‘Më mirë me një dhunues apo me një të huaj’?! Enca ironizon komentet negative për të dashurin…

Këngëtarja Enca Haxhia javëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë lidhur me jetën e saj private. Kjo pasi ajo ka konfirmuar lidhjen e saj më të re me masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit.

Enca së fundmi iu është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në InstaStory.

Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentaliteti”, ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që kanë marrë.

Situatë e vështirë në Greqi, digjen shtëpi e makina në Atikaa….

Greqia është përfshirë nga disa zjarre pasditen e sotme si pasojë e temperaturave të larta dhe nga erërat e forta. Mediat greke raportojnë se vatrat zjarrit po përhapen në Kouvaras, Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida, në afërsi të Atikës.

Erërat e forta me intensitet 6-7 Bofort, kanë djegur disa banesa në këto zona (Kouvara dhe Lagonisi), por, fatmirësisht banorët janë evakuuar.

Sakaq policia greke ka njoftuar pezullimin e transportit për ndërprerje të qarkullimit të mjeteve.

Një Korçare me flamur Grek /Elina Xhengo shpallet kampione Europe…

Korçarja Elina Xhengo e cila ka përfaqësuar Greqinë, u shpall kampione në hedhje shtize në Europianin U23. Shqiptarja që përfaqëson flamurin grek. Arriti të triumfonte me një gjuajtje prej 60.73 m të cilën ajo e arriti në përpjekjen e fundit, megjithatë edhe përpjekja e saj e dytë më e mirë do të kishte mjaftuar për të marrë medaljen e artë.

Rekordi botëror prej 63.34m është vendosur në Olimpiadën e Argjentinës. Ky rekord për të reja thyhet pas shumë vitesh. Rekord që tani në këtë disiplinë mbahet nga korçarja 18-vjeçare e cila në muajin tetor është shpallur atletja më e mirë europiane.

Çmenden çmimet në Ksamil/ Gazetarja: “Shezlongu 200-300 €, ka edhe më shtrenjtë…

Gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushkaj tha për “Good Morning Albanians” se Ksamili duket se po bëhet një destinacion elitar. Ajo tha se çmimet e shezlongëve në rezorte të caktuara në këtë zonë, variojnë nga 200-300 euro, ndërkohë që shtoi se ka edhe zonë VIP ku çmimet kapin 1000 euro.

Megjithatë gazetarja tha se në Sarandë dhe Ksamil ka vend për të gjithë, pasi ka plazhe ku pushuesit mund të marrin çadra me çmim të lirë, duke filluar nga 1 mijë lekë të reja.

Ajo shtoi se ekzistojnë edhe plazhet publike ku pushuesit mund të kalojnë pushimet me çadrën e tyre.

“Po ndalemi te shezlonget ekonomike në Sarandë, këtë vit minimalisht fillojnë me 1000 lekë. Sa i përket Ksamilit, ai po tenton të kthehet në një destinacion të turizmit elitar dhe këtë e tregojnë edhe disa subjekte të ngritura vitet e fundit ku mund të gjesh minimalisht shezlonge me 200-300 euro, pastaj ka edhe shezlone vip, që kapin shifrën e 1000 euro”,-tha gazetarja ndërkohë që shtoi se gjithsesi Saranda ofron për të gjithë shtresat e shoqërisë ku mund të gjesh shezlong të lirë, por ka e4dhe plazhe ku ti mund të shkosh me çadrën tënde./ Euronews

Bie sërish euro, shkon drejt nivelit më të ulët historik…

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun theu sot një barrierë të re në rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 102.4 lekë, duke rënë me 0.99 lekë në raport me disa ditë më parë.

Prej disa muajsh euro ka pësuar rënie në nivele historike, shkak për këtë janë bërë prurjet e larta në valutë nga emigrantët dhe turistët që vijnë për sezonin turistit.

Po ashtu njjë tjetër faktor që ndikon në rënien e euros është sezoni turistik, që forcon lekun dhe ul euron.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses , vihet në pranga 28-vjeçari Kolonjar…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Superaksion i policisë së Korçës /Kapet 33 vjeçari nga Floqi ,i kishte marrë çelësin e makinës një shtetasi…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. G., 33 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka marrë një shtetasi tjetër, çelësin e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec /‘Golfi’ çahet në dysh nga barrierat mbrojtëse ,dy persona në spital…

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Symiz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 pranë fshatit Symiz, Maliq, ku shoferi me iniciale A. C., duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar G. D., pasagjer në automjet, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Analiza e REL: “Agresioni rus pamundëson eksportin e qershisë së Ohrit në Ukrainë….

Kultivuesit e një lloji të veçantë të qershisë që kultivohet në Maqedoninë e Veriut janë prekur ndjeshëm nga pushtimi rus i Ukrainës, duke mos qenë në gjendje ta eksportojnë prodhimin e tyre në këto dy vende. Ata nuk kanë arritur të gjejnë tregje tjera për ta eksportuar qershinë e tyre, dhe si pasojë prodhimi i tyre ose është kalbur ose ka përfunduar në tregun vendor me një çmim dukshëm më të ulët.

Para se Rusia ta pushtonte Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Maqedonia e Veriut eksportonte mbi 800 tonë qershi në Ukrainë dhe Rusi në vit.

Vanço Stojanovski, një bujk nga fshati Orman i Ohrit, edhe këtë vit është përballur me mungesë të tregut të jashtëm për shitjen e qershisë, e cila vlerësohet si ndër më cilësoret jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjerë dhe kryesisht njihet me emrin “qershia e Ohrit”.

“Qershia është një kulturë bujqësore shumë specifike. Nëse qëndron vetëm pak ditë e mbledhur ajo prishet. Nevojiten kushte të veçanta për eksportin e saj, por ku ta dërgojmë, të gjitha dyert i kemi të mbyllura. Me Rusinë kemi sanksione pasi përmes këtij shteti ne arrinim në tregjet e Ukrainës. Ne, nuk kemi as tregje në Evropë kështu që po përballemi me katastrofë të vërtetë. Kështu ndodh tash e dy vjet, kemi dëme të mëdha”, thotë Vanço Stojanovski.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se, për dallim nga viti i kaluar kur ishin mbledhur rreth 800 tonë qershi, këtë vit prodhimi është shumë më i dobët për shkak të ndryshimeve klimatike, dhe reshjeve të shumta të shiut që i kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore, përfshirë qershinë dhe pemë e perime tjera.

Ai dhe bujqit e tjerë në këtë rajon të pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, prodhimet e tyre, në veçanti qershinë, i kanë eksportuar kryesisht në Ukrainë dhe Rusi, me një çmim nga 4.5 deri në 5 euro për kilogram.

Tash e dy vjet kjo është pamundësuar për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë. Ata nuk kanë arritur të sigurojnë as tregjet evropiane, që nënkupton se prodhimet e tyre ose janë prishur ose në sasi të vogla janë shitur në tregun vendor me një çmim deri më një euro për kilogram.

Sikur mos të mjaftonte mungesa eksportit, qershia dhe pemët e tjera kanë pësuar edhe nga ndryshimet klimatike. Ai thotë se këtë vit bujqit janë përballur edhe me një “katastrofë natyrore”, reshje të shumta të shiut të shoqëruara edhe me breshër që i ka dëmtuar në masë të madhe pemët.

Këtë vit kishte shumë lagështi, reshje të shumta të shiut që dëmtuan frutat. Ishte një sezon shumë i keq, jo vetëm për qershinë por edhe për pemët tjera, si mollët, dardhat, kumbullat e kështu me radhë. Më keq s’di nëse mund të ketë”, thotë Stojanovski.

Për pasojat nga mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve bujqësore dhe ndryshimet klimatike, flet edhe Lube Pampuleski, kryetar i Shoqatës së Pemëtarisë nga rajoni i Ohrit.

“Humbjet në nivel vjetor vetëm për rajonin tonë sillen mes 15 dhe 30 milionë euro”, thotë Pampuleski.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka goditur rëndë gjithë sektorin e bujqësisë. Ai thotë se më parë në tregun ukrainas dhe rus janë eksportuar jo vetëm sasi të mëdha të qershisë, por edhe rreth 200 mijë tonelata mollë.

“Si asnjëherë më parë kishim një sezon të keq. Për shkak të lagështisë qershia thuajse e tëra është kalbur. Edhe ato pak sasi që kemi arritur t’i mbledhim nuk kishim se ku t’i shisnim. Tash dy vjet nuk kemi plasim në tregjet e Ukrainës dhe Rusisë, kështu që kryesisht jemi orientuar në tregun vendor pasi mungonte edhe eksporti në vendet evropiane”, tregon Pampuleski.

Ai thotë se ndihma e shtetit me subvencione nuk ka munguar, por dështimin më të madh ai e sheh në mungesën e plasmanit të prodhimeve të tyre.

“E gjithë puna u komplikua me shitjen. Ne kishim një periudhë kur morën subvencione nga Ministria e Bujqësisë që të kemi produktivitet, që të mbulojmë humbjet, e kështu me radhë, por edhe ato pak prodhime që morëm – qoftë nga pemët apo perimet – nuk kishim treg për shitje kështu që u orientuam në tregun e brendshëm dhe një pjesë tjetër ka mbetur pa shitje apo është prishur”, shprehet ai.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, thonë se “zhvillimet në Ukrainë e kanë çrregulluar tregun e eksporteve, veçanërisht në fushën e perimeve dhe frutave”. Ata theksojnë se sikurse vitin e kaluar, edhe tani janë në kontakt me të gjitha përfaqësitë diplomatike për t’u përfshirë në gjetjen e tregjeve të reja.

“Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka për synim që prodhimet tona të mos varen vetëm nga një treg”, thonë nga Ministria e Bujqësisë./rel

4-5 vite vite me tumor pa e ditur, Ghetto Geasy tregon si e mposhti sëmundjen e rëndë…

Reperi i njohur, Getoar Selimi në një intervistë të rrallë me Berat Buzhalën, ka rrëfyer për sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin. Reperi tregoi se kur e ka marrë vesh, donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës. Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të Marinës, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.

Momentin e vështirë artisti e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.

“Unë kam mendu se po lind vajza, e duhet të jetoj e të jem mirë për të. Nuk doja as ta jepja veten shumë, se në këto raste më keq i bën të tjerëve se vetes. Mua më ka ndodhur më para me djalin e tezes dhe besom që e kam pasur të vështirë. Njeriut kur i ndodh vetë i vjen një forcë e papërshkrueshme. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar”, u shpreh Getoari.

Më tej ai tregoi edhe takimin me doktorin dhe momentin e operimit.

”U takova me një doktor në Itali. Më tha puna jote është pak delikate. Nuk mundem ta mbaj private se del. Unë doja me e kry, nuk i mendoja të tjerat. U operova në Padova, shkoi shumë mirë. U ktheva, çdo gjë shkoi me sukses”- tha më tej Getoari.

Aurela Gaçe mendon të tërhiqet nga muzika? Është një garë e pandershme…

E besoni dot që një këngëtare kaq e dashur dhe me potencial si Aurela Gaçe ka menduar disa herë të tërhiqet nga muzika? Këtë gjë e tregoi vetë artistja në një intervistë në “Më prit në fundjavë”. Aurela tregoi se arsyeja ka qenë se në tregun muzikor ku shumë këngëtarë të rinj që mbulohen me xixa dhe marketing, dhe kjo e ka bërë atë shpesh të ndihet e dorëzuar.

Durimin e kam më të kalitur se më parë, është ndryshimi i kohës që herë pas here më vjen të dorëzohem, ndjej që është një garë e pandershme.

Është e mbuluar me shumë xixa, marketing ai që nuk e ka fuqinë e parasë ndihet i dorëzuar. Ndonjëherë e mendoj ta lë, por kur dal në publik e kuptoj që kjo është mbushja ime. Them ‘O zot, asnjëherë nuk e lë’. E kam të vështirë ta shoh veten larg skenës, më duket sikur do mohoj veten time. Në këtë vend u bëra, më dha dashuri, jam mirënjohëse ndaj atyre që më kanë duartrokitur.”- tha ajo.

E pyetur nëse është e vështirë për të qenë gjithmonë në treg, Aurela tha:

Është shumë vështirë për të qenë brenda kohës, ke disa ndjesi të tuat që mund të të quajnë dhe old school, apo e prapambetur. Pasioni nuk zhduket, unë duhet ta vë inteligjencën në punë dhe shpirtin tima ta vë në shërbim të pasonit, duke mos humbur dhe ata që më kanë dashur por dhe duke bërë fansa të rinj. Brezit të ri nuk ja merr do zemrën me këngën ‘Nata’ ndaj duhet të gjesh lidhje të reja me publikun e ri

Çmenduri/ Babai zhyt foshnjën pa u ndalur në pishinë, bebja nxirrte…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kompleks pishinash në kryeqytet. Një person, kishte marrë foshnjën e tij disa muajshe në duar dhe zhytet me të, duke e mbajtur nën ujë për disa sekonda. Sipas JOQ, qytetarët raportojnë se fëmijë qante dhe nxirrte shkumë nga goja, por babai nuk ndalonte duke e zhytur. Një grua iu afrua që t’i merrte fëmijën por ai nuk ia dha.

Një grup qytetarët afrohen që t’i flasin por babai i është kthyer shpërthyer në të shara.

“Po ik mi debile, ik mos na çaj…Ik moj kokrra e ….,”-dëgjohet ai teksa thotë në video.

Aksident i frikshëm në Prrenjas/ Përmbyset makina, shpëton për mrekulli nëna me foshnjen…

Një aksident i friskhëm ka ndodhur këtë të diel në aksin Librazhd-Prrenjas, ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës, pranë fshatit Pishkash. Siç shihet edhe nga FOTO makina është rrokullisur në rrugë, ndërkohë që brenda mjetit ndodhej një grua dhe fëmija i saj një vjeç.

Fatmirësisht nëna dhe fëmija nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa drejtuesi i mjetit ka thyer krahun