“Fantomas, këllirë!”/ Blendi Fevziu injoron sharjet e Arjan Çanit: “Nuk më intereson fare…

Blendi Fevziu ka komentuar një reagim të kolegut të tij Arjan Çani, që shpërtheu ndaj tij në sharje vulgare pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke e quajtur ndër të tjera, “fantomas” dhe “këllirë”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu zgjodhi ta injorojë moderatorin, duke u shprehur se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti?

Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.
E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo?Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua?
Kjo është tipike e vendeve të vogla dhe shumë të limituara. Nuk më intereson. Realisht nuk më kushton askund.

Krim i rëndë në Greqi/ Burri vret gruan në sy të djalit dhe më pas vetëvritet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre vetëm 8 vjeç. Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit. Pasi ka qëlluar të shoqen dhe djalin e tyre, autori më pas e ka kthyer tytën nga vetja dhe gjithashtu ka kryer vetëvrasje.

Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes. Trupi i pajetë i 36-vjeçares dhe i bashkëshortit të saj është pikasur nga tezja e 39-vjeçares, e cila më pas telefonoi me urgjencë Policinë e Shtetit. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi ngjarja e rëndë,shkruan media greke Protothema.

‘Ti shkon me të gjithë’/ Plas keq në ekran mes Shqipes dhe Serenës: “…‘Llumi i njerëzimit…

Në rubrikën “N’trotuar” në “E Diell” ka pasur dje një debat të fortë mes Shqipe Hysenajt dhe Serena Sulës. Shqipja është shprehur kundër ekspozimit të vetes dhe vulgaritetit në të folur, ndërsa Serena tha se bën ç’të dojë me jetën e saj.

Pjesë nga debati:    
Shqipja: Ti mund të bësh ç’të duash me jetën tënde, por njeriu duhet të ketë korniza për respektin e vetes sepse në momentin që respekton veten, respekton familjen dhe ata që të kanë edukuar.

Serena: E di sa e dua veten unë o Shqipe? Gjithë ditën rri para pasqyrës. E ke për twerk-un ti?    
Shqipja: Jo, e kam dhe për mënyrën vulgare të të folurit dhe shoqërimi me shumë njerëz

Serena: Shumë djem? Po ça të bëj unë!  
Të gjithë më vijnë. Po s’i provova unë kush do i provojë!       
Shqipja: Ah po ti qenke shalqi me provë.

Serena: Po 1 jetë kemi     
Shqipja: 1 jetë kemi, por jo 1 jetë ta shtrydhim veten

Serena: Pse Kim Kardashian ka bërë video seksi dhe sot është milionere?  
Ça ka ajo më shumë se ne? Unë dua ta ndryshoj Shqipërinë. Unë do jem ajo që do e ndryshoj që femrat të jenë më të hapura.

Shqipja: Femrat të jenë më të hapura?    
Serena: Ti në “Për’puthen” ça ke bërë? Ça s’ke sha e s’ke bërë, për famë ke shkuar. Dhe unë për famë i bëj

Shqipja: O Serena ti shkon me njerëzit moj.  Serena: Ça të duhet ty me kë shkoj unë? Më respektojnë portalet keni inat

Shqipja: Ti je llumi njerëzimit moj si po të respektojnë portalet?    
Serena: Ajo që mbahet në gojë është e mirë

Shqipja: Karamelja që e mbajnë të gjithë? Dhe në fund s’ka për të të marrë asnjeri      
Serena: Po si marr unë. Pak se mbajta Arjonin me bukë. Unë jam Miss Bota ça do më marrin mua.

Whatsapp vjen me risi/ Ja opsioni që të gjithë e kemi pritur….

Aplikacioni ‘WhatsApp’ u ka dhënë përdoruesve një nga veçoritë e tij më të pritura, aftësinë për të ndryshuar mesazhet. Për momentet kur bëni një gabim ose thjesht ndryshoni mendje, tani mund të modifikoni mesazhet tuaja të dërguara në WhatsApp”, tha aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta Platforms Inc (META.O) në një postim në blog të hënën.

Me funksionin që do të dalë globalisht në javët e ardhshme, dërguesit do të jenë në gjendje të modifikojnë mesazhet e tyre brenda 15 minutave nga momenti i dërgimit, shkruan Reuters.

Gjykata ‘fundos’ Juventusin/ Bardhezinjve u hiqen 10 pikë. Mbeten pa Champions League!

Gjykata Federale e Apelit ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen e problemeve me balancat te Juventusi. Për këtë arsye, bardhezinjtë dënohen me 10 pikë në klasifikim. “E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin bardhezi me dhjetë pikë dënimi në renditje” – Shkruhet në njoftim.

Juventus ishte nën hetim për plusvalencat fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit. Sipas mediave të huaja, kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht.

Kështu nga vendi i dytë me 69 pikë, Juventusi zbret në vendin e 7 me 59 pikë. Këtë mbrëmje do të përballet me Empolin në transfertë për javën e 36-të të Serisë A. Pas këtij vendimi, Juventusi mbetet jashtë kupave të Europës kur i kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund të Serise A.

Pas fitores bindëse, Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion, kërkon zgjedhje të reja…

Pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së dielës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk pranoi të hënën ofertën e presidentes Katerina Sakellaropoulou për të marrë një mandat dhe për t’u përpjekur të krijonte një qeveri koalicioni. Ai kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda disa javësh për të siguruar shumicën që i nevojitet për të qeverisur i vetëm.

Disa orë pasi përfundoi votimi të dielën, kryeministri 55-vjeçar tha se do të “ndiqte të gjitha procedurat kushtetuese”, por la të kuptohej qartë se nuk do të angazhohej në bisedime për koalicion.

“Unë besoj se mesazhi i votuesve ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka baza për të formuar një qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse do të ishte në fuqi dje sistemi elektoral që do të përdorim në zgjedhjet e ardhshme, Demokracia e Re do të kishte një shumicë të fortë parlamentare prej më shumë se 170 vendesh”, tha ai.

Kryeministri grek tha se do ta kthente mandatin, në mënyrë që t’u hapej rruga zgjedhjeve të reja.

Skënderbeu i artë “rilind” në qytetin e serenatave…

Nga RETIN TOKA :      
Ajo e diel e 23 prillit ishte e bukur për gjithkënd që kishte zgjedhur të shijonte diellin e pranverës. Të shumtë ata që kishin preferuar bregdetin, të paktë sportdashësit në shkallët e stadiumit. Për qytetin e Korçës asgjë s’mund ta zhbënte apo zëvendësonte emocionin që do të përjetohej pasi “Ujqërit” e tyre të zbrisnin në fushë.

Skënderbeu i tyre nuk luante në shtëpi, megjithatë ata e ndiqnin njëjtë sikurse të ishte pritës. Disa tifozë korçarë kishin udhëtuar drejt Cërrikut pasi e ndjenin se ajo pasdite do të ishte moment historie për Skënderbeun e futbollit.

“E bre Gvozdeno si të kemi”, dëgjoheshin tifozët në shkallët e stadiumit të Turbinës që lavdëronin punën e bërë nga trajneri i korçarëve. Ndeshja nisi vrullshëm duke mos lënë në asnjë moment vendasit të merrnin në dorë “frerët”. Fërshëllima përfundimtare e gjyqtarit do të dëgjohej pas 90 minutash të zjarrta. Skënderbeu i artë ishte rikthyer në habitatin e vet.

Pas 4 golave, “Ujqërit e Dëborës” siguruan matematikisht elitën e kampionatit shqiptar. Lotët ishin legjitim në sytë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Mori përsipër një barrë të rëndë. Në fund ia doli. Por, dedikimi i tij shkonte përtej jetës. Lart në qiell, babai i tij, përshëndeste punën e mrekullueshme të të birit. Pak kush e kishte besuar. Skënderbeu i historisë së futbollit shqiptar u rikthye brenda vitit në Superiore.

Gara ishte e fortë, me një Dinamo të shumë investuar dhe një Flamurtar me ambicie të mëdha për elitën e futbollit vendas. Mirëpo, skuadra e qytetit të serenatave eci nëpër melodinë e ëmbël të orkestruar nga presidenti i padorëzuar, Ardian Takaj dhe “dirigjenti” serb Gvozdenoviç./ Newsbomb

‘Tapë’ në timon, kundërshtoi me forcë Policinë, arrestohet 27-vjeçari në Korçë…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuçi i Zi, Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 27-vjeçari, nuk i është bindur

urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Rezident në lagjen e Vip-ave në Tiranë, ja ku e ka blerë Luizi shtëpinë(Video)

Që prej daljes së tij nga shtëpia e Big Brother Vip, Luizin e kemi parë një frekuentues të rregullt të “Arka Art Hotel”, dhe me të drejtë. Shërbimi, ambientet e mrekullueshme dhe ushqimet e shijshme i kanë “vjedhur” zemrën këngëtarit dhe këtë fakt na i ka pohuar vetë ai së fundmi përmes një video. Në një postim në “Instagram”, këngëtari përveç vlerësimit maksimal për hotelin me pamjen më fantastike në kryeqytet, ka “zbuluar”dhe një tjetër detaj i cili s’na shpëtoi pa e kapur.

Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”. Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje. Dhe duke qenë se është komshi me “Arka Art Hotel”, Luizi tha se s’do i ndahet dhe do vazhdojë të konsumojë ushqimet e shijshme dhe darkat romantike me partneren e tij, Kiarën.

Jam këtu në ambientet e Arka Hotel. Hoteli i cili më ka mirëpritur që nga dita e parë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Shërbimi ka qenë fantastik, stafi i jashtëzakonshëm, gjithçka ishte thjesht perfekte. Dhe jam shumë mirënjohës dhe falenderues dhe duke marrë parasysh se unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit” unë do vazhdoj të jem klienti i rregullt i këtij hoteli i ambienteve të tij, i restoranteve, SPA, palestrës e të tjera. Faleminderit edhe njëherë”, dëgjohet të thotë Luizi.

Vëllai ngre alarmin në polici: “Kemi humbur kontaktet ne motrën ,u largua dhe…

Mimoza Kristo, 49-vjeçare nga Gozhdarazhdë e Kolonjës rezulton e zhdukur që prej 3 ditësh. Të afërmit njoftojnë se 49-vjeçarja është larguar nga shtëpia. Pavarësisht kërkimeve nga ana e policisë, ende nuk nuk ka asnjë gjurmë nga Mimoza. Familjarët bëjnë me dije se ditën kur Mimoza është larguar nga shtëpia ka qënë e veshur me rroba të errëta. Ata kërkojnë ndhihmën e qytetërëve

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.05.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaron se më datë 20.05.2023, i është larguar nga banesa motra e tij 49-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga ana e Policisë po vijon puna për gjetjen e saj.

‘Zgjatja e paraburgimit ofendon ndjenjën e drejtësisë…,Qeveria greke tjetër reagim për Belerin…

Teksa GJKKO konfirmoi masën ‘arrest me burg’ për kryetari e ri të bashkisë së Himarës, Fredi Belerin, i cili akuzohet për blerje votash, vjen një reagim nga Ministria e Jashtme greke. Ministria e Jashtme shprehet se zgjatja e paraburgimit ofendon perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.

Rikujtojmë se Fredi Beleri teksa ishte në paraburgim në Vlorë është vizituar nga përfaqësues të ambasadës greke në vendin tonë. Në burg u la edhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi.

Ç’farë po ndodh me aksin Prrenjas- Qafë Thanë/ Pse po kthehet në një aks që po prodhon vetëm aksidente…?

Përplasja e një automjeti me autobusin për pak sa nuk u mori jetën 6 personave në aksin rrugor Përrenjas- Qafëthanë- Pogradec pasditen e së dielës. Mjeti i transportit që drejtohej nga 51-vjeçari Ilir Alla u përplas me makinën tip ‘Benz’, që drejtohej nga 28-vjeçari Indrit Mahmutllari, e cila më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë, 5 prej aksidentuarve, mes të cilëve edhe 28-vjeçari që tashmë është arrestuar, ndodhen në spitalin e Elbasanit, dhe një tjetër në atë Traumës në kryeqytet, në gjendje të rëndë.

Mbi 30 aksidente rrugore regjistrohen në muaj në aksin rrugor që lidh Qafë-Thanën me Pogradecin dhe Përrenjasin. Të përfshirë në situata tragjike kryesisht janë turistët e huaj, të cilët nuk e njohin rrugën….

Sipas policisë shkak për të tilla ngjarje bëhet dhe pakujdesia dhe kushtet jo të mira teknike të makinave që lëvizin në këtë rrugë. Ndërsa përdoruesit e rrugës thonë se aksi është i vështirë dhe kërkon kujdes të shtuar…..Shpesh me zë të lartë deklarohet: Ata hedhin vaj në rrugë për të simuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës.

E dërgoi Skënderbeun në Superiore/ Gvozdenoviç: “Fillimisht erdha këtu si lojtar ..më pëlqen Shqipëria…

Për herë të katërt në historinë e klubit, Skënderbeu u shpall fitues i Kategorisë së Parë. Sezonin e ri, korçarët do luajnë në Superligë, duke u rikthyer pas një sezoni në elitën e vendit. Me 48 pikë, dy më shumë se Dinamo, “Ujqërit e Dëborës” do kërkojnë të përsërisin sukseset e viteve të fundit, aty ku për disa sezone dominuan futbollin në Shqipëri. Një meritë për këtë sukses të bardhekuqve ka edhe Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut.

Në 26 nëntorin e vitit të kaluar, serbi u ul në stolin e korçarëve duke zëvendësuar Migen Memellin. 44-vjeçari që preferon të luajë me skemën 4-3-3 ia doli që të ngrejë ekipin nga vendi i shtatë drejt titullit kampion, në një kampionat ku ishin disa rivalë për trofeun.

Më parë pjesë e Al-Faisaly, Al-Mojzel, Fortesa Sucaeva apo edhe Saham, ish-mbrojtësi u rikthye te Skënderbeut duke arritur trofeun e parë si trajner. I afruar në Shqipëri për herë të parë te Tirana, ish-futbollisti luajti edhe me Skënderbeun dhe Kukësin, derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2015. Në një vend ku paragjykimet etnike janë të përjashtuara, Gvozdenovic udhëhoqi Skënderbeun drejt marshimit të titullit kampion. Veç punës së mirë, trajneri është për t’u marrë shembull edhe për artikulimin e gjuhës shqipe dhe raportet e krijuara me lojtarët.

Në një intervistë të shkurtër me gazetarin Altin Sulçe për “Ora TV”, Gvozdenoviç ka folur për aventurën e tij në krye të Skënderbeut dhe përshtatjen në Shqipëri.

Jo vetëm për mua, për të gjithë ishte shumë e vështirë. Ishim në vendin e 7, 8 pikë larg Flamurtarit dhe Dinamos. Por kur përfundoi puna, ishim të gjithë shumë mirë. Unë isha pak me fat, sepse kishim një grup shumë të mirë. Kishim një grup shumë të mirë shqiptar, me disa lojtarë nga jashtë. Unë kam eksperiencë, kam luajtur për 4 vite këtu pastaj kam ardhur si zëvendëstrajner. Jam nga Serbia, nga Ballkani dhe kemi mentalitet njësoj. Për mua kjo ishte avantazh, ishte një plus për mua. Unë erdha këtu si lojtar, nuk ka rëndësi nëse vij nga Serbia, nga Afrika, nga Bullgaria apo nga Brazili. Mua më pëlqen Shqipëria. Nuk kam pasur asnjë problem këtu, edhe si lojtar, edhe tani si trajner”, ka thënë Ivan Gvozdenoviçi.

Kujdes/ Këto janë 6 vendet ku fshihen kamerat në dhomat e hoteleve…

Një stjuardesë ka postuar një video në TikTok ku tregon rutinën e saj të ecjes në një dhomë hoteli për të qenë të sigurt nëse ka apo jo kamera. Me avancimin e teknologjisë, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vigjilent ndaj shkeljeve të mundshme të privatësisë. Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni të inspektoni tërësisht dhomat e hoteleve për ndonjë kamera spiune të fshehur.

Këtu janë gjashtë vende ku këto pajisje mund të fshihen:     
Detektorë tymi:    
Një nga vendet më të zakonshme për t’u fshehur kamerat spiune është brenda detektorëve të tymit. Këto pajisje zakonisht montohen në tavan, duke siguruar një pikë të favorshme ideale për të regjistruar vizitorët që nuk dyshojnë.

Pasqyrat:      
Pasqyrat ofrojnë mbulim të shkëlqyeshëm për fshehjen e kamerave të vogla. Shumë kamera spiune janë krijuar për t’u dukur si pasqyra të zakonshme, duke i bërë ato tepër të vështira për t’u zbuluar.

Priza elektrike:    
Një vend tjetër ku kamerat spiune mund të fshihen në mënyrë diskrete është brenda prizave elektrike. Është relativisht e lehtë për dikë me qëllim keqdashës të instalojë një aparat fotografik pas kapakut të një prize.

Orët me zile:    
Orët me zile janë pajisje të zakonshme në dhomat e hoteleve dhe, për fat të keq, mund të shërbejnë edhe si vende fshehjeje për kamerat spiune. Disa orë alarmi kanë kamera të integruara që mund të regjistrojnë audio dhe video pa tërhequr shumë vëmendje.

Pastruesit e ajrit:    
Pastruesit e ajrit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar në dhomat e hoteleve dhe pamja e tyre që nuk bie në sy i bën ata një vend të mundshëm fshehjeje për kamerat spiune. Këto pajisje përzihen pa probleme me mjedisin, duke e bërë të vështirë zbulimin e ndonjë pajisjeje të fshehur të mbikëqyrjes.

Piktura në mur:    
Kornizat e fotografive ose veprat e artit mund të përdoren për të fshehur kamerat spiune. Këto pajisje të fshehura mund të instalohen pas kornizës ose brenda vetë veprës së artit, duke siguruar një pikë shikimi që është sa diskrete dhe efektive.

Ndërsa këto gjashtë pika janë zona të zakonshme ku mund të fshihen kamerat spiune, është e rëndësishme të theksohet se mund të ketë pika të tjera inovative fshehjeje.

Gjykata e posaçme le në burg Fredi Belerin dhe mikun e tij…

U arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash dhe këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin. Sipas akuzës, Fredi Beleri është filmuar duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë. Procesi nisi fillimisht nga Prokuroria e Vlorës dhe çështja më pas u transferua në SPAK për shkak të veprës penale që hetohet nga Prokuroria Speciale. Fredi Beleri e ka konsideruar ngjarjen si sulm politik.

Me tej edhe Kryeministri grek Mitsotakis ka bërë thirrje se duhet të lirohet nga burgu pasi është arrestuar etnikikisht dhe politikisht. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua këtë të hënë me ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën.

Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social.

Siç u tha dhe më herët, Beleri u transferua nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë, ndërsa ai mbrohet nga avokatët, Edmond Dema dhe Geni Gjyzari.