Skënderbeu dhe Dinamo kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore në Korçë, si pjesë të përgatitjeve të tyre për sezonin e ri. Një sfidë ku të dy trajnerët kishin mundësi të shihnin gjendjen e futbollistëve dhe se si po integrohen në ekip blerjet e reja. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 15′ ndërsa për Skënderbeun barazoi Prençi në 90’ . U aktivizuan edhe Shaqe, Muharem, Rashica, Gërxho, Dervishaj e Beçka.
Vlerësohet si një test pozitiv ky për ekipin bardhekuq të drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç .
Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Dinamos. e luajtur sot në Korçë, kishte vizitorë me të vërtetë të veçantë në tribunë. Sfidën në fjalë e ka ndjekur në tribunën VIP edhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lacios. Përkrah tij, ka qenë një emër tjetër i njohur i futbollit botëror. Luixhi Di Biaxho, ish-mesfushori i njohur i Italisë dhe më pas trajner i përfaqësues U21 dhe asaj A të “azzurrëve”,
është ulur përkrah Tares duke ndjekur së bashku duelin.
Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se ish-futbollisti i njohur i Romës dhe Interit gjatë gjithë kohës mbante shënime ndersa nuk dihen se cilët ishin emrat që po monitoronin….
Gjithnjë e më shumë njerëz po e zbulojnë Shqipërinë si një destinacion udhëtimi dhe ajo ka shumë për të ofruar, pasi deti është i kaltër si në Karaibe, malet po aq të larta sa në Zvicër, sipas një dokumentari të Deutsche Welle. Çmimet janë optimale dhe vizitorët priten me shumë mikpritje. Astrid Benolken e DW udhëtoi në Shqipëri dhe ju thotë se çfarë ju pret.
”Këtu nuk jane Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq.
Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë. Për një kohë të gjatë Shqipëria nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Konsiderohej si një vend i varfër, i pazhvilluar dhe me kriminalitet. Por gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në këtë vend.
Por, çfarë ka ndryshuar këtu. Dhe si është Shqipëria për dikë që dëshiron ta vizitojë? Unë do ju shoqëroj gjatë një udhëtimi në këtë vend dhe do t’ju tregoj vende të ndryshme që mund të vizitoni. Axhenda ime për dy ditët e ardhshme, bunkerë, plazhe dhe Bjeshkët e Namuna.
Tani po shkoj në kryeqytet, në Tiranë. Këtu takohet Shqipëria e Veriut me atë të Jugut, tradita me modernen, natyra me jetën e natës. Tirana është zemra e Shqipërisë, sheshi ”Skënderbej” ndodhet në qendër të saj. Pavarësisht jetës dinamike, shqiptarët gjithmonë gjejnë kohë për të pirë një kafe. Nuk është çudi pse nuk gjen një qytet tjetër në Europë me kaq shumë kafene për numër banorësh.
Kur je në Shqipëri, sillu si një shqiptar, kështu përpara se të nisem për udhëtim, po e nis ditën me një kafe. Edhe këtu në sheshin kryesor, ajo kushton rreth një euro. Nëse dëshiron të dalësh nga Tirana për të exploruar pjesën tjetër të Shqipërisë, mund të shkosh këtu, në terminalin e autobusëve. Këto miniautobusë mund t’ju çojnë në çdo cep të Shqipërisë, oraret e tyre jo gjitmonë janë të thjeshta për t’u kuptuar dhe jo gjithmonë ata u përmbahen orareve, kështu që është mirë të pyesni vetë shoferët për nisjen.
Ata janë gjithmonë të gatshëm për t’ju ndihmuar.
Nëse jeni shofer i zoti, dhe i gatshëm për të rrezikuar, mund të udhëtoni me një makinë me qira ashtu si bëra unë. Le të nisemi. Rregulli më i rëndësishëm për të udhëtuar: Mos hezito t’i biesh borisë. Shqipëria kurrë nuk ka qenë e begatë në një periudhe të caktuar, madje në vitet ’90 vendi ra në krizë ekonomike dhe si rrjedhojë shumë njerëz humbën kursimet e tyre. Por, ka qenë gjithmonë e pasur me njerëz kreativë dhe zona të bukura. Edhe romakët e vjetër thanë: O zot, sa bukur është këtu dhe vendosën të qëndrojnë. Ky amfiteatër këtu në Durrës të kujton atë periudhë.
Në ditët e sotme, ideja e pushimeve të lira tërheq shumë turistë në Shqipëri.
Hotele të rinj po ngrihen kudo dhe plazhet po përgatiten për numër të madh turistësh. Përgjatë viteve është gjithnjë e më thjeshtë për të ardhur këtu dhe për të shijuar detin dhe diellin pa shpenzuar më shumë para se të mban xhepi. Por rritja e turizmit gjithashtu ka ndryshuar edhe vendin. Mbrojtja e natyrës përballë zhvillimit ekonomik, natyra e egër përballë turizmit. Ky debat po zhvillohet kudo në Shqipëri. Në jug një aeroport i ri po ndërtohet në mes të një zone të mbrojtur. Jam në kërkim të natyrës dhe aventurës. Fillimisht po mar diçka të shpejtë.
Një byrek në ditë të mban larg doktorit. Kushton vetëm 40 cent.
Tani po udhëtoj drejt Veriut, në Shkodër. Nga rrënojat e kështjellës Rozafa, sodis perëndimin e diellit. Trumzë e freskët në kështjellë, sa erë e mirë. Edhe ne verë, numri i turistëve në qendrën kulturorë të Shqipërisë së Veriut është i menaxhueshëm. Hyrja në kështjellë kushton 3,50 euro dhe pamja prej këtu nuk ka të paguar. Malet mbrapa do jenë ndalesa e radhës. Për të shkuar aty, më duhet të nisem herët në mëngjes. Sepse trageti që operon në Liqenin e Komanit niset prej këtej vetëm një herë në ditë. Udhëtimi për në bregun tjetër, në Fierzë, zgjat 2,5 orë.
Po fryn pak erë por ja vlen sepse pamja është e mahnitshme. Rezervuari shtrihet përgjatë 34 kilometrave.
Rrugës takohem me Ermal Serjanin. Mësues fiskulture që punon si guidë turistike në verë. Ndërsa plazhet në jug të Shqipërisë janë të mbipopulluara në këtë periudhë të vitit, nuk është kështu situata në veri ku ka shumë për të parë. Njerëzit janë kuriozë për të parë nga afër jetën e vendasve këtu. Në veri një gjë e veçantë që mund të bësh është ecja dhe sportet e aventurës. A ka vendi mjaftueshëm kapacitete për këto? Tani për tani, mendoj se po. Por mendoj qe do vijë një moment kur do të na duhet të bëjmë gjëra ndryshe për turizmin. Nga Fierza.
Vazhdoj rrugën drejt Luginës së Valbonës në mest të Bjeshkëve të Namuna. Quheshin të tilla sepse për një kohë të gjatë zona ishte aq e izoluar sa njerëzit që banonin këtë e rregullonin jetën me ligjet e tyre. Por, mos u shqetësoni, Shqipëria është po aq e sigurt për udhëtarët sa edhë destinacionet e tjera ne Evropë. Megjithëse është përhapur klisheja se Shqipëria ka shumë kriminalitet, mbetet vetëm një klishe. Si një femër që udhëton vetëm, jo vetëm që ndihem e sigurt këtu, por edhe e mirëpritur. Pjesa më e madhe e njerëzve që kam takuar kanë qenë shumë mikpritës. Ka vetëm një vend këtu ku duhet të hapësh sytë, dhe është rruga.
Nëse ju ndodh të udhëtoni në rrugë të pashkelura, rrugët ndonjëherë duken kështu.
Megjithëse shqiptarët janë ndonjëherë njerëzit më të arsyeshëm që mund të ndeshni, rruga ka rregullat e veta. Kështu që kur je në mëdyshje, hip në autobuz. Lugina e Valbonës është e rrethuar nga maja të mbuluara me dëborë, disa prej tyre janë pothuajse 2 700 metra të larta. Unë do bëj atë që kryeson listën e çdo vizitori këtu: Do shkoj për hiking. Tregoni kujdes sepse ka arinj dhe ujqër në këtë zonë. Ka shtigje për çdo nivel vështirësie. Megjithatë duhet të kesh eksperiencë në ecje ose të jesh i shoqëruar nga dikush që ka eksperiencë. Jo të gjitha shtigjet janë të markuara qartë. Gjatë ecjes, ndesh disa struktura që duken si anije kozmike.
Këta janë bunkerë.
Nëse shikoni me kujdes, do gjeni kube prej betoni si kjo këtu kudo në Shqipëri. Ato shërbejnë si kujtesë e një periudhe që shqiptarët nuk kanë dëshirë t’ua kujtosh. Për më shumë se 40 vite Shqipëria ishtë pothuajse totalisht e izoluar nga bota. Diktatori Enver Hoxha nga frika e një sulmi nga jashtë porositi ndërtimin e 750 000 bunkerëve. Vetëm 200 000 u ndërtuan në fakt. Ato që kanë mbijetuar në ditët e sotme janë ose vende për të parë ose rrënoja. E shkuara ka lënë gjurmë në peisazhin dhe ekonominë shqiptare, që ndihet edhe sot. Kjo është arsyeja pse natyra këtu në veri është e paprekur nga dora e njeriut. Sepse zona është e izoluar dhe nuk ka infrastrukturë dhe as industri.
Dhe të rinjtë këtu nuk kanë perspektivë për të ardhemn e tyre.
Nëse kërkon të bësh detyrën tënde, të sigurohesh që zona zhvillohet me hijeshi dhe qëndrueshmëri, vendi më i mirë për të qëndruar është një nga bizneset famijare të zonës, si bujtina e Arben dhe Farie Selimaj buzë të luginës që ka një pamje të fantastike. Këtu duket si në përrallë. Faria ka gatuar darkën për miqtë dhe më një herë më angazhon mua të shtroj tavolinën. Jam shumë e uritur. Ky ushqim duket shumë i mirë, mezi po pres. Të gjithë duhet të japin një dorë sepse sot do qëndrojnë 25 të ftuar këtu.
Kemi planifikuar të shtojmë 6 dhoma të tjera sepse kemi kërkesa. Dhe nuk i përgjigjemi dot të gjitha kërkesave. Besoj se me aq boll. Më pëlqen t’u shërbej njerëzve, por nëse pranojmë shumë nuk e përballoj dot fluksin. Ka byrek dhe suxhuk. Biseda për hiking në kohë me borë, mikëpritje dhe male magjepëse. Shqipëria i ka të gjitha. Natyrë të virgjër dhe qytete plot me gjallëri, male, plazhe, diell, dëborë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytet gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 64-vjeçar.
D. F., 49 vjeç dhe Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në dalje të qytetit të Pogradecit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime trupore midis tyre.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në fshat ka goditur me grushte, një 69-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një person ka mbetur i plagosur në Korçë pasi është përplasur nga makina. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr.6, Korçë, tek vendi i quajtur “Pazari i Biçikletave”. Automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. Q., ka përplasur një automjet tip “Ford” të parkuar, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori I. D., rreth 73 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në lagjen nr. 6, Korçë, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar këmbësori I. D., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 38-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Pushime në det për Georgina Rodriguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka shpërndarë në Instagram një video për të qeshur, në të cilën ajo pushtohet nga dallgët. “Kur mendon se je e pamposhtur”, – ka shkruar me ironi influencuesja, duke u shfaqur mjaft sensuale. Videoja është pëlqyer nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një femër natyrale dhe spontane.
“Është gjëja e parë e natyrshme që kam parë tek ajo, që kur është personazh publik”, – ka shkruar një ndjekës. “Më në fund një video ku tregon thjeshtësinë e saj”, – komentoi dikush tjetër.
Teksa pregatitet që muajin e ardhshëm tv dhurojë sërish një super performancë në skenën e “Alpha Show 2”, Noizy ka zgjedhur që me një sërë intervistash të shkurtra, të publikuara në formën e dokumentarit, të risjellë emocionet e edicionit të parë të koncertit që tashmë është shëndrruar në një festival të hip-hop-it.
Këtë herë, reperi i njohur ka folur në lidhje me albumin “Alpha”, sigurisht një pjesë shumë e rëndësishme e festivalit që do të vijë, teksa ai nuk heziton të tregojë edhe këngën e tij më të preferuara nga ky album, këngë këto që nuk janë më komercialet, por lidhen direkt me jetën e tij.
“Në mesin e këngëve të atij albumi janë 5-6 këngë shumë të forta, komerciale, që sigurisht marrin më shumë klikime, por të preferuarat e mia janë këngët që kanë të bëjnë pak me jetën time”, u shpreh Noizy, duke treguar edhe cilat janë këto këngë:
Secila nga këngët e ka diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo Alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët më personale të miat që kanë të bëjnë me jetën time disi, në njëfarë mënyre”. Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time.”
Noizy po ashtu zbulon se të gjitha këngët e albumit do të këndohen live, me orkestër dhe theksoi diferencën e madhe që kanë projektet muzikore kur këndohen në një mënyrë kaq madhështore, me një organizim profesional.
Ushtria greke po vijon me hapjen e kampeve në Rodos të Greqisë për të pritur qytetarët dhe turistët që lanë shtëpitë dhe hotelet e tyre për t’i shpëtuar zjarrit. Një nga kampet që po hapet është ai i Njësisë së Fatkeqësive Nënujore në zonën Kalathos të Rodosit.
Vihet re se tre tragete pasagjerësh janë ankoruar në portin e Rodosit për të akomoduar të evakuaurit nga zonat zjarri është në përmasa të mëdha dhe rrezikshme.
“Unë quhem Grejsi Lima, jam 18 vjeç dhe sapo kam mbaruar gjimnazin dhe tani jam për studime universitare. Do të largohem për në Gjermani.” Grejsi nuk është e vetmja që e sheh të ardhmen e vet larg vendit të lindjes. Në fakt, një sondazh i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal tregon se 49 për qind shqiptarëve të pyetur mendojnë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit.
“Me gjithë rritjen e pagave ne kemi kosto jetese të lartë. Gjithashtu vuajmë nga mungesa e meritokracisë dhe sigurisë së jetës”, Romina Radonshiqi, pedagoge
Shqiptarët renditen të dytët pas qytetarëve nga Kosova me nivelin më të lartë të dëshirës për t’u larguar. Lista pasohet nga malazezët, serbët, boshnjakët dhe maqedonasit.
“Kjo pasi vendet e tjera të Rajonit kanë standard dhe sigurie jete shumë herë më të mirë se sa Shqipëria”, shton Radonshiqi.
Në një kohë që dëshira e shqiptarëve për t’u larguar po rritet, qeveria po i përgjigjet situatës sa duke rritur pagat e krijuar stimuj, aq duke edhe detyruar qëndrimin në vend si në rastin e studentëve të mjekësisë./A2CNN