Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën. Pas deklaratave të Fjollës, Fisnik Syla ka bërë një reagim të gjatë ku shprehet se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e këngëtares dhe kërkoi që ajo të mirëkuptohet.
Reagim publik:
Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta.
Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personat e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh.
Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”, shkruan ai.
Një trajler ka dalë nga rruga pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes”. Shkak është bërë moti i keq. Mësohet se aktualisht në atë zonë aksi rrugor është i hapur me një kalim.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Aksident i frikshëm në Librazhd, traileri del nga rruga dhe bllokon qarkullimin…. pic.twitter.com/gJyHvQZ1VX
Qindra studentë irlandezë udhëtuan drejt Greqisë në ishullin Ios për të festuar diplomimin e tyre. Por jo çdo gjë ka shkuar si ata dëshironin. Dy studentë nga e njëjta shkollë kanë humbur jetën. Andrew O’Donnell, 18 vjeç, besohet se ka rënë dhe ka goditur kokën ndërsa po ecte në shtëpi përgjatë shkëmbinjve në ishullin Ios. “Ai duhet të ketë marrë një rrugë të gabuar”, tha zëdhënësi i policisë Konstantine Dimoglidou pas vdekjes së tij të papritur në orët e para të së shtunës.
Disa orë më vonë, shoku i klasës i Andrew, Max Wall, 18 vjeç, ishte duke pritur për një traget në portin e ishullit kur ai u rrëzua. Ai u dërgua me urgjencë në një qendër shëndetësore lokale, por nuk mundi të shpëtohej.
Max kishte pësuar më parë një operacion në zemër dhe thuhet se u shqetësua kur dëgjoi lajmin tragjik për Andreë. Brigadieri Thanos Loukas tha: Max u gjet shumë afër vendit ku po qëndronte. Ne kemi dëgjuar që atëherë ai kishte një histori të problemeve me zemrën, por përgjigjet qëndrojnë në autopsi. Shkaku i vdekjes në të dyja rastet do të bëhet më i qartë pasi të kryhen.
Një tjetër oficer policie në ishull shtoi: Max u rrëzua kur dëgjoi se çfarë kishte ndodhur. Ngjarja është si një tragjedi e lashtë greke. I gjithë ishulli është në shok. Drejtori i shkollës Tim Kelleher tha:
“Të gjithë studentët duan të largohen. Ata janë të traumatizuar dhe dua të kthehen në shtëpi.
“Dublini i Jugut është një famulli e vogël, të gjitha shkollat njihen me njëra-tjetrën, luajnë kundër njëra-tjetrës, janë miq me njëri-tjetrin, ka vëllezër e motra dhe miq më të mëdhenj në të gjithë zonën që janë të shkatërruar për humbjen e këtyre dy studentëve. Kur ndodh diçka e tillë ka shumë frikë dhe prindërit janë në panik. Djemtë që ishin me Andrew dhe Max janë të traumatizuar. Ata thjesht duan të kthehen në shtëpi dhe do të jenë të gjithë në shtëpi në 48 orët e ardhshme.
Prindërit e Andrew O’Donnell dhe Max Wall , të cilët i dërguan fëmijët e tyre për të kaluar pushimet në ishullin grek, nxituan në Ios dhe morën trupat e fëmijëve të tyre nga Qendra Shëndetësore e ishullit për t’i transportuar në Pire.
Në mjekësinë ligjore të Pireut do të kryhet autopsia e të rinjve, e cila pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së dy djemve. Policia po kryen dy hetime paralele, ndërsa orët e fundit në Ios kanë mbërritur dy hetues të policisë irlandeze për të ndihmuar në hetimet dhe për të ndihmuar në komunikimin me zyrtarë dhe familjarë irlandezë. Sipas informacioneve, policia greke po heton nëse pijet që kanë konsumuar dy studentëve irlandezë që vdiqën pas një feste në ishullin Ios, janë të falsifikuar. Trupat e dy djemve pritet të riatdhesohen brenda ditëve në vijim./TCH
Ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, është shpallur i pafajshëm nga GJKKO. SPAK kishte mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e PD-së në Pogradec dhe 5 ish-zyrtarë të kësaj bashkie dhe kishte ngritur ndaj tyre disa akuza.
Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Kapri akuzohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Kapri dhe 5 ish-zyrtarët e tjerë u hetuan në lidhje me akuzat për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”. Ndërsa, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.
Përveç Kaprit, në GJKKO ishin dërguar edhe dosjet për Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec.
Kiara Tito është rikthyer në ekran duke nisur mbrëmë “Kepin e VIP-ave. Në puntatën e parë moderatorja u shfaq shumë elegante dhe e veshur me stil, por njerëzve nuk u ka pëlqyer makjazhi në pjesën e buzëve.
Komentet kritikuese kanë qenë të shumta e disa prej tyre i shihni në vazhdim.
Tragjedi në asfalt në Mykonos, ka ndodhur dje ku një 27-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident trafiku. Edhe nje here ne rruget e Cikladeve u lye asfalti me gjak. Sipas informacioneve, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin për arsye të panjohura, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur me pasojë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.
Përplasja ka qenë aq e rëndë sa drejtuesi 27-vjeçar është hedhur nga automjeti i tij.
Menjëherë u njoftua ambulanca dhe policia dhe zjarrfikësja, por i vdekuri me origjinë shqiptare, banues i përhershëm prej shumë vitesh në ishull, me shtetësi greke, nuk arriti të jetojë.
Është vdekja e dytë e shqiptarve brenda tre ditësh në aksidente rrugore në Greqi
Aktorja e mirënjohur, Zamira Kita, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Merre me long Show” në “Top Albania Radio”, ku ka folur për eksperiencën e saj si pjesë e kastit “Në Kuadër të Dashurisë” . Filmi është thuajse drejt fundit dhe do të dalë në vjeshtë nëpër kinema, ndërsa nga dita në ditë po mësojmë më tepër detaje për këtë projekt.
Teksa ka treguar pak në lidhje me rolin e saj dhe të disa personazheve të tjerë, Zamira u pyet edhe për Luiz Ejllin. Për këngëtarin e njohur, ajo tha se si aktor është shumë i këndshëm dhe i natyrshëm.
“Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor, por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë.
Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe, por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur!”- u shpreh ajo.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë ku një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij. Sipas policisë, dyshohet se shtetasi A.Sh është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Policia e kryeqytetit informon se ‘rreth orës 13:55, në rrugën “Maliq Muço”, në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’
Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.
Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.
Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.
“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre, ndërsa momentalisht po Xhirohet në qytetin e Korçës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi ka kanosur me fjalë, një 50-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 44 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij,
Linja e rroba banjove të lançuara nga Kiara Tito duket se ka ngjallur reagime të shumta edhe tek ish-banorët e “BBV”. Së fundmi ka qenë Bledi Mane ai që ka ironizuar brand-in e Kiarës duke ndarë në Instagram një foto të një burri të zhveshur teksa krahas shkruan:
Të dashur miq, më në fund nxora edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex.
Durrës- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri. Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.
Greqi- Një 34-vjeçar u arrestua gjatë një ndjekjeje në Athinë për tentativën e vrasjes së një biznesmeni në Mykonos në vitin 2020. Gati tre vjet pas rrahjes brutale të biznesmenit të njohur në Mykonos, Florios Asimomytis, 34-vjeçari shqiptar që dyshohet se është autori i sulmit brutal është arrestuar Sipas informacioneve, bëhet fjalë për A.N., i cili u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtare Attica.
Nga hetimi që pasoi arrestimin, rezultoi se 34-vjeçari, më datë 21.09.2020, në orën 21:00, kishte shkuar në zonën Tourlos të Mykonos, jashtë shtëpisë së biznesmenit, ku dhe e ka sulmuar.
Viktima po dilte nga makina e tij kur i akuzuari e goditi duke përdorur një levë hekuri, duke e lënduar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje. Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.
Normalisht personi toksik është një term psikologjik. Megjithatë, për shkak të asaj që ndodhi me Gloria Ramirez, njerëzit u helmuan me të vërtetë dhe Ramirez u bë e njohur si “Zonja Toksike”. Ne kemi përpiluar për ju historinë e pazbardhur të Ramirezit, i cili helmoi njerëzit për shkak të erës që përhapej në gjakun e saj. Gloria Ramirez ishte një grua e thjeshtë që jetonte në Riverside me burrin e saj, Rev, dhe dy fëmijët e tyre.
Më 19 shkurt 1994, Ramirez u sëmur rreth orës 20:15 dhe u dërgua në spital me ambulancë. Gloria Ramirez më parë po luftonte me kancerin e qafës së mitrës.
Ajo u soll në spitalin Riverside California për shkak të rrahjeve të shpejta dhe të çrregullta të zemrës. Duke qenë se kishte vështirësi në frymëmarrje është ndërhyrë menjëherë dhe i janë injektuar droga të ndryshme. Ndërsa këmisha i ishte hequr sepse kishte nevojë për defibrilim, disa infermiere vunë re se trupi i Gloria Ramirez ishte i mbuluar me një “shkëlqim vajor”.
Mjekët dhe infermierët vunë re gjithashtu një “erë frutash si hudhër” që vinte nga goja e Gloria Ramirez. Susan Kane, infermierja që mori gjakun e Ramirezit, tha se gjaku mbante erë si amoniak dhe kishte grimca me ngjyrë të verdhë në të. Infermierja Susan Kane i dha gjakun Julie Gorchyski, një studente e mjekësisë ligjore. Pasi ndjeu erën e gjakut, Gorchynski-t i ra të fikët, iu bë të përziera dhe u nxor me shpejtësi nga dhoma.
Kur u zgjua, ajo përjetoi spazma muskulore dhe simptoma apnea. Infermierja e tretë, e cila u kthye në dhomë për t’u kujdesur për Gloria Ramirez, filloi të përjetonte simptoma të ngjashme dhe madje u paralizua kur u zgjua. Infermierët dhe mjekët shfaqën simptoma të ngjashme pasi kontaktuan Gloria Ramirez atë natë, 23 nga 37 persona të personelit të urgjencës përjetuan simptoma të tilla si: ndjesi djegieje, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke dhe marramendje, madje edhe të dridhura.
Kur ora tregonte 20:50, Gloria Ramirez vdiq. Nga ana tjetër, Spitali Riverside u kthye në një fushë kaosi. Dhoma e urgjencës u evakuua dhe u vendos në karantinë. Pas vdekjes tragjike të Gloria Ramirezit, nisi një hetim mjeko-ligjor. Agjencitë lokale shtetërore dhe federale, detektivët mjekësorë inspektuan tërësisht spitalin. U kuptua se në spital nuk kishte rrjedhje kimike dhe gazi toksik të ujërave të zeza.
Trupi i Gloria Ramirez u transportua në një arkivol metalik dhe u kryen tre autopsi. Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk kanë arritur në një përfundim përfundimtar. Më pas u kërkua ndihmë nga Laboratori Kombëtar “Lawrence Livermore”. Mostrat e gjakut të Ramirezit u kaluan përmes spektrometrisë së masës. Ekipi gjeti vlerat Tylenol, lidokainë, kodeinë dhe Tigan në trupin e Ramirez. Normalisht, Tigan ishte një ilaç kundër të përzierave. Përveç kësaj, u zbulua një sasi e lartë e dimetil sulfonit. Edhe pse kishin kaluar gjashtë javë në trupin e Ramirezit, substanca dimetil sulfon ishte shumë e lartë.
Me sa duket, për shkak se Ramirez kishte kancer të avancuar të qafës së mitrës, DMSO, ose dimetil sulfon, u përdor intensivisht si qetësues dhimbjesh. Në fakt, në vitin 1960 DMSO ishte një substancë e pranuar për lehtësimin e dhimbjes, por më vonë u zbulua se shkaktonte dëmtime serioze në shikim. Studiuesit arritën në përfundimin se përbërësi aktiv në këtë krem, dimetil sulfon, reagoi duke u përzier me oksigjenin. Ky mendohet të jetë shkaku i ndryshimit të ngjyrës dhe erës në mostrën e gjakut.
Atomi i oksigjenit i dimetil sulfonit u shndërrua në dimetil sulfat duke fituar oksigjen dhe duke u bërë shumë më i rrezikshëm nga defibrilimi dhe elektroshoku. Kështu, u kuptua se shkaktoi formimin e një gazi jashtëzakonisht helmues. Dhjetë minuta ekspozim ndaj gjysmë gram sulfat dimetil mund të vrasin një person. Megjithatë, familja e Ramirez e mohon këtë akuzë. Ende nuk është arritur një përgjigje e qartë. Ngjarja që i ka ndodhur Ramirezit tregon gjithashtu se trupi i njeriut mund të kthehet në një armë potenciale të pabesueshme, madje deri në vdekjeprurëse.