Edhe pse e pati Lazaratin kryefjalë të vitit të dytë qeverisës, kryeministri Rama ka shkelur për herë të parë aty si i tillë, ndërsa si politikan për herë të dytë. Do ishte 2006-ta viti ku ai do shkelte fillimisht në fshatin e përbetuar antisocialist, të identifikuar me kanabisin ndër vite, zhbërë si i tillë në 2014-ën. Kështu, në kuadër të një turi falenderues për rezultatin e 14 majit, jo se Lazarati ndryshoi kahje vote por për faktin se aty është hapur një front pune, kreu i mazhorancës qe aty pikërisht për këtë gjë.
Fjala është për një qendër të re të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale, nisur nga puna pak ditë më parë, nën drejtimin e Bashkisë, me përfshirjen e disa profesionistëve të rinj të zonës, si edhe krijimin e Shoqatës së Bashkuar Bujqësore, e cila aktualisht numëron 30 fermerë.
E gjitha kjo, siç shpjegoi ministrja Kumbaro, një një ish-ndërtesë shkolle të rrënuar dhe të një terreni publik pa asnjë funksion për banorët.
“Sigurisht që duam ta përfshijmë edhe në skemën e rrugëtimeve aromatike për t’u vizituara dhe nga turistët”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij, Rama vlerësoi punën e bërë për ngritjen e qendrës duke theksuar se më mbështetjen e duhur, mund të bëhet një industri e lehtë e qëndrueshme që ti japë të ardhura gjithë zonës. “Ne këtë sh.p.k që keni krijuar ju duhet ta fuqizojmë me çdo kusht, t’i japim mbështetje që edhe të shohin të tjerët dhe të bashkohen dhe që të bëhet një industri e lehtë e qëndrueshme dhe t’i japë të ardhura gjithë zonës.”
Arbër Hajdari ka qenë prej dy vitesh opinionist në ‘Big Brother VIP 3’, duke ndarë me ndjekësit mendimet e tij pa filtra. Shpesh ai është bërë viral me deklaratat e bëra, duke shkaktuar edhe të qeshura. I ftuar sot në ‘E Diell’ ai tha se ftesa iu bë nga ‘Top Channel’ një vit më parë. “Ishte vlerësim nga ana e televizionit ftesa për të mbajtur pozicionin e opinionistit dhe sigurisht, edhe pse me Top Channel jam njohur në kushte kur ata dinin më tepër se kush është Arbëri sesa çfarë pune bënte Arbëri. Kjo ishte ideja e tyre për të qenë pjesë e formatit.”
Ai tha se edicioni i parë ishte më i vështirë për të, por shtoi se është person që mësohet shpejt.
Vjet ishte ndoshta pak më vështirë sepse ishte edhe edicioni i parë, por unë jam një njëri që mësohet shpejt me gjërat. Ndoshta ishte më shumë e vështirë prej ngarkesës që unë kam edhe te Fundjava, edhe te një program ku kam dashur të ruaj qetësinë, të mos ndikohem nga konkurrentët, familjarët e tyre jashtë që është krejt normale të shqetësohen. Jam munduar t’i rri larg trysnisë që krijohet nga banorët, dashamirësit e tyre, dhe të prezantoj atë që jam. Mendoj se opinionisti përzgjidhet për të dhënë mendimin e tij ashtu si e shikon ai.”
Por, Arbëri mendon se askush nuk mund të jetë opinionist gjithmonë sepse njihet nga publiku dhe mendimet e tij dihen. Ndaj thotë se nuk e sheh veten në “Big Brother VIP 3”.
Edhe prej angazhimeve të shumta që ka.
“Asnjë nuk mund të jetë një opinionist i përjetshëm. Sepse konsumohesh, njerëzit e kuptojnë se kush je dhe çfarë mendimi ke dhe mbase nuk ke më asnjë risi. Prandaj, nuk e shoh më veten si opinionist në ‘Big Brother VIP 3’. Mendoj se jo, sepse edhe Fundjava kërkon një angazhim shumë të madh”.
Të dielën në mëngjes, një lëng i gjelbër fosforeshent u përhap në Kanalin e Madh në Venecia, pranë urës Rialto. Fenomeni u vu re rreth orës 9:30 dhe qytetarët kanë njoftuar policinë lokale. Sipas analizave të bëra duket se boja është një lloj “gjurmuesi”. Pra kemi të bëjmë me një lëng që hidhet në ujit për të ndjekur rrugën e tij. Hetuesit thanë se në fillim menduan se bëhej fjalë për një protestë të aktivistëve që mbrojnë mjedisin, por më pas askush nuk doli të marrë përgjegjësinë.
Policia italiane ka nisur një hetim dhe po kërkon autorët e këtij akti. Nga hetimet e kryera nga zjarrfikësit dhe policia lokale u zbulua dhe natyra e lëngut të gjelbër. Nuk u rezultoi që ai të kishte elemente të rrezikshëm për shëndetin e popullatës. Njolla e gjelbër ka sjellë ndërmend një shfaqje historike nga artisti argjentinas Nicolas Garcia Uriburu.
Në vitin 1968, me rastin e Bienales së Artit, ai “ngjyrosi” ujërat e kanalit me ngjyrë të gjelbër duke përdorur një pigment që i bënte mikroorganizmat e pranishëm në ujë të bëheshin fosforeshentë. Ishte një operacion spektakolar që ftonte njerëzit të kujdesen për mjedisin. Ai përdoruri ngjyrën jeshile, një simbol i ekologjisë universale.
Uriburu, i cili vdiq në vitin 2016, ka kryer më pas shfaqje të tjera të ngjashme. Në vitin 1989, për shembull, ai ngjyrosi në të gjelbër ujin e një prej shatërvanëve që rrethon piramidën e Luvrit të Madh dhe ujin e shatërvanit Trocadero në Paris.
Juristja e njohur Eni Çobani feston sot ditëlindjen e 51-të. Dhe në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe bashkëpuntorët e saj. Juristja e njohur, njëkohësisht edhe drejtuese e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, tek “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka postuar disa foto në “Instastory”, ku shihen edhe urimet e shumta që ka marrë.
Vetë Eni ka ndarë disa prej tyre në Instagram. E mes këtyre urimeve nuk mund të mungonte ai i bashkëshortit të saj, Avenir Shehu.
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të shohësh grupe me turistë të huaj. Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, industria e turizmit në Shqipëri po përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Turistët e huaj kryesisht vizitojnë disa prej atraksioneve kryesore turistike të Tiranës, sikurse Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut, fotografohen para monumentit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
si dhe vizitojnë BunkArt2, që në periudhën e regjimit komunist ka qenë bunker kundërbërthamor i Ministrisë së Brendshme. Ata po ashtu vizitojnë edhe vijën bregdetare shqiptare. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa prej turistëve të huaj të cilët kanë treguar se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo në Shqipëri.
Ankesa për cilësinë e shërbimeve
“Jam për herë të parë në Shqipëri dhe më pëlqen shumë. Më pëlqen natyra dhe ushqimi, por negativ është fakti se pak njerëz dinë të komunikojnë në anglisht derisa na shërbejnë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Marina Kataschlaga nga Austria, e cila vizitoi Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.
Ndërkaq, Mishel nga Austria, para se të vizitonte Tiranën kishte qëndruar në jug të Shqipërisë, në Ksamil, që tha se ishte një vend shumë i bukur. Megjithatë, ajo pati ankesa për shërbimin. “Restorantet dhe hotelet janë vërtet të mira, por stafi ka shumë problem në komunikimin me turistët e huaj. Infrastruktura rrugore është gjithashtu problem. Megjithatë më pëlqen Shqipëria dhe do të kthehem sërish”, tha kjo turiste.
Raiza nga Indonezia tha se Shqipëria i ngjan shumë shtetit të saj sa i përket rrugëve dhe trafikut. Pavarësisht se vlerëson pastërtinë, ajo përmendi problemet që ka pasur me shërbimin në hotel, për shkak të numrit të vogël të punëtorëve. “Po shkonim në dhomën tonë në katin e 12-të, dhe stafi ishte pak rrëmujë, pak agresiv duke sistemuar valixhet, ndërsa prisnim të merrnim ashensorin. Gjithashtu kam pasur vështirësi të komunikoj për shkak se kuptonin pak anglisht”, tha ajo.
Mbi 50 për qind më shumë turistë
Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistika (INSTAT), të publikuar më 25 maj, turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje.
“Gjatë muajve janar-prill, Shqipërinë e vizituan rreth 1.7 milion të huaj, që krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë është 57 për qind më shumë”, u tha në raport.
Nga kompanitë turistike thanë se ka fluks turistësh dhe ka rezervime për muajt e verës. Por, ajo që i mundon është përballimi i kësaj situate, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Feriolt Ozuni, ekspert i turizmit dhe njëherësh drejtues i një agjenci turistike, tha se gjetja e stafit të kualifikuar apo gjysmë të kualifikuar paraqet sfidë të madhe.
“Industria e turizmit ka nevojë për të paktën 35 për qind më shumë staf, pasi kjo lloj industrie jep garanci për një periudhë sezonale. Jemi të detyruar të marrim staf të papërgatitur, që gjë cenon cilësinë e shërbimeve, por nuk kemi zgjidhje tjetër për disa shërbime. Pra, siç thuhet në gjuhën popullore, po bëjmë arnime, po mundohemi të mbushim boshllëqet me lloj-lloj mënyrash”, tha Ozuni.
Ai theksoi se për shkak se nuk arrijnë të punësojnë staf të kualifikuar, detyrohen që disa prej anëtarëve të stafit t’i shndërrojnë në “trajnues” për punëtorët e tij.
“Unë vuaj për shoferë të autobusëve pasi organizojë turne të ndryshme dhe nuk mund të marr në punë persona të pakualifikuar dhe t’i trajnoj sepse kërkon shumë kohë. Jam detyruar që të bëj vetë shoferin, por edhe guidën turistike në disa raste, me disa grupe turistësh vendas dhe të huaj. Janë kontrata që janë firmosur disa muaj më parë dhe nuk e parashikon se si të vjen situata dhe gjendesh pa punëtorë. Pra, unë drejtues kompanie detyrohem të bëj edhe këto punë. Përgjegjësitë e mija janë të mëdha duhet të jem në kontakt me partnerë, klientë etj. Kjo ka ndodhur me shumë kolegë të mi, për shkak të mungesave të shumta që kemi në stafe”, tregoi ai.
Edhe pse institucionet shtetërore e kanë vendosur si prioritet turizmi, Ozuni tha se nuk sheh se është bërë diçka në këtë drejtim. Ai tha se shkollat e mesme profesionale apo universitetet nuk janë të orientuara drejt nevojave të tregut të punës.
“Zgjidhje urgjente, e jo afatgjatë”
Besnik Vathi nga shoqata e hoteleri-turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë se mungesa e fuqisë punëtore është problemi kryesor i turizmit në prag të nisjes së sezonit të verës.
“Është shumë vonë për të gjetur një zgjidhje tani. Duhet të ishin marrë masa shumë kohë më herët me politika konkrete afatgjata. Për këtë sezon kjo kosto i mbetet biznesit, që ka marrë masat për trajnime individuale, ndërsa po përpiqen të gjejnë punëtorë të kualifikuar si nga Turqia, edhe nga Serbia, Maqedonia e Veriut për të sjellë punëtorë të kualifikuar, që ky sezon me fluks në rritje të përballohet me sukses. Tani biznesi duhet të shohë për zgjidhje urgjente jo afatgjatë”, tha Vathi.
Ai shtoi se industria e turizmit në Shqipëri ka mungesë të kuzhinierëve, kamarierëve e deri te shoferët. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i turistëve të huaja këtë vit është më i larti në shtatë vjetët e fundit. Ky institucion ka paralajmëruar se do të ketë rritje të vizitorëve të huaj në Shqipëri gjatë verës, gjë që udhëheqësit në industrinë e turizmit thanë se do të paraqesë një sfidë të madhe për ta./ REL
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe P. C., 59 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
-Gjithashtu po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. G., 47 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi dyshohet se pas një konflikti, ka goditur me mjet të fortë, një shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një 56-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar ditën e sotme në Santorini të Greqisë. Ai akuzohet se donte të vriste gruan e tij 53-vjeçare. Sipas autoriteteve greke, 56-vjeçari me shtetësi shqiptare, të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, ka marre një thikë kuzhine e më pas ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij në bark. Fatmirësisht, 53-vjeçarja ka mundur të shmanget dhe është larguar nga shtëpia.
Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i çiftit, shkruajnë mediet greke. Shqiptari është arrestuar nga policia dhe po pret gjykimin e tij.
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022. Sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht.Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.
Procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë ende nuk ka filluar në gjykatën e Tiranës, por përmes kësaj kërkese automatikisht bie dhe akuza e “Goditjes për shkak të detyrës”, që u ngrit fillimisht për Gert Shehun. Që kur ndodhi ngjarja, e deri më sot Shehu mbahet i izoluar në burg. Ndërsa pas kërkesës së prokurorisë që pritet të shqyrtohet në vijim nga gjykata, Gert Shehu, do mbyllet në psikiatri.
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tarifa”, të zhvilluar më datë 30.03.2023, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin e shpallur në kërkim Nuri Cila, 21 vjeç, banues në Kavajë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se 21-vjeçari kishte bashkëpunuar me shtetasin M. H. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Tarifa”), për transportimin e 6 emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, drejt shteteve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një çift shqiptarësh në Greqi kanë përfunduar në gjykatë, pasi 29-vjeçarja ka akuzuar burrin e saj se e ka përdhunuar. Sipas mediave greke, e reja shqiptare ka deklaruar në polici se bashkëshorti i saj 41-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. “Vajza 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, ka shkuar më datë 23 qershor 2021 në orën 17:00 në Drejtorinë e Sigurimit të Rodos dhe është ankuar se një natë më parë në orën 10.30, bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënimet, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj.
Ajo ka thënë se është e martuar prej dhjetë vitesh me 41-vjeçarin dhe që nga fillimi i jetës së tyre bashkëshortore ka pasur probleme serioze me të. 29-vjeçari kishte deklaruar në polici se e trajtonte vazhdimisht me dhunë (fizike, verbale apo psikologjike), ndërsa e kërcënonte, e ofendonte dhe e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale.
Lidhur me ngjarjen, 29-vjeçarja kishte thënë se gjithçka ka nisur rreth orës 22:30 të datës 22 qershor 2021, kur janë kthyer nga puna në shtëpi.
Pasi kishte vënë fëmijët në gjumë, kur ajo vetë shkoi për të fjetur e veshur me pizhame të gjata, burri i saj filloi t’i afrohej me qëllim që të bënte seks. 29-vjeçarja u ankua dhe i kishte thënë se ishte shumë e lodhur dhe nuk donte, por 41-vjeçari sipas saj i ka grisur rrobat dhe ka kryer aktin seksual”, shkruajnë mediat greke. Ndërkohë që para policisë ai ka deklaruar se rrobat ia ka grisur në çaste pasioni.
“Pas aktit i kërkova ta përqafoja që të flinim, dhe ajo pranoi”, ka deklaruar ai.
41-vjeçari kishte deklaruar ndër të tjera se e do shumë gruan dhe se si ajo ashtu edhe fëmijët e tyre janë gjëja më e rëndësishme në jetën e tij, dhe se nuk i ka bërë asnjëherë dëm. Ai kishte theksuar se ishte vërtet i tronditur nga denoncimi i bërë nga 29-vjeçarja dhe se nuk e ka goditur asnjëherë, nuk e ka kërcënuar dhe sigurisht nuk e ka përdhunuar.
Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Policia ka bllokuar tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë. Bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.
Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj,
drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.
Çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë i ka zënë shiu në rrugët e Tiranës. Të dy, ata janë shfaqur live në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet dashamirëse për ta. Teksa kanë përshëndetur ndjekësit, Luizi dëgjohet të thotë: “U lagëm u bëmë qull”. Ndërkohë për Kiarën, ky është një moment romantik, por e kundërta është për Luizin, i cili mes batutash i thotë se “nuk është momenti për romanticitet, por duhet të gjejnë ku e kanë lënë makinën”.
Luiz Ejlli: “U lagëm u bëmë qull…”
Kiara Tito: Ej yje si jeni është koha perfekte për të qëndruar në shtëpi, për të parë një film…
Luiz Ejlli: Po ik o Kiara ik, po bën Kiara romantike. Po ça filmi o Kiara, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë makinën.
Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin. Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.
Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike. Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.
Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.
Lo de Uzuni… ❤️
Gol, Pichichi de Segunda, ascenso a Primera y el "sí, quiero" de su chica 💍
Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi ishin të dy pjesëmarrës të këtij edicioni të BBV, e ndonëse Nita e filloi rrugëtimin para tij dhe u largua si gjysmë finaliste edhe Shpati bëri “zhurmë” me hyrjen e tij. Këngëtarja nga Kosova Nita Latifi, e cila arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të BBV, u përfol edhe për një marrëdhënie me moderatorin nga Kosova Shpat Kërleshi, me të cilin njihej prej vitesh.
Që me hyrjen e tij të pazakontë në shtëpinë e Big Brother, Nita arriti ta njihte edhe pse ai ishte maskuar dhe kishte mbuluar fytyrën. Sapo e pa në sy ajo tha emrin e Shpatit duke ngritur në këtë mënyrë dyshime për afrimitetin e tyre.
Tanimë që gjithçka është përmbyllur dhe BB VIP ka mbaruar, ajo u pa në një hotel me Shpatin dhe kaq u desh që të nxiteshin zërat se mes tyre mund të kishte një lidhje.Megjithatë, këto aludime i hodhi poshtë vetë ajo duke thënë se e kishte takuar për çështje pune.
E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, ka thënë këngëtarja.
U pa teksa hynte në hotel me Shpatin/ Nita Latifi reagon për herë të parë dhe sqaron gjithçka… pic.twitter.com/yruiu0Yl4w