I hodhën substancë në pije dhe e përdhunuan, dy shqiptarë të arrestuar në Itali…

Të gjendesh lakuriq në mes të natës dhe të mos dish si të arrish atje: ja çfarë i ka ndodhur një vajze 29-vjeçare të droguar me atë që quhet “droga e përdhunimit”. Pas disa ditësh, vajza filloi të kujtonte detajet e asaj mbrëmjeje. Policia italiane u tregua aktive për identifikimin dhe kapjen e përdhunuesve. Agjentët e Komisariateve të Monzës dhe Brianzës zbatuan dy masa sigurie: njërën me burg dhe tjetrën me arrest shtëpie të lëshuara nga Gjykata e Monzës me kërkesë të prokurorit vendas, ndaj dy shtetasve shqiptarë 50-vjeçarë

të hetuar për dhunë seksuale të rënduar nga përdorimi i lëndës alkoolike, narkotikëve dhe dhunë seksuale në grup mbi një grua 29-vjeçare.

Dy të dyshuarit u gjurmuan përkatësisht në provincat Monza dhe Cuneo. Sipas hetimeve të koordinuar nga Prokuroria Publike, 29-vjeçarja italiane, verën e vitit 2022 frekuentonte shtëpinë e familjes së njërit prej të dyshuarve, kur një mbrëmje, duke përfituar nga qëndrimi vetëm në shtëpi pa familjen që kishte shkuar për pushime, e ftoi shoqen në një restorant në Monza.

Menjëherë pas darkës, vajza filloi të mos ndihej mirë, duke shfaqur eufori të pazakontë të alternuara me momente amnezie të përkohshme. Të dy shkuan në shtëpinë e burrit në fjalë, ku ndodhej edhe një shtetas i dytë i huaj. Në mes të natës vajza është gjetur e zhveshur dhe duke kryer akte seksuale me të dyshuarit.

Duke mos kujtuar saktësisht se çfarë i kishte ndodhur, vajza u vesh dhe shkoi në shtëpi. Vetëm në ditët në vijim ajo filloi të kujtonte momente të shkurtra të kaluara së bashku me dy burrat, duke u bërë e vetëdijshme se kishte qenë e përfshirë, pa e kuptuar, në një marrëdhënie seksuale në grup dhe duke dyshuar se burri fqinj dhe miku i familjes kishte përdorur një substancë që mund të asgjësonte aftësinë e saj për të kundërshtuar.

Prokuroria Publike e Monzës urdhëroi që vajza të kryente analizat toksikologjike të cilat konfirmuan praninë e disa substancave psikotrope, përfshirë GHB, e njohur edhe si “drogë përdhunimi”.

Tragjedia në familjen Zogu, dhimbja që tronditi Shqipërinë…

Këta janë katër viktimat e tragjedisë që ndodhi dje në liqenin e HEC-it të Banjës në Gramsh: Arben Zogu, 46 vjeç me dy djemtë e tij të mitur, Rubensin 19-vjeçar dhe Estin 14-Vjeçar si dhe me nipin e tij, Melsi Zogun 20 vjeçar. Ata u mbytën pasi u futën për t’u larë pasditen e së premtes në liqenin ku nuk duhej të hyhej pa ditur not, pasi kishte gropa të thella të krijuara që nga ndërtimi i basenit.

I vetmi mesazh që vjen sot dhimbshëm për ata që nuk i njihnin këto familje ka mbetur i shkruar në rrjetet sociale nga Esti, më i vogli, me urimin drejtuar nënës së tij për ditëlindje disa muaj më parë:

“Edhe 100, e shtrenjta ime!”.

Kjo fatkeqësi është e dyta brenda pak ditësh e këtij lloji, pasi më 9 korrik u mbyt në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë një tjetër baba me dy djemtë e tij, Elvis Halilaj me dy djemtë e tij adoleshentë.

Ky është shqiptari që vari veten me çarçafët në burgun grek…

Një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Kastriot Periku, nga Skrapari. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodh gjatë orëve të natës të së enjtes 20 korrik. Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shtetasi shqiptar ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në birucë për tu dërguar në gjykatë për masë sigurie.

Në rrethana që ende nuk dihen,ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e birucës.

Menjëherë u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Lidhur me incidentin prokuroria ka hapur një hetim ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.

E rëndë në Maliq/ 56-vjeçari shkelmon në bark bashkëjetuesen shtatzënë, abortohet fetusi 2-muajsh…

Në qytetin e Korçës është vënë në pranga një 56-vjeçar me inicialet A.M. Ky i fundit ka goditur me shkelma në bark, bashkëjetuesen shtatzënë. Gruaja si pasojë e dhunës ka abortuar fetusin 2-muajsh.Në qytetin e Korçës është vënë në pranga një 56-vjeçar me inicialet A.M. Ky i fundit ka goditur me shkelma në bark, bashkëjetuesen shtatzënë. Gruaja si pasojë e dhunës ka abortuar fetusin 2-muajsh.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç,

banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

“Deri në 10 mijë euro për të shkuar në SHBA, Britani e Kanada/ Zbulohet laboratori që falsifikonte dokumente në Korçë….

Tre pjesëtarë të një grupi kriminal që merreshin me falsifikimin e dokumenteve të ndryshme kundrejt pagesës, janë vënë në pranga, pas një operacioni të organizuar nga policia. Në kuadër të operacioni policor të koduar “The counterfeiters”, u arrestuan Thanas Sholla, Besnik Dine, Artur Rakip. Sipas burimeve të policisë tre personat e arrestuar ishin vëzhguar -prej më shumë se 5 muajsh nga policia

dhe nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin prodhonin dhe ju shisnin personave të interesuar, shqiptarë dhe shtetas nga vendet e treta, dokumente shqiptare dhe të huaja, të falsifikuara, për të udhëtuar në hapësirën SCHENGEN, ShBA, Kanada, Angli etj.

Për punën e tyre të kundërligjshme ata merrnin pagesa të konsiderueshme, që vijojnë nga 300 euro deri në 10000 euro. Për pasojë, për këtë rast u ekzekutua vendimi i Gjykatës Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Thanas Sholla 60 vjeç; Besnik Dine 52 vjeç dhe Artur Rakip 57 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në kuadër të këtij operacioni në banesat e Thanas Shanos dhe Besnik Dines dhe në automjetin e këtij të fundit, gjetën pajisje kompjuterike, makineri plastifikimi, fotokopje dokumentesh të huaja dhe një shumë parash. Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Artur Rakipit, u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për prodhimin e dokumenteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme dokumentesh të huaja dhe shqiptare të dyshuara të falsifikuara, karta identiteti, pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, leje qëndrimi, leje drejtimi, diploma shkolle, fotokopje dokumentesh të huaja, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Aksident në Ura e Fajancës në Korçë/ Makina përplaset me triçiklin në rrethrrotullim…

Aksident në unazën e qytetit, përplasen dy mjete. Sipas informacioneve nga vendngjarja, dy mjete janë përplasur në një rrethrrotullim, ndërsa një nga drejtuesit është dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës. Mesohet se drejtuesi i triçiklit ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.