Jo vetem në Big Brother/ Zbulohet sherri mes Olta Gixharit, Luiz Ejllit dhe Deas…

Olta dhe Luizi, dy armiq të përbetuar në lojën e BB VIP, kanë rolin e burrit dhe gruas në filmin që pritet të dal së shpejti . Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës. Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve .

Në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti. Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit.

Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film. Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila gjithashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.

E rëndë në Itali/ U fut në lumë për t’u larë, humb jetën 29-vjeçari shqiptar….

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e djeshme në Portico të Italisë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën në lumin e Montone. I riu Aldi Marku, banues në Forli dhe me origjinë shqiptare, kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujin e akullt, i riu ka pësuar atak kardiak.

Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin,

duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.

Karabinierët e Portikos po hetojnë rastin.

E martuar me nipin e Enver Hoxhës/ Rezarta Shkurta xheloze e çmendur: “Çfarë u thua grave po të panë…(Video)

Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private. E kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.

Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.

Pjesë nga biseda në video:

Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë

Ermal Hoxha: Edhe unë ty

Rezarta Shkurta: Ku po ikën?

Ermal Hoxha: Po dal

Rezarta Shkurta: Ku po del?

Ermal Hoxha: Të pi kafenë

Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?

Ermal Hoxha: Jam i martuar

Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë

Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo

Rezarta Shkurta: Vdes për ty

E martuar me nipin e Enver Hoxhës/ Rezarta Shkurta xheloze e çmendur: “Çfarë u thua grave po të panë…(Video)

Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private. E kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.

Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.

Pjesë nga biseda në video:

Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë

Ermal Hoxha: Edhe unë ty

Rezarta Shkurta: Ku po ikën?

Ermal Hoxha: Po dal

Rezarta Shkurta: Ku po del?

Ermal Hoxha: Të pi kafenë

Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?

Ermal Hoxha: Jam i martuar

Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë

Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo

Rezarta Shkurta: Vdes për ty

Sekuestrohen mbi 60 mijë euro nga policia, 48-vjeçari i kalonte paratë në portofole virtuale…

Një shtetas nga Kosova është shpallur në kërkim pasi në subjektin që ishte administrator në Tiranë, këmbente para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas. 48-vjeçari R. N. kishte punësuar në subjektin e tij një 22-vjeçar nga Tirana, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Crypto” u zbulua se klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompetente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Vijon puna për kapjen e shtetasit kosovar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

E akuzoi për tradhti, gruaja i këput organin gjenital burrit të saj…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat francez, ku një grua i ka këputur organin gjenetal bashkëshortit të saj, pasi e akuzonte për tradhti. Çifti, të dy 36-vjeçarë, kishin konsumuar alkol dhe në gjendje të dehur kishin nisur një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pasi gruaja nisi ta akuzonte se ai e kishte tradhtuar gjatë një nate kur ai kishte dalë me shokët e tij.

Debati më pas degradoi në dhunë, kur gruaja i kapi organin gjenetal, duke e tërhequr fort, e duke e lënë burrin të gjakosur me dhimbje të tmerrshme.

Ai u dërgua duke bërtitur në spital, teksa raportohet po ashtu që gruaja i kishte kafshuar dhe veshin, duke e gjakosur.

Gruaja është akuzuar për sulm të rëndë, ndërsa bashkëshorti po përballet edhe me akuzat e veta për sulm ndaj gruas së tij, pasi ajo kishte shneja dhune në trup.

Arrestohet 28-vjeçari me Mercedes/ I dehur në timon, përplasi në aksin “Pogradec-Tushemisht makinën e parkuar…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin: D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet të parkuar në rrugë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 28-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ulur volumin e muzikës, në lokalin e tij, procedohet 30-vjeçari nga Bilishti…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: S. Sh., 30 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ulur volumin e muzikës, në lokalin e tij.

P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ulur volumin e muzikës, në lokalin e tij/ Policia procedon 30-vjeçarin nga Bilishti…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: S. Sh., 30 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ulur volumin e muzikës, në lokalin e tij.

P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shoferëve të kamionit iu kthehet në ves /Policia në Kapshticë iu kap edhe 5 emigrantë…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 48 vjeç, banues në Korçë dhe S. K., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetet kamiona që drejtonin këta shtetas,

u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

Shkaktoi aksident dhe u largua nga vendngjarja/ Policia i ve prangat 42- vjeçarit nga Erseka: “Ishte i dehur në timon…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: N. H., 42 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet tjetër, ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë më pas kanë kapur 42-vjeçarin, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Nga grushtet tek dëmtimi i makinës ,degradon keq sherri për pronat…

Policia ka referuar materialet në Prokurori për dy persona, të cilët pas një konflikti për pronat janë zënë dhe fizikisht. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 30 vjeç, dhe 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas,

gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

U shtrua me kriza në spital, Wanda Nara diagnostikohet me leuçemi…

Mediat argjentinase kanë dhënë një lajm të tmerrshëm për shëndetin e Wanda Narës, gruas dhe agjentes së mauro Icardit, sulmuesit të njohur, ish-kapitenit të Interit. Sipas gazetarit Jorge Lanata, drejtues i një programi radiofonik në “Radio Mitre”, Wanda Nara u zbulua se kishte leuçemi. Konfirmimi vinte nga tre burime të tjera pranë bashkëshortes së Mauro Icardit, e cila u shtrua në spital të mërkurën me dhimbje të forta barku.

Gazetari argjentinas, një ekspert në lajmet rozë, tha: “Mjekët do t’i bëjnë biopsinë e palcës për të diagnostikuar përfundimisht atë që tashmë është publike, por mbahet ende sekret. Ka pasur kontakte të njerëzve të afërt me Wanda me ‘Fundaleu’, një qendër e specializuar për trajtimin e leucemisë”.

Faqja e internetit ‘Gossipeame’ shkruante në profilin e saj social: “Wanda do të hynte në spitalin ‘Los Arcos’ me një dhimbje të forta stomaku, analizat e gjakut i kishin dhënë rezultate të këqija, ndaj do t’i bëjë përsëri. Mauro Icardi është shumë i shqetësuar për të…”

Të vetmet deklarata zyrtare për momentin kanë ardhur nga babai i showgirl-it. Andres Nara konfirmoi se vajza e tij u kthye në shtëpi pas “testeve rutinë, sepse ndihej keq dhe donte të dinte se si ishte. Tani ajo nuk është më e shtruar në spital”.

Ja sektorët ku punësohen më shumë shqiptarët…

Pavarësisht problematikave dhe vështirësive që has, sektori bujqësor është ai që mban “gjallë” punësimin në vend edhe pse pagesat janë ndër më të ulëtat në raport me tregun. Sipas analizës së të dhënave zyrtare të INSTAT të publikuara në botimin “Tregu i Punës 2022”, nëse do ti ndajmë sipas sektorëve, rezulton se bujqësia punëson 33.9 për qind të totalit të individëve në marrëdhënie pune.

Ndërkohë, 27 % janë të punësuar në sektorin shërbime të tregut siç janë tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative, ndjekur nga 17.2 për qind, të cilët punojnë në shërbime të jo tregut, si administrim publik, shërbimet sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera, 11.5 për qind të të punësuarve janë në sektorin e prodhimit, 7.6 për qind në ndërtim dhe 2.8 për qind në industri të tjera, si industri nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizimi me ujë.

Nëse do ti shohim nga këndvështrimi i grup-profesioneve, rezulton se në vitin 2022, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë dhe të lidhur me tregtinë, përbëjnë 46,2 % të të punësuarve. Më pas renditet grupi ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë 20,4 % dhe 18,6 % të të punësuarve përkatësisht.

Në vitin 2022 rezulton se në vendin tonë janë të punësuar afro 1.3 milionë individë.

Punësimi sipas sektorëve

Bujqësi 33.9 %

Shërbime të tregut 27%

Shërbime të jo tregut 17.2%

Prodhim 11.5 %

Ndërtim 7.8%

Industri të tjera 2.8%