Çmenduri në Pogradec/ Babai dhunon e kanos me thikë vajzën e tij…

Arrestohet një 50-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur me send të mprehtë vajzën e tij të mitur. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.H., banues në fshatin Buçimas.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me një send të mprehtë, vajzën e tij 17-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: