E rëndë në Durrës/ Humb jetën 68-vjeçari ,ja ç’farë dyshohet….

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës. Mesohet se Hamza Duda ishte futur në det për t’u larë, kur shfaqi probleme shëndetësore. Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë e kanë transportuar për në Spital, por ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Aksident i frikshëm në Prrenjas/ Përmbyset makina ,thyen krahun shoferi, shpëtojnë për mrekulli nëna dhe foshnja…

Një aksident i friskhëm ka ndodhur këtë të diel në aksin Librazhs-Prrenjas .Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, pranë fshatit Pishkash. Siç shihet edhe nga foto, makina është rrokullisur në rrugë, ndërkohë që brenda mjetit ndodhej një grua dhe fëmija i saj një vjeç.

Fatmirësisht nëna dhe fëmija nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa drejtuesi i mjetit ka thyer krahun.

Punonte si shofer për turistët/ Ky është 40-vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin në Himarë(Foto)

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në Sarandë. Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe u rrëzuar 40 metra poshtë saj. Për pasojë humbi jetën drejtuesi, Renato Bushi foton e të cilit e keni më poshtë dhe tre pasagjerët. Një prej të lënduarve është shtetas anglez, Aduart Holand 31-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një çift shqiptarësh, Kevin Rama 26-vjeç nga Gramshi dhe bashkëshortja e tij Marika Zogari, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Shqipëria i vetmi vend ku euro u zhvlerësua kaq shumë. Ç’po ndodh?

Nga Vitjon Nina:  
Një rënie e radhës me 0.6 pikë të tjera kundrejt lekut u shënua për euron më 20 korrik dhe fundjava e parafundit e muajit të nxehtë veror, do ta gjejë monedhën e përbashkët evropiane për të parën herë në histori, nën kuotën e 100 lekëve. Kursi valutor i ditës së enjte u mbyll me euron, e cila këmbehej me 100.02 lekë dhe duke parë trendin rënës prej muajsh, është e kuptueshme se nuk mundet dot më të shmanget një lloj “kapitullimi” i euros në këmbim të lekut.

Burimi: Banka e Shqipërisë

E vërteta është se të gjithë monedhat si botërore, edhe rajonale, po humbasin terren në mënyrë shumë drastike. Dollari amerikane ka shkuar në kuotën e këmbimit prej 89.61 lekësh. Ndërsa një “disfatë” e vërtetë është edhe ajo e paundit britanik, i cili është shpërfytyruar tërësisht në vlerën e tij të dikurshme dhe ka kapur tashmë kuotën e 115.72 lekëve.

Vetëm një vit më parë, 1 paund këmbehej me thuajse 140 lekë!

Për t’iu kthyer euros, në vitin 2023, përkatësisht në muajin shkurt, ajo arriti të kishte një vlerë prej 117.76 lekësh.

Kjo nënkupton se rënia e euros përllogaritet vetëm për këtë vit me 17 lekë – ndër më drastiket (në mos më drastikja) në histori. Dikush mund të mendojë se kemi të bëjmë me një rënie të përgjithshme të valutës evropiane, por shifrat nuk të çojnë në këtë rrjedhojë logjike. Krahasuar me dinarin serb, një euro është këmbyer mesatarisht me 117.33 dinarë, ku luhatja më e madhe ka qenë mes 116.85 dinarë dhe 118.48 dinarë. Pra, një luhatje krejtësisht e përllogaritur në marzhin e lëvizjes së tregjeve.

Histori e njëjtë është ajo e dinarit maqedonas, me të cilin euro mesatarisht është këmbyer me 61.653 dinarë. Në luhatjen më të madhe, ka qenë marzhi prej 60.914 dinarësh dhe 62.669 dinarësh. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, luhatja ka qenë akoma më minimale, me markën boshnjake, e cila është luhatur në vitin 2023 sa i takon këmbimin me euro, në kuotat e 1.9336 dhe 1.9815.

Shqipëria pra, është vendi i vetëm në rajon, ku euro është zhvlerësuar në mënyrë kaq drastike.

Për ekspertët e fushës, disa mundet të jenë faktorët, duke përfshirë hyrjen në treg të valutës së huaj për shkak të turistëve. Mirëpo për të tjerë, ky nuk është më një variant bindës duke parë vijimësinë e tregut. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, e ka bërë me dije se një faktor për këtë rënie është edhe aktiviteti ekonomik i vendit. Megjithatë, ai ka shpjeguar po ashtu se do të nisë takimet me bankat e nivelit të dytë, për të parë dinamikën më nga afër.

Lidhur me problemin, Albanian Post ka kontaktuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku ende pritet një përgjigje zyrtare prej tyre, sa i takon situatës së krijuar dhe krizës së euros në vend. E vërteta gjithsesi mbetet një e vetme: Frika se euro mund të zbresë nën 100 lekë nuk është më thjesht frikë, por realitet./Tema

Britanikja The Sun: “Aeroporti i Vlorës hapet në 2024, turistët do shkojnë direkt në rivierën shqiptare…..

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një shkrim rritjes së turizmit në Shqipëri dhe bukuritë përrallore që ofron vendi ynë. Si një thirrje për gjithë britanikët të vizitojnë rivierën shqiptare, “The Sun” thotë se vitin e ardhshëm do të hapet dhe Aeroporti i Vlorës. “Një aeroport i ri po ndërtohet atje – dhe fluturimet mund ta lidhin atë me Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan media, ndërsa thekson se Shqipëria po kthehet në “Maldivet e Europës”.

Vlora është pjesë e rivierës shqiptare ka parë që britanikët të dynden për ta vizituar këtë vit.

Aktualisht, ata duhet të fluturojnë drejt qytetit të Tiranës dhe më pas të udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në bregdet, thotë “The Sun”. Megjithatë, media britanike shkruan se pranverën e vitit të ardhshëm, në Prill 2024, pritet të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës dhe kjo do të jetë një lehtësi e madhe për turistët britanikë por dhe të tjerët, të cilët duan të shkojnë direkt në rivierën shqiptare.

Së fundmi, edhe kompania irlandeze e fluturimeve low cost “Ryanair” ka njoftuar se në vjeshtë do të operojë me 17 linja të reja drejt Tiranës nga Britania e Madhe, por ende nuk ka konfirmuar se cilat do të jenë ato dhe nëse do përfshihet dhe Aeroporti Vlorës.

“Riviera shqiptare është rritur në popullaritet këtë verë me britanikët që duan pushime të lira në plazh. Jo vetëm që fluturimet janë vetëm disa orë nga Britania e Madhe, por birra kushton 1,10 £ dhe hotelet fillojnë nga 20 £”, shkruan The Sun.

Fluturimet drejt Shqipërisë nga Britania e Madhe pritet të lehtësohen edhe me rihapjen e dy aeroporteve në Playmouth dhe Manston. I pari u detyrua të mbyllet në vitin 2011 dhe pritet të rifillojë fluturimet, kurse i dyti në 20 vjet më parë.

Linku origjinal i lajmit: TAKE FLIGHT Undiscovered ‘budget Maldives of Europe’ to get own airport – with Brits expected to flock for £1 beers & bargain hotels

Merr formë Skënderbeu, korçarët zyrtarizojnë 11 afrime gjatë merkatos…

Skënderbeu eshte drejt mbylljes se merkatos, ku skuadra korçare ka zyrtarizuar 11 afrime në këtë verë. Drejtuesit e kanë nisur me portën, ku Marko Alia është portieri i ri që i është bashkuar Skënderbeut. 23- vjeçari i dalë nga akademia e Lacios , ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 ndersa ka firmosur zyrtarisht me klubin korçar një kontratë 3-vjeçare.

Më herët klubi korçar ka arritur akordet edhe me dy mbrojtës, Andrea Gërxho dhe futbollistin brazilian, Markos Ramos i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë.

Në mesfushë Juri Merlim, Klevis Shaqe… i cili vjen nga Tomori i Beratit, Kosta Vangjeli (mesfushor) , Ermir Rashica (mesfushor-sulmues) . Dejvid Janaqi (mesfushor) ..,i vetmi që është në dyshim dhe që nuk ka firmosur akoma ,lojtar për të cilin pritet të vendoset në orët në vazhdim….

Një tjetër afrim zyrtar është edhe Suhel Muharem Sulmuesi i krahut u bashkohet korçarëve nga radhët e Strugës, që këtë sezon u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut. Në sulm Zhordan Fleçer (sulmues) Alfred Mensah (sulmues).

Lojtarë të afruar:

1.Marko Alia (portier)    
2.Andrea Gërxho (mbrojtës)  
3.Marko Ramos (mbrojtës)    
4.Juri Merlim (mesfushor)  
5.Klevis Shaqe (mesfushor)    
6.Kosta Vangjeli (mesfushor)    
7.Dejvid Janaqi (mesfushor) ?  
8.Ermir Rashica (mesfushor-sulmues)  
9.Suhejl Muharem (mesfushor-sulmues)  10.Zhordan Fleçer (sulmues)  
11.Alfred Mensah (sulmues)

Qeveria jep 10 mijë m² për resortin luksoz në Korçë/ Vlera 18 milionë euro, ja kush është investitori strategjik….

Ky projekt do të zhvillohet nga subjekti “Investment and Development Albania” NUIS L91703053C dhe parashikon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel me kapacitet total prej 94 (nëntëdhjetë e katër) dhomash, restorante, bare, SP. Vlera e investimit të projektit të investimit “Green House Korça Resort” i parashikohet të jetë 18,106,741 (tetëmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtë mijë e shtatëqind e dyzet e një) Euro.

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 (katër) vjeçare.

Qeveria vë në dispozicion të investitorit strategjik i “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë. Prona e përmendur vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C” thuhet në vendimin e djeshëm që është miratuar më 19 korrik 2023 nga Këshilli i Minsitrave dhe publikuar po dje në faqen zyrtare të saj.

Sipas databazës, opencorporate.al

kjo kompani zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, ish presidenti i sport klub Skënderbeu, që është aksioneri më i madh me 40 % të aksioneve, dhe ortakët Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi të cilët kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.

Më datë 01/02/2023 Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr 29/ 4, miratoi statusin “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë”, për projektin e investimit “GREEN HOUSE KORCA RESORT” që parashikon realizimin e investimit në sektorin strategjik të turizmit.

Ky projekt do të zhvillohet nga subjekti “Investment and Development Albania” NUIS L91703053C dhe parashikon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel me kapacitet total prej 94 (nëntëdhjetë e katër) dhomash, restorante, bare, SP. Vlera e investimit të projektit të investimit “Green House Korça Resort” i parashikohet të jetë 18,106,741 (tetëmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtë mijë e shtatëqind e dyzet e një) Euro. Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 (katër) vjeçare.

Rrahin shefin e Policisë, shpallen në kërkim 3 të rrinjtë….

Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç. Policia vendore informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nga marja e lekëve përmes mashtrimit tek punimet pa lejë/ Policia e Pogradecit procedon 2 persona….

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Përplasi makinën e parkuar dhe u largua/ Policia e Korçës :”52 vjeçari nuk iu bind as urrdhrit për testin e alkolit….

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tjetër, ka shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë më pas kanë kapur 52-vjeçarin, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.

E rëndë në Pojan/ 48-vjeçari dhunon gruan e tij, policia e shpall në kërkim…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Vijon puna për kapjen e shtetasit J. K.

18-vjeçari bën të fortin me Benz në Korçë/ Nuk i bindet urdhrrit për të ndaluar, policia e arreston, babain e procedon…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin N. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. D., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte.

18-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap dhe gjatë shoqërimit nga shërbimet e Policisë i kundërshtoi ata me forcë.

Gjithashtu edhe babai i tij, shtetasi N. D., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 18-vjeçarit, në ambientet e Komisariatit dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës.

Ka 3 mijë të dashur dhe fiton 1 mijë dollarë në ditë/ Modelja: “Partneri im bëhet xheloz kot…

Një modele, e cila fiton 1000 dollarë në ditë si një ‘e dashur profesioniste’ për meshkujt e vetmuar, ka thënë se mund të bëjë këtë punë vetëm për pesë vjet. Jenna Madison është 30 vjeçe dhe ka vendosur që të bëhet një milionere. Ish-striptistja është e lidhur dhe i dashuri i saj e mbështet për punën që bën për të fituar sa më shumë para. Madison nisi të punonte si kërcimtare për të ndihmuar familjen e saj kur shtëpia e prindërve u mbyll dhe mamaja humbi punën.

Tani që është kthyer në një influencuese, Jenna ka një llogari bankare të mbushur me para.

Ajo fiton deri në 25 mijë-40 mijë dollarë në muaj nga puna e saj, mesatarisht 1 mijë dollarë në ditë. E tani që ka një pasuri të konsiderueshme, Jenna ka blerë një shtëpi të saj si dhe shpenzon 1.300 dollarë për një trajner personal çdo muaj. Gjithashtu i pëlqen që të llastohet me gjëra kozmetike, botoks dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

“Më pëlqen të jem një e dashur profesioniste”, tha Jenna, e cila ka 124,000 ndjekës në “Instagram” (@didshereallyomgg ), për Nude PR.

30-vjeçarja ka treguar se ‘bëhet shumë intime me të dashurit e saj’ si dhe flet me ta sikur t’i kishte pranë.

“Si një e dashur e zakonshme, ata do të më dërgojnë mesazhe nëse kanë një ditë të vështirë dhe unë u jap atyre mbështetje emocionale. Ata mund të flasin për punën, miqtë ose familjen, ose ndoshta po kërkojnë një bisedë më sensuale për t’i ndihmuar të çlirojnë stresin. Ne kemi gjithashtu shumë momente seksuale, unë jam gjithmonë pranë tyre kur kanë nevojë për mua. Kur fillova të zhvishesha në moshën 19-vjeçare, ishte sepse kishim shumë probleme me paratë. Shtëpia jonë u bllokua dhe mamaja kishte humbur punën. E mbajta sekret për dy muaj dhe më në fund i thashë për të.

Ajo në fakt ishte paksa e lehtësuar në një farë mënyre, sepse e dinte që unë isha në gjendje të mbështesja veten dhe atë për çdo gjë që kishim nevojë. Kur u bëra një modele e “OnlyFans”, isha e shqetësuar se ajo do të zemërohej shumë me mua, por unë jam kaq e bekuar dhe me fat që mamaja është kaq mendjehapur”, ka treguar Jenna.

Ndërsa për babain ajo ka thënë se nuk flasin për punën që bën, edhe pse dyshon se ai mund t’a ketë kuptuar. Jenna ka zbuluar se ka 2500-3000 të dashur gjithsej, por pjesën më të madhe të kohës e kalon me shtatë prej tyre çdo ditë, duke i kushtuar një orë secilit mashkull.

Megjithatë, modelja nuk ka vetëm partnerë online; ajo është gjithashtu në një lidhje serioze për gjashtë vjet.

“Kam vënë re se partneri im afatgjatë bëhet pak xheloz ndonjëherë kur më sheh në dhomën e gjumit duke bërë video për fansat e mi dhe duke përmbushur fantazitë e tyre më të mëdha. Por sigurohem që të mos e neglizhoj dhe ta mbaj të kënaqur. Ai është në rregull me gjithçka që bëj, por ne kemi një kufi, unë nuk filmoj asnjë përmbajtje me burra të tjerë”, ka thënë 30-vjeçarja.

Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por gjysma e shqiptarëve nuk blejnë dot ilaçet…

Ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Malit të Zi për ritmet e larta të rritjes më 2022, por duket se burimet e rritjes nuk janë shpërndarë mirë në popullatë përderisa shqiptarët kishin vështirësi me shumë se bashkëqytetarët në Rajon për të paguar faturat e medikamenteve. Gjithashtu pakënaqësia për rritjen e çmimeve ishte më e larta në mesin e familjeve shqiptare tregojnë rezultatet e barometrit të Ballkanit që zhvillohet vit për vit në 6 vende të Rajonit nga Këshilli i bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet e anketës treguan se 41 për qind e familjeve në Shqipëri kishin vështirësi dhe pamundësi të blinin ilaçet që nuk ishin të përfshira në listën e rimbursimit në vitin 2022. Në vendet e tjera të Rajonit ky shqetësim ishte më pak i pranishëm përveç Kosovës ku 35% e familjeve u ndeshën në vështirësi në blerjen e medikamenteve që nuk ishin në listat e rimbursimit.

Në të kundërt në Maqedoninë e Veriut vetëm 23 për qind e familjeve kishin vështirësi të përballonin pagesat e ilaçeve jashtë listave të rimbursimit, në Serbi vetëm 16 % , në Malin e Zi 15% dhe në Bosnjë 14%.

Zhvillimet e brendshme tregojnë se të ardhurat buxhetore po rriten me ritme të larta sidomos dy vitet e fundit si pasojë rritjes së çmimeve dhe rigjallërimit të sektorit të turizmit. Mirëpo nga rishpërndarja e fondeve shtesë sektori i arsimit dhe shëndetësisë po përftojnë shumë më pak.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondi për rimbursimin e medikamenteve po mbetet ne vendnumëro me vetëm 10-11 miliardë lekë në vit, teksa barra e sëmundjeve në popullatë rritet vit pas viti. Raporte rajonale për tregun farmaceutik tregojnë se, Shqipëria ka listën me të varfër në Rajon dhe me gjerë në Europë për rimbursimin e medikamenteve.

Një studim i fundit i IQVIA (kompani shumëkombëshe që u shërben industrive të kombinuara të teknologjisë së informacionit shëndetësor dhe kërkimit klinik) gjeti se Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja në listën e rimbursimit, me një diferencë shumë të madhe me fqinjët si Maqedonia e Veriut, Serbia, të cilat kanë miratuar përkatësisht 11 dhe 17 medikamente të reja secila.

Studimi i IQVIA tregon se nga 160 medikamentet e reja që u miratuan për përdorim nga 2017-2020, 74 prej tyre, ose rreth 46%, janë në dispozicion të pacientëve në BE, ndërsa në Shqipëri, vetëm 3% e tyre në dispozicion.

Në vitin 2022 fondi për rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore arritën në vlerën 11,506 milionë lekë, ose në masën 97.3% e planifikimit.

Rimbursimin e barnave & pajisjeve mjekësore mbetën pa paguar rreth 727 milionë lekë. Buxheti i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore (FSDKSH) është rritur vit pas viti, por rritja më së shumti ka shkuar për financimin e kontratave me Partneritet Publik-Privat, si kontrolli mjekësor bazë (check-up, sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, dializa dhe së fundmi laboratori)./Monitor/

Pritja mer fund për bastet sportive sportive, qeveria jep 10 licenca në rang kombëtar….

Qeveria i ndez dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për lojërat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online. Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to. Gjithashtu mundo të luhen në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive on-line. Këto plataforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, (AMFL).

10 licenca në rang kombëtar

Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro.

Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit Europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Kthehet publiciteti në mediat elektronike dhe emisione sportive në TV pas orës 22:00

Do lejohet të sponsorizohen skuadra portive, publicitet në stadiume

*Konkurs për fitimin e licencës

Dhënia e licencës për ofrimin e basteve on-line do të bëhet me konkurs që do të hapet nga AMLF. Komisioni i Licencave brenda 10 ditëve nga përfundimi i procesit të përzgjedhjes miraton listën e pjesëmarrësve në konkurim, duke renditur, sipas pikëve të marra. Kandidati, i cili ka marrë numrin më të madh të pikëve, shpallet fitues. Ndërkohë ministri Financave miraton dhënien e licencës, pasi aplikanti i shpallur fitues të ketë paraqitur, brenda 30 ditëve, plotësimin e kriterit të lidhur me fondin e garancisë.