Përfitoi 3 milionë euro përmes mashtrimit/ Kjo është agjentja e shërbimit postar që u vendos në pranga…

Personi që shihni në foto është Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private, e cila iu vodhi 3 milionë euro bizneseve duke i mashtruar. Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa klientë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX.

46-vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro. Sipas policisë ajo shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja. Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: