Analisti Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar një boom” arrestimesh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story”, Kreshniku tha se pas Arben Ahmetajt do të kemi të tjera arrestime. Duke mos dashur të japë emra, i bindur Spahiu theksoi se nuk do të bëhet ndalimi vetëm i ish-ministrit Arben Ahmetaj, por edhe personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me të.
“Do të kemi edhe subjekte të tjera të ndaluara, sepse Arben Ahmetaj në bashkëpunim për pastrim dhe fshehjen e pasurisë. Kush janë këta nuk dua që të spekuloj, por një gjë jam i sigurt se ndalimi nuk do i bëhet vetëm Arbenit, por të gjithë që kanë baskëpunuar për këto tre vepra”, tha Spahiu.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i dorëzoi sot Kuvendit kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt.
SPAK kërkon “dritën jeshile” nga Kuvendi për arrestimin e Ahmetaj, i cili është në hetim për aferën e inceneratorëve. Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit dhe ish-zëvendëskryeministrit pasi janë ngritur katër akuza për të, përkatësisht: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Në kërkesën e SPAK po ashtu përmendet se Kuvendi duhet të japë leje dhe për kontrollit personal/të banesës së deputetit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.