Pritja mer fund për bastet sportive sportive, qeveria jep 10 licenca në rang kombëtar….

Qeveria i ndez dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për lojërat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online. Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to. Gjithashtu mundo të luhen në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive on-line. Këto plataforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, (AMFL).

10 licenca në rang kombëtar

Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro.

Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit Europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Kthehet publiciteti në mediat elektronike dhe emisione sportive në TV pas orës 22:00

Do lejohet të sponsorizohen skuadra portive, publicitet në stadiume


*Konkurs për fitimin e licencës

Dhënia e licencës për ofrimin e basteve on-line do të bëhet me konkurs që do të hapet nga AMLF. Komisioni i Licencave brenda 10 ditëve nga përfundimi i procesit të përzgjedhjes miraton listën e pjesëmarrësve në konkurim, duke renditur, sipas pikëve të marra. Kandidati, i cili ka marrë numrin më të madh të pikëve, shpallet fitues. Ndërkohë ministri Financave miraton dhënien e licencës, pasi aplikanti i shpallur fitues të ketë paraqitur, brenda 30 ditëve, plotësimin e kriterit të lidhur me fondin e garancisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: