2 sekonda larg rekordit, Luiza Gega shkëlqen mes më të mirave të Atletikës…

Në Firenze të Italisë është duke u mbajtur edicioni i Diamond League, ku marrin pjesë atletët më të mirë në botë, duke garuar në disa disiplina. Atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të, në maratonën e 3 mijë metrave me pengesa. Gega e mbylli me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat. Kampionia shqiptare ishte më pak se dy sekonda larg rekordit të saj, duke bërë mirë në garën e Diamond League.

Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror. Tanimë Gega ka treguar formën e mirë fizike, duke shpresuar në një medalje në garat e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: