E rëndë/ Ndërron jetë në Golem 48-vjeçari ,sapo u fut në det…

Policia informon se ‘M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës’.

Oktapodi ‘sulmon’ turistin dhe nuk e lëshon, video me miliona klikime

Një oktapod i është ngjitur në kurriz një pushuesi e nuk e lëshon, pavarësisht tentativave për ta larguar. Videoja po bën xhiron e rrjetit në Tik Tok është parë nga miliona përdorues.

Nëse do të kisha qenë unë do të kisha bërtitur me të madhe”, thotë një përdorues i Tik Tok teksa i bën share

Ndërsa videoja që është publikuar nga CristianCastagna7 është shoqëruar me mbishkrimin: Kur okotapodi bie në dashuri e nuk do të të lëshojë”.

E rëndë /25-vjeçari grabit shtëpinë e fqinjit, i merr me forcë të dashurën dhe ia përdhunon…

Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, me protagonist një 25-vjeçar. Policia bën me dije se 25-vjeçari me inicialet J.O, tashmë i arrestuar, ka vjedhur një shumë parash si dhe një celular nga shtëpia e fqinjit të tij. Më pas ai ka marrë me forcë të dashurën e fqinjit, dhe pasi e ka çuar në një hotel në kryeqytet, e ka përdhunuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit,

dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bën me dije policia.

Luizi Ejlli reagon për komentet negative që i bëjnë Kiarës në rrjet: “Lëreni rehat. Çfarë ju ka bërë Kiara ju?

Pas daljes nga shtëpia e më e famshme në Shqip?ri, “Big Brother VIP”, komentet kanë vërshuar ndaj ish-banorëve, e sidomos ndaj Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Çdo lëvizje e tyre komentohet shumë, e nuk mungojnë dhe ato negative. Për këto të fundit, fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka folur në një video që ka bërë “live” në “Instagram”-in e tij.

Këngëtari i dashur për publikun shprehet se nuk shqetësohet për komentet që merr, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.

“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit,

por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!”, tha Luizi.

I ati iu infektua me Covid/ Ledio Lako tregon ditët më të vështira të jetës: “I thashë mos vdis…

Ledio Lako, aktori i njohur i “Portokalli” ka bërë një deklaratë prekëse ditën e sotme në “S’e luan Topi”. Aktori, shumë i dashur për publikun ka treguar momentet e vështira që ka kaluar me babain e tij gjatë periudhës së COVID-19.

“Me thënë të drejtën mendova se e humba. Mjekët më thanë që ‘është në dorë të Zotit’. Unë e çova me urgjencë në spital dhe atë ditë kisha shfaqje dhe i bëra një video i thashë “ të dua gjallë”. Më tha vetëm “do mundohem”.

Ato ishin ditët më të vështira të jetës, dhe më vjen çudi me ata njerëzit që thoshin“ça Covid more”. I thashë mos vdis, mos na lërë, unë do vazhdoj zanatin. Ik pa merak se do ia dal, më tha”, tregon Ledio Lako.

Monika Lubonja i ve flakën rrjetit ,sfidon vajzat e rreja me bikini(Foto)

Duket pa asnjë rrudhë, por nuk do besoni sa vite ka mbushur Monika LubonjaMonika Lubonja, një nga aktoret e preferuara të skenës shqiptare. Me imazhet që poston ajo na bënë të ditur se vitet për të janë vetëm numër.

Edhe pse në moshën 55 vjeçare, trupi i saj duket si i modeleve.

Pranë pishinës, Monika ka publikuar disa fotografi ku shfaqet super joshëse.

Pas Sarës Olta Gixhari puth në buzë edhe Dea Mishel(Video)

Së fundmi aktorja e njohur Olta Gixhari ka shpërndarë në rrjetin e saj social Instagram një video me ish-banoren e Big Brother Vip 2 Dea Mishel. Në videon e shpërndarë prej aktores ato duken shumë të afërta me njëra-tjetrën duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime..

Por me sa duket kjo video nuk është gjë tjetër përvese një video nga shesh xhirimi i filmit më të fundit ku Olta Gixhari ka rol kryesor. Bëhet fjalë për filmin “Në kuadër të dashurisë” ku ajo po luan në krah të këngëtarit dhe fituesit të Big Brother Vip 2 Albania Luiz Ejllit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në ditëlindjen e saj, Sara Hoxha ndau një video ku puthej në buzë me Oltën.

Eneda Tarifa konfirmon romancën me ish-basketbollistin. Shfaqen në Santorini(Foto)

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, ndau sot me publikun një foto ku shfaqet e përqafuar me një djalë, basketbollistin Gent Lasku. Dyshja janë parë duke u përqafuar në një plazh në Santorini, Greqi. Foto që ndau në Instagram u pasua nga shumë komente. Një pjesë e tyre e cilësonin si djalë shumë të ri për të, ndonëse Eneda është vetëm 3 vjet më e madhe.

Më së shumti, komentueset nuk ndaleshin në komplimentet për Gentin, duke e cilësuar si “shumë të mirë e të bukur“.

Eneda Tarifa, 41 vjeçe, përveçse këngëtare ka qenë edhe prezantuese e programit të humorit “Portokalli”. Gjithashtu, është raportuar se është pjesë edhe e bashkisë së Tiranës. Më herët, më 2018, Eneda ishte ndarë nga kompozitori Erion Zaloshnja me të cilin pati një vajzë. Katër vjet më pas ajo u shfaq në publik e lidhur me Gent Laskun dhe sot e prezantoi në Instagram.

Ky i fundit vjen po ashtu nga një ndarje me gruan që sollën në jetë tre fëmijë. Gent Lasku ka qenë kandidat për deputet për Partinë Bindja Demokratike të Bamir Topit.

Gent Lasku, 38 vjeç, është një basketbollist profesionist i cili luan për BC Tirana në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Ai mban rekordin për më shumë pikë të shënuara në një ndeshje në Shqipëri, pasi shënoi 100 pikë në një ndeshje mes BC Tirana dhe Flamurtari më 16 prill 2016.

E trishtë/ Preu këmbën me troko duke punuar, vdes 70-vjeçari…

Një 70-vjeçar nga Berati mësohet se ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit. 70-vjeçari Pëllumb Dollani, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat vijonte punën e tij si murator, edhe pse në moshën e tretë.

Gjatë një pune private në banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës,për shkak të gjakderdhjes.

Edhe pse DVP Berat nuk dha asnjë informacion zyrtare në lidhje me këtë ngjarje aksidentale, mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë qe dje bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij e kanë përcjellë atë për në banesën e tij të fundit.

E rëndë/ Vret veten 16 vjeçari, gjendet i mbytur në depozitën e ujit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një i mitur ka gjetur vdekjen. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 21:20 në Çekrezë, dyshohet se 16-vjeçari është vetëmbytur në një depozitë uji. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes