Po ktheheshin nga ekskursioni, aksidentohet fugoni me nxënës në aksin Elbasan-Librazhd

Nuk kanë fund aksidentet automobilistike në aksin Librazhd-Pogradec. Pas një sërë aksidentesh të ndodhura ditët e fundit ku dyshohet se janë shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë nga serviset e zonës, një tjetër rast që për pak mund të merrte jetë njerëzish ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.

Mësohet se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht pa dëme të rënda.


Nxënësit ishin në ekskursion në Ohër ndërsa aksidenti ka ndodhur teksa ata po ktheheshin në Durrës. Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit. Nga pamjet e dërguara nga qytetarët shikohet se fugoni është përplasur me një pirg dheu i cili ndoshta ka shërbyer për ta ndaluar të përfundonte poshtë urës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: