‘Ahmetaj kërcënoi me ‘kokën e mbretit’/ Artan Hoxha publikon videon epike: “Bishti i qenit, bisht qeni do mbetet…

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale pas reagimit të parë të ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili në një shkrim të gjatë përpiqej të shfajësohej. Hoxha thotë se atë po e rren mendja, pasi duke pasur parasysh veprat penale që ka kryer ish-ministri nuk t’i shlyej vetëm me fjalë e duke kërcënuar me rënie e kokës së mbretit.

“Se ke me kujton ky personazhi Braushit???!!!

“Aaaaa jo profesor. Te rren mendja…

Bishti i qenit, bisht qeni do mbetet”….”, shkruan Hoxha.

E rëndë/ Rrëzohet në tokë dhe vdes …vajza 16-vjeçare sapo konsumon ushqimin….

Tragjike në Greqi/ Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një goditje alergjike në Halkidiki, duke përhapur trishtim dhe zi në Oreokastro, si edhe gjithë Greqinë. Sipas informacioneve të cituar nga mediat greke, 16-vjeçarja ndodhej me pushime në Halkidiki kur kishte shkuar për të ngrënë në një restorant. Aty, ajo dyshohet se ka pyetur nëse një ushqim përmbante një substancë të ndaluar për të, pasi ishte alergjike.

Dyqani thuhet se është përgjigjur negativisht dhe 16-vjeçari e ka konsumuar ushqimin, duke rezultuar në një goditje alergjike.

Kalimtarët e rastit kanë thirrur menjëherë ambulancën, por sipas mediave lokale ka mbërritur pas 45 minutash, kur ishte tepër vonë. Sipas të ëmës, 16-vjeçarja ndodhej në Halkidiki me miqtë e saj me pushime dhe të martën mbrëma kishin dalë për t’u argëtuar, ndërsa në mëngjes herët janë ulur për të ngrënë në një fast-food.

“Vajza ime hëngri një hot-dog, por ajo është alergjike ndaj qumështit dhe është gjithmonë e kujdesshme kur ha jashtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka pasur bulmet në atë që ka konsumuar ”, tha nëna e 16-vjeçares, duke theksuar se vajza është rrëzuar sapo ka ngrënë ushqimin.

Priten rezultatet e analizave laboratorike, të cilat do të hedhin më shumë “dritë” mbi rrethanat e vdekjes.

Elina Xhengo, kampionia Korçare e Greqisë, pretendente në Evropian….

Elina Xhengo është kurorëzuar kampione europiane në hedhjen e shtizës për femra vitin e kaluar në Mynih, në kategorinë U-20 dhe në Talin në vitin 2021 dhe tani po kërkon një tjetër medalje të artë në Europianin U-23, në Espoo të Finlandës.

Atletja 21-vjeçare me origjinë nga Korça e nis fushatën e saj në Europianin U-23.

Xhengo merr pjesë në grupin e parë kualifikues (12:10 me orën greke) dhe me rekordin e këtij viti 63.65 m ajo ka performancën më të mirë nga 19 garueset. Kufiri i kualifikimit për finalen e së dielës është 56.50 m.

Një dedikim për Kiarën, Luizit i zbulojnë këngën e papublikuar…

Artisti nga Shkodra këtë periudhë është mjaft i angazhuar me koncerte, por pa lënë anash edhe këngët e reja. I njëjti së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku gjatë bisedës i është vendosur në studio edhe një pjesë nga projekti i ri.

“Dhe prapë je ti, Kiara shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, dëgjohet në sfond teksa këngëtari mbeti i habitur.

“Nuk ka dalë akoma kjo këngë, është kënga e re. Me datë 19 do të kemi xhirimet e klipit dhe sa bën montazhi e këto”, u shpreh Luizi.

Në prag të “Alpha Show 2″/ Noizy rrëfen emocionet e koncertit të parë: “Kam shpërthyer në lot disa herë…

Vitin e shkuar Noizy ja doli që të sillte “Alpha Show”, koncertin e karrierës së tij që tashmë ka marrë edhe trajtën e një festivali hip-hop-i, me reperin që është në prag të organizmit të edicionit të dytë të tij. Ditë pas dite, janë duke u zbuluar të ftuarit e këtij viti, me mjaft artistë të njohur shqiptarë që do të rikthehen në skenë, ndërsa premtohen edhe surpriza për këngëtarët e huaj që do të marrin pjesë.

Ndërkohë, vetë Noizy, teksa pregatitet për një tjetër suskes në gusht, ka ndarë pak nga emocionet që ka përjetuar nga edicioni i parë i spektaklit, duke treguar madje se ka shpërthyer në lot disa herë, teksa qëndronte në prapaskenë.

Në video dokumentarin e postuar në Instagram, reperi rrëfen edhe arsyen pse u emocionua dhe gjithë ndjesitë që përjetonte, teksa shihte publikun që e përkrahte dhe “ëndrrën” e tij, koncertin e mendaur prej kohësh, të realizohej para syve të tij:

Sa herë vjen gushti, vitet do kalojnë, por do më kujtohet gjithmonë Alpha Show. Më kujton adrenalinën, një ndjesi e bukur, vështirësitë që pati, organizimi në ato lloj përmasash, ajo skena e madhe që të ha, vështirësitë për të bërë bashkë 21 kolegë. Por të gjithë e pritën shumë mire dhe u bënë pjesë e një trupi për ta bërë Alpha Show një traditë të kulturës HipHop.

Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë në prapaskena. Edhe para miqve, nuk po e mbaja dot veten…para se të ngjitesha në skenë, kur isha në skenë, pasi mbaroi koncerti. E mbaj mend kur erdhi mami. E pashë dashurinë që njerëzit tregun dhe thashë se paskan nevojë për pak zhurmë”

E rëndë/ Nëna mbyt fëmijën 1 vjeç….

Nëna ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar mëngjesin e kësaj të premteje. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Voghera (Pavia) të Italisë. Në momentin e tragjedisë, nëna 45-vjeçare ka qenë vetëm me fëmijën e saj të vogël në shtëpi, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë.

Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi ku ka parë tmerrin ,e sytë e saj. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën, shkruan Ansa.

Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

45-vjeçarja ka pranuar vrasjen e djalit të saj, e cila tashmë po mbahet në paraburgim. Sipas raportimit të policisë, për momentin ajo është në gjendje shoku dhe sapo të jetë në gjendje të mirë do të merret në pyetje.

Aktorja Korçare zbulon detaje nga filmi :”Në rol jam mamaja e Olta Gixharit dhe vjehra e Luiz Ejllit…

Zamira Kita ka folur ditën e sotme për përvojën e saj në xhirimet e filmit në “Kuadër të Dashurisë”. Projekti e bëri bashkë me kolegë të vjetër, por edhe me emra të rinj. Me Luizin dhe Sarën s’ kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën”, tha ajo në “Ftesë në 5”, duke theksuar se nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla.

Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër.

Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.

“Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira

Policia rrugore bën namin në Korçë :”Vendos mbi 1400 gjoba gjatë 1 jave, 2 prej tyre i arreston në flagrancë….

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 3 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

77 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

499 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 124 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 762 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Vrau shokun e tij në Selanik, vetëdorëzohet në polici 45-vjeçari….

Një ditë pas krimit të rëndë në Selanik, ku mbeti i vrarë 50-vjeçari shqiptar është vetëdorëzuar në polici autori i ngjarjes. Mësohet se autori është një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve. Sipas mediave greke autori ishte shok me viktimën dhe mes tyre ka ndodhur një konflikt i cili agravoi deri në vrasje, ku këtë të premte 45-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit mesditën e së enjtes (13 korrik) në Selanik.

Sipas mediave greke, 50 vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkëatdhetari i tij. Sipas tyre, viktima përdorte itenerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin

Debati:

“E kam bërë punën, më jep lekët”, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh….

Autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda një “Peugeo” e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ka qenë data 29 qershor përmes kufirit të Kapshticës. Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

Mjeku i njohur Tritan Kalo “degjeneron” politikën e Tiranës dhe Prishtinës: “Turp dhe faqe e zezë, përleshen për pak pushtet…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar dje ashpër nëpërmjet një statusi në “Facebook” për përplasjen fizike në Parlamentin e Kosovës, por dhe seancën e tensionuar në parlamentin shqiptar. Kalo deklaron se ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak pusht-shtet.

Ai kujton shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës se “shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”.

“TURP dhe vetëm TURP… Në ndërkohë që shovenët serb po bëjnë të pamundurën të gllabërojnë Veriun e Kosovës, të ndihmuar jo pak nga sllavofilët e Brukselit e Moskës…

Në ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd nga genocidistët millosheviçianë serb, të drejtuar tash nga ish-ministri i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç, për faqen më të zezë të SHQIPTARISË politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak PUSHT-SHTET…Tash kuptohet qartazi thënia e At Gjergj Fishtës se: “Shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”…Quo vadis Shqipëria ime e andej e këndej Drinit!!!”, shkruan Kalo.

E rëndë në Londër/ Degradon sherri, therret ne thikë 22-vjeçari shqiptar(Foto)

Emiljano Hasanpapaj është 22 vjeçari nga Shqipëria që ka ndërruar jetë këtë javë në Londër. I riu është përfshirë në një sherr me thika të martën, më datë 11 Korrik 2023, dhe ka shkuar në një spital në Londrën Veriore i plagosur. Mediat britanike shkruajnë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Emiljano Hasanpapaj ka ndërruar jetë.

Policia u thirr në orën 23:50 të së martës, për raportime se një grup njerëzish po ziheshin në Berkshire Gardens. Në të njëjtën kohë, Emiljano ishte nisur drejt spitalit….

Hetimet e autoriteteve vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Një 24-vjeçar u shoqërua si i dyshuar, por u lirua menjëherë, pasi ishte shoku i tij.

Stalla e bagëtive si bazë armësh/ 40 vjeçarit nga Pogradeci i gjenden mitraloz, pushkë e granata (Video)

Alti Jasharllari, një 40 vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi në një stallë bagëtish në afërsi të shtëpisë së tij janë gjetur të fshehura disa lloje armësh. Policia e Shtetit bën me dije se këto armë do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas hetimeve disajavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Starova”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë i shtetasi:

– Alti Jasharllari, 40 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, se një shtetas posedonte në banesën e tij një arsenal armësh, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe lokalizuan shtetasin A. J., në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura:

Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pamje nga Policia e Shtetit per operacionin ne Pogradec

‘Dramë’ në kursin e këmbimit/ Euro drejt barazimit me lekun, Dollari drejt 90 lekëve….

Euro është duke zhvlerësuar me shpejtësi ndaj Lekut. Ky fenomen i çuditshëm ka marrë udhë që prej fillimit të këtij viti, ndërsa gjatë qershorit dhe korrikut zhvlerësimi i euros ndaj lekut ka qenë më i shpejtë duke na çuar sot në mundësinë që të ketë një barazim të tyre në vetëm pak ditë nëse performanca vijon e tillë edhe per disa ditë…

Sot më 14 korrik 2023, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet me 93.5 lekë.

Euro blihet me 103.2 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.5 lekë

Ben Ahmetaj paralajmëron që s’ka për t’u kthyer në Shqipëri: “Do dal kur ju të lexoni dosjen…

Në mesazhin e tij, Arben Ahmetaj thotë se do të shfaqet kur, sipas e tij, “e vërteta të ketë marrë rrugë”.

Blendi Fevziu: Ne i kërkuam Ahmetajt që të dali në lidhje të drejtpërdrejt në pjesën e dytë, mesazhi është i tij. Thotë: Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë.

Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte.

Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.