Një histori horror vjen nga Barcelona, aty ku Klaudio Mirashi, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Villorba të Treviso-s, humbi jetën në rrethana gati të paimagjinueshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Klaudio po ngiste një mjet tip “Mercedes Class A kur një copë llamarinë u shkëput nga një kamion duke e prerë në fyt. I riu po udhëtonte drejt aeroportit dhe kamioni ishte para tij, kur u shkëput pjesa metalike prej 25 centimetrash që çau mjetin e tij dhe e goditi me forcë.
23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, kur për disa ditë qëndroi në koma e më pas ndërroi jetë. Trupi i tij i pajetë u transportua në Itali ku iu dha lamtumira e fundit me tollumbace të bardha dhe duartrokitje .
Vdekja e tij ka tronditur rëndë nënën Mimoza, babain e tij Kol dhe motrën e tij Klaudia.
Tollumbace të bardha dhe duartrokitje ,i jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit Shqiptar(Video) pic.twitter.com/padBF0Ww3a
— KorcaBlog.com (@korcablog1) July 8, 2023

Klaudio kishte ndjekur institutin Giorgi në Treviso, duke marrë diplomën trevjeçare.
Pas studimeve iu përkushtua pasionit të tij të madh, futbollit, duke luajtur për Villorba, Treviso dhe Chievo derisa një dëmtim i rëndë e detyroi të braktisë ëndrrën për një karrierë në botën e futbollit.