treguan qartë që PD ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhje. Dhe pësoi humbjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë në historinë e saj.

Ndaj sot është koha për një reflektim të madh dhe serioz.

Humbësit në këtë rast duhet ta trajtojnë veten e tyre si të tillë dhe nuk mund të fshihen mbrapa retorikës së njëjtë të përdorur gjithë këto vite, e cila është bërë tejet e lodhshme për qytetarët. Duke filluar kështu që nga kryetari i PD, që duhet të respektojë statutin dhe të reflektojë thellë për humbjen e tij. Të reflektojë a duhet të vazhdojë më në këtë rrugë apo ka ardhur koha për një ndryshim të madh brenda PD-së. Unë mendoj se së pari PD duhet të bashkohet patjetër. Duhet të gjejmë forcë brenda nesh, për të kuptuar që PD gjithmonë do të ketë lidera të rinj, vizion të rinj dhe një komunikim më të ri, më të hapur dhe më të dashur me qytetarët shqiptarë.

Nuk është Edi Rama njeriu i preferuar i qytetarëve shqiptarë.

Jemi ne që nuk po gjejmë dot komunikimin e duhur me shqiptarët. Dhe jemi ne që duhet të ndryshojmë sa më parë në mënyrë që të mos kemi më rezultate të tilla. Unë i kam dhënë PD-së kontributin tim pa asnjë lloj kushti. Është koha që çdo anëtar të reflektojë dhe të marrë mendime të cilat nuk burojnë nga militantizmi apo nga forca e zakonit por nga arsyeja dhe dëshira për të ndryshuar dhe fituar. Ndaj mendoj që në mënyrë që të fitojmë, së pari duhet të ndryshojmë.

Benet Beci ‘shpërblen’ Luiz Ejllin me post të rëndësishëm në Bashkinë e Shkodrës?

Benet Beci i PS fitoi bashkinë Shkodër. Mjaft mendojnë se mbështetja që i dha Luizi, ia bëri fitoren më të sigurtë. Siç ka treguar Luizi, Beneti e ndihmoi atë në momentet më të vështira në jetë. Por mesa duket edhe Beci do ta shpërblejë Luizin për ndihmën që i dha. Gazeta “Sot” raporton se ai e ka projektuar Luizin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme. Madje flitet se Luizit do i propozohet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.

Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar diku tjetër.

Arjan Çani: ‘Pe njeri të interesohej për Kristin pas fitores së Luizit, kushdo që do të marrë sot partinë e tretë PD…

Gazetari dhe analisti Arjan Çani ka vënë në paralelizëm zgjedhjet e mbajtura më 14 maj dhe spektaklin e suksesshëm Big Brother VIP. Çani: Ky vend jeton mirë, ka luks të paparë, nuk ka dramë, media në fund të fundit mundohet të reflektojë në një farë mirëqenie apo jo të shoqërisë. Gjithë sot kjo që flitet pas zgjedhjeve është rrugëtimi në shkretëtirë që zgjat, kushdo që do të marrë sot partinë e tretë PD zyrtare

qoftë ky Bardhi, Tabaku, Jorida është parë në Sauk duke dalë nga rezidenca amerikane, në vilat në Sauk, tek ambasada gjermane. Nëse më lejon në top kanal sapo ka mbaruar një super shoë i madh, pe gjë njeri të interesohej pas fitores së Luizit të mendojë çdo të ndodhë me Kristin apo Dea Mishel?!

Askush nga njerëzit që kanë votuar Luizin nuk do me ditë se ç’ bëhet me vendin e dytë apo të tretë. Mua më duket shumë interesante. Çdo njeri ka të drejtë të ketë ambicien për të marrë një gjë. Në momentin e parë kur s’marrin dot 1 që e ka Rama fronin e madh, nuk është kjo natyra njerëzore?

Andi Bushati: “Basha nuk e ka humbur shansin politik. të rikthehet, dhe ta çajë politikën me këllqet e veta…

Analisti Andi Bushati tregoi arsyet pse Lulzim Basha mund të kthehet në krye të Partisë Demokratike. Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Basha nuk e ka humbur shansin politik pasi nuk është një humbës, siç thotë Berisha, por është i vjedhur.“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti-berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik.

Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur. Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur.Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata, që janë gabime politike.

Por në raport me Ramën, Berisha dhe Basha janë të barabartë, të dy i ka vjedhur dhe masakruar dhe si njeri i vjedhur ka gjithë të drejtën botës të rikthehet në politikë. Ishalla nuk thotë do rri në krye të PD se këtu më mban Taulant Balla. Tani i ka ardhur dita ta çajë politikën me këllqet e veta”, tha Bushati.