Jori ‘plas bombën’: ‘Jam në një lidhje me Noizyn. Do martohemi, dasmën do e bëjmë në Vlorë…

E ftuar ditën e sotme në “Më lërë të flas” ka qenë ish- banorja e BBV Jori Delli.Nga studio, Jori ka komentuar foton virale me Noizyn duke thënë më ironi se janë në një lidhje dhe shumë shpejt do të bëjnë një dasmë në Vlorë.

“Jam në një lidhje me Noizyn dhe do martohemi. Dasmën do e bëjmë në Vlorë, do vish? Do i ftoj të gjithë nga Big Brother tek dasma.”- tha Jori duke qeshur.

Arrestohet hajduti që vodhi të vdekurit në Korçë….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të disa kornizave prej bronzi, të ndodhura dy ditët e fundit, në lagjen nr. 14, në varrezat e qytetit të Korçës, organizuan punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, në varrezat e qytetit të Korçës, korniza bronzi (për mbajtjen e fotografive), të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kornizat e vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia rrugore ‘zhdep’ shoferët në Korçë, vendos 717 gjoba…

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

264 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 33 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 400 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Nënë e bijë fshehin nga 20 mijë euro në trup dhe tentojnë të dalin nga Rinasi, nisin hetimet nga policia…

Evidentohen dhe goditen në dalje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi.Sekuestrohen 40 000 euro që tentuan t’i nxjerre nga vendi ynë, duke i fshehur në trup, 2 shtetase (nënë e bijë). Të dyja shtetaset u proceduan penalisht. Procedohet penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në kufi, për të cilat:

u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 35 vjeçe, banuese në Dibër, pasi gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar. Shuma 40 000 euro dhe dokumenti i dyshuar fals u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kreu i fshf- së uron Skenderbeun: “Besimplotë që do kontribuoni në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit

Reagim nga Kreu i fshf Armand Duka:   
Urime KF Skënderbeu për titullin në Kategorinë e Parë 🏆👏   
Me mbylljen e sezonit në Kategorinë e Parë, pas një gare të luftuar deri në fund, mësuan dhe ekipin kampion për sezonin 2022-2023. Dua t’i shpreh urimet më të mira të gjithë lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit,

Presidentit Takaj si dhe tifozëve të mrekullueshëm të Skëndërbeut për rikthimin e kësaj skuadra historike të futbollit shqiptar në Abissnet Superiore.

Jam besimplotë se ashtu siç kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë së tyre, skuadra bardhekuqe do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit shqiptar.