U shuan në aksidenti tragjik në Greqi/ 5 të rinjtë shqiptarë ishin punonjës sezonalë….

Pesë persona me origjinë shqiptare humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi. Mediat e huaja, raportojne se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në fermat e zonës. Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Mjeti me të cilin ata po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) . Sipas mediave bëhet fjalë: për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.

Zjarrfikësja e Edessa-s është thirrur në vendngjarje, për shkak se makina është deformuar plotësisht nga përplasja e fortë, dhe ishte e pamundur nxjerrja e trupave.

Viktimat janë Besim Muçaj 27.03.1968 , Ilir Daçi 28.07.1973 ,Ergin Peposhi 23.09.2004 , Ardit Peposhi 06.12.2007 ,Gazment Brahaj 07.07.1976 . Shoferi i makinës ka qenë 55-vjeçari Muçaj ndërsa pasagjeri në vend të parë 50-vjeçari Daçi.
Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë 47-vjeçari Brahaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: