‘Love Island Albania’, zbulohet kur nis programi dhe shifra e çmimit të madh….

Prej mbarimit të “ZemërLuana”, Luana Vjollca ka qenë duke punuar së bashku me ekipin e saj për të sjellë në ekrain e “Klan” për herë të parë patentën e “Love Island” në Shqipëri, një reality show ky që ka në qendër të tij një vilë luksoze, disa të rinj tërheqës në kërkim të lidhjes ose dashurisë, tundimin dhe një cmim të madh.

Tani, mes shumë aludimesh, kemi edhe promo-n zyrtare të programit, ku zbulohen pak detaje nga ajo që pritet të shohim, ndërsa mësojmë zyrtarisht edhe kur nis show.

Kështu, Luana Vjolla na le takim në shtator, muaj ky që pritet të nisë emisioni dhe spektakli i drejtuar prej saj, ndërsa po ashtu në spot zbulohet edhe se të rinjtë do të kenë mundësinë të fitojnë 50 mijë euro nëse triumfojnë në “Love Island”.

Ideja e promos është mjaft interesante, me Luanën që zbulohet si personazhi i pëlumbarit në fund, që prish festën e të rinjve dhe i drejton drejt ishullit, ndërsa vetë moderatorja shprehet mjaft e lumtur që programi nis së shpejti, duke u shprehur se ka 3 vite që pret ta drejtojë.

Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, procedohet pronari i biznesit në Pogradec….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave, të hartuar, të prezantuar dhe të monitoruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve të Policisë në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë vijuar me kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Pogradecit, në lagjen nr. 1, përgjatë bregut të liqenit, u lirua hapësira publike, me heqjen dhe sekuestrimin e 21 shezlongëve dhe çadrave, që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.

Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në vijën bregdetare apo atë liqenore, pasi do të përballen me sanksionet ligjore. Në këtë kuadër ftojmë pushuesit që nëse hasin një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për pushuesit, vizitorët dhe turistët, gjatë gjithë sezonit turistik njofton policia.

Nga falsifikimi i testit të alkolit tek manipulimi i aksidenteve…/‘Furtunë’ në Korçë : “Pezullohen 3 policë të qarkullimit…

3 punonjës policie janë pezulluar në Korçë pasi akuzohen se kanë tjetërsuar procesverbalet. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se shtetasit me inicialet K.Sh 32-vjeç, O.L 25-vjeç K.Zh 27-vjeç, punonjës në Policinë Rrugore janë pezulluar nga detyra pas një hetimi dy-mujor, ku dyshohet ata se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkoli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit por tek një tjetër person.

AMP ka zbatuar urdhërin e prokuroisë për vendimin e Gjykatës së Korçës, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë:

Njoftimi i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan Korçë) ka zbatuar Urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurimit të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësit e policisë të mëposhtëm:

– Nënkomisar K. SH., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim.

– Inspektor K. ZH., 27 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim.

– Inspektor O. L., 25 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim.

Këta punonjës policie dyshohet se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkoli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit por tek një tjetër person.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të dyshuar si të implikuar, ndërsa materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë .AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90

E rëndë/ 33-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë nga bashkëshorti…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tiranë, ku raportohet se një 33-vjeçare është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj në banesë. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Kombinatit, në kryeqytet. Sipas Policisë në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Një grua e re është gjetur e vdekur nga bashkëshorti i saj në banesë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë,në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, ku sipas policisë shtetasja Dh. J., 33 vjeçe, është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete në banesë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kërkohej për vrasje/ Shqiptari që trafikonte drogë në Greqi, kapet nën shoqërinë e dy vajzave në Zakynthos

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Ai i shte i dënuar për vrasje para disa vitesh, mirëpo arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e djeshme në ishullin Zakynthos, pas një aksioni tre ditor nga policia e Greqisë. Ai u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç, të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas mediave greke thuhet se shqiptari kishte gjetur strehë në ishullin grek, pasi prej vitesh ishte shallur në kërkim për vrasje, vepër për të cilën ishte dënuar 8 vjet e 6 muaj burg.

Gjatë kontrollit efektivët e policisë i gjetën dhe sekuestruan të riut një pistoletë, gëzhoja dhe një thikë.

Gjitashtu, në një video të publikuar nga policia greke gjatë operacionit shihet teksa në në rrënjën e një peme në zonën Kalamaki të Zakynthos, brenda një kavanozi u gjet 3.6 gram kokainë dhe kanabis 6 gram kanabis të papërpunuar.

Gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar sasi të drogave të ndryshme, armë e municione e para, që ishin siguruar nga aktiviteti i paligjshëm.

“Përse i zi, përse i bardhë”/ Enca Haxhia reagon ndaj komenteve pasi konfirmoi lidhjen e re nga Pogradeci…

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka zyrtarizuar së fundmi lidhjen me partnerin e saj të huaj, Mickey Neblett nga Trinidad i Karaibeve. Ishte i dashuri i saj i cili publikoi disa foto dhe video në rrjetet sociale duke shijuar pushimet krah artistes. Çifti shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa shkëmbejnë puthje në varkë. Fansat e këngëtares nuk e pritën që ajo të bënte publike romancën e saj, duke qenë se Enca është kujdesur gjithmonë që ta ruajë jetën e saj private në mënyrë hermetike

E ndërsa komentet ishin të shumta sa pozitive aq dhe negative, për këtë të fundit Enca vendosi të reagojë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehej se ‘duhet të japin më shumë dashuri dhe më pak urrejte pasi jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten…

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër…

Më pak urrejtje më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë më e bukur kur e jetoni për veten”.

Safet Gjici kërkon lirinë: “Jam i pafajshëm…

Safet Gjici, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 Korrik, ora 11:00. Shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e Gjicit për një masë më të lehtë sigurie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e arrestit me burg,

nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor.

Paralajmëron Artan Hoxha: “Politikanët të vishen trashë, nëse s’mbajnë burgun….shokët” s’të respektojnë kur je te 313-ta…

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në FaceBook, në lidhje me arrestimin e kërkuar nga SPAK, ndaj ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ai ka hedhur një foto i veshur me xhup, duke kujtuar shprehjen e një avokati se “politikanët, duhet të vishen trashë këto kohë”. Dje u kërkua arrestimi i Ahmetajt, ndërsa gazetari Hoxha ka deklaruar sot se ai ka ikur jashtë.

Më duket se erdhi dita për tu veshur trashë???!!!

Tha mirë ai “bosi” i avokatëve: “Politikanët, duhet të vishen trashë këto kohë”….

Për ata që nuk e mbajnë dot burgun, mirë është të mos dorëzohen!!!

“Shokët”, të respektojnë më tepër kur je i lirë, (qoftë edhe në arrati) sesa kur përfundon në qelitë e 313-ës (te burgu i Durrësit, jo të gjithë janë të mirëpritur)….”, shkruan ai.

Dhuron emocione dhe spektakël me serenata/ Jorgjeta Lalazi: “Në Korçë ne këndojmë të gjithë…

Jorgjeta Lalazi është një nga artistet më të dashura të qytetit të Korçës. Ajo rrjedh nga një familje nga më të vjetrat autoktone korçare, mes mjekësh dhe muzikantësh, ku pasioni për artin, muzikën dhe serenetat e vjetra trashëgohet brez pas brezi. Jorgjeta banon në Korçën e saj të dashur, ku vazhdon traditën familjare të këndimit të serenatave, këngëve të dashurisë, emocionit dhe përjetimit të tejskajshëm të mallit. Në një intervistë për Radio Ejani Jorgjeta Lalazi tregon për rrugëtimin e saj artistik, aktivitetin muzikor dhe projektet për të ardhmen.

CMG: Ju jeni një familje e madhe me traditë në qytetin e Korçës. Sa vend zë muzika në familjen tuaj?

Jorgjeta Lalazi: Janë vite me radhë që dhe stërgjyshërit e mi kanë kënduar, ka kënduar babai i cili për mua ka qenë një profesor i madh sepse më mësoi si të këndoj, që nga diafragma dhe zanoret. Në Korçë ne këndojmë të gjithë, ku secili kishte atë bukurinë e vet të zërit që nga motra e madhe Antoneta, e me radhë Keti, Elsa, Koço Lalazi që ka marrë titullin “Naim Frashëri” në korin Lira, si dhe unë. Mamaja ime këndonte këngë popullore shumë të bukura, kurse babai këndonte serenatat e vjetra si dhe këngë të padëgjuara, që akoma nuk i kam kënduar.

CMG: Serenatat janë një zhanër i veçantë i muzikës shqiptare dhe jo kushdo mund t’i interpretojë. Zëri juaj është i veçantë dhe i përshtatet mjaft mirë këtij zhanri muzikor.

Jorgjeta Lalazi: Kjo është e vërtetë sepse duhet timbër, duhet teknika dhe të dëgjohen fjalët. Unë besoj se edhe kur bisedoj këndoj, kështu më duket sepse i jap ngjyrën zërit. Unë mund të këndoj dhe një këngë dy-tre herë në natë, por i jap atë ngjyrën e bukur, pra kaloj në një videoklip me veten time. Gjithmonë e shikoj veten sikur jam në një koncert të madh dhe sikur kam një publik të madh që dua ta kënaq. Unë kur këndoj te Hani i Pazarit dua t’i kënaq të gjithë njerëzit që vijnë atje, duke këduar live dhe pa mikrofon. Unë kam 5-6 vjet që e kam hequr mikrofonin nga dora.

CMG: Keni kënduar edhe muzikë popullore të jugut, apo vetëm serenatat keni lëvruar në repertorin tuaj?

Jorgjeta Lalazi: Unë këndoj dhe këngë popullore, por më shumë dhe gjithë mjeshtrat dhe profesorët më kanë thënë që mos të heq dorë nga serenatat sepse e kam të lindur. Këndoj dhe këngë popullore kosovare, këngë qytetare të trevave të ndryshme, të Tiranës, Shkodrës dhe qyteteve të tjera, por që unë jam më me këmbë në tokë te serenatat.

CMG: Gjithashtu interpretoni këngë të huaja, greke, spanjolle dhe ruse. Si i keni mësuar këto këngë?

Jorgjeta Lalazi: Këngët spanjolle i kam kënduar dhe mbaj mend që kur kam qenë e vogël doli filmi “Serenatë në Meksikë”, në shtëpinë time këndoheshin, por këndoheshin edhe nga grupet e serenatistëve të Korçës, që unë i kisha miqtë e shtëpisë. Ata ishin Gjergji Peleshi, Nasi Kondili, Pandi Tabaku, Robi Tabaku dhe shumë të tjerë, që janë pionerët e serenatës korçare. Unë atje lëvizja fjalët dhe këndoheshin në shtëpinë time këngët italiane, spanjolle dhe meksikane. Këto këngë i kisha ëndërr t’i këndoja, prandaj dhe tek spektakli i Gjeniut unë kisha dëshirë të këndoja këto këngë sepse te Hani i Pazarit këndohen vetëm këngë shqip, por edhe ndonjë këngë greke të cilat unë i kam shumë të përvetësuara. Kur këndova te Gjeniu isha pak e sëmurë dhe nuk më doli ajo që desha, por kam ndërmend të bëj koncerte të tjera si dhe një recital.

CMG: Cili është emocioni që përjetoni kur merrni duartrokitje nga publiku?

Jorgjeta Lalazi: Për mua publiku është thesari më i çmuar, që më ka mbështetur dhe më duan dhe për ata do këndoj derisa të kem frymë. Unë kam realizuar edhe një koncert recital para viteve 90-të me Lindita Theodhorin, ku kemi kënduar këngë të huaja franceze dhe unë kam qenë në kompleks me dy vjaza të tjera. Unë besoj se kam qenë e para që kam bërë spektakle në pedonalen e Korçës, ku kam kënduar live me grupin “Nostalgjia” për katër vjet çdo natë dhe nuk e mërzitja publikun korçar dhe gjithë të tjerët që vinin.

CMG: Mendon se brezi i ri sot ka dëshirë t’i këndojë serenatat?

Jorgjeta Lalazi: Mendoj se po, por ka këngëtarë që nuk arrijnë në notat për të kënduar serenatat dhe e kanë bastarduar pak. Unë mundohem dhe ju bëj thirrje që t’i këndojnë këngët siç janë, por këtu mbetet një pikëpyetje e madhe sepse duan t’i bëjnë me ritëm, por serenata mbetet serenatë. Serenata asnjëherë nuk këndohet me organo, por me fizarmonikë, me kitara sepse kështu dilnin e këndonin dikur nëpër ballkonet dhe sokaket e Korçës.

CMG: Një përshëndetje për dëgjuesit tanë dhe gjithë adhuruesit tuaj.

Jorgjeta Lalazi: Ju përshëndes dhe i dua shumë. Ju pres tek Hani i Pazarit të vini dhe të më dëgjojnë atje live.

Intervistoi: Gazmend Agaj /Radio Ejani

“Duan të më shtrojnë në spital, nëse më ndodh diçka…” Ja ç’farë deklaronte më parë Fjolla Morina….

Fjolla Morina nuk ndalet me akuzat kundrejt ish-partnerit të saj Fisnik Sylës dhe Durim Keçit. Në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik. Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj.

E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëj denoncimin.

”Nëse më ndodh diçka, te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”.

Kujtojmë se prej disa ditësh u bë e ditur se Fjolla është shtruar në spital psikiatrik, ndaj me shumë gjasa intervista për “Prive” do jetë realizuar ditë më para.

Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm si kriminelë dhe vrasës.