‘Pse më ke zënë rrugën?’ /Si nisi sherri në Tiranë…. 2 të rinj dërgohen të plagosur në spital….

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Mësohet se te Zgara Korçare te lagjia “5 Maji” janë grindur 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë. Sherri ka nisur për shkaqe banale, “përse më ke zënë rrugën”. Të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën.

Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. Janë dëmtuar me copa xhami.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

I zhvati 10 mijë € një klienti/ Shqiptari shfrytëzon të dashurën 15-vjeçare për prostitucion…

Një shtetas shqiptar që ka prostituar me forcë të dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe Lion të Francës është arrestuar. Në mediat franceze thuhet se më 28 qershor 2023, burri me origjinë shqiptare, i identifikuar si tutant i një adoleshenteje, u la në paraburgim në pritje të gjykimit në fund të verës. Shqiptari thuhet se ka detyruar të dashurën e tij me të cilën kishte një “marrëdhënie toksike”,

të prostituohej në një hotel në lagjen II të Lionit dhe në rrugët e Gerlandit për t’i marrë paratë. Gjithçka filloi në fund të majit 2023: dy vajza të reja u panë të ulura buzë rrugës në lagjen Gerland nga policia. Njëra prej tyre pranoi prostitucionin dhe tha se paratë ia merrte “menaxheri” i saj.

Pas kësaj policia mësoi ekzistencën e një të dashuri xheloz dhe posesiv, të dënuar për dhunë ndaj adoleshentes në shkurt të vitit 2023. Ndërkohë pas hetimeve, dyshimet e policisë u vërtetuan: vajza e re ishte totalisht nën urdhrat e të dashurit të saj dhe detyrohej të shiste trupin e saj.

Në të njëjtën kohë, policia identifikoi edhe një klient të madh të adoleshentes, i cili i paguante mjaftueshëm para “çiftit” në mënyrë që vajza e re të mos kërkonte burra të tjerë në rrugë. Në total, në harkun e një muaji e gjysmë, ai i kishte paguar 10 mijë euro të dashurit tutant.

Të pyetur nga hetuesit, vajza e re dhe tutori shqiptar kanë pranuar faktet, por janë përpjekur t’i minimizojnë ato.

E rëndë/ Plagosen me thikë vajza dhe djali në Tiranë…

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Mësohet se te Zgara Korçare te lagjia “5 Maji” janë grindur 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë. Sherri ka nisur për shkaqe banale, “përse më ke zënë rrugën”. Të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën.

Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. Janë dëmtuar me copa xhami.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

E shkuara tronditëse e moderatores së Tch: “Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar…

Si asnjëherë më parë moderatorja Erjola Doçi ka ndarë me publikun disa nga detajet e jetës së saj private, teksa ka përlotur të gjithë publikun. Doçi ka treguar se babi i saj i është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që në moshën 4-vjeçare moderatorja është djegur dhe ka qenë babai që i ka shpëtuar jetën

Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin. Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën.

Kam qenë 4 vjeçe, dhe as kockat nuk më ishin formuar. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka.”- tha Doçi e përlotur

Habit ish banori i Big Brother ,Valer Kolnikaj : “Luizi është gënjeshtar, thotë jam nga Shkodra për tu dukur interesant.…

Mjeku seksi i malësisë Valer Kolnikaj, njëherësh edhe ish-banor i Big Brother ka komentuar ditën e sotme në “S’e luan topi” lojën e Luiz Ejllit. Ai ka treguar se Luizi në të vërtetë është ngë Dukagjini dhe thotë nga Shkodra vetëm për tu dukur më interesant. Ndërkohë që sipas tij nëse dyshja do ishte në një edicion, atëherë Valeri do e kishte shëruar Luizin.

“Thonë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjështarët, fare fare.

Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj pa ofendime.

Kjo është pjesë që mua nuk më pëlqyer. Po të isha brenda do e kisha shëruar kjo është pak por e sigurt.”- tha Valeri.

7-vjeçari bie nga kroçera… e ëma hidhet për ta shpëtuar por mbyten të dy…..

Një djalë shtatë-vjeçar dhe nëna e tij kanë humbur jetën tragjikisht teksa lundronin me një kroçerë pasagjerësh nga Polonia drejt Suedisë, pasi sipas raportimeve fëmija kishte rënë në ujë nga rreth 25 metra, dhe e ëma u hodh për ta shpëtuar. Autoritetet detare suedeze thanë për ngjarjen e rëndë në detin Balltik se fëmija kishte rënë në mënyrë misterioze në oqean para se nëna e tij të hidhej duke tentuar ta shpëtonte.

Pas rënies së dy pasagjerëve, ekuipazhi i kroçerës Stena Spirit dha sinjalin e alarmit dhe u kthye prapa në vendin ku pasagjerët fatkeqë kishin rënë.

Stena Spirit po lundronte nga porti polak i Gdynia drejt Karlskrona në Suedi, para se nënë e bir të konfirmoheshin tragjikisht të vdekur.

Në vendngjarje ishin dërguar dhe helikopterë nga njësi të afërta ushtarake të NATO-s dhe nga ushtria e Suedisë. Pas rekuperimit të viktimave, nëna 36-vjeçare dhe i biri ishin dërguar në spitalin e Karlskrona ku u shpallën të vdekur pak më vonë.

Shokohen nga çmimet ne Greqi/ Gazetari nga Kosova nxjerr faturën nga Vlora: “Më lirë, as në Podujevë nuk gjen…

Daily Mail, një nga gazetat më të lexuara britanike, paralajmëroi një ditë më parë qytetarët britanikë, të mos frenkuentojnë Greqinë për pushime. Artikulli përshkruante çmime të çmendura në lokale, të cilat i quan “vjedhje masive ndaj turistëve britanikë”. Veçanërisht të ekzagjeruar duken çmimet e ushqimit, ku një nga faturat e publikuara, shkruan 145 euro për një pjatë me karkaleca deti dhe rreth 35 euro një birrë.

Artikulli ve në dukje se shumë afër Greqisë, plazhet shqiptare kanë ende çmimet më të ulëta të sezonit turistik detar në Europë. Ndërkohë, gazetari nga Kosova, Alban Selimi, që po pushon në Orikum, ka nxjerrë një faturë, për të treguar se sa të lira janë çmimet në Shqipëri.

“Pra, buze detit, Orikum/Vlore, kafe turke 50 leke; espresso 50 leke, çaj 80 leke, akullore 150 leke.

1 euro ben 106 leke.

As ne kafe t’Sabitit n’Podjeve nuk jane kafet ma lire se 0.50 euro”, shkruan ai.

Kanosi gruan e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, procedohet 55-vjeçari nga Maliqi…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Ç., 50 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll dhe E. N., 34 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, dyshohet se kanë goditur me grushte, një 34-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E rëndë në Korçë/ 55-vjeçari kërcënon kunatën me sëpatë, e dhunon psikologjikisht…

Një 55-vjeçar në Korçë ka dhunuar psikologjikisht dhe më pas ka kërcënuar me sëpatë kunatën e tij. Shtetasi me iniciale T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, për motive pronësie ka dashur të plagosë kunatën dhe një person tjetër që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Pas ngjarjes, 55-vjeçari është proceduar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij,

si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), këtë shtetase dhe një shtetas tjetër që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 59-vjeçari në Korçë: “I mori të riut 6 mijë euro përmes mashtrimit…

Është vënë në pranga 59-vjeçari me inicialet Sh.H, pasi ka qenë në kërkim sepse dyshohet që i ka marrë 6 mijë euro një 24-vjeçari duke e mashtruar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit

Greqi/ Ndërron jetë duke punuar shqiptari, mister shkaqet…

Një shqiptar ka ndëruar jetë tragjikisht në Greqi, teksa ishte duke punuar. 57-vjeçari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke punuar në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut. 57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga makina e ndërtimit, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00,

ndërsa rrethanat e plota mbeten ende mister pasi janë ngritur pikëpyetje për sigurinë në punë. Grupi hetimor po heton, dhe pritet të zbardhë më shumë.

E masakroi burri me thikë, ndërron jetë në spital 38-vjeçarja Marjola Myrtollari…

Ndërron jetë Marjola Myrtollari, e cila u plagos në datën 4 qershor, nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.
Marjola prej gati 1 muaji ndodhej në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.

Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi të fitonte betejën me jetën.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja. Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie…

Arrestohet 50-vjeçari në Korçë/ Tregtonte në market produkte të skaduara dhe ndërhynte në stampat e skadencës(Emri)

Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi tregtonte në market produkte të skaduara dhe mallra kontrabandë. Mësohet se shtetasi Entel Spahillari ndërhynte dhe në stampat e datës së skadencës, ku gjatë kontrollit në market iu gjetën pije alkoolike dhe energjike të kontrabanduara dhe fishekzjarrë që tregtoheshin pa licencën e posaçme.

Njoftimi i policisë:  
Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”. Operacioni, rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në subjekte të ndryshme, nga Policia e Korçës dhe specialistët e AKU-së. Tregtonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5,

u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme. Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia apel shoferëve: “Mos fluturoni të arrini detin, familja ka nevojë për ty…

Disa aksidente ndodhin gjatë ditës në Shqipëri, kryesisht prej mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, rrugor. Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm në shpejtësinë e mjetit, me alkoolin dhe përdorimin e celularit gjatë kohës që janë në drejtim.

Njoftimi: Policia e Shtetit apel përdoruesve të rrugës, gjatë kësaj fundjave të sezonit turistik: Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë! Mos drejtoni mjetin, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

Përqendrohu në timon! Familja ka nevojë për ty!

Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Shiste ekstazi e kokainë në plazhin e Golemit, kapet i riu nga Korça(Emri)

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis dhe ekstazi në lokalet e plazhit të Golemit. Sipas të dhënave, i arrestuari është Marsel Rusi, nga qyteti i Korçës. Gjatë kontrolleve nga ana e policisë 18-vjeçarit u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, të ndara në doza të gatshme për shitje, dhe një shumë dollarësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.