Shuhet në moshën 83-vjeçare ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’, Tina Turner….

Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj që ka deklaruar “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.

Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.”

Moderatorja Korçare “plas bombën”: Ky këngëtar shqiptar më ka kërkuar s*ks, është i lidhur…

Moderatorja e njohur, Sabina Meta, ka plasur “bombën” e radhës. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Sabina ka treguar se një këngëtar shqiptar, për të cilin vajzat “çmenden”, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale. E sigurisht kjo ftesë nga ai ishte refuzuar nga moderatorja, teksa më tej shtoi se kishte mbetur e habitur në një intervistë të dhënë nga vetë artisti ku shprehej se nuk do të tradhtonte kurrë.

“Është një personazh shumë i famshëm në Shqipëri. Kam dëgjuar një intervistë të tij ku tha se nuk tradhton kurrë megjithatë jam paksa skeptike. Ndoshta mund të mos tradhtonte në atë ftesën që më ka bërë mua se nuk i dihet gjërat sesi shkojnë. Në orën 12 të natës nuk ka as çaj as kafe, maksimumi do pish një gotë verë dhe nuk e di çfarë të merr rrjedha më pas.

Ky është një këngëtar shumë i famshëm, e njohin të gjithë, megjithatë nuk ka vend për të përmendur emra.

Thonë që është i lidhur, por unë nuk jam interesuar, sepse nuk më intereson. Mbase dhe mund t’i kisha dhënë mundësinë për të më njohur, por këto ftesat thjesht për seks nuk janë për mua. Nuk jam nga ato njerëz që provojnë ‘one night stand’ (seks për një natë). Përgjigja ime ka qenë jo. Mendoj kam qenë ndër të paktat vajza që i kam thënë jo sepse është një personazh shumë i dashur nga të gjithë”, tha Sabina.

E rëndë në Kolonjë/ Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet e pajetë 49-vjeçarja…

Gjendet në Gozhdarazhdë të Kolonjë një trup i pajetë. Dyshohet se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Mimoza Kristo që kishte humbur kontaktet me familjen. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota, pasi nuk dihet nga se i është shkaktuar vdekja.

49-vjeçarja ka humbur kontakt që më 20 prill, ndërsa familjaret kanë deklaruar se ka probleme të shëndetit mendor.

‘Ka nevojë për transplant zemre’/ Apeli i babait nga Korça: “Më ndihmoni të shpëtoj djalin 15 vjeç…

Florisel Gjata është 15-vjeçari nga Korça , që ka nevojë urgjente për ndihmë. Ai ndodhet prej një muaji e gjysmë i shtruar në QSUT, ku po lufton me një semundje të rëndë, e cila i ka prekur organet. Floriseli fillimisht kishte lindur me probleme me zemrën dhe pas 2 operacioneve në Austri, vendosi dhe aparat. Por duket se nuk po ja del dot të vazhdojë në një jetë normale. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, babai i tij, Ilir Gjata kërkoi ndihmë me lot në sy, ndërsa xhaxhai, Denis Gjata tregoi se duan ta dërgojnë në Itali për operim por nuk kanë mundësi ekonomike.

“Ne ndodhemi në Spitalin Nënë Tereza këtu në Tiranë me Floriselin prej një muaji e gjysmë. Gjendja e tij është shumë e rëndë, ka nevojë për një transplant që këtu në Shqipëri nuk mund të bëhet. Ka nevojë për jashtë shtetit, por deri tani nuk na ka ndihmuar njëri, as nga shteti, as ndonjë nga këto fushatat. Shuma është shumë e madhe, por duhet ta gjej që të mund ta bëjë këtë ndërhyrje jashtë shtetit dhe të kurohet.

“E çuam para një viti djalin në Austri dhe i vunë një aparat. Shkoi me këmbët e tija, kur erdhi nuk erdhi mirë. Kur u kthye nga andej ka pasur probleme. Mjekët thonë që nuk është mirë. Zemra i jep dhe probleme të tjera. Për momentin ka disa puçra dhe enjte, ka dhe simptoma të tjera si prekja e mëlçisë, probleme me zemrën dhe vijnë të gjitha problemet e tjera.

Ju lutem shumë të më ndihmojnë se djali është në gjendje shumë të rëndë. Djali është një ëngjëll dhe nuk di ça t’ju them. Ai flet me mjekët dhe thotë që do bëhet mirë se është besimtar i madh”, u shpreh babai i prekur per abcnews.al

Numri i kontaktit i familjes Gjata 0686570014.

Linku ku mund ta ndihmoni Floriselin https://gofund.me/f2101980

Video:

Skënderbeu i Superiores nis që nga pankina, zyrtarizohet trajneri Gvozdenoviç

Skënderbeu u shpall kampion në Kategorinë e Parë dhe pas një viti mungesë, do të rikthehet në Superiore ku do të synojë të vazhdojë rrugën e suksesshme që ndërpreu pak vite më parë. Klubi korçar ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në krye të stolit, është konfirmuar Ivan Gvozdenovicc. Trajneri serb që arriti të fitonte titullin në Kategorinë e Parë duke bërë paraqitje fantastike, i ka bindur drejtuesit dhe Takaj i ka ofruar rinovim edhe për një tjetër sezon.

Njoftimi i klubit: 

“Ivan Gvozdenoviç do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe për një sezon tjetër” Tekniku bardhekuq dhe presidenti Ardjan Takaj kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës.

Klubi korçar ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në krye të stolit, është konfirmuar Ivan Gvozdenovicc. Trajneri serb që arriti të fitonte titullin në Kategorinë e Parë duke bërë paraqitje fantastike, i ka bindur drejtuesit dhe Takaj i ka ofruar rinovim edhe për një tjetër sezon.

Lajmërim i veçantë nga Nabizi Struge!

Lajmërim i veçantë nga Nabizi Struge !
Erdhi koha për ofertën tonë speciale që ndodh një herë në vit. Jemi të emocionuar për të ndarë këtë mundësi të jashtëzakonshme me ju. Çmime fabrike dhe oferta speciale!
Çdo vit, në këtë periudhë të veçantë, ne përgatisim një ofertë të pazëvendësueshme me çmime të ulëta, për të gjithë klientët tanë të çmuar.

Ky është një rast unik për ju, të përfitoni nga çmimet më të ulëta të vitit, për produktet tona cilësore.

“Tradhtitë s’bëhen më në hotele” /Detektivja zbulon vendet e reja që preferojnë çiftet…

1 herë Mat” është një program investigimi për tradhtitë bashkëshortore. Ai bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin. Thelbi është e vërteta dhe përballja me faktet. Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj.

Pjesë nga biseda:    
Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?

Shkënda: Nëpër shpia private      
Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.

Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.

Ajo deklaroi se në eksperiencën e saj, shumica e çifteve shqiptare, edhe pasi marrin vesh tradhtinë nuk ndahen. Ajo shprehu keqardhje për ato gra që përveç tradhtisë, vazhdojnë të qëndrojnë në një familje ku ka dhe dhunë….

“Jo gjithmonë shkojmë drejt ndarjes, në eksperiencën që kam, çiftet nuk ndahen. Më vjen keq ta them sepse kur diçka ka shkuar aty ku… ka marrë fund, duhet t’i japin drejtim. Por sidomos femrat shqiptare, që unë jam femër vetë, në momentin që ka dhunë, gratë vazhdojnë dhe qëndrojnë në atë familje. Për shkaqe ekonomike, të opinonit.”– tha ajo.