Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë – Ersekë. Në afërsi të fshatit Kamenicë, drejtuesja 52-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Jeep” dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 persona, drejtuesja e mjetit dhe dy të mitur, ku sipas policisë janë nipi dhe mbesa i saj.
Korçë/Informacion paraprak:
Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K.(gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare.
Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri. Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit.
Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura. Mediat fqinje shkruajnë se Gentian Kurti, 41-vjeç, është mjaft i njohur në San Polo ku jeton bashkë me familjen prej vitit 1998.
Ai është drejtues i një servisi për makina dhe është këshilltar në bashki në radhët e Fratelli d’Italia (FDI), që prej 2018-s. Ndërsa bashkëshortja e tij Michela punon në restorantin Red Lion.
Gjithnjë sipas mediave italiane, 8 vjet më parë, familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda. Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie./tvklan.al
Një 29-vjeçar shqiptar, Xhulio Marleci ka vdekur tragjikisht këtë të shtunë në Itali, pas një aksidenti të rëndë me makinë. Sipas autoriteteve italiane, Xhulio Marleci me banim në Modena, Itali, ka vdekur pasi u aksidentua rëndë rreth orës 21:30 të shtunën, ku humbi kontrollin e makinës së tij “VW Polo”
duke u përplasur me disa kazanë plehrash dhe më pas me murin rrethues të një shtëpie.
Mediet shkruajnë se zhurma e aksidentit bëri që banorët të dalin nga shtëpitë e tyre, ku një nga dëshmitarët ka njoftuar autoritetet. Një nga të pranishmit ishte një mjeke e cila është munduar t’i japë Xhulios ndihmën e parë pasi ishte ende gjallë.
Mësohet se ambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes por fatkeqësisht 29-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Një 37-vjeçare nga Moldavia, e cila ishte zhdukur tre ditë më parë në ishullin e Sofnos, Greqi, është gjetur e pajetë në një zonë të shkretë, në Kato Petali. E reja kishte shkuar në Sifnos për të punuar gjatë stinës së verës, u gjet nga zjarrfikësit që morën pjesë në hetime së bashku me efektivë të policisë dhe vullnetarë.
Sipas asaj që shkuajnë mediet greke, autoritetet thanë se kjo nuk ishte hera e parë qe gruaja që jetonte në Athinë, zhdukej pa lënë gjurmë.
Deri më tani Policia ka përjashtuar mundësinë e një krimi, megjithatë pritet rezultatti i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.
Nga sot (3 korrik) Kadastra funksionon vetëm “online” nëpërmjet e-Albania. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media pak ditë më parë. Ai tha se s’do ketë më zyra të hapura dhe çdo aplikim e kërkesë do të bëhet në “makinerinë dixhitale.
Ju bëj thirrje mos shkojnë në Kadastër sepse nuk i pret askush, njësoj siç nuk shkojnë në Bankën e Shtetit se nuk i pret njeri edhe në Kadastrën e shtetit nuk do i presë njeri.
Kadastra është një dritare përmes e-albania. Aty bëhen aplikimet, aty merr përgjigjet aty vjen dokumenti i pandryshueshëm i pamanipulueshëm. Dhe jo vetëm kaq por sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar të marrë përgjigje do të shohë se ku është ecuria e procesit”, tha kryeministri Rama.
Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës “e-Albania” duke nisur sot.
Policia ka marrë masa për sigurinë e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton, i cili vjen sot për herë të parë për një vizitë në Shqipëri. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë. Drejtuesit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët…
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, z. Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e z. Klinton, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.
Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Bill Klinton, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në qytetin e Tiranës. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.
Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët: Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”. Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.
Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë datave 3 dhe 4 korrik.
Mbrëmja e maturës çdo vit e më shumë po merr një rëndësi të veçantë nga të rinjtë. Shpenzime për kostume, fustane, parukeri, makina me qira që arrijnë me qindra mijë lekë. Aktori i njohur Elvis Pupa bëri një postim në rrjetet sociale, duke shkruar:
”Parakalimi i maturantëve. Të ishin lodh për të mësuar kaq sa janë lodhur për të gjetur makinat nuk do ikte kush nga ky vend”, shkruan Pupa.
Gerti Çarçani, moderatori i emisionit “Skaner” ishte i ftuar në emisionin “Bilardo” që transmetohet në “MCN TV”. Në një moment është hapur edhe diskutimi rreth tifozerive në Shqipëri, sa i përket ekipeve tona. Çarçani u shpreh se tifozët e Skënderbeut janë ata që ofendojnë në mënyrën më të qytetëruar.
“Tifozët e Skënderbeut shajnë me edukatë, t’ju vijë rëndë. Ata të tjerët fillojnë me motrën, tezen, hallën. Ndërkohë tifozët e Skënderbeut thonë t’ju vijë rëndë. Kjo reflekton qytetarinë në një kuptim”, tha Çarçani.
Tifozët e Skënderbeut shajnë me edukatë ,të të vijë rëndë/ Gerti Çarçani : “Të tjerët fillojnë me motrën, tezen, hallën… pic.twitter.com/pjy48Ukw10
Skënderbeu vijon punën për të ndërtuar ekipin që do të garojë në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit duan një ekip të denjë që të mos e diskutojë në asnjë moment mbijetesën në Superiore ndaj kanë afruar lojtarë të studiuar mirë dhe që mund të ngrejnë cilësinë në ekip.
Afrimi i fundit pritet të jetë një rikthim. Kosta Vangjeli ka arritur akordin total me klubin dhe pritet vetëm firma në kontratë për të zyrtarizuar marrëveshjen.
Mbrojtësi 22-vjeçar është prodhim i akademisë korçare dhe shkëlqeu në Superiore me bardhekuqtë.
Ai do të jetë një përforcim me shumë vlera për trajnerin Gvozdenovic teksa është i aftë që përveç linjës së djathtë, të bëjë edhe mbrojtësin e qendrës apo mesfushorin ‘6-sh’.
Një 46-vjeçare moldave ka tentuar të vrasë burrin e saj shqiptar me helm miu. Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku 46-vjeçarja nuk kishte tentuar vetëm njëherë që ta vriste bashkëshortin e saj shqiptar. Hetimi për këtë ngjarje nisi nga raporti i Spitalit të Brendshëm në Rimini, pasi kanë evidentuar shtrimet e përsëritura të burrit që nga muaji korrik 2022. Në të gjitha rastet e shtrimit ai ka shfaqur simptoma të helmimit nga një helm miu.
Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Padovës ka kryer teste dhe ka analizuar ekzaminimet klinike të cilat kanë vërtetuar që në gjakun e shqiptarit kishte përmbajtje të helmit të miut.
Arrestimi
Dy bashkëshortët, ajo moldave dhe shqiptari 54 vjeç, ishin ndarë prej disa kohësh, por ishin pajtuar sërish rreth një vit më parë. Megjithatë, shtrimet e përsëritura të burrit për helmim e kishin bërë të dyshonte departamentin e mjekësisë së brendshme të spitalit të Rimini. Situata u raportua më pas në policinë e Riminit, e cila pas një hetimi të zhvilluar në prokurori, dha urdhër që gruaja të arrestohej të mërkurën e kaluar. Tashmë 46-vjeçarja ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.
Mbrojtja
Më 1 korrik, 46-vjeçarja u mor në pyetje nga Gjykata në Rimini, me akuzën se kishte helmuar të shoqin gjatë ngrënies. Avokati Luca Greco mohoi të gjitha akuzat. Para trupës gjykuese 46-vjeçarja tha se ajo dhe partneri i saj hanin gjithmonë bashkë. Avokati nënvizoi gjithashtu se porcionet bëheshin direkt në tavolinë, duke hedhur poshtë mundësinë e helmimit të ushqimit.
Shiringa
Megjithatë, ishte vetë 54-vjeçari që u tha hetuesve se i vetmi person që mund ta helmonte ishte gruaja e tij. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia kishte gjetur në sirtarin e garderobës së dhomës së gjumit një shiringë me një substancë të kuqe, e cila pasi iu nënshtrua analizave rezultoi se kishte të njëjtën substancë q ëu gjet në gjakun e shqiptarit.
I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri. Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme sjellin dhe tragjedi, si vetëvrasje tek adoleshentët.
“Marrëdhënia seksuale është biologjike dhe e ka dhënë zoti. Marrëdhënie seksuale kanë të gjithë qeniet e gjalll në planet. Marrëdhënia seksuale duhet të respektohet dhe ka një aksiomë, ka një gjë shumë të rëndësishme që është jetike, është e domosdoshme, është iperative.
Seks i sigurt do të thotë, e para, të mos prishet familja, e dyta, të prevenohet shtatzania e padëshiruar, sepse sjell trauma, dhe tjetra, të ketë respekt ndaj partnerit.
Zoti e ka bërë që burri është më aktiv, më i shpejtë, dhe tek burri duhet parë gjendja psiko-seksuale. Burrat duhet të jenë më tolerantë dhe të presin, sepse gruaja do pak trajtim”, tha gjinokologu.
1700 punonjës policie dhe efektivët e Njësisë Policore Detare, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, kanë filluar prej ditës së djeshme të monitorojnë vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit, në kuadër të sezonit turistik 2023. Objektiva madhorë, siguria e pushuesve, vizitorëve, turistëve dhe qytetarëve, si dhe mbarëvajtja e plotë e pa inicidente e sezonit turistik.
Këto objektiva synohet të përmbushen nëpërmjet kontrolleve të shtuara në terren, për të parandaluar paligjshmëritë në tërësi, ndotjen akustike, krimet kundër mjedisit, ndërtimet e paligjshme, incidentet në det, krimet kufitare dhe aksidentet rrugore, si dhe duke ndihmuar qytetarët, turistët dhe pushuesit që gjenden në nevojë apo që hasin problematika.
Nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe, për të qenë më pranë pushuesve dhe më fleksibël, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale.
Ndërkaq, efektivët e Njësisë Policore Detare do të patrullojnë në det, përgjatë gjithë vijës bregdetare, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, deri në përfundim të sezonit. Kjo njësi do të koordinojë veprimet me punonjësit e Policisë me biçikleta nga toka, dhe me punonjës policie të tjerë të caktuar për të monitoruar vijën bregdetare nga toka, me qëllim që për cilindo që do të tentojë të cenojë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, do të njoftohen patrullat e Njësisë Policore Detare të cilat do të ndërhyjnë për të bllokuar mjetet lundruese dhe për të ndëshkuar pronarët dhe administratorët e tyre, sipas ligjit.
Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në vijim, në Theth dhe në Valbonë do të ngrihen stacione Policie provizore.
Në vijim, forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo rast paligjshmërie që është pjesë e detyrave të tyre funksionale, si dhe në bashkëpunim me Policinë Alpine do të ndërhynë kurdo kur qytetarë, turistë apo vizitorë do të hasin problematika gjatë eksplorimit të zonave të thella malore. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushim objektivin madhor, sezon turistik plotësisht të sigurtë, në interes të jetës së qytetarëve, pushuesve dhe turistëve, si dhe në interes të imazhit të vendit tonë njofton Policia e Shtetit.
E ftuara e javës së Ronaldo Sharkës dhe Erjola Docit ka qenë pikërisht një ndër vajzat më të njohura të ekranit, Arjola Shehu. Të zhvendosur nga studio, intervista me Arjolën u zhvillua pranë pishinës për të sjellë kështu edhe te teleshikuesit freskinë në këto ditë vere. Por, një moment tepër pikant ka ndodhur gjatë intervistës. Si duket Ronaldo dhe Arjola, të dy miq të vjetër, kishin vendosur t’i bënin një kurth të vogël Erjolës.
Ka qenë Arjola ajo e cila ja tha në sy moderatores se nuk është për ekran, gjë e cila e mërziti paksa Erjolën e cila nuk nguroi ta tregonte dhe në transmetim.
Pjesë nga intervista:
Arjola: Po çfarë i ke këto pyetje o Erjola tani? S’ja vlen
Ronaldo: Vazhdojmë te tjetëra, Kepi i Vipave….
Arjola: Jo për gjë por mund të thoja edhe ty edhe
Erjola: Po thuaje
Arjola: Po, ja ti
Erjola: Ok, por për çfarë arsye
Arjola: Po nuk je për ekran ti o shpirt
Arjola: Ta sqarojmë që ishte një shaka vetëm për ty se e pashë që u mërzite
Kepi i VIP-ave” tashmë ka nisur sot në televizionin më të dashur të shqiptarëve, në Top Channel moderuar nga Kiara Tito. Personazhet e Kepit, kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Keisi tregoi se nuk do dontë të sihin personazhet që nuk i kishte njohur më përpara.
Po ashtu, Kiara ka rrëfyer se si e ka pritur ftesën për të qenë ajo moderatorja, dhe çfarë i tha Luizi kur e mori vesh.
“Të parit që i kam treguar ishte Luizi, dhe ai ishte shumë i entuziazmuar. Unë bëj fiks 6 vite nga hera e fundit, që kam punuar si moderatore në Top Channel. Luizi më ka mbështetur gjithmonë në çdo vendim, dhe në këtë rast bëri të njëjtën gjë”, tha Kiara Tito