E trishtë/ Ndërron jetë në spital futbollisti shqiptar…

Kevin Kuka, futbollisti me origjinë shqiptare i Virtus Bolzanos, nuk arriti që t’i mbijetojë aksidentit. Aksidenti i tmerrshëm rrugor ndodhi me 20 prill të këtij viti dhe që atëherë 21-vjeçari ishte në spital. Kuka në momentin që ndodhi aksidenti kishte dalë nga makina për shkak të një përplasje të fuqishme mes makinës që po udhëtonte dhe një kamioni të ndaluar në rrugë për shkak të punimeve.

Shokët e skuadrës dhe tifozët e kishin pritur më kot rikthimin e tij pasi nuk ishte e shkruar që ai të shkonte më pranë tyrë. Ata ishin të veshur me bluza ku shkruhej “Hajde Kevin”.

Kudo që ti të jesh faleminderit për atë që na ke dhënë”, ishte mesazhi i ngushëllimit nga bashkëlojtarët.

E trishtë/ Ndërron jetë në spital futbollisti shqiptar…

Kevin Kuka, futbollisti me origjinë shqiptare i Virtus Bolzanos, nuk arriti që t’i mbijetojë aksidentit. Aksidenti i tmerrshëm rrugor ndodhi me 20 prill të këtij viti dhe që atëherë 21-vjeçari ishte në spital. Kuka në momentin që ndodhi aksidenti kishte dalë nga makina për shkak të një përplasje të fuqishme mes makinës që po udhëtonte dhe një kamioni të ndaluar në rrugë për shkak të punimeve.

Shokët e skuadrës dhe tifozët e kishin pritur më kot rikthimin e tij pasi nuk ishte e shkruar që ai të shkonte më pranë tyrë. Ata ishin të veshur me bluza ku shkruhej “Hajde Kevin”.

Kudo që ti të jesh faleminderit për atë që na ke dhënë”, ishte mesazhi i ngushëllimit nga bashkëlojtarët.

Koha për superligën, Skënderbeu zhvillon test brenda grupit(Video)

Skënderbeu zhvilloi pasditen e sotme në ambientet e stadiumit, një test miqësor brenda grupit, ku trajneri Ivan Gvozdenoviç, pati shansin të shikonte në lojë, të gjithë futbollistët, teksa fokusi ishte kryesisht te lojtarët e rinj të afruar në merkaton e verës. Dueli përfundoi me rezultatin 1-0, për ekipin me fanella të kuqe, teksa goli u shënua nga Rashica. Vlen të theksohet fakti se një penallti në këtë test miqësor humbi edhe Lika.

Skënderbeu ma fanelat e kuqe: Ali, Hysolli, Ramos, Bani, Shaqe, Liço, Pecani, Ramin Ali, Qeleshi, Beçka, Rashica.

Skënderbeu me fanelat e bardha: Alliu, Zenullari, Prençi, Kapllani, Frashëri, Janaqi, Sevio, Muharem, Lika, Moses, Nikaj.

U aktivizuan edhe Dervishaj, Leo, Çekrezi, Lamellari dhe Joni.

Nga Afrika në Shqipëri vetëm…/ 25-vjeçarja tregon mbresat: “Ishte një djalë, i cili më pa dhe….

Të udhëtosh nga Afrika në Shqipëri, nuk është e lehtë. Por Joana, e ndërmori këtë udhëtim pa e ditur se çfarë po e priste. Shkodra ishte destinacioni i pare i saj, vend në të cilin u dashurua që në momentin e parë. Shkova tek Lumi i Shalës, më duhet ta them që ishte një ndër vendet më të bukura që kam parë ndonjëherë”- tha Mussane.

25 vjeçarja në të shumtën e kohes udhëton vetëm. Lajmet që kishte dëgjuar për Shqipërinë, se këtu nuk është një vend i sigurt, sidomos për vajzat, e kishin frikësuar pak. Por asgjë nuk rezultoi të ishte e vwrtetë.

– Në Shkodër kalova një moment shumë të veçantë. Teksa vizitoja kalanë më zuri shiu, nuk kisha çadër dhe kaloja sa në një dyqan, lokal në tjetrin, si e si të mos lagesha. Njerëzit ishin shumë miqësorë, me ofruan kafe, ujë. Por ishte një djalë, i cili më pa dhe më ofroi çadrën e tij. Kërkova ta paguaj por nuk më lejoi. Mbeta pa fjalë, nuk e di sesi ai shkoi në shtëpi të tijën sepse ra shi terë natën”- tha Joana Mussane, turiste.

Joana ka vizituar 26 shtete të botës, por për të Shqipëria është vendi më i bukur. Aty ku deti dhe mali janë të sinkronizuar në mënyrë perfekte me njwra – tjetrën. Një vend ku miksohet tradicionaja dhe modernja.

“Në jetën time nuk kam parë asnjë vend si Lumi i Shalës, si Shqipëria. Është përrallor, mali dhe uji aq të pastër, ishte shumë ftohtë. Shikoje malin dhe thjesht mendoje sa i vjetër është i vend, unë jam nga Mozambiku, ne kemi plazhe fantastike, ndër më të bukurit në botë, por e pranoj, që ky vend është një perandori e pazbuluar”- shtoi ajo.

Në Shqipëri, ka vendosur të rikthehet përseri pas disa vitesh, por jo vetëm. Pasi siç ajo thotë, duhet dikush të dokumentojë mrekullitë që ajo ka parë.“Është vështirë të udhëtosh vetëm, nuk ke se kush te bëjë foto për instagram…hahaha”-përfundoi ajo.

Tragjedia, babai u mbyt me dy djemtë/ Flasin dëshmitarët:“Nga deti i nxorri një person me kajak…

Tre të mbyturit në Vilë Bashtovë të Kavajës u nxorrën nga deti me kajak nga një person që punon në plazh. Dy dëshmitarë tregojnë se panë një burrë që kishte ngritur duart dhe kërkonte ndihmë, por asnjë nga pushuesit nuk u fut në det sepse kishin frikë nga dallgët e mëdha. Personi me kajak ka nxjerrë fillimisht fëmijët e pastaj babanë. Dy dëshmitarë tregojnë më shumë për këtë tragjedi.

“Kishte dallgë, sapo erdhëm në mëngjes e pamë që kishte dallgë. Por futeshin. Fëmijët tentonin më shumë të hynin, edhe na erdhi e papritur se vetëm një moment pamë që një ndër personat që ishin aty afër ngriti dorën edhe në atë moment u turrëm. Isha aty afër, u turra, ishte një me kajak që i kishte këto personat e rrezikuar.

U turrëm dhe i kapëm kush nga krahu e kush nga këmba, i nxorrëm në breg, i shtrimë. Menduam që ishte. Kur pamë që ishin 3 veta, ai babai ishte dhe i bëshëm, mezi e nxorrëm. E nxorrëm në breg dhe kush mundi pastaj filloi t’i bënte masazh”, thotë njeri prej tyre.

“Tragjedia edhe mund të evitohej. Në momentin që hapet plazhi unë mendoj se duhet të jetë ajo vija e kufirit deri ku mund të futet një notar i theshtë, ndërkohë që këtu nuk ekzistojnë.

Pastaj nëse dhe më shpejt do kishte patur një ndihmë mjekësore do ishte evituar. Pashë që u sensibilizua e gjithë shoqëria që ishte aty, gjithë pushuesit, por ishte e kotë”, tregon një tjetër.

Megjithëse në bregdet i bënë masazh dhe frymëmarrje, ata humbën jetën. Babai kishte shkuar në plazh me dy fëmijët e tij nga Tirana.

Ata po laheshin të tre bashkë 30 metër larg bregut. Fillimisht u mbyt djali 13-vjeçar dhe babai u përpoq të shpëtonte 15-vjeçarin dhe në këtë përpjekje u mbyt edhe vetë.

Moderatori ‘shpërthen’ ndaj vajzave: “Shkojnë në jug se e dinë që janë çunat e Londrës dhe Spanjës, duan t’ju paguajnë dreka me karkaleca dhe resortin…

Moderatori Ronaldo Sharka i ftuar ditën e sotme në “E Diell” nuk i ka kursyer aspak komentet e tij pikante. Ai është shprehur se vajzat shkojnën në jug sepse e dinë që aty mund të kapin çunat me lekë. Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu se pikërisht këto vajza që shkojnë dhe kërkojnë çunat e Londrës dhe Spanjës,

kërkojnë gjithashtu t’ju paguhen drekat e shtrenjta, dhomat luksoze të resorteve apo të tjera detaje luksi si këto.

“Shumica e gocave shkojnë në jug që të qerasen, t’ju paguhet dhoma në resorte me 300 euro nata, t’ju paguhet dreka me karkaleca.

Ky nuk është paragjykim. Ato e dinë që aty janë çunat që vijnë nga Londra dhe Spanja”- tha Ronaldo.

Tragjedi në bregdetin Shqiptar/ Babai mbytet me dy fëmijët e mitur…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kavajë. Mësohet se në plazhin Vilë-Boshtovë, janë mbytur 3 persona. Konkretisht viktimat janë babai Elvis Halilaj 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç. Pas ngjarjes tragjike në kete plazh janë vendosur flamujt e kuq , për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar dhe rrymat janë të forta

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Luiz Ejlli zbulon me kë do të ketë bashkëpunimin e radhës…

Pas fitores së “BBVIP” Luiz Ejlli duket se i është përkushtuar totalisht karrierës muzikore (përvec asaj në kinematografi), teksa e kemi parë të publikojë projekte të reja dhe të angazhuar me koncerte, jo vetëm në Shqipëri. E duket se këngëtari ka gati bashkëpunimin e radhës, me një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Po flasim për Getoar Selimin, për të cilin Luizi është shprehur se “e ka adhuruar gjithë jetën”

dhe që jo vetëm ja ka kënduar këngët gjatë qëndrimin në shtëpinë e “BBVIP”, po vazhdon i performon edhe në eventet e tanishme ku merr pjesë…

Në një prej koncerteve të fundit, Luizi konfirmoi:

“Bashkëpunimi im i parë do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën, me Getoarin. Keni për tu kënaqur, kam dalë pak si i fortë.”

Kush ishtë Vangjel Gjika ?Pronari i lokalit Manushja në Korçë…

Përballë me kazinon ishte hapur një ëmbëltore me emrin “Manushaqe”, shkruar me shkronja shqipe. Ëmbëltorja do të shërbente edhe si libari. Pronari i saj ishte Vangjel Anastas Gjika. Ai kishte lindur në vitin 1882, në fshatin Delvinë të Sheperit të Përmetit në një familje të thjeshtë. Gjatë emigrimit në Stamboll, Sofje dhe Bukuresht ishte njohur me Mit’hat Frashërin, Kristo Luarasin, Dhimitër Molen, Shahin Kolonjën etj. Emrin e “manushaqe” e kishte marrë nga vjersha e Naimit. “Manshaqja ndaj shkëndijës se diellit”

Në vitin 1906 u kthye në Korçë. Ishte betuar se do të përpiqej me të gjitha forcat për lirinë e atdheut të tij. Ishte vetëm 24 vjeç. Ëmbëltorja që hapi në në këtë qytet i la të gjithë të befasuar. Ishte hera e parë që emri i një lokali shkruhej me shronja shqipe. Shitja e librave shqip u hapi telashe qeveritarëve të Korçës. Më 1907, një vit më pas nga hapja e lokalit, e arresuan.

Në shkurt të vitit 1910, Gjika ishte një nga organizatorët e mitingut në kodrat e Shën Ilias për mbrojtjen e alfabetit latin. Në vitin 1911 së bashku me doktor Haki Mborjen, dolën në male. Gjatë betejave me turqit humbën shtatë shokë, që sot njihen me emrin 7 dëshmorët e Pojanit.

Pas korrikut të vitit 1911 çetën e Haki Mborjes e ndanë në mes; një pjesë të saj e mori Vangjel Gjika. Haki Mborja vepronte në zonën e Korçës, kurse Vangjel Gjika në mbrojtje Këlcyrës dhe Përmetit.

Në vitin 1912 emigroi në Amerikë, ku u bë pjesë e shoqërisë “Vatra”; në korrik të vitit 1912 punoi si kontrollor i “Vatra”-s, kurse më 24 gusht 1913 u zgjodh kryetar i kësaj shoqërie dhe drejtor i gazetës “Dielli”. Gjatë kohës së qendrimit në Stamboll, kishte kryer edhe studimet.

Në vitin 1914, Gjika u largua nga Amerika. Rruga e kthimit e solli përsëri në qytetin e Korçës. Nuk qe e thënë që në këtë qytet të qëndronte gjatë. Dëgjoi se në Durrës po bëhej luftë kundër esadistëve. Këta të fundit po kërkonin rrëzimin e qeverisë së ligjshme shqiptare.

Së bashku me Themistokli Gërmenjin e Mihal Gramenon u nisën për atje. Në shtator të vitit 1914, Gjika u kap prej tyre dhe u burgos në burgun e Durrësit, vdiq nga torturat Megjithatë, emri i Vangjel Gjikës nuk u harrua asnjëherë nga qyteti i Korçës.

Çiljeta Xhilaga dhe Inis Gjoni bëhen zyrtarisht ’krushka…

Nëse përmendim emrin e Ciljeta Xhilagës dhe Inis Gjonit, na shkojnë menjëherë në mendje “kohët e arta” të muzikës dhe filmit shqiptar, edhe pse artistet mbeten mjaft aktive në treg si me muzikë të re, ashtu edhe me projekte të reja në teatër e seriale (në rastin e Inisit). E mesa duket me kalimin e viteve vajzat kanë mbetur mike, madje tani marrëdhënien e tyre po e kalojnë në tjetër stad sepse nga tani e tutje janë zyrtarisht edhe “krushka”.

Kështu ka shkruar Ciljeta në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet në të njejtin event me Inisin, teksa bashkë me to janë edhe fëmijët, djali këngëtares, Fernando dhe vajza e regjizores Coco Antonel.

Bashkangjitur me foton, që sipas Anna Likës në komente duket fiks si “foto fejese”, Ciljeta shkruan: “Krushkat bashkë”.

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ /Tre djem rrahin me grushta policin pasi i kapi jashtë banese…

Tre djem kanë dhunuar një polic në Tiranë. Mësohet se efektivi 31-vjeçar, është qëlluar me grushte nga tre të rinjtë. Njëri nga këto tre të fundit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Djemtë janë të moshës 23, 25, 26 vjeç.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 26-vjeçarin, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin, 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin, 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi 26-vjeçar., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ra në humnerë me makinë, ndërron jetë te Trauma i plagosuri nga Dukagjini…

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gjelosh Rushaj, i cili u aksidentua të enjten në Dukagjin. Ai ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit në kamionçinën e tij kur doli u batua duke përfunduar në humnerë.Pas aksidentit ai u dërguar me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin, përkatësisht Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët u morën nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.

Aksidentohet për vdekje ish-kryetari i komunës Livadhja…

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues Irodhi Dalani 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve. Pavarësisht se është dërguar për mjekim drejt Janinës, Irodhi nuk ka mundur të mbijetojë. Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

Njoftimi i policise:

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar. Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B. Grupi hetimor vijon punën per sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kohë tipike për plazh, temperaturat deri në 37 gradë….

Mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në të gjithe territorin e vendit. Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglin shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperatura më e lartë pritet të shenojë 37 grade Celcius dhe më e ulëta 15 gradë Celcius

Vendosën muzikë të lartë/ Procedohen penalisht pronari dhe 3 muzikantët në lokalin në Korçë…

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike në të gjithë qarkun. Prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e një lokali, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 3 muzikantë, të cilët ishin punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me Task Forcën si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 1 rast të paligjshmërisë në këtë fushë.

Konkretisht në një lokal në lagjen nr. 4, Korçë, është konstatuar muzikë e lartë, në tejkalimin të përcaktimeve ligjore mbi nivelin e zhurmave. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit M. Z (pronari i lokalit), A. H; A. Zh. dhe M. Ç., muzikantë në këtë lokal, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se tre muzikantët nuk ishin të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore, si të punësuar në këtë lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës njofton Drejtoria vendore e policise Korçe.