Angela Martini rrëfen vendimin për të “sakrifikuar” karrierën: “Qëndrova pranë bashkëshortit, shpëtova jetën e një njeriu…

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura Shqiptare, teksa prej vitesh tashmë shfaqet në pasarela të rëndësishme, në fushata ndërkombëtare dhe korr suksese njëri pas tjetrit, edhe pse së fundmi duket se prioriteti i saj nuk është karriera, por familja. Këtë e ka konfirmuar vetë Angela në intervistën e saj të fundit për “Revistën Who”, ku flet me detaje për mëmësinë, të birin, marrëdhënien me bashkëshortin dhe planet e së ardhmes.

Modelja thotë se jeta e saj tani është “mahnitëse, e bekuar, me plot dashuri”, ndërsa të qenit nënë e quan si rolin më të rëndësishëm të jetës dhe prania e djalit, Kyree në jetën e saj është “bekim nga Zoti”.

Si rrallë herë ajo tregon edhe kujt i ngjan djali, teksa ende nuk e ka prezantuar me publikun në rrjetet sociale:

“Kyree është përzierja perfekte e familjes time. Ai ka marrë sytë me ngjyrë nga mamaja ime, ngjyrën mahnitëse që nuk e morëm unë dhe vëllai. Kyree e mori dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Ai ka marrë formën e syve nga unë, gojën nga babai im, formën e fytyrës, hundën dhe veshët nga bashkëshorti im. Për karakterin jemi ende herët për të folur, por ndiej se është një “mix” perfekt mes ne të dyve, meje dhe Dragos. Shumë i fortë dhe i pavarur, por edhe shumë i ngrohtë si çdo fëmijë dhe sigurisht plot me dashuri.”

Nga ana tjetër ajo flet edhe për jetën e saj tani, kur e ka lënë karrierën pak mënjanë, për t’ju dedikuar familjes dhe periudhës së vështirë që kaluan, megjithatë premton se do të rikthehet me një surprizë:

Jeta ime ka ndryshuar, veçanërisht këto vitet e fundit dhe mendoj se ka qenë një kapitull i jetës time në të cilin kam mësuar shumë dhe më ka bërë më të fortë, ka qenë pjesë e pjekurisë sime. Për një farë kohe më është dashur ta lë pak mënjanë karrierën, sepse kam marrë rol tjetër, duke ruajtur familjen time dhe burrin që dashuroj. Për mua, e para është familja. Për t’ia dalë si familje dhe për të kaluar të gjitha pengesat e mëdha që kishim, më duhej të isha për një kohë një lloj tjetër njeriu, jo ai që njihni të gjithë. Zgjodha ta sakrifikoja për pak kohë karrierën time dhe një pjesë të ëndrrave të mia, për të qenë një njeri tjetër që ishte e nevojshme të isha. Ishte e nevojshme të isha aty për bashkëshortin tim dhe të shpëtoja jetën e një njeriu. Ky ishte prioriteti im.”

Olta Gixhari flet për puthjen me Luizin në film: “”Ka 1000 siklete, është teknike…

Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka përfunduar xhirimet dhe në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Olta Gixhari, e ftuar në “Pushime on Top”, rrëfeu përjetimet e filmit dhe rolin e saj. Ajo tha se shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e Big Brother.

Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë”.

Po puthja e shumëkomentuar me Luizin? Olta si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film.

“Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim”.

Më tej Olta shtoi se:

“Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.

E trishtë/ Vdes tragjikisht në aksident 14-vjeçarja shqiptare në SHBA(Video)

Policia amerikane ka identifikuar viktimën e një aksidenti tragjik që ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury. Autoritetet amerikane thonë se bëhet fjalë për 14-vjeçaren Adrijana Mina, me origjinë shqiptare. Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.

Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.

Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabriel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit.

Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të martën në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Waterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Waterbury.

Turqia “shkundet” nga tërmeti, qytetarët në panik, dalin në rrugë…

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqinë qendrore. Tërmeti është shënuar në një thellësi fokale prej 12 kilometrash dhe epiqendra ishte afër Adanas, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë dhe në Osmaniye, Gaziantep dhe Kahramanmaraş.

Banorat kanë përjetuar panik dhe kanë dalë në rrugë.

Aksident i frikshëm në Korçë/ Makina del nga rruga dhe mer para trafindarësen…

Një 21 vjeçar nga fshati Biranj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me mjetin Ford nga Devolli në drejtim të Korçës kur është përplasur me barrierat mbrojtëse duke sjellë edhe aksidentin që ka përfunduar me plagosje të rëndë të drejtuesit të mjetit. Sipas ekspertëve të policisë rrugore i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat metalike duke shkaktuar një aksident të frikshëm edhe për vetë ekspertët.

Përplasja ka qënë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar plotësisht aq sa pjesët motorike dhe jo vetëm kanë fluturuar në anën tjetër të rrugës. 21 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Shkak i humbjes së kontrollit të mjetit sipas ekspertëve mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i telefonit ose përgjumja. Ky segment rrugor ka pasur disa aksidente të ngjashme edhe në kushte kur nuk mungon sinjalistika vertikale dhe horizontale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.