Nga marrja e lekëve përmes mashtrimit tek sherri e goditja me sende të forta ,policia procedon 3 persona…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 68 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi tjetër, përmes mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 37 vjeç dhe V. T., 33 vjeç, banues në Pogradec dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec,

pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kreu i Sindikatës Trebicka: ”Mbi 180 mësues në Korçë e Maliq janë në pritje të rrogës së Qershorit…

Mbi 100 mësues në Korçe dhe rreth 80 mësues në Maliq nuk kanë marrë ende pagat e muajit që kaloi. Ky problem është ngritur sot nga kryetari i Sindikatës Korçë i cili thotë se është hera e parë që ndodh në qarkun e Korçës por që ai vetë nuk ka qenë i informuar mbi këtë problem. Ai thotë ndër të tjera se mësuesit nuk kanë reaguar nga frika por sot ai këtë shqetësim të tyre do ta cojë deri në fund pasi ka mësues që ekonomia e tyre familjare varet vetëm nga kjo rrogë.

Është diçka që jo vetëm mësuesit e Korçës dhe të Maliqit por kam marrë njoftim se edhe në disa rrethe të tjera ndodh por jo për pjesën më të madhe të mësuesve, është një pjesë e vogel si psh në qytetin e Korçës janë mbi 100 mësues që nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor.

Një pjesë e konsiderueshme do të thoja duke marrë parasysh edhe numrin e mësuesve në ZVA Maliq. Nga kontaktet që kam bërë me drejtuesit e Zyrave Arsimore kam marrë dakortësinë që brenda ditës së sotme pritet të hidhet në thesar dhe nesër mendohet që mësuesit të marrin rrogën. Ka qënë një shqetësim me të vërtetë shumë i madh , unë si kryetar i sindikatës e kam marrë vesh vetëm ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit që mësuesit nuk kanë marrë rrogën, pra 9 ditë me vonesë.

Mësuesit kanë patur frikë dhe nuk e kanë bërë diçka të tillë për në media.

Nga ajo që kam diskutuar me drejtuesit shkak është thesari qe nuk ka para të gjenerojë nga Ministria e Financave te buxheti i arsimit. Nëndejtorët e ZVA- ve janë duke pritur para kompjuterit për ti dhënë “ok”. Ne si sindikatë nuk mund ta imagjinojmë dot që një mësues që mban familjen me atë rrogë, mandje ka shumë mësues që më kanë kërkuar të ngre zërin se kemi fëmijët pa bukë. Në ZVA-në Maliq nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Është hera e parë në qarkun e Korçës që vonohen rrogat“- ka thënë Trebicka.

I përfshirë në 6 vjedhje dy javët e fundit…kapet skifteri i Korçës…

Korçë/Finalizohet operacioni i koduar “Repeat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të ndodhura 2 javët e fundit, në qytet.

Vihet në pranga një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në biznese, të ndodhura dy javët e fundit në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas, dy javët e fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kiara Tito deh Luizin për ditëlindje, i kërkon llogari: “Pse më ke vënë emrin ‘Korba’ në telefon…?

Luiz Ejlli feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urime të pafundme nga miq, ndjekës e fansa kanë “pushtuar” rrjetet sociale të këngëtarit. Por padyshim, urimi më special ishte ai i partneres së tij. Kiara Tito e priti Luizin në mesnatë me një surprizë. “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”, shkruan ajo krah pamjeve të surprizës.

Pas surprizës, Kiara dhe Luizi duket se nuk janë përmbajtur dhe e kanë tepruar pak me pijen, e më pas kanë hyrë LIVE në Instagram ku i janë përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Pse më ke vënë emrin ‘ Korba’ në telefon?

Pse i ke hequr unazat”, ishte një tjeter pyetje që Kiara zgjodhi t’ia bëjë Luizit….

“Kam alergji në gishta, më janë fryrë”, shprehet Luizi i cili tregon edhe faktet për këtë.

Studentët 40 mijë lekë bursë/ Ja deget prioritare të Universitetit F.S. Noli Korçë….

Të gjithë studentët që do të zgjedhin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale me vlerë 40 mijë lekë .Ky vendim i Këshillit të Ministrave është publikuar në faqen zyrtare . Si te gjitha Universitetet e vendit edhe Universiteti i Korçes F.S. Noli

ka nxjerre deget prioritare te cila janë:

‘Bum’ turistësh këtë verë, Rama: “Pikat tona doganore i presin me buzëqeshje….

Tashmë që sezoni veror ka nisur, të shumtë janë turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje të pikave doganore. Portat tokësore të Shqipërisë Turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po “pushtojnë” vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka. *Hani i Hotit, Murriqan, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë dhe Qafë Botë”.

Këtë vit kanë qenë edhe mediat e huaja më të njohura ato që i kanë kushtuar artikuj Shqipërisë turistike, duke promovuar plazhet, malet dhe shumë zona që sipas tyre janë ideale për pushuesit dhe me kosto shumë të mirë

I nxehti afrikan përvëlon Shqipërinë /Ja qarqet më problematike ku temperatura pritet deri në 40 gradë C…

Vendi ynë gradualisht do të futet drejt valëvë të nxehtit Afrikan me epiqendër në Jug të Italisë duke sjellë edhe në Shqipëri mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare të cilat më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë në disa zona të Ultësirës Perëndimore

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. /Top Channel

Kiara Tito surprizon Luizin për ditëlindje: “Në të mirë e në të keqe gjithmonë bashkë…

Sapo në mesnatë akrepat kanë prekur njëri tjetrin, Kiara Tito ka ftuar të dashurin e saj Luiz Ejllin të ngjisi disa shkallë, për të zbuluar më pas një surprizë emocionuese. Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP feston sot 38 vjetorin, e me siguri kjo është një ndër datëlindjet më të bukura të jetës së tij. Partnerja Kiara Tito duket se ishte kujdesur deri në detaj për të organizuar një ceremoni tejet intime, ku ndodheshin vetëm ata të dy.

Kiara i ka bërë edhe një urim romantik publik Luizit. Teksa ka ndarë disa foto nga darka e tyre ajo shkruan:

Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! happy birthday love, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën.

Tifozja më seksi e Barit i vë “flakën” Ksamilit ,çmend pushuesit me format bombastike(Video)

Njihet në rrjetet sociale me emrin “coyotecutee” ose si tifozja e Barit dhe gjithnjë është në qendër të vëmendjes nga mediat italiane. Bukuroshja që shkon në stadium për të mbështetur skuadrën e saj të zemrës dhe gjithmonë shfaq të pasmet e saj bombastike.

Së fundmi, ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet e saj në jugun e Shqipërisë, konkretisht në Ksamil.

Tifozja e Barit arriti të rrëmbente dhe vëmendjen e pushuesve në plazh me kërcimin e saj sensual dhe me format e saj bombastike, duke i lënë pak vend imagjinatës.