Shokuese/ Momenti kur automjeti ‘plas’ në tokë gruan në Tiranë…

Një numër i lartë aksidentesh kanë ndodhur së fundmi në vend, disa me pasoja fatale e me disa që kanë shpëtuar për mrekulli. Kështu ka ndodhur edhe në një prej rrugëve të Tiranës, ku një grua përpiqet të kalojë rrugën, në fakt jo tek vijat e bardha. Teksa përpiqej të kalonte një makinë e ka përplasur duke e hedhur në tokë, menjëherë ngjarja ka tërhequr vëmendjen e dëshmitarëve.

Për fat të mirë këmbësorja është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka njoftuar së fundmi se do të gjobisë edhe të gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

‘U lodha nuk i mbaja dot më’/ Modelja e njohur heq implantet e gjoksit dhe vitheve…

Një transformim të pabesueshëm ka vendosur të ndërmarrë modelja dhe aktorja e njohur amerikane Blac Chyna. 35-vjeçarja i është nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjoksit dhe vitheve duke vendosur t’i japë fund epokës së saj me forma të rrumbullakosura. Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, e filloi transformimin e saj disa muaj më parë. Ajo hoqi injeksionet e silikonit në të pasmet e saj dhe gjithashtu bëri më shumë operacione plastike për të hequr të dy implantet e gjoksit.

Në mars, Chyna ndau një video në Instagram ku shprehej: “Unë dua t’ju them të gjithave ju të mos bëni injeksione silikoni sepse mund të sëmureni, mund të vdisni, të keni komplikime.”

Modelja shtoi se arsyeja kryesore pse e bëri këtë ndryshim ishte: “Së pari, jam e lodhur nga pamja. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem te Angela.”

Kujtojmë që Blac Chyna është shumë e njohur nga lidhja me Rob Kardashian, vëllain e Kim Kardashian.

Pedagogia: “Të bëhet në Spille një plazh për gratë myslimane siç e ka Turqia…

Pedagogia Malvina Tafçiu sugjeron që në vednin tonë të bëhet një plazh posaccërisht për gratë myslimane. Në një intervistë për Euronews Albania pedagogia tha që në Spille të bëhet një plazh për gratë myslimane duke dhënë dhe shembullin e plazhit në Turqi. Tafçiu theksoi se ajo vet ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj.

“Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor.

Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike. Nëse unë shkoj në një plazh që nuk ka njerëz si unë, e di shumë mirë që do të paragjykohem sepse ata nuk e kanë problemin me veshjen time, e kanë me islamin në tërësi.

Përse në vend që tua mohosh të drejtën e plazhit grave myslimane dhe të bësh diskriminim nuk iu krijon mundësi për t’i shijuar plazhet dhe bukuritë e natyrës? Siç e ka Turqia, ka vende specifike për gratë myslimane. Një ndër plazhet që ne myslimanët frekuentojmë është Spilleja. Ka plot mënyra dhe forma se si unë ta shijoj jetën dhe të shfrytëzoj hapësirat publike,” – u shpreh Tafçiu.

Përdoruesit i thonë lamtumirë zogut blu, Musk ndryshon logon historike të Twitter…

Miliarderi amerikan Elon Musk ka vendosur të ndryshojë logon historike të Twitter . Përdoruesit e platformës i kanë thënë lamtumirë zogut blu që është zëvendësuar me ikonën e shkronjës “X” në ngjyrë të bardhë, vendosur në një sfond të zi. Obsesionin për këtë shkronjë, Musk e ka treguar edhe në kompaninë tjetër që ai zotëron e cila është Space X.

Musk pyeti më herët miliona ndjekësit e tij nëse ata do të ishin dakord që të ndryshonte logoja e famshme.

Që kur Musk bleu Twitter-in në Tetor, kompania ka ndryshuar emrin e saj të biznesit në X Corp, duke reflektuar vizionin e miliarderit për të krijuar një “super aplikacion” si WeChat i Kinës.

Twitter mendohet të ketë rreth 200 milionë përdorues aktivë çdo ditë, por nuk ka performuar mirë ekonomikisht që kur Musk bleu platformën e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë. Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit në përpjekje për të ulur kostot. Nga ana tjetër reklamuesit kanë qenë të shqetësuar për moderimin e përmbajtjes, por edhe pasigurinë e përgjithshme për të ardhmen e Twitter.

Rekord në rajon/ 60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime…

Shqipëria është bërë si asnjëherë tjetër këtë vit mikpritëse e turistëve nga e gjithë bota, duke shënuar hyrje rekord të shtetasve të huaj, që kanë “pushtuar” gjithë vendin, nga jugu në veri. Çmimet relativisht të lira që ofron vendi në raport me shtete perëndimore, apo dhe publikimet e shumta në mediat e huaja për bukuritë e vendit kanë nxitur italianë, spanjollë, nordikë, çekë, polakë etj, krahas shtetasve të Kosovës, që kanë qenë gjithnjë “besnikë”.

Por, në kahun tjetër, vetë shtetasit shqiptarë e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet.

Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Kjo peshë është e njëjtë me vitin e kaluar dhe mbetet më e larta në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 39% e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.

Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%

Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.

Më shumë mundësi për të përballuar pushimet në rajon janë banorët e Bosnjë Hercegovinës. 31% e tyre nuk kanë mundësi, ndërsa 67% deklaruan se janë në gjendje të ikin një javë për tu argëtuar.

Në Shqipëri, pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme. Psh 25% e të anketuarve thanë se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat e drita dhe energji, nga 19% që është mesatarja rajonale.

19% kishin pasur probleme me pagesën e kësteve të kredisë; 52% kishin probleme që të mbanin shtëpinë të ngrohë (nga 24% që është mesatarja rajonale); 21% nuk kanë mundësi të përballojnë furnizimet bazë si ushqime, apo veshje (nga 17% mesatarja rajonale);

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. MONITOR

Vdes në aksident me motor operatori i talentuar i ‘Stop’ dhe themelues i Vespa Club Tirana, Gert ’Çomi”

Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat në Përmet i ka marrë jetën operatorit të emisionit Stop, Gert Hoxha, në moshën 45-vjeçare. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, ndërkohë që përveç se një profesionist dhe detajit i kamerës, ai ka qenë dhe themelues i shoqatës së Vespës në Shqipëri.

Në lidhje me vdekjen e tij kanë reaguar dhe kolegët :

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar….

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi policia nuk e ka gjetur në banesë gjatë kontrolleve. Policia ka informuar SPAK përmes një shkrese se Ahmetaj nuk është gjetur në banesë, dhe mandej Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Interpol për shpalljen e ish-zv. kryeministrit në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Ahmetaj është jashtë territorit shqiptar. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Ahmetaj, i cili ka deklaruar se ndodhet jashtë për arsye familjare.

E rëndë/ U pickua nga bletët, humb jetën 63-vjeçari në Gramsh (Emri)

Në Gramsh shënohet viktima e parë nga pickimi i bletës. Tefik Koçi 63 vjec, banues në qytetin e Gramshit kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, konkretisht nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij.

Pickimet i ka marrë në fytyrë dhe në krahë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Euron po e vret qeveria…

Nga Klodian Tomorri  :  
Zhvlerësimi drastik i euros kundrejt lekut përveç shqetësimeve për pasojat e mëdha negative në ekonomi, ka hapur dhe një debat publik mes ekspertëve mbi atë se cilat janë shkaqet e tronditjes në kursin e këmbimit. Në treg janë hedhur një sërë shkaqesh për të shpjeguar zhvlerësimin anormal të monedhës europiane, që nga flukset e parave me burime të paligjshme deri dhe tek spekullimi nga grupe të caktuara.

Por është një faktor tjetër, i cili ndonëse ka marrë më pak vëmendje, po shndërrohet në përcaktues për fundosjen e euros ndaj lekut. Kjo është sjellja e qeverisë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit u mbyll me një sufiçit prej 46 miliardë lekësh. Pra, në periudhën janar-qershor të këtij viti, qeveria i ka marrë tregut përmes taksave, tatimeve apo burimeve të tjera 46 miliardë lekë më shumë se sa ka kthyer mbrapsht përmes shpenzimeve. Këto para rrinë të fjetura nën dyshekun e qeverisë.

E megjithatë, sufiçiti nuk e tregon të gjithë historinë. Veç kësaj janë dhe paratë e marra përmes huamarrjes së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare, për gjysmën e parë të vitit, qeveria ka marrë 33.6 miliardë lekë të tjera përmes huamarrjes në tregun e brendshëm. Kjo është tharje e tregut nga likuiditeti në shkallë të gjerë.

Për ta thënë shkurt, vetëm përmes balancës buxhetore dhe huamarrjes së brendshme, qeveria i ka marrë tregut 80 miliardë lekë duke mos ja kthyer mbrapsht. Pra oferta e monedhës kombëtare ne treg është 80 miliardë lekë më pak nga sa duhet të ishte në kushte normale. Sa më pak lekë të ketë në treg, aq më shumë monedha kombëtare forcohet ndaj të gjitha monedhave të tjera.

Por rrudhja e ofertës së lekut në treg është vetëm njëri mekanizëm përmes të cilit, qeveria po e ndikon masivisht kursin e këmbimit. Mekanizmi tjetër është ai i operacioneve me borxhin.

Muajin e kaluar qeveria shqiptare mori 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa vendi po përballej me ofertë të lartë të euros, siç pranohet nga të gjithë, qeveria vendosi që të sjellë edhe më shumë euro në Shqipëri.

Oferta e lartë e euros në tregun vendas, e cila po diktonte zhvlerësimin e shpejtë të monedhës europiane, duhet ta kishte shtyrë qeverinë që një pjesë të borxhit në euro ta merrte në tregun e brendshëm. Përmes emetimit të obligacioneve në valutë, Ministria e Financave mund të kishte ngritur të paktën 200 milionë euro nga tregu i brendshëm, për sa kohë ky i fundit po përballej me një ofertë të madhe të euros.

Përmes këtij operacioni, qeveria do të kishte tërhequr një pjesë të sasisë së euros nga tregu, duke lehtësuar ndjeshëm presionet për mbiçmimin e lekut ndaj saj. Por ajo bëri të kundërtën. Solli edhe më shumë euro nga jashtë, edhe pse tregu po “vuante” nga teprica e euros.

Nëse këtyre zhvillimeve u shton dhe situatën energjetike, ku ndryshe nga një vit më parë ku tërhoqi 503 milionë euro nga tregu për të blerë energji nga jashtë, këtë vit KESH nuk ka importuar thuajse fare, atëherë koktejli është i plotë.

Askush nuk mund të thotë, nëse qeveria, po e “saboton” euron qëllimisht, per arsye qe i di vetem ajo, apo nga paaftësia për të menaxhuar më mirë financat publike. Por një gjë mund të thuhet me siguri maksimale. Euron në tregun e brendshëm po e vret qeveria. Bashkë me të po vret edhe eksportuesit dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare./Oligarkia.al

Motra e Rita Orës pushime në jug të Shqipërisë…

Edhe motra e Rita Ora, Elena, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi këtë verë. Ajo ka ndarë disa foto në mediat sociale ku tregon se ndodhet në vendin tonë. Elena, e cila është edhe menaxhere e Ritës, ka shijuar edhe jetën e natës në Shqipëri pasi mori pjesë edhe në një koncert të Dafina Zeqiri.

Ndërkohë edhe prindërit e Ritës, Vera dhe Besnik gjatë këtyre ditëve kanë vizituar trevat shqiptare fillimisht ata ishin për pushime në Ulqin, e më pas u kthyen në shtëpinë e tyre, në Prishtinë.

Urojmë që shumë shpejt edhe Rita të na vizitojë.

Këshilltarja e seksit trondit meshkujt :”Gabimi i madh që bëni në shtrat…

Ona Artist, 30 vjeçarja e famshme e Instagramit ndan vazhdimisht këshilla të vyeshme për jetën seksuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Duke folur për “Jam Press”, ajo tha: “Realisht, është një spektër i tërë gjërash që kërkohen për të siguruar që po kënaqni nevojat e partnerit tuaj. Duhet të jeni vigjilentë ndaj saj, të kujdeseni për të dhe të jeni të kujdesshëm për nevojat e saj.

“Bëjini dëshirat e saj prioritetet tuaja, por gjithashtu duhet të jeni të sinqertë dhe urgjent për tuajat – të folurit dhe komunikimi janë çelësi për të pasur seks të mirë.

“Ka pesë këshilla kryesore që funksionojnë gjithmonë për të më sjellë në humor dhe për të siguruar që të kaloj mirë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur atë ditë.”

Ona tha: “Unë mendoj se meshkujt besojnë se seksi thjesht ndodh, si të kthehesh dhe ta bësh, por jo nuk është kështu”

“Ka të bëjë me bisedën, lidhjen, gjetjen e kohës për njëri-tjetrin, dëgjimin, të qeshurit dhe të qenit seksi me njëri-tjetrin.

Java nis me mot përvëlues, dita kur ulen temperaturat…

Vala e të nxehtit esktrem do të jetë prezente në Shqiëpri edhe gjat fillimit të javës së ardhshme. Gjatë ditës së hënë dhe të martë, mbi vendin tonë pritet që të bizotërojë mot i nxehtë në të gjithë territorin, ku temperaturat pritet të arrijnë sërish në 42-43 gradë cëlcius.

Ndërkohë që ditën e mërkurë do të kemi një ulje temperaturash me 8 gradë sa ju përket vlerave maksima,e të cilat pritet të arrijnë deri në 31-32 gradë celcius në Tiranë dhe 26 gradë celcius në Korçë.

Ndërsa dita e enjte në një pjesë të teritorit pritet të sjellë edhe rrebeshe shiu.

Arrestohet ish-zyrtari i Tatimeve të Korçës/ Ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare, e reja dërgohet pa ndjenja në spital…

Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është dërguar pa ndjenja një ditë më parë në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema. E reja vuan nga epilepsia dhe si pasojë e shqetësimit kishte humbur ndjenjat.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar panele diellore në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares, policia ka vënë në pranga 55 vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektorin privat.

Mediat e huaja për jugun e Shqipërisë: “Birra 1 euro, hoteli vetëm 20…

Këto ditë, disa shkrime në mediat britanike dhe gjetkë, më së shumti të sponsorizuara, sugjerojnë se në bregdetin jugor të Shqipërisë është kaq lirë sa hotelin e merr me 20 paund nata, ose 2 300 lekë(!) Gjithashtu në to thuhet se një birrë në lokal kushton vetëm 1.1 paund ose 128 lekë. E po ashtu thuhet se “një vilë ditore mbi ujë kushton vetëm 8 paund” ose 930 lekë dita.

Në shkrimet që po promovohen fort dhe nga qeveria shqiptare, sugjerohen gjithashtu plot produkte dhe shërbime të tjera që thuhet se janë lirë, shumë lirë, madje më lirë se kudo në Evropë e plazhe të tjera.

Por ne, në Shqipëri jetojmë dhe me të tilla çmime nuk jemi përballur, thonë disa qytetarë që kanë shprehur habinë në rrjete sociale për këto shkrime me fakte sipas tyre të paqena. Ndaj, pa dashur aspak të shprehemi kundër promovimit që po i bëhet turizmit shqiptar, ia vlen të përmendim disa fakte që evidentojnë vetë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë kaluar këtë verë, fundjava ose disa ditë pushimesh në jug.

Shumë qytetarë pohojnë se të tilla çmime nuk ekzistojnë.

“Hotel me 20 euro nata? Ku është mor aman se po shkoj të rri një muaj. Ne mezi ndejtëm 6 net në Dhërmi te një hotel veç me mëngjes dhe paguam 1,200 euro”, thotë një 33 vjeçare nga Tirana që ishte këto ditë në jug, tek një hotel me 3 yje në plazhin e Dhërmiut. Disa të tjerë flasin për “haraç” 300 euro nata për dhomë.

Një tjetër, thotë: “Po na hapin barkun kur thonë birra një paund në jug. Ku e gjetën? As në Londër, se atje e kam pirë me 2 paund në birrari. Kurse tek ne në jug 800 lekë një shishe dhe 600 lekë një birrë me gotë ishte. As në Dhërmi e Drimadhë, e as Ksamil e Sarandë ku isha, nuk pashë askund të tilla çmime por disa herë më shtrenjtë”.

Në shkrimin e “The Sun”, thuhet gjithashtu se ka vila ditore mbi ujë që kushtojnë 8 paund dita. Duke besuar se bëhet fjalë për rrjetat mbi ujë që zëvendësojnë shezlonët, qytetarët shprehen edhe këtu të çuditur. Ata të tregojnë me fakte se kanë paguar 3 mijë deri 5 mijë lekë shezlonët, pa folur për disa plazhe të tjera jugu ku shkon dhe 4 herë më shtrenjtë.

Shkrimi në The Sun që flet për çmime të lira në jugun shqiptar Disa shtojnë se ka plazhe që paguan çdo gjë sa “frëngu pulën”: “Pale të të shkojë mendja për në Palasë, atje të shkon redbulli 15 euro dhe një sallatë 20 euro”, theksojnë ata. Megjithatë, ka një pikë, ku të gjithë bien dakord, pjesa ku jugu i Shqipërisë krahasohet me plazhet e Maldives. Por shtojnë: “Praktikisht, jugu po na bëhet mollë e ndalueme”!