Shkarkohet Bledi Çuçi, Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm…

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bredar Çuçi. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka publikuar dhe dokumentet e shkarkimit të Çuçit, ndërkohë që vendin e tij e merr Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës masive të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë.

Në postim, Rama ka falendëruar Çuçin për punën korrekte, ndërkohë që ka uruar dhe zëvëndësin e tij.

Postimi i Plotë:

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: