Luizi dhe Kiara janë një prej cifteve më të diksutuar të showbiz-it shqiptar, nisur nga vëmendja që ata kanë si personazhe falë aventurës në “BBVIP” dhe gjithckaje që kanë vendosur të bëjnë më pas, ndërkohë që fansat e tyre e jo vetëm janë gjithnjë kuriozë për marrëdhënien e tyre dhe planet që kanë. Duke qenë se dyshja e bënë fejsën dhe martesën për sa kohë ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri (edhe pse ligjërisht ka ende dyshime nëse janë burrë dhe grua),
ndërkohë që tani që janë jashtë jetojnë bashkë, kurioziteti më i madh që fansat e ciftit kanë është se kur do nisin të mendojnë për të krijuar një familje.
Këtë ata e kanë diskutuar edhe në reality show, duke bërë jo pak plane, ndërkohë, i ftuar së fundmi në “Fiks Fare”, i pyetur në lidhje me planet me një fëmijë, Luizi u shfaq entuziast. Megithatë, duke huazuar shprehjen e famshme të Kiarës tha:
Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”