Nga Irena Nikaj:
Të nderuar/a
Do t’u sugjeroja të gjithë dashamirësve të Universitetit të Korçës dhe Edukimit të lartë publik t’i lejojnë aplikuesit të zgjedhin universitetin dhe programin e studimit që dëshirojnë, pa trysni që lidhen me perceptime individuale dhe nuk kanë lidhje me punën që është bërë dhe bëhet nga stafi akademik, pavaresisht vështirësive, më parë apo dhe tash në UNIKO.
Për të gjithë ata që kanë mendime për mbarëvajtjen e UNIKO do të ishte me vlerë të ketë tryeza diksutimi, ku ndajmë pikëpamjet dhe ato merren parasysh. Për të gjithë ata që njohin.
Raste te korrupsionit aktiv dhe pasiv çohen tek organet ligjzbatuese që e kanë këtë detyrë. Universiteti “Fan S. Noli” është pasuri publike dhe duhet respektuar si i tillë, kudo ka vend për korrigjime apo probleme, por është një e mirë publike që mirë është ta duam, të mos hedhim vetëm gurë.
Edhe kur Tirana ishte e vështirë për shkaqe ekonomike apo sigurie dhe rendi, UNIKO iu dha më të mirën që dispononte studentëve dhe të gjithë i janë mirënjohës sakrificave të stafit akademik.
I ftoj të gjithë ata që e duan Korçën me Universitet me emrin e Nolit dijedashës dhe atdhetar, t’i lejojnë aplikantët me qetësi të zgjedhin, edhe UNIKO.
Ju faleminderit!
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.