Kishte mbushur fugonin me 25 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 28-vjeçari nga Belortaja e Korçës…

Një 28-vjeçar, banues në fshatin Belorta, Korçë u kap gjatë ndjekjeve nga policia në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec, pasi tentoi që të largohet me shpejtësi me një makinë, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Selami Zyberi është arrestuar nga policia e Korçës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip “Benz”, u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë rezultoi se 28-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: