18-vjeçari bën të fortin me Benz në Korçë/ Nuk i bindet urdhrrit për të ndaluar, policia e arreston, babain e procedon…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin N. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. D., të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte.

18-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u kap dhe gjatë shoqërimit nga shërbimet e Policisë i kundërshtoi ata me forcë.

Gjithashtu edhe babai i tij, shtetasi N. D., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 18-vjeçarit, në ambientet e Komisariatit dhe i ka penguar në kryerjen e detyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: