Aksident i frikshëm/ Shqiptari “fluturon” disa metra në ajër 27-vjeçarin në mes të Athinës….

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Athinë. Një 27-vjeçar turk ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në zonën e Vouliagmenit. Siç shihet në videon e publikuar nga ERT, i riu duke dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, tërhiqet zvarrë nga një mjet që drejtohej nga një 26-vjeçar me origjinë shqiptare.

Siç shihet, semafori është i gjelbër për mjetet që duan të kthehen majtas dhe gjithashtu për ato që lëvizin drejt, në rrjedhën e sipërme drejt Varkizës.

Këmbësori ecën mes tyre dhe brenda një sekonde një nga mjetet që lëvizin drejt e godet duke e hedhur disa metra lart.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Poseidonos me Ermou në lartësinë e Vouliagmenit. 27-vjeçari u dërgua në Asklepiio ku u shpall i vdekur.

Korçë/ Policia rrugore bën namin me gjoba, ndëshkon mbi 1000 shoferë(Foto)

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 2 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjeti për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

80 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

400 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 71 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 661 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Merrte makina me qira dhe i shiste për skrap, arrestohet skifteri 34-vjeçar…

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Daily” është vënë në pranga 34-vjeçari me inciale D.K., i cili merrte makina me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre. Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia, ka rezultuar se 34-vjeçari merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore në subjekte që ofrojnë këtë shërbim në Tiranë, Vlorë dhe Sarandë dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

30 milionë përdorues në pak orë, ja arsyet pse aplikacioni Threads pritet te thyejë rivalin Twitter….

30 milionë përdorues janë regjistruar në aplikacionin e sapolançuar “Threads”, në pronësi të Meta-s, në ditën e parë të tij, sipas CEO-s së kompanisë Mark Zuckerberg. Ai e prezantoi platformën si një rivale “miqësore” të Twitter, me këtë të fundit që u ble nga Elon Musk në tetor e që nga ajo kohë ka pësuar mjaft ndryshime. Sipas ekspertëve, “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e Twitter, të cilët tashmë janë pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Megjithatë, CEO e emëruar vetëm disa ditë më parë e Twitter, Linda Yaccarino, tha se megjithëse Twitter “imitohet shpesh”, komuniteti i tij “nuk mund të imitohet kurrë”. Ndër të tjera, aplikacioni i ri “Threads” i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe në fakt ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Sipas Zuckerberg, për të cilin nën emrin e Meta-s, ky është aplikacioni i 5-të i madh që zotëron (Facebook, Instagram, Whatsapp, Messanger dhe Threads) tha se mbajtja e platformës “miqësore” do të jetë çelësi i suksesit të saj në afatgjatë. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë: “Do të preferoja më shumë të sulmohesha nga të huajt në Twitter, sesa të kënaqesha me lumturinë e rreme të Instagram-it që fsheh dhimbjen”.

I pyetur nëse mendon se “Threads” do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg ishte optimist, teksa tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se është e nevojshme të ekzistojë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard përdorues. Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë ne.”

Threads tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar në mbi 100 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo ende në BE për shkak të shqetësimeve rregullatore që ende nuk janë zgjidhur. /BBC

Zbulohen të tjera detaje nga historia e filmit “Në kuadër të dashurisë…

Prej disa javësh kasti dhe produksioni i filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixhari janë shpërngulur në qytetin e Korçës ku po xhirojnë. Ajo çfarë dinim që prej fillimit ishte se Luizi dhe Olta janë një çift që kalojnë disa peripeci për të qenë bashkë. Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja rreth subjektit të filmit.

Sipas Kryefjala.com ata janë një çift që kanë thuajse një dekadë bashkë dhe si të tillë kalojnë një krizë ndarjeje që në fund si në çdo komedi përfundon me “happy ending”.

Paralelisht me historinë e dashurisë së çiftit kryesor është edhe një tjetër histori dashurie që e kanë dy protagonistë të tjerë Sara Hoxha (motra e Oltës në film) dhe Roerd Toçe.

Sara është motra e vogël e cila është kthyer nga Italia.
Rolin e prindërve të Oltës dhe Sarës e kanë dy aktorët kryesorë të kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa dhe Zamira Kita. Ndërsa Sotiraq Bratko vjen këtë herë në rolin e dajës.

’Si nëpër filma’/ Shqiptari arratiset nga burgu, autoritetet ’në këmbë’ për kapjen e tij në Greqi

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur ditën e enjte më 6 korrik 2023, nga burgu i punës të Tirynthas. I burgosuri po punonte si punonjës i jashtëm në arat pranë qendrës së paraburgimit dhe tashmë autoritetet po hetojnë arrestimin e tij dhe rrethanat në të cilat ai u arratis. Burgu në Tirynthas është kampion i arratisjeve. Ai eshte ndërtuar më 1830 dhe ka një mungesë të theksuar punonjësish.

Ne kater vite 2012-2016 janë arratisur 21 të burgosur nga keta 7 ishin me kombësi shqiptare.

E rëndë në Greqi/ 50-vjeçari tentoi të shpëtonte gruan, mbyten të dy…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në portin e Fthiotidhës në Greqi, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Protothema.gr raporton se një një grua e cila po lahej në det ka kërkua ndihmë sepse po ndihej keq. Në atë moment një 50-vjeçar është hedhur në det për ta shpëtuar. Por për fat të keq u mbytën bashkë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Edhe pa lekë do punoja në Shqipëri por s’ma dhanë mundësinë…Mjekja shqiptare në Gjermani: ”Atje është gjithçka e monopolizuar…

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg tregoi disa të vërteta nga eksperienca e saj si mjeke, duke thënë se në Shqipëri nuk i kishin dhënë mundësinë as të punonte pa lekë apo me rrogë 200 euro, ndryshe nga Gjermania. Ajo tregoi se në Gjermani e kanë paguar me rrogë minimale 1800 euro duke filluar si praktikante, pasi diploma shqiptare nuk njihet atje dhe gjithashtu ka nisur edhe specializimin.

Ne themi gjithmonë që mjekët ikin kryesisht për arsyet ekonomike është e vërtetë, është një faktor vendimtar, por janë më komplekse rrethanat dhe karriera profesionale në Shqipëri, është një nga arsyet kryesore për një mjek të ri.

Ne si federatë e mjekëve kemi bërë anketime në më shumë së 1000 pjesëmarrës, dhe arsyet kryesore është thënë se nuk kanë të drejtën e specializimit me zgjedhje, duhet të jetë patjetër me konkurrim dhe mbi 70% e atyre që e fitojnë të drejtën e specializimit janë me kuota të lira pra pa pagesë, kështu që të pesë vitet e mëtejshme të jetës së tyre mjekët e rinj i harxhojnë në spitalet e QSUT duke mos marrë asnjë pagesë dhe duke u detyruar të bëjnë punë të dyta ose të treta.

Kam më shumë se një dekadë që kam ikur dhe akoma nuk e kam kuptuar, pse në Shqipëri është gjithçka shumë e monopolizuar, jo transparente. Që në ditën e parë që kam filluar punën si një mjeke e re në Gjermani, jo vetëm që kam marrë rrogën por kam filluar erdhe specializimin”, tha ajo pasi një mjek që nuk specializohet çdo ditë me njohuri të reja, nuk mund të jetë mjek i mirë, thotë Dollenberg.

“Unë kam filluar si praktikante para 12 vjetësh si praktikante, se diploma shqiptare logjikisht nuk njihet. Rroga minimale ka një ligj në Gjermani që ishte 1800 euro. Ka qenë një stad midis mjekes dhe infermieres, por isha shumë e kënaqur se në Shqipëri kërkova rrogë edhe 200 euro do kisha filluar, se nuk e kisha mundësinë”, shtoi mjekja

E rëndë në Bilisht/ Në gjendje të dehur, 61-vjeçari merr thikën dhe tenton të vetëvritet…

Një 61-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në gjendje të dehur në Bilisht. Sipas policisë ai ka mbërritur në mëngjes në shtëpi dhe ka marrë një thikë, ku ka dashur ti jap fund jetës së tij. Pas incidentit, shtetasi Sh. F. u transportua menjëherë në spitalin e Korçës për t’u trajtuar. Fatmirësisht, informacionet e fundit tregojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

“Mëngjesin e sotëm, në Bilisht, Devoll, në banesën e tij, në gjendje të dehur, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi Sh. F., 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Për pak ditë vjen në Tiranë, Ricky Martin ndahet nga burri…

Ftesa për një koncert në Tiranë nga Erion Veliaj duket se i sjellë ters yllit të muzikës, Ricky Martin. Ky i fundit ka njoftuar se do të ndahet me partnerin e tij, Jwan Yosef, pas gjashtë vitesh martesë. Lajmin e kanë njoftuar së bashku në një intervistë për “People”. Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme.

Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqe dhe miqësi për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin”, u shpreh çifti.

Martin dhe Yosef kanë vajzën Lucia, e lindur në 2018 dhe djalin Renn, i lindur në 2019. Ricky Martin ka gjithashtu djem binjakë Matteo dhe Valentino, të lindur në 2008. Fëmijët e tyre janë të lindura nga nëna bartëse.

Partneri i Martin është një piktor, që ka fituar disa çmime në karrierën e tij. Kujtojmë që Ricky Martin do të vijë në vendin tonë për një koncert më 20 korrik, pas 13 ditësh, që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

Shpresojmë që artisti nga Porto Riko ta ketë kaluar dramën e ndarjes dhe të dhurojë një performancë elektrizuese në sheshin kryesor të kryeqytetit. Biletat për këtë koncert variojnë nga 50 deri në 350 euro.

Tifozat Kuqezi nisin misionin kombëtar nga jugu/ Fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi…

E kanë mbështetur kombëtaren gjithnjë pa kushte sa herë që lojtarët kuqezi kanë zbritur në fushë.Në momente të vështira e deri te sukseset, Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë gjithnjë prezent në tribuna ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, gjithnjë në mbështetje të idealeve kuqezi. Tashmë, TKZ nis një mision që shkon edhe përtej stadiumeve dhe futbollit teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale bëjnë të ditur se po nisin atë që e konsiderojnë si një mision kombëtar.

Kështu, duke nisur nga jugu, TKZ ka marrë përsipër të fshijë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe në vend të tyre të reklamohen simbolet kombëtare.

Vendi i parë që i është nënshtruar këtij transformimi është Llogaraja teksa në një nga vendet më panoramike dhe më turistike të vendit është ekspozuar flamuri kuqezi.

Në komunikatën e tyre, TKZ thekson se kjo është një nismë me kontribut vullnetar e anëtarëve të grupit dhe veçanërisht atyre me banim në Zvicër. /Supersport

Horror në familje/ Burri ther gruan me thikë, më pas var veten ….i biri i gjen…

Krim i rëndë në një familje në Itali. Burri ther gruan, më pas var veten. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Fontanelle, një periferi e Agrigento. Gruaja 45-vjeçare është gjetur e prerë në fyt, ndërsa burri, një 47-vjeçar është vetëvarur. Po vijojnë hetimet për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

Burri, sipas policisë, duket se prej disa muajsh vuante nga depresioni i rëndë: kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe ishte në mjekim.

Gruaja e tij, me punën e saj në një dyqan, mundi të përballonte shpenzimet e familjes. Por situata ishte shumë e ndërlikuar. Djali i çiftit ka lajmëruar policinë i alarmuar pasi asnjëri prind nuk po përgjigjej në telefon.

I riu shkoi në shtëpi për të kontrolluar duke bërë zbulimin dramatik…

Veçoritë që mund të vijnë së shpejti në ‘Threads…

Threads ju lejon të regjistroheni duke përdorur hyrjen tuaj në Instagram dhe do të jeni në gjendje të ndiqni automatikisht të gjitha llogaritë që ndiqni në Instagram . Karakteristika të tjera që kreu i Instagram, Adam Mosseri ka thënë se janë “në listë” përfshijnë mbështetjen për ndryshimin e postimeve, një opsion përkthimi për gjuhë të ndryshme dhe opsione për të kaluar midis llogarive të ndryshme të Threads.

Mosseri i është përgjigjur thirrjeve për një ‘home feed’ në platformën Threads që shfaqen vetëm postimet nga llogaritë që ju ndiqni, duke thënë se është “në listën” e veçorive që platforma dëshiron të shtojë. Mosseri iu përgjigj YouTuberi-t Marques Brownlee, si dhe fotografit Noah Kalina – që kërkonin funksionin ‘home feed’.

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, gjithashtu mori pjesë në diskutim, duke postuar një emoji konfirmues në përgjigje të kërkesës së Brownlee.

Nëse keni hyrë në Threads do të shihni se në llogarinë tuaj shfaqen postime nga llogari që nuk i ndiqni të rekomanduara nga shërbimi, sikurse në Twitter.

S’ka shpëtim përveç riedukimit/ Blendi Gonxhja paralajmëron shoferët e pakujdesshëm: “Koka bën, koka pëson…

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka paralajmëruar shofertë që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të mos iu ulen pikë në patentë. Kreu i DPSHTRR ka njoftuar se nga 491 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëves të patentës nga penalizimet, vetëm 51 persona kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës 1-vjeçare qershor 2022-23.

Gonxhja iu drejtohet shoferëve të parregullt duke iu thënë se nuk ka shpëtim përveç riedukimit, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë.

Postimi i Gonxhes:

Vetëm 51 persona nga 491 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Qershor 2023! 491 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 10.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja