Nuk prodhojmë dot as sfungjerë enësh e sapunë/ Lapaj: “Sistemi ekonomik nuk ka politikë të qartë….

Aktivisti Adriatik Lapaj, ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vend. Ai u shpreh se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë të larta për shkak se në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët. Sipas tij Shqipëria importon produkte dhe mallra nga sektorë, që sipas tij duhet të ishin burim eksportesh, si mishi, qumështi, ulliri, por edhe mallra si sfungjerë, sapunë, etj.

Në vend njerëzit nuk mirëmbajnë dot gojën sepse nuk kanë lekë dhe sakrifikojnë për çdo gjë. Janë këto çmime sepse në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët që të paktën një pjesë të sektorëve ta kishim zgjidhur.

Ne importojmë ullinj dhe vaj ulliri, kur jemi një vend që duhet ta eksportonte. Importojmë kashtë për bagëtinë nga Maqedonia. Importojmë mish, qumësht, grurë pafund, gozhdë, çorape, , sapunë, sfungjerë enësh e shumë të tjera. Kemi një ekonomi e shtet që nuk ka një politikë të qartë.

Si mund të importojmë ne në këto sektorë, nuk them për gjërat e komplikuara. Po importove normalisht që do vendosesh në kushte të barabarta me ekonomitë e huaja. Nuk ke si nxjerr një mall importi më lirë se Gjermania, kur ai e ble njësoj. Këtu legjendarët e të pazëvendësueshmit na kanë katandisur që të importojmë kashtë”, u shpreh ai.

Ekonomisti austriak: “Kosova me autostrada europiane, Shqipëria i ka vetëm në “Google Maps…

Ekonomisti i njohur austriak Gunther Fehlinger, një zë i fortë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në rajon, ka vizituar vendin tonë këtë javë. Fehlinger, i cili ka qenë më herët Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Partisë Popullore Evropiane, ka bërë një konstatim të trishtë teksa ka kaluar nga Kosova drejt Shqipërisë.

Ai thotë se duke udhëtuar përmes Kosovës ka vënë re praninë e atyre që quhen autostrada evropiane, por në Shqipëri mungojnë.

“Cili është ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës? Kosova ka Autostrada Evropiane dhe Shqipëria vetëm pretendon se i ka në hartën e Google, por kur udhëton, kupton që Shqipëria nuk po zhvillohet seriozisht… e trishto”, shkruan ai në Twitter.

Që nga viti 2005 Gunther është fokusuar në reformën ekonomike dhe politikën e NVM-ve në vendet evropiane në tranzicion, kryesisht në Kosovë, Shqipëri dhe Ukrainë.

Kreshnik Spahiu: “14 rreziqe që kërcënojnë sot ”Shqipërinë turistike…

Nga Kreshnik Spahiu :    
S
hqipëria turistike” nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e kombit tonë. Atë që vendet e mesdheut kanë më shumë se një shekull e investojnë, për ne shqiptarët është një zhvillim i ri.  Kurrë më parë nuk kemi pasur një          
“Shqipëri turistike”:      
– as në mbretëri,    
– as në komunizëm,
– as në demokraci.

Sot Shqipëria mes 1000 halleve dhe problemeve është “parajsa mesdhetare” e pa eksploruar nga bota.

Dikur ishin aq të pakët turistët në Shqipëri sa kur kalonin në rrugë mbetej në hundët tona disa ditë era e parfumit dhe sapunit që përdornin ata “jashtokësor” që kalonin në Bulevardin e Tiranës. Ne fëmijët e asaj periudhe themi ende sot: sapun “turistësh”. Bota na ka parë gjithmonë si “ishulli i Tarzanit”. Në ishull nuk hynin dot se kishin frikë ose nuk lejoheshin dhe në imazh banorët e Shqipërisë perceptoheshin si “Tarzanë”, njerëz të izoluar dhe jashtë realitetit.

Pamjet e viti 1997 ku i madh dhe i vogël mbante në duar një kallashnikov na fundosën dhe friksuan çdo kënd që mund të udhëtonte dhe pushonte si turistë si pasojë e skenave afgane në një toke europiane. Fatmirësisht sot Shqipëria është si ajo parajsa e filmit të Leonardo Di Caprit një mrekulli në planet por e rrezikuar nga shumë “peshkaqenë” dhe “pushtues”. Sot turizmi shqiptarë ndjehet i kërcënuar nga shumë faktorë që suksesin ta humbasim nëse nuk parandalojmë disa fenomene:

– “Shqipëria turistike” sot preferohet për çmimet e lira dhe ende konkuruese krahasuar me shtetet fqinjë Kroaci, Greqi, Itali dhe nëse nuk frenojmë babzinë e fitimit psh: Një shezlon 300 euro do largojmë çdo adhurues të plazheve tona.

– “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nga pushtuesit e “tokës xanun”, që po sharrojnë çdo pemë dhe betonojnë brenda në rërë duke humbur shumë shpejt “mitin” bregdetit tonë për “plazhet të virgjëra”.

“Shqipëria turistike”, duhet parandalojë urgjent rracizmin apo trurizmin selektiv duke preferuar rusë apo gjerman dhe duke larguar “kosovarë” apo “fshatarë shqiptarë”. Ne jemi shtet i destinuar për plazhe popullore dhe jo elitare.

– “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nëse orjentohet drejt luksit. Nëse ndërtojmë vetëm hotele me 5 yje dhe jo agri-turizëm. Turistët e huaj nuk kërkojnë luksin në Shqipëri sepse atë e gjejnë 100 herë më lartë si standard në Spanje, France, Portugali, Kroaci, Turqi. Nëse ne do kopjojmë këto modele do e humbasim dyndjen turistike. Ne duhet ruajmë turistët e shtresës mesme që janë shumica apo 80% e numrit të përgjithshëm në botë që nuk kanë para të shkojnë në Hotele me 10.000 euro java.

– “Shqipëria turistike” duhet të zhvillojë dhe zgjerojë gastronominë dhe kuzhinën në disa parametra internacional dhe jo vetëm orjentimin 90% restorante italiane. Turistët e huaj nuk shkojnë në Shqipëri që të hanë cdo ditë kuzhinë italiane për tre arsye: 1- Nuk kanë ardhur në Itali por në Shqipëri. 2- Kuzhina italiane është më e shtrenjtë se shqiptare, turke, spanjolle, kineze, ballkanike, 3- “Spageti me fruta detin” 10 dite rresht nuk hahet, prandaj duhet diversitet restorantesh internacionale dhe kombëtare.

– “Shqipëria turistike” është e rrezikuar të fundoset nga mungesa fuqisë puntore. Në asnjë fshat nuk mund hapesh një resort gjigand me 100 kuzhinjerë dhe 1500 kamarierë sepse nuk mund ti gjesh, prandaj duhet urgjentisht një strategji për hapjen e dyerve për emigrante nga Indonezia, Filipinet, Tajlanda, Afrika etj të cilët pranojnë të punojnë me pagat tona. Teoritë që ne duhet “të ndalim emigracionin” nuk funksionojnë sepse e kane provuar Kroacia, Mali i Zi, Turqia, Serbia, Italia dhe kane deshtuar para nesh. Edhe sikur ta frenojme emigracionin shqiptar sërish tregu ynë i punës nuk e perballon dot nje fluks prej 20 milionë turistë qe mund të vinë pas 3-4 vitesh.

– “Shqipëria turistike” mund të dështojë nga kapacitetet e kufizuara. Në portet e Shqiperisë nuk mund te vij në anije kroçere me 2000 pasagjerë sepse ne nuk kemi një Hotel me 2000 shtretër ku të fusim të gjithë pasagjerët e anijes. Imagjinoni të vinë disa tragete.

– “Shqipëria turistike” mund të goditet nga turbulencat e kursit të valutës. Një turist europian që shpenzonte para një viti 5000 euro në Vlorë, këtë vit duhet të këmbej 5800 euro që të ketë të njëjtën sasi lekësh.

– “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nga tregtarët matrapaz të çmimeve selektive sipas kombësive të klientve ku psh: 1 kg qershi, shqiptarve ja shesin 3 euro, kosovarve 5 euro, polakve 6 euro, rusëve 7 euro, gjermanve 10 euro.

– “Shqipëria turistike” kërcënohet nga të pronarët e paedukuar që as fjalët “mirëdita” apo “të lutem” nuk e njohin në fjalorin e ture karshi kilentëve apo nga halabakët dhe rrugaçët që zihen dhe rrihen me bishta çadre pse afrove pak shezlonin afër çadrës sonë apo pse parkove anazh Range Roverit tim.

– “Shqipëria turistike” kërcënohet nga ata që vendosin 5 yje në derën e Hotelit por nuk kanë lexuar 5 revista për turizmin apo nuk kanë bërë as 5 ditë trajnime për hoteleri.

– “Shqipëria turistike” kërcënohet nga injoranca e pronarve që nuk e kuptojnë se 50% e klientve kane vizituar gjysmën e botës dhe e njohin turizmin, hotelerinë apo kuzhinen më mirë se pronarët e hoteleve apo restoranteve tona, por edhe nga mentaliteti (KÇK) “Kap ça të kapësh”, ku turisti nuk është “Zoti shtepie” por shikohet si kalimtar që s’do kthehet më.

– “Shqipëria turistike” mund të shfryhet nëse qeveria nuk vendos një studim për investimin në infrastrukturë si prioriteti mbi prioritetet duke dhjetëfishuar burimet. Miliona turistë nuk mund të mbajnë hundët e tyre me duar kur vjen ora e derdhjes së ujrave të zeza në det, apo nuk mund të mbyllin dritaret kur vjen ora e djegjes së plehrave te kazanët që nuk vjen kurrë komunalja ti mbledh.

Shqipëria turistike sot është krenaria jonë dhe e brezave. “Bunkeri” Europës sot po vizitohet nga gjithe miliona turistë. Tradita, mikëpritja dhe reklama ishin të sukeseshme për këtë ngjallur kureshtjen, por ende janë të mjaftueshme për ta dhjetëfishuar turizmin. Ne duhet ta ruajmë Shqipërinë turistike si ishullin e thesarit. Dhe thesari ynë nuk ruhet me “Tarzanë” por me investime, strategji dhe profesionalizëm.

Fillimi është i mbarë. Hapja e porteve dhe aeroporteve të reja është prognoza e një Shqipërie të kërkuar dhe vizituar nesër nga gjithë planeti. Ndoshta është koha për një strategji kombëtare 100 vjeçare për “Shqipërinë e re turistike”

U shuan në aksidenti tragjik në Greqi/ 5 të rinjtë shqiptarë ishin punonjës sezonalë….

Pesë persona me origjinë shqiptare humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi. Mediat e huaja, raportojne se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në fermat e zonës. Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Mjeti me të cilin ata po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) . Sipas mediave bëhet fjalë: për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.

Zjarrfikësja e Edessa-s është thirrur në vendngjarje, për shkak se makina është deformuar plotësisht nga përplasja e fortë, dhe ishte e pamundur nxjerrja e trupave.

Viktimat janë Besim Muçaj 27.03.1968 , Ilir Daçi 28.07.1973 ,Ergin Peposhi 23.09.2004 , Ardit Peposhi 06.12.2007 ,Gazment Brahaj 07.07.1976 . Shoferi i makinës ka qenë 55-vjeçari Muçaj ndërsa pasagjeri në vend të parë 50-vjeçari Daçi.
Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë 47-vjeçari Brahaj

Aksident i çuditshëm në aksin Korçë-Pogradec/ ‘Benzi’ del nga rruga në Çiflig dhe përplaset me shtyllën…

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Nje mjet tip mercedes ka humbur kontrollin dhe si pasoje eshte përplasur me nje shtylle te tensionit elektrik. Ne makine ndodhej shoferi i cili ka pasur dëmtime te lehta dhe eshte shoqëruar per te marre ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

U përplasën kokë me kokë/ Ky është “Benzi i vdekjes” që u mori jetën 5 shqiptarëve në Greqi (Video)

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku pesë shqiptarë kanë humbur jetën. Një kamion dhe një benz me targa shqiptare janë përplasur kokë më kokë. Si. pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të pestë personat që udhëtonin në benz, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërrur plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin.

Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Zjarrfikësja e Edessa-s është thirrur në vendngjarje, për shkak se makina është deformuar plotësisht nga përplasja e fortë, dhe ishte e pamundur nxjerrja e trupave. Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare “AA 989 MU” .

Lapaj: “Sistemi ekonomik nuk ka politikë të qartë. Nuk prodhojmë dot as sfungjerë enësh e sapunë…

Aktivisti Adriatik Lapaj, ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vend. Ai u shpreh se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë të larta për shkak se në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët. Sipas tij Shqipëria importon produkte dhe mallra nga sektorë, që sipas tij duhet të ishin burim eksportesh, si mishi, qumështi, ulliri, por edhe mallra si sfungjerë, sapunë, etj.

Në vend njerëzit nuk mirëmbajnë dot gojën sepse nuk kanë lekë dhe sakrifikojnë për çdo gjë. Janë këto çmime sepse në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët që të paktën një pjesë të sektorëve ta kishim zgjidhur.

Ne importojmë ullinj dhe vaj ulliri, kur jemi një vend që duhet ta eksportonte. Importojmë kashtë për bagëtinë nga Maqedonia. Importojmë mish, qumësht, grurë pafund, gozhdë, çorape, , sapunë, sfungjerë enësh e shumë të tjera. Kemi një ekonomi e shtet që nuk ka një politikë të qartë.

Si mund të importojmë ne në këto sektorë, nuk them për gjërat e komplikuara. Po importove normalisht që do vendosesh në kushte të barabarta me ekonomitë e huaja. Nuk ke si nxjerr një mall importi më lirë se Gjermania, kur ai e ble njësoj. Këtu legjendarët e të pazëvendësueshmit na kanë katandisur që të importojmë kashtë”, u shpreh ai.

Aksident tragjik në Greqi, 5 shqiptarë të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria. Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes së fortë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore .

Siç shihet edhe në këto foto, përplasja ishte tepër e fortë dhe automjeti ku udhëtonin viktimat është shkatërruar thuajse tërësisht. Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare

Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Këshilla për ju që postoni faturat e plazheve dhe restoranteve në jug…

Nga Mentor Kikia:    
Keshilla per ju qe postoni faturat e plazheve dhe restoranteve. Ndalova ne nje restorant andej nga Jugu javen e kaluar. Kishte reklama neper rruge dhe thashe do ia vleje.

Kerkoj menune.
He se ti them une – tha kamarieri.
Jo jo, ma sill – i thashe
Shikoj cmimet:
Mish qingji: 2800 leke/kg i papjekur
Mish gici: 2400 leke/kg i papjekur
Tarator me kastravec Lushnje: 450 leke(eshte firmato ky i lushnjes)

Sallete me lakra gjysheje: 550 leke
Djathe gjysheje: 500 leke
Nuk kalova ke pijet.

I bera te fala gjyshes dhe ika. Shkova tek “xhaxhai” dhe hengra shume me lire.
Kur shkoni ne plazhe e restorante shikoni menune, mos ia lini ne dore kamarierit qe thote: S’ka problem per menune se ti them une ca kemi.
Nese ua mban xhepi hapi, nese jo bejini te fala e shkoni tek tjetri.

Nese shikoni se eshte cmendur ai i shezllonit dhe kerkon 20 apo 50 mije leke per cader, ikni tek ai qe i ka me lire, nese s’doni apo nuk keni te paguani.
Ka gjithmone nje alternative tjeter.
Duhet ti mesojme keta qe klienti te cohet nga tavolina apo shezlloni edhe pasi eshte ulur.
Keshtu do i disiplinojme edhe ata qe cmenden bashke me gicin gjate veres.

Inter prezanton me numër të ri fanelle talentit shqiptar Kristjan Asllani(Video)

Sezon i ri, numër i ri. Inter ka prezantuar numrin e ri të Kristjan Asllanit në rrjetet sociale me anë të një video. Duket qartë talenti kuqezi i cili shfaqet me fanellën zikaltër dhe me numrin 21 mbi shpatulla. Sezonin e kaluar, të parin e tij me Interin, djaloshi i talentuar shqiptar mbajti numrin 14, atë që Perisic la, ndërsa tashmë, 21 është i tiji.

Asllani është një lojtar që drejtuesit dhe tifozët e pëlqejnë shumë, dhe këtë sezon pritet që për të të ketë më shumë minuta në dispozicion, sidomos tashmë pas ikjes së Brozovic.

Konfirmohet zyrtarisht, Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë…

Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar. Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai thotë se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër.

Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më tej me gërmime që të kemi më shumë të reja mbi vendbanimin më të vjetër në Europë. Ne duam të dimë datat e sakta të këtij vendbanimi. Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, shprehet arkeologu zviceran.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është jo vetëm një zbulim i madh, pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar.

Ai shkon më tej kur thotë se të gjitha gjetjet mund të vendosen në Pogradec, apo edhe në forma digjitale në funksion të turizmit arkeologjik.

“Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Europë. Kjo është e lidhur edhe me ngritjen e disa pyetjeve për të ardhmen.

Pse këta njerëz vendosën të kalonin në vendbanime në breg të liqenit? Këto janë pjesë të studimit. Ne, nga viti në vit, gjithmonë kemi rezultate, të cilat janë befasuese edhe për ne, siç është edhe rasti i këtij viti”, tha arkeologu shqiptar.

E pranishme në prezantimin e rezultateve, ambasadorja zvicerane në vendin tonë u shpreh e lumtur që Zvicra është pjesë e kërkimeve, ndërsa shtoi se këto gjetje mund të jenë një formë shumë e mirë për të thithur edhe më shumë turistë zviceranë. Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi ai ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërkohë, ka të dhëna se një vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit aktual me Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, arkitekti i njohur Artan Shkreli e quan “një zbulim spektakolar nga ato qe ndodhin një here ne 100 vjet”.

“Behet fjale per nje vendbanim mbi’ujor te rreth 55 shekuj p.e.s. (!) Çmenduri per nga vjetersia… Dhe me ekonomi bujqesore bashkangjitur – nder provat e para te bujqesise ne Europe, gjithashtu!” – shkruan Shkreli.

Nga kreu tek play-off/ Miratohet vendimi, ja si ndryshon skema e Superligës….

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të hyjë në fuqi duke nisur që nga ky sezon 2023-2024. Vendimit për ndryshimin e formatit i paraprinë disa raunde diskutimesh dhe konsultash mes përfaqësuesve të FSHF-së, drejtuesve dhe presidentëve të klubeve të kampionatit elitar gjatë ditëve të kaluara,

ku u propozuan disa variante të ndryshme dhe në fund u ra dakord për formatin që u kalua për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së.

Ndryshimi i skemës së kampionatit ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar apo edhe për t’u dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv në fundin e kampionatit. Gjithashtu, synohet që ky ndryshim të sjellë edhe më shumë të ardhura për klubet shqiptare në përfundim të sezonit.

Sipas skemës së re, kampionati “Abissnet Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje.

Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës sipas skemës së mëposhtme:

Java 37           Java 38              Java 39

1-4                         3-1                         1-2

2-3                         4-2                         3-4

Rregullat e klasifikimit – Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ekipi fitues i play-off “Final 4” do të shpallet kampion i “Abissnet Superiore” dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa 2 ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.

Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në 3 vendet e para të play-off “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të 4-t të renditur në play-off “Final 4”.

Sa i përket fundit të renditjes nuk ka ndryshime, teksa vendi i 9-të dhe i 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë, kurse skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me fituesin e play-off të Kategorisë së Parë. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndryshimin e formatit të Abissnet Superiore përmes një vendimi qarkullues që hyn në fuqi menjëherë në fuqi dhe do të zbatohet që nga ky sezon që pritet të nisë.

Degradon sherri brenda familjes në Pogradec/ Vëllai rreh motrën, nipi dajën, dy të arrestuar…

Një sherr ka ndodhur në një familje në Pogradec, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona. Policia arrestoi në flagrancë I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec. Sipas policisë dyshohet se I.Q ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Në këtë moment ka ndërhyrë 29-vjeçari I.D (djali i motrës) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj dajës së tij. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.

Shiste drogë nëpër qytet/ Arrestohet 36-vjeçari në Korçë! Në banesë iu gjetën dhjetëra doza heroine

Një 36-vjeçar nga Korça është vënë në pranga nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën sasi heroine, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje. Në kuadër të operacionit policor i koduar “Night sales 4”, u arrestua Emiljan Selima.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë lokalizuan automjetin tip “Audi” me të cilin po lëvizte 36-vjeçari. Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se shtetasi E. S. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.