Ngjela: “Po ku ka grekë në Himarë o ditëzinj…Beleri një palaço antishqiptar. SPAK ka prova se nga kush është financuar

Spartak Ngjela ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ pas vendimit që Beleri duhet të qëndrojë në burg. “Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke”, është shprehur avokat Ngjela duke hedhur dyshime në çështjen Beleri.

Postimi i plote i Ngjelës:    
Çfarë ka kështu qeveria e Greqisë që na qenka shqetësuar kaq shumë për arrestimin e një individi të zakonshëm qe quhet Beleri dhe që ka shkelur ligjin penal shqiptar? Pse me thirrje qesharake do lirohet një kriminel nga burgu? E dinë këta që Shqipëria është shtet sovran, dhe SPAK-u nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare?

Por… Sipas shenjave politika e lartë greke ka frikë se mos Beleri, nën arrest, pranon që paratë për të blerë votat ia ka dhënë qeveria greke. E bukur do të jetë po të dalë kjo. Por edhe e turpshme, sigurisht. Po ku ka grekë në Himarë, o ditëzinj!! Aaa, po, ka të blerë si Beleri… Dhe kjo është qesharake. Por të shohim nga i ka marrë paratë ky Beleri. Sepse shenjat e acarimit të qeverisë greke tregojnë frikë për pagesën. SPAK-u e ka në dorë. Prandaj do presim.

Por, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, a do ta pyesë së kush e ka financuar dhe për kë ka punuar një palaço antishqiptar që ka blerë vota në Himarë? Sigurisht që po… Por, për faktin që e kanë arrestuar, shenjat janë se kanë prova nga kush është financuar i arrestuari. E pra, “këtu fle lepuri”, thonë shumë bukur në Gjirokastër për një çështje të fshehur. Prandaj të presim.

Tre ditë pas zgjedhjeve deputetët rrisin pagat e tyre 100%. Gazetari: “Kjo klasë politike duhet të shporret, në një vend tjetër populli do i pështynte

Analisti Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV për vendimin e deputetëve për të rritur pagat e tyre. Kikia u shpreh se kjo klasë politike duhet të shporret pasi del me këtë vendim vetëm tre ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

“Në vendin më të varfër më të Europës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që tre ditë pas zgjedhjeve pasi kanë dalë në fushatë që thonë që duhet mbështetur fasoni, shkojnë dhe në mënyrë unanime shkojnë dhe vendosin të rrisin pagën e tyre 100%.

Nëse kjo do ndodhte në një vend tjetër, populli do i pështynte. Nesër shqiptarët do vazhdojnë të zihen njësoj demokratë dhe socialistë sipas parimit që nuk duam ne as bukë as ujë, vetëm ata as lart të mos zihen. Kjo klasë politike duhet të shporret”,deklaroi ai.

Vajza shqiptare denoncon ish-partnerin Sirian: ‘Më përd*hunoi, tani më kërcënon me video intime…

Një vajzë 26-vjeçare shqiptare ka bërë një kallëzim në Greqi, ndaj ish-partnerit të saj për përdhunim dhe hakmarrje përmes videove intime të xhiruara në telefon. Sipas informacioneve të ANT1, bëhet fjalë për një vajzë të re me origjinë shqiptare, e cila ka dëshmuar në polici se, pasi u nda me partnerin e saj në të njëjtën moshë që është nga Siria, ai e kërcënoi se do të publikonte foto dhe video nga momentet e tyre private, ndërsa në të njëjtën kohë dyshohet se e përdhunonte.

Siç ka dëshmuar ajo, i pandehuri 26-vjeçar e ka kërcënuar se, nëse nuk i jepte para, do të publikonte materialin e tyre. I riu u arrestua pas denoncimit, në rrugën Zakynthos në Kypseli, ndërsa ka bërë rezistencë për të shmangur prangat e policisë.

Po ktheheshin nga ekskursioni, aksidentohet fugoni me nxënës në aksin Elbasan-Librazhd

Nuk kanë fund aksidentet automobilistike në aksin Librazhd-Pogradec. Pas një sërë aksidentesh të ndodhura ditët e fundit ku dyshohet se janë shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë nga serviset e zonës, një tjetër rast që për pak mund të merrte jetë njerëzish ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.

Mësohet se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht pa dëme të rënda.

Nxënësit ishin në ekskursion në Ohër ndërsa aksidenti ka ndodhur teksa ata po ktheheshin në Durrës. Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit. Nga pamjet e dërguara nga qytetarët shikohet se fugoni është përplasur me një pirg dheu i cili ndoshta ka shërbyer për ta ndaluar të përfundonte poshtë urës.

U arrestua për kultivim opiumi/ Flet Mësuesi :”E përdorim për të gatuar, nuk e dija ca ishte ,mbin vetë në fshat…

Mësuesi, Tolem Lamaj që u arrestua për kultivimin 70 rrënjëve të opiumit është liruar nga Gjykata e Vlorës. Pas lirimit, mësuesi ka dhënë një intervistë për Report Tv, në të cilën thotë se nuk e dinte që kjo bimë është opium. Mësuesi, Tolem Lamaj që u arrestua për kultivimin 70 rrënjëve të opiumit është liruar nga Gjykata e Vlorës. Vetëm katër ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’ për 54-vjeçarin, e ndërsa ai sqaron për Report Tv dyshimet që u ngritën për kultivimin e opiumit.

Kjo bimë ka ekzistuar gjithmonë në fshatin Drithas thotë mësuesi Lamaj, ndërsa tregon se nuk ishte në dijeni se ajo quhet opium. 54-vjeçari thotë se bima ka mbirë vetë, e përveç tij, me mbjelljen e saj janë marrë edhe bashkëfshatarë të tjerë.

“Policia më thirri para disa ditësh dhe me tha do shkojmë tek bahçja. Ishin disa bimë të shkulura e disa jo, pastaj me çuan ne komisariat. Aty tek bahçja më thanë dyshojmë për opium. Ne këtu te fshati i themi paparunde ose lulëkuqe, ndërsa në polici e mora vesh se më kanë ndaluar për opium. Kjo bimë ka ekzistuar historikisht në fshatin tonë”, thotë Lamaj për Report Tv.
Por, këtë bimë ai thotë se e përdorin për të gatuar.

“E trazojmë me lakra. Atje me pyetën, më thanë është opium. Ju thashë është hera e parë që e dëgjoj. Unë nuk e di ca është opiumi”, vijoi ai.
Lamaj jep mësim çdo ditë në Selenicë. Ai tregon për Report Tv se bën çdo ditë në këmbë 50 km rrugë, e ndërsa thekson se ky arrestim si trafikant droge i ka prishur reputacionin.

“Jam mësues i fillores në një fshati të Selenicës, bëj çdo ditë 50 km rruge. Atë dite (e premte) sa kisha ardhur nga puna kur erdhi policia në shtëpi. Shkuam tek bahçja me pyesnin ca e ke këtë? U thashë paparunde! Bimët ishin në forme të çrregullt. Dje me nxori gjykata me detyrim paraqitje, këtu në fshat mora vesh se kanë shoqëruar edhe disa bashkëfshatarë. S’ka dëm më të madh që më kanë bërë, me vjen rëndë më kanë ulur reputacion në shoqëri e në punë. E kam përjetuar keq arrestimin. Isha në gjendje jo të mirë. Gjyqtarja dje vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj, prokuroria më akuzon “dyshime për kultivim opiumi”, tha ai.
Tolem Lamaj u arrestua më 20 maj pasi ju gjetën të kultivuara 70 rrënjë bime opium. Nga kjo bimë prodhohet heroina. Më konkretisht heroina, një drogë që shkakton varësi prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret pikërisht nga opiumi.

Deputetët votojnë për të rritur pagat e tyre. Një turp i madh….!

Nga Fatos Tarifa:   
Sapo mësova se Komisioni për Ekonominë dhe Financat i Kuvendit të Shqipërisë miratoi projektligjin e hartuar nga qeveria për rritjen e pagave të punonjësve të administratës. Kjo pritej dhe duhej bërë. Por anëtarët e atij komisioni, përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës, siç kisha shprehur shqetësim edhe dy javë më parë, bënë edhe tjetrën.

Ata miratuan edhe rritjen e pagave të tyre, rritjen e pagave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky ështe një veprim politikisht i pamoralshëm. Ky është një veprim moralisht i padrejtë dhe i turpshëm. Ky është një veprim tërësisht egoist dhe joempatik, një qëndrim moskokëçarës dhe fyes për masën e gjërë të popullit shqiptar.

Kur shërbeja si ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës,

anëtarët e Dhomës së Dytë të parlamentit të atij vendi votuan për rritjen e pagave të anëtarëve të atij organi legjislativ, por nga ajo rritje pagash nuk përfituan ata që votuan për të, por do të përfitonin ata anëtarë të parlamentit hollandez që do tē zgjidheshin në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është sjellja politike e moralshme e përfaqësuesve të zgjedhur nga populli në një demokraci të përgjegjshme e të vërtetë.

Nëse ky shembull nga Hollanda nuk u mjafton parlamentarëve tanë, ja një tjetër nga përtej Atlantikut, nga aleatët tanë më të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Amendamentin e 27-të të Kushtetutës Amerikane, miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1992, sanksionohet se çdo rritje në pagat e anëtarëve të Kongresit hyn në fuqi vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve (“No law, varying the compensation for the services of the Senators and Representatives, shall take effect, until an election of Representatives shall have intervened”). Kjo është sjellja politike e moralshme e përfaqësuesve të zgjedhur nga populli në çdo demokraci të përgjegjshme e të vërtetë.

Parlamentarët tanë votojnë për të rritur pagat e tyre!!!

Sa turp. Me këtë akt politikisht imoral ata nuk përfitojnë nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit me para të rëna nga qielli, të falura nga Brukseli apo kush e di se nga tjetër, por i zhvatin buxhetit të shtetit (për familjet dhe xhepat e tyre) të ardhurat e shtuara nga puna e njerëzve punonjës të këtij vendi, nga puna e qytetarëve dhe e fshatarëve shqiptarë, të cilët parlamentarët tanë supozohet se i përfaqësojnë dhe i mbrojnë.

Do të ishte e turpshme nëse deputetët tanë miratojnë në parlament ditën e enjte rritjen e pagave të tyre.

Unë nuk them se pagat e deputetëve nuk dihen rritur. Por do të jetë në nderin dhe në dinjitetin e tyre — nëse janë të ndershëm me qyetarët që i kanë votuar dhe kanë sado pak dinjitet — që parlamentarët tanë ta refuzojnë rritjen e pagave për veten e tyre, siç është miratuar në projekt nga komisioni për Ekonominë dhe Financat, ose të kërkojnë që nga rritja e pagës të përfitojnë deputetët që do të marrin votat e popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të vitit 2025, por jo këta të sotmit.

Të shohim sa të moralshëm janë dhe sa të ndershëm me popullin!/Dita

Humbja e thellë e PD-së/ Jozefina Topalli: “Opozita s’bëhet me modelin e ish-kryetarit…

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 Majit, sot Kryesia e Rithemelimit në PD u mblodh. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e pyetur se nëse duhet të ketë dorëheqje pas rezultatit, theksoi se opozita nuk mund të bëhet me modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar kështu Lulzim Bashës.

“E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit”,-tha ajo.

Ministrat e deputetët nuk humbin kohë/ Rrisin rrogat e tyre, ja sa do të jenë pagat e reja…

Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave. Vendimi është miratuar teksa po diskutohej pr.ligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës. Ky vendim erdhi pas përplasjes së deputetëve me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimajt, ku shprehën pakënaqësi lidhur me rrogën e tyre.

Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë të reja bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë të reja bruto.

Trondit Bled Mane: ‘Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën…

Dy nga banorët më të komentuar të BBV2, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Kujtojmë madje se në një dasmë të organizuar brenda “BBV”, Nita zgjodhi ta ndërrojë dhëndrin, duke i thënë ‘jo’ Beatit për të zgjedhur Bledin. Madje ajo në BBV Radio është shprehur si më poshtë.

Bledi ka qenë një nga personat që jemi përputhur në disa mendime. Disa mendime tona janë të ngjashme sa i përket lojës, më ka impresioniuar mënyra si i ka përfshirë të gjitha në disa biseda, më ka përfshirë dhe mua. E kam vlerësuar për këtë fakt, nuk e bllokoj veten të mos kem pëlqim për ditë këtu në shtëpi. Personaliteti i tij në shtëpi më pëlqen. U ndjeva mirë sepse një person që të pëlqen si personalitet, hap mundësitë e tua për të njohur atë person. Unë jam në atë fazë. Jemi në atë pikën që dashurohesh me mendimet e dikujt, mënyrën si flet…

Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka bërë një postim në Instagram vetëm pak më parë.

Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita

‘Ik o lëpirës, unë shkoj në Milano, ti Lushnje për shalqinj’/ Përplasen keq Kejvina dhe Ronaldo…

Ndonëse brenda shtëpisë së Big Brother Vip, nuk patën marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, si duket tani që format ika përunfuar, Kejvina dhe Luizi janë miq të mirë. Një nga temat për të cilat u diskutua përgjatë qëndrimit të Luizit brenda në shtëpi ishte momenti kur Kiara i kërkoi partnerit të saj të hiqte bluzën që Kejvina ia kishte dhënë. E për këtë situatë si duket, Kejvinës akoma “s’i ka dalë inati”.

Me “kunja” ditën e sotme modelja ka komentuar në fotografinë e postuar ditën e sotme nga këngëtari, ku i ka kërkuar bluzën publikisht. Por, ky koment është kthyer në “mollë sherri” mes ish-banorit tjetër të shtëpisë, Ronaldo Sharkës si dhe Kejvinës. Atë dy kanë nisur përplasjet, deri në ofendime.

Kejvina: Këtë bluzen dua Luiz. Ma nis me postë. O Luiz o yll, aman një foto bashkë’

Ronaldo: Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak folloë.

Kejvina: Ik o lëpirës i keq

Ronaldo: Ik andej nga ke ardhur, se s’të don Shqipëria, je non grata.

Kejvina: Do qaj, po unë kthehem Milano bjondo, po ti në Lushnje të shesësh shalqinj.

Ronaldo: Shalqi do shes, madje do vendos fytyrën tënde aty.

Kur politika bashkohet me famën… sa ndikoi Luiz Ejlli në fushatën e PS në rrjetet sociale?!

Përpara mbylljes së natës finale të spektaklit televiziv ‘Big Brother VIP Albania 2’, drejtuesja Arbana Osmani njoftoi se ‘vëllai i madh’ kishte përgatitur një surprizë të fundit për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili u shpall dhe fitimtari i këtij edicioni që zgjati plot 133 ditë. I veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë, këngëtari u nis drejt tarracës së bashkisë së Tiranës, ku mes familjarëve dhe miqve të ftuar, ai kurorëzoi lidhjen e tij me prezantuesen televizive,

Kiara Tito, duke u martuar në një ceremoni të udhëhequr nga kryetari dhe kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Ceremonia e martesës, pjesë e spektaklit me audiencën më të madhe gjatë këtij sezoni televiziv, u transmetua live edhe në faqjen Veliajt në rrjetin social ‘Facebook’.

LIVE nga tarraca e Bashkisë së Tiranës, për të kurorëzuar dashurinë e Kiarës dhe Luizit,” shkruante Veliaj.

Video e martesës së Luizit dhe Kiarës ka marrë 472,714 shikime dhe ka gjeneruar gati 24 mijë ‘like’, ‘share’, ‘emoji’ dhe komente, duke u kthyer në postimin me anagazhimin më të lartë të audiencës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit. Të dhënat e analizuara nga BIRN nëpërmjet aplikacionit ‘Crowdtangle’ tregojnë që kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetarët e partive dhe drejtuesit politik të qarqeve, i përdorën gjerësisht rrjetet sociale për të komunikuar me zgjedhësit dhe për të transmetuar materiale propagandistike.

Në total, kandidatët për kryetarë bashkie realizuan gati 9 mijë postime

në 4 javët e fushatës, duke gjeneruar më shumë se 32.8 milionë shikime video dhe 6.3 milionë ndërveprimeve me ndjekësit e rrjetit social ‘Facebook’. Një rol të rëndësishëm gjatë kësaj fushate luajtën dhe tre liderët kryesorë politikë – Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët regjistruan në total 18 milionë shikime dhe 3 milionë ndërveprime.

Ndërkohë, 18 drejtuesit politikë të qarqeve, pa përfshirë qarkun Tiranë ku kandidatët për bashkinë ishin dhe drejtuesit politikë të qarkut, regjistruan 6.7 milionë videoshikime dhe gati 2 milionë ndërveprime në ‘Facebook’.Crowdtangle është një aplikacioni i kompanisë Meta, pronare e Facebook dhe Instagram, që mundëson analizimin e dhënave të faqeve publike në rrjete sociale./BIRN

‘Korçari bën të fortin’/ Xhiron gomat dhe kundërshton policinë…por e pëson’ 26-vjeçari…

Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka xhiruar gomat dhe ka kryer manovra të tjera në rrugë, në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The Sun: “Shqipëria, Maldivet e Europës/ Rama: “Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë…

Shqipëria është në qendër të mediave të mëdha në Europë, si një sygjerim për turistët e huaj në lidhje me sezonin veror. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim të botuar te britanikja “The Sun” ku e krahason bregdetin e Ksamilit me Maldivet.

Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri”,-shkruan Rama.

Në shkrim tregon për eksperiencën e një bloggereje e cila ka udhëtuar në Ksamil dhe e ka parë si mundësi shumë e mirë për të kaluar pushimet dhe për të shijuar bukuritë e tij.

Finalizohet marrëveshja, “Çunat e Londrës” do ta kryejnë burgun në Shqipëri

Shqipëria dhe Anglia kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme një marrëveshje për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri të të dënuarve shqiptarë në shtetin ishull. Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë angleze i konfirmoi gazetarit të Tch, Muhamed Veliu se është arritur marrëveshja, e cila do të çojë përpara marrëveshjen e vitit 2020, nënshkruar nga ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Tch mëson se në këtë marrëveshje të re udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me detaje parashikohet se pala angleze do të paguajë sipas kostove të Shqipërisë për çdo të burgosur që do të pranohet.Aktualisht në burgjet angleze vuajnë dënime të ndryshme 1536 mes tyre 17 persona dënuar për vrasje.

Qeveria angleze dhe ajo shqiptare në orët në vijimin pritet të publikojnë një deklaratë të përbashkët për arritjen e kësaj marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet në Londër nga kryeministrat Sunak dhe Rama apo dy ministrat e drejtësisë Ulsi Manja dhe Alex Chalk muajin e ardhshëm. Ditët e fundit, gazetat Daily Telegraph dhe The Sun paralajmëruan përmes dy shkrimeve të ndryshme javën e shkuar se kjo marrëveshje ishte drejt finalizimit.